Close
Faqja 6 prej 25 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 248
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Koalicioni nė dorėn e Ramush Haradinajt

    Prishtinė, 24 dhjetor – Kryeministri nė largim i Kosovės, Hashim Thaēi, ėshtė bėrė nevojtar i Ramush Haradinajt.

    Partia Demokratike e Kosovės, qė pritet t’i fitojė zgjedhjet qė ende nuk kanė pėrfunduar, krahas AKR-sė dhe minoriteteve, po kėmbėngul qė nė koalicionin e ardhshėm qeverisės ta ketė edhe AAK-nė. Bazuar nė rezultatin e deritanishėm, ka gjasa qė PDK-ja tė mos arrijė fare qė ta bėjė qeverisjen vetėm me AKR-nė e me minoritete, por edhe nėse do tė arrinte, koalicioni do tė ishte i brishtė dhe i paqėndrueshėm, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

    Burime tė gazetės kanė bėrė tė ditur se konsultimet e faktorit ndėrkombėtar dhe tė zyrtarėve tė PDK-sė me udhėheqėsit e AAK-sė nuk kanė munguar. Tė njėjtat burime kanė shpjeguar se Aleanca e Haradinajt nuk ėshtė e disponuar qė tė hyjė nė koalicion me PDK-nė e Thaēit, pėrderisa nuk e ka njė miratim tė tillė nga lideri i saj, Ramush Haradinaj, qė aktualisht po mbahet nė Hagė.

    “Nuk ėshtė e vėrtetė se jemi afruar me PDK-nė. Mund tė them se as bisedime serioze pėr koalicion nuk ka pasur. Ne kemi pritur se Ramushi do tė jetė kėtu gjatė kėsaj kohe. Vetėm ai mund tė bisedojė pėr njė koalicion tė tillė, dhe vetėm ai mund tė vendosė”, i ka thėnė gazetės nė kushte anonimiteti njė zyrtar i lartė i AAK-sė.

    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės nuk ėshtė e kėnaqur me rezultatin qė ka shėnuar nė zgjedhjet e fundit, ndėrkaq lideri i saj po mbahet nė Haga, pasi qė i janė kthyer nė rigjykim disa nga pikat e akuzės pėr krime lufte.

    Ish-prijėsi i UĒK-sė dhe ish-kryeministri i Kosovės e ka tė ndaluar qė tė ketė aktivitet politik pėrderisa po pėrballet me Hagėn, megjithatė, partia e tij preferon qė tė ketė edhe miratimin e liderit nė rast tė ndonjė vendimi pėr koalicion.

    Burime tė tjera tė Kohės Ditore kanė bėrė tė ditur se qėndrimi aktual i Haradinajt ėshtė kundėr koalicionit me PDK-nė. Ky disponim ka bėrė edhe qė tė raportohet pėr njė iniciativė tė Thaēit qė tė takohet personalisht me Haradinajn nė qendrėn e paraburgimit nė Hagė.

    Takimi ėshtė pamundėsuar, pas sqarimit tė mbrojtjes sė Haradinajt se Tribunali do tė vlerėsonte njė takim tė tillė si aktivitet politik dhe nuk do ta lejonte.

    Nė njė prononcim tė shkurtėr pėr “Kohėn Ditore”, njeriu qė tash po e udhėheq AAK-nė, nėnkryetari Blerim Shala, ka mohuar raportimet se ka afrim tė AAK-sė me PDK-nė.

    “Asgjė nga qėndrimet tona tė mėhershme pėr koalicionin me PDK-nė nuk ka ndryshuar. Nuk ka ndryshim nė qėndrimin tonė”, ka thėnė Shala. ("Koha ditore")
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    AAK-ja me dy rryma pėr koalicionin me PDK-nė

    Prishtinė, 25 dhjetor - Formula pėr krijimin e Qeverisė sė re duket tė jetė mjaft e vėshtirė pėr t’u gjetur, edhe pse kreu i PDK-sė, Hashim Thaēi tashmė ka hedhur hapat e parė nė kėtė drejtim.

    Javėn e kaluar, Thaēi bashkė me liderin e AKR-sė, Behgjet Pacolli, kishin dhėnė sinjalet e para se do tė punojnė bashkė pėr krijimin e koalicionit, pas rivotimit tė caktuar pėr 9 janar dhe pas certifikimit tė rezultateve. Por, kryeministrit nė dorėheqje, i cili, sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė mandatar pėr krijimin e qeverisė sė re, nuk ėshtė duke i ecur shumė mirė me Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, pėr tė cilėn ai dhe zyrtarė tė lartė tė PDK-sė tashmė kanė dhėnė sinjale se duan ta kenė nė Qeverinė qė do tė krijohet.

    Aktualisht, nė partinė e Ramush Haradinajt duket se janė duke mbizotėruar dy rryma pėr qeverisjen me PDK-nė. Zyrtarė tė lartė tė AAK-sė tė premten nuk kanė arritur tė takohen pėr tė sqaruar pozicionin e tyre. Anėtari i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj partie, Daut Haradinaj, i kontaktuar tė premten nga Expressi, ka thėnė se njė takim i tillė pritet tė mbahet ditėve tė ardhshme. Ai nuk ka pranuar tė japė ndonjė qėndrim rreth koalicionit me PDK-nė pėr shkak se, sipas tij, ende nuk ka njė qėndrim unik brenda kėtij subjekti. “Nuk dėshiroj tė dal unė me ndonjė mendim ndryshe nga tė tjerėt”, ka thėnė Haradinaj.

    Njė opsion i AAK-sė pėr ēėshtjen e koalicioneve ėshtė prezantuar nga sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj partie, Burim Ramadani. Ai ka thėnė se kjo parti do tė hynte nė njė qeveri tė re vetėm nėse Ramush Haradinaj do tė ishte kryeministėr. “Aleanca e ka deri tash qėndrimin mjaft tė qartė, qė do tė hyjė nė ēfarėdolloj koalicioni me zotin Ramush Haradinaj kryeministėr. Pėrndryshe, AAK-ja do ta vazhdojė punėn e vet nė opozitė - njė punė tė fuqishme si njė opozitė konstruktive - duke pritur zgjedhjet e ardhshme, tė cilat shpresojmė se do tė mbahen shumė shpejt”, ka thėnė Ramadani pėr Evropėn e Lirė.

    Njė koalicion ndėrmjet PDK-sė dhe AAK-sė nuk duket i pamundur nga analisti politik Shkėlzen Maliqi. Ai thotė se brenda AAK-sė aktualisht ka dy rryma, por, sipas tij, ende ka kohė dhe mundėsia pėr tė arritur njė marrėveshje ekziston. “Ka shumė kohė, edhe dy-tri javė. Tash ėshtė koha e testimit tė disponimeve. Ėshtė e qartė se nė AAK janė dy rryma dhe secila prej tyre i ka argumentet e forta. Njėra ėshtė qė dėshiron tė mbetet nė opozitė dhe tė mos hyjė nė koalicion me PDK-nė. Mendon se ėshtė rrezik tė hyjė, sepse mund tė ndikojė negativisht nė qėndrueshmėrinė dhe nė ardhmėrinė e AAK-sė. Sidomos nėse Ramush Haradinaj nuk kthehet nė mot, atėherė kjo parti mund ta rrezikojė ekzistencėn e vet. Rryma tjetėr konsideron se do tė jetė rrezik pėr partinė nėse nuk hyhet nė pushtet. Tash, kush ka tė drejtė, nuk e di”, ka thėnė Maliqi pėr Express.

    Sipas tij, njė faktor i tretė ėshtė faktori ndėrkombėtar, i cili po kėrkon formulėn e njė qeverisjeje pak mė stabile dhe po bėn presion nė kėtė krahun ‘proqeveritar’ tė AAK-sė. “Ka edhe variante tė tjera. Do tė shohim nė fillim tė janarit se cili do tė realizohet”, ka theksuar Maliqi. Maliqi thotė se PDK-ja dhe AAK-ja do tė mund tė krijonin njė qeveri relativisht stabile. Sipas Maliqit, ka mundėsi qė AAK-ja po taktizon pėr tė pėrfituar sa mė shumė nga marrėveshja eventuale me PDK-nė dhe se kundėrshtimet aktuale nuk kanė shumė tė bėjnė me parime. Maliqi konsideron se, nėse nuk arrihet pajtimi mes kėtyre dy subjekteve, ka edhe opsione tė tjera. “Nuk pėrjashtohet as varianti qė tė kthehet njė koalicion i madh PDK-LDK. Vjen nė konsiderim edhe koalicioni me AKR-nė, por do tė ishte i dobėt. Pėr kėtė kėrkohet edhe njė partner plus dhe punėt komplikohen mė shumė”. ("Koha ditore")
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    AAK definitivisht jashtė Qeverisė

    Prishtinė, 29 dhjetor – Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) definitivisht ka vendosur qė mos tė jetė pjesė e Qeverisė sė ardhshme tė Kosovės. Burime brenda kėsaj partie, kanė bėrė tė ditur dje pėr Koha.net, se pjesa dėrmuese e vendimmarrėsve nė AAK janė tė mendimit qė tė qėndrojnė nė opozitė, pėrkatėsisht mos tė jenė pjesė e koalicionit me PDK-nė, edhe me kushtin qė partia e Ramush Haradinajt ta ketė nga radhėt e veta presidentin.

    Mė saktėsisht, sipas kėtyre burimeve, njerėz me ndikim nė kėtė parti, siē janė Ardian Gjini, Burim Ramadani, Blerim Kuēi, por edhe shumė tė tjerė janė shprehur kategorik kundėr koalicionit tė mundshėm me PDK-nė. Ata kanė edhe arsyetimet e tyre pėr kėtė vendim. Sipas tyre, janė arsyet strategjike ato qė kanė vendosur tė qėndrojnė nė opozitė. Burimet theksojnė se pėrfaqėsuesit e rrymės anti-koalicion nė AAK kanė vendosur qė mos tė hyjnė nė Qeveri, pėr shkak se sipas llogarive tė tyre, humbja nga ky veprim do tė ishte ndjeshėm mė e madhe se pėrfitimi. Ata kanė theksuar se me njė president nga AAK-ja, por qė ai nuk do tė jetė lideri Ramush Haradinaj, pėr shkaqe tė njohura, funksioni i postit tė presidentit do tė zbehej, madje sipas tyre, ky funksion i ushtruar nga ndokush nga AAK-ja pos liderit, do tė mospėrfillej nga aleatėt nė koalicion, nė kėtė rast nga PDK-ja, dhe nė kėtė mėnyrė nė vend se tė pėrfitojė, AAK-ja do tė humbiste, sė paku nė imazh, por edhe mė shumė. Ndėrkaq, qėndrimi nė opozitė bashkė me LDK-nė, sipas pėrfaqėsuesve tė AAK-sė qė preferojnė opozitėn, do ta forconte partinė, do t’ia rriste reputacionin dhe do t’ia shtonte respektin, duke sfiduar veprimet e gabueshme tė Qeverisė.

    Por, nuk ėshtė se nė AAK nuk ka zėra qė duan koalicionin me PDK-nė. Njė nga ta, pėrflitet shumė se ėshtė Blerim Shala, i pėrkrahur vetėm nga Jahja Lluka. Shala, mbase edhe pėr shkakun se drejtpėrdrejt emri i tij ėshtė lakuar si pretendent i mundshėm pėr president, sado qė publikisht nuk ėshtė deklaruar pėr koalicion me PDK-nė, sipas burimeve, ka bėrė pėrpjekje qė nga fillimi qė mos “ta lėshojė rastin”, qė iu paska dhėnė pėr t’u ulur nė karrigen e presidentit tė Kosovės. Megjithatė, sipas zhvillimeve tė fundit nė kėtė parti, ka shumė gjasė qė tė dominojė ‘fryma” e tė mbeturit nė opozitė, prandaj “iluzionet” e Shalės kanė pak shans qė tė realizohen.

    Fundja, nė AAK tė gjithė e kanė tė qartė se pėrfundimtar edhe pėr kėtė ēėshtje ėshtė vetėm vendimi i liderit, Ramush Haradinajt. Nėse, liderit, megjithatė, i mbushet mendja qė ta bėjė partinė pjesė tė Qeverisė, atėherė AAK do tė bėnte koalicion me PDK-nė. Por, burime brenda kėsaj partie, theksojnė se edhe nė kėtė rast, Blerim Shala, mė sė shumti do tė bėhej ministėr i Jashtėm, pėr shkak se llogaritet qė kjo ministri do t’i takonte AAK-sė. (Portali koha.net)
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Spekulim apo e vėrtetė: AAK-ja drejt koalicionit qeverisės

    Kur Kosovėn e ndajnė vetėm dy ditė nga pėrsėritja e zgjedhjeve nė tri komuna, lajme tė reja sa i pėrket krijimit tė qeverisė vijnė nga partia e Ramush Haradinajt. Duket se Haradinaj, i cili deri dje ishte rivali kryesor politik i Hashim Thaēit, sot teksa ndodhet nė Hagė, tė gjithė pėrgjegjėsinė pėr tė vendosur pėr koalicionin qeverisės e ka kaluar nė duar tė lidershipit aktual tė AAK-sė.

    Madje, burime partiake thonė se AAK-ja tashmė i ka duart e lira sa i pėrket hyrjes nė koalicion me PDK-nė, njofton Top-Channel nga Prishtina.

    Pėrfshirja e Haradinajt nė punėt partiake nė Prishtinė po e dėmton procesin ndaj tij nė Hagė, ndaj mėsohet se vetė ai ka kėrkuar qė emri i tij tė mos lakohet as nė media.
    Anėtarė tė AAK-sė, tė cilėt flasin nė kushte anonimiteti, thonė se Haradinaj i ka thėnė kryesisė sė partisė se beson nė pjekurinė e saj politike dhe se ēfarėdo vendimi qė merret nga partia do tė pėrkrahet nga ai.

    Sidoqoftė, pavarėsisht lirisė sė veprimit, nėnkryetari Blerim Shala, i cili drejton aktualisht AAK-nė, thotė se nuk ka ndryshim qėndrimi sa i pėrket hyrjes nė koalicion qeverisės me partinė e Thaēit.

    Shala vizitoi Ramush Haradinajn nė Hagė javėn e kaluar, por ai mohon tė ketė shkuar atje pėr tė marrė vendimin pėrfundimtar pėr sa i pėrket hyrjes nė koalicion me PDK-nė.
    Por, Shala nuk e pėrjashtoi mundėsinė e bisedimeve me kreun e PDK-sė si fitues potencial i kėtyre zgjedhjeve, megjithėse tha se deri mė tani nuk ėshtė zhvilluar asnjė takim. (koha.net)
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Ardian Gjini Sot Tha Ne Rubikon Tha Joooo Me Hashimin Kaliucion Tash Ldk Se Besoj Po Dihet Tash Behgjet Pacovi Dhe Minoriteti Serbo Qetnik E Kshtu Me Radh Hajde Qeveri E Deshtume Hajde Ldk Ose Aak Nese Hyn Ne Kalucion Me Pdk Dote Humbin Shum Elektorat Ket Duhet Te Jen Te Vetdishem

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Kunder Kalucionit Me Pdk-n Jan L.v.v Aak. Ldk / Kurse Pacovi Per Pasuri Edhe Nanen E Vet E Punon Mallkuar Qofshin Ata Qe Dota Votojn Pacovin E Zgjedhjete Ardhshme Icili Ben Kumari Me Nje Parti Kriminele Siq Esht Pdk

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Edhe Haki Shatri pro koalicionit me PDK-nė

    Prishtinė, 17 janar - Pas deklaratės sė nėnkryetarit Naim Maloku, se ėshtė “pro koalicionit me PDK-nė”, janė shtuar zėrat e tjerė brenda Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK).



    Anėtari i Kryesisė sė AAK-sė, Haki Shatri, ka thėnė pėr “Epokėn e Re” se parimisht e pėrkrah koalicionin me PDK-nė, por me pak drojė.

    “Nuk jam kundėr asnjė koalicioni me asnjė parti politike. Parimisht nuk jam as kundėr koalicionit me PDK-nė. Por, mendimi im ėshtė se, e kemi shumė vėshtirė tė hyjmė nė koalicion kur liderin nuk e kemi kėtu. I frikėsohem koalicionit pa praninė e Ramush Haradinajt. Me Hardinajn nė Kosovė jam i sigurt se ēdo koalicion do tė kishte sukses. Kurse pa praninė e tij kam rezerva tė hyjmė nė koalicion me ēdo parti politike, qoftė edhe me PDK-nė apo me LDK-nė”, ka thėnė anėtari Shatri.

    Sipas tij, ēėshtja e koalicionit nė disa variante ėshtė diskutuar nė AAK. Por, Shatri, ka thėnė se vendim zyrtar pėr kėtė ēėshtje ende nuk ėshtė marrė.

    “Dua tė jem i sinqertė me publikun. Ēėshtja e koalicioneve nė tė gjitha variantet ėshtė analizuar dhe diskutuar me struktura tė partisė, por kemi kohė tė marrim vendime pėr ēfarėdo varianti tė koalicionit”.

    Shatri ka thėnė se njėherė duhet tė pritet certifikimi i mandateve tė zgjedhjeve parlamentare dhe tek atėherė tė merret vendimi zyrtar pėr mundėsinė e hyrjes nė koalicion qeverisės. (Portali koha.net)
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Egzon L.
    Anėtarėsuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    14
    Wow, tani kriminelėt mė tė mėdhenjė shqiptar po krijojnė koalicion!! "URIME" KOSOVE

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    PDK dhe AAK ne kulaicion , aak nuk ka qare per pa u fute ne kulaicion se per ndryshe ne zgjedshjet e ardheshme aak do te kete te fershtir te hy ne parlament kete e din shume mire te gjithe brenda aak,,, mos i llogariteni kulaicionet e bera te aak dhe te gjitha nuk arriten as 11 per qinde e lere me shume ,kur aak ne kulaicion me listen rugova,pensionistet,minortitet nje pjes dhe te gjitha keto po bejen 11 perqinde aak po te ishte e vetem do te shkonte dikunde ka 6.5 ose 7 per qinde me shume jo ...kures nese kjo hyne ne kulaicion athere pas kater vitev aak do te jete parti numer dy pas pdk,,kete e din ata mire

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Per tradhtaret e komnbit ky kulicioni mes ketyre dy partive nuk eshte i mire,pres o te mjer po a jan shqipatre edhe keta po,,po po edini se do te ju ndalen te kqijat e bera nga ju tardhtaret e keti kombi,,,po si nuk ju vije fije turpi se sa shume ka pun uar pdk ne qeveri me rroga te mira po,,rrug te miora po,,ne gjithe kosoven,,shkolla po shtet po,,po mire ekeni ju si te fundosjes se jeni mesuar ti beni hyzmet bogardit e juve tanim ju vjen veshtire me punu per kete populll, po ju kurr nuyk keni punuar e as qe punoni se te lindure tradhtar jeni

Faqja 6 prej 25 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •