Close
Faqja 23 prej 25 FillimFillim ... 132122232425 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 248
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    njerzit mete pershtatshem per bisedime me beograd se atifetja dhe hashimi nuk dote ket kta jan njeri i korruptuar dhe i zhantazhuar kurse tjetra e pa aft dhe pa kur far ideologjie politike dhe kombtare nje presidente pa njohuri portokolare dhe pa funksion te trurit

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    Ramushi s’tėrhiqet!

    Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ramush Haradinaj vazhdon tė insistojė se ai do tė jetė kryeministri i ardhshėm i Kosovės. Prej se ėshtė liruar nga Tribunali i Hagės, pėrkatėsisht qė nga momenti qė ka ardhur nė Kosovė, i pari i Aleancės pothuajse nuk ka lėnė asnjė paraqitje publike pa e shprehur dėshirėn e tij qė tė bėhet shef i qeverisė.

    Tė njėjtėn gjė ai e ka ripėrsėritur edhe tė mėrkurėn, ku ėshtė shprehur i bindur se sė shpejti Kosova do tė ketė njė qeveri tė re, e cila sipas tij, do tė bėhet pa shkuar fare nė zgjedhje – me anė tė koalicionit mes Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės.

    “Unė besoj se do tė ketė qeverisje tė re sė shpejti nė Kosovė. Por, kalendari zgjedhor vlen. Ne kemi thėnė edhe mė herėt se kėto dy procese nuk ndėrhyjnė njėra nė tjetrėn. Pra, mund tė ndodhė njė marrėveshje pėr qeverisje tash por nuk e ndryshon kalendarin zgjedhor. Zgjedhjet do tė mbahen nė bazė tė kalendarit”, ka thėnė Haradinaj, pas takimit qė ka pasur me drejtuesit e Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK).

    Haradinaj dhe partia e tij deri para disa muajve kanė pasur qėndrime shumė kritike pėr Qeverinė e Kosovės. Por, kjo gjuhė ka ndryshuar jashtėzakonisht shumė gjatė muajve tė fundit, e nė veēanti pas ardhjes sė Haradinajt nė Kosovė, ku ai ėshtė pritur nga kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, tė cilin lideri i Aleancės e ka cilėsuar si mik tė tij.

    Zėri
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    Citim Postuar mė parė nga Dar_di Lexo Postimin
    Ramushi s’tėrhiqet!

    Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ramush Haradinaj vazhdon tė insistojė se ai do tė jetė kryeministri i ardhshėm i Kosovės. Prej se ėshtė liruar nga Tribunali i Hagės....

    Zėri
    Sic po shihet, s'ka dicka reale ne kete aktivitet te R. Haradinaj...
    Cdo dite e me shume po i ngjane nje palni te pegatitur mire nga ai, Thaci dhe ata qe qendrojne prapa tyre, per ta manipuluar popullin resp. per t'ia larguar vemendjen nga problemet reale, skandalet e pushtetit dhe ne vecanti bisedimet e demshme me Serbine.

    Nese R. Haradinaj nuk behet Kryeminister brende disa javesh, sic po pretendon panderpre qe nga dita e lirimit, atehere misioni i tij qe nga lirimi dhe deri tani lirisht mund te quhet si mision antikombetar.

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    ramushi nuk rsht liruar krejt rasisht nga tribunali i hages ramushi dhe hashimi kan nje marveshje paraparake qe ta largon vemendjen nga setuata politike qe po kaplon vendin ju keni vrejtur qe ramushi shum rrall esht i preukopuar mw luginen dhe me bisedimet kosove serbi

  5. #225
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    ramushi nuk rsht liruar krejt rasisht nga tribunali i hages ramushi dhe hashimi kan nje marveshje paraparake qe ta largon vemendjen nga setuata politike qe po kaplon vendin ju keni vrejtur qe ramushi shum rrall esht i preukopuar mw luginen dhe me bisedimet kosove serbi
    Nuk e di a e dini se krejt partite politike ne Kosove jane normale, vec nje eshte abnormale, ajo eshte Vetevendosje. Jo qe e them une, mirepo e thonete gjithe, perfshi edhe Brukselin dhe Ameriken. Une edhe se nuk jam me Ramushin dhe me LDK une i llogarise njerez te pa rrezikshem per vendin, sepse nese ata vine ne pushtet nuk rrezikohet qe Kosova te devijoj ne rrafshin nderkombetar. E kunderta eshte me vetevendosjen, nese Vetevendosje vie ne pushtet rrezikohet Kosova dhe raportet e Kosoves karshi miqeve nderkombetar.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    Le te ndodhin sic kane ndodhur, por !
    Po permendi rastin e PD & LSI ne Shqiperi, LDK & PDK ne Kosove, BDI & VMRO ne Maqedoni, e shume raste tjera. Jane keto raste kur poltika te ben te vjellesh, fillimisht secila parti te thote te rreshtohesh ne njeren parti ne baze te planprogramit, emocionit, vullntetit, interesit apo ckado tjeter. Bazuar ne kete pasojne ndarje, nganjeher edhe konflikte, kontribute, e tjera dhe pastaj per interesa te ngushta kundershtaret bashkohen dhe qytetari mbetet si "i palluar".
    I njejte eshte rasti PDK & AAK, cka do ti thush ati qytetarit te Gjakoves qe ka kontribu dite e nate per AAK dhe ati te Drenasit qe eshte i flakt per PDK e qe deri ne diten e "koalicionit" kan folur keq e me keq per njera tjetren.
    Gjykoj qe koalicioni nuk duhet te ndertohet mbi interesa te ngushta duke perjashtuar etiken.
    Pershendetje.

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    Ramush Haradinaj me Isa Mustafėn bashkojnė forcat kundėr Thaēit

    Merr fund pėrpjekja e AAK-sė pėr koalicion me PDK-nė

    Merr fund pėrpjekja e AAK-sė pėr koalicion me PDK-nė. Afati i ofertės sė Ramush Haradinajt ishte i vlefshėm deri mė 1 shkurt. Deri kėtė datė Hashim Thaēi duhej tė merrte njė vendim pėr koalicionin me AAK-nė. Kjo s’ndodhi. Nė vigjilje tė 1 shkurtit zėdhėnėsi i AAK-sė, Ernest Luma ka paralajmėruar: …Duhet tė bie sa me parė kjo qeveri... Ėshtė bėrė si bungu i thatė... Krejt bosh... Kaq e pat, po rrezohet nga buburrecat brejtės tė saj...Po mė duket po afrohet fundi i ”Luftės se Ftohtė” nė skenėn politike nė Kosovė... Sipas gjasave, Qeveria e Kosovės ėshtė shndėrruar nė Shpellė tė Piratėve somaleze... Cubat me nga njė sy, mezi po e presin natėn dhe mjegullat...”, ka thėnė Ernest Luma, zėdhėnės i AAK-sė.

    Takimi i sė premtes: Ramush Haradinaj - Isa Mustafa

    U takuan Ramush Haradinaj (AAK) dhe Isa Mustafa (LDK). Kėta u panė bashkė tė premten nė restorant “Pishat” nė qendėr tė Prishtinės. Merret vesh se aty ėshtė diskutuar pėr mundėsinė e rrėzimit tė qeverisė sė Thaēit. Ky ėshtė dhe fillimi i kundėrsulmit tė Ramush Haradinajt kundėr Hashim Thaēit, pas dėshtimit tė arritjes sė ndonjė koalicioni PDK – AAK, si rezultat i kundėrshtisė nga ana e Thaēit. ...
    http://www.botasot.info/kosova/20894...kunder-thacit/


  8. #228
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Nuk e di a e dini se krejt partite politike ne Kosove jane normale, vec nje eshte abnormale, ajo eshte Vetevendosje. Jo qe e them une, mirepo e thonete gjithe, perfshi edhe Brukselin dhe Ameriken. Une edhe se nuk jam me Ramushin dhe me LDK une i llogarise njerez te pa rrezikshem per vendin, sepse nese ata vine ne pushtet nuk rrezikohet qe Kosova te devijoj ne rrafshin nderkombetar. E kunderta eshte me vetevendosjen, nese Vetevendosje vie ne pushtet rrezikohet Kosova dhe raportet e Kosoves karshi miqeve nderkombetar.
    hahhhha e di kosova nuk rrezikohet por nje edhe un pajtohem qe rresikohet ata jan kriminelet e qeversi qe jan klani i hashimit jeni te sigurt qe vendin e keni ne burg jan kta miqt ndekombtar qe i kan len shqiptaret si te arrestuar ne europ duke mos pas derjt levizje as kund kurse ne anen tjeter shteti mik i pdk-s serbia dhe qytetaret e serbis qe kan drejt levizje ne shtetet e BE-s tash po kjo europ mike dota dekoroj edhe me vendin kandidat per bashkim europian europa dhe miqet nderkombtar per te cilet ju aludoni pse nuk dergojn mjek ne kosove ku dihet qe mjeksia esht ne kolaps por dergojn polic ne kemi polic ne na duhen mjek te cilet jan te korruptuar deri ne ekstrem rreziku esht nga kjo o matuf e jo nga lvezija vetvendosje e cila edhe nderkombtarve tuaj servil ju a thot gjerat troq kurse kta nderkombtaret kan gjet nje kopsht te amoralit dhe te skamjes gje qe secili qe vjen ne krye te ktyre administratorve po e merr nga nje grua per te cilet per ta esht prioritet i par ju mund te thoni se na qliruan nga shkau ok shum mir flm por edhe ne dham deshmor derdhum gjak per ket tok

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    S'ka koalicion PDK-AAK



    Prishtinė, 4 shkurt - Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės njoftoi tė hėnėn se nuk do tė ketė koalicion ndėrmjet PDK-sė dhe AAK-sė, qė do tė mundėsonte bashkėqeverisje nė rrethanat e tanishme.

    Nė njoftimin e AAK-sė bėhet e ditur se delegacionet e AAK-sė dhe tė PDK-sė, tė prira nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryeministri Hashim Thaēi janė takuar tė hėnėn pėr tė shqyrtuar mundėsinė e bashkėpunimit nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės, por se nuk ėshtė arritur marrėveshje.

    Pas shqyrtimit tė gjendjes aktuale politike nė Kosovė, nuk u arrit marrėveshja e cila do tė mundėsonte bashkėqeverisjen e PDK-sė dhe AAK-sė, nė rrethanat e tanishme”, thuhet nė njoftim.

    Megjithatė, AAK pėrsėriti se do tė ofrojė kontributin e saj nė adresimin e ēėshtjeve siē thanė, me interes shtetėror: dialogu nė mes tė Qeverisė sė Kosovės dhe Qeverisė sė Serbisė, pėr normalizimin e marrėdhėnieve midis Kosovės dhe Serbisė; Reforma e sistemit zgjedhor dhe Integrimi i Kosovės nė Bashkimin Evropian.

    “Si parti opozitare, AAK do tė shfrytėzojė tė gjithė mekanizmat politikė pėr pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve tė Kosovės, dhe pėr krijimin e rrethanave mė tė volitshme pėr Kosovėn, pėr ta siguruar qėndrueshmėrinė afatgjatė politike dhe ekonomike tė Republikės sė Kosovės”, thuhet ndėr tė tjera nė komunikatė.
    http://www.koha.net/?page=1,13,133598

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Koalicioni AAK - PDK!?

    Pse e huqi hapin Haradinaj!

    Arbana Xharra

    Duket se kryeministri Hashim Thaēi jo vetėm qė ka gatishmėri, por edhe aftėsi tė pashoqe pėr tė djegur ata qė e teprojnė me vardisje, pėr t’u futur nė kabinetin e tij qeveritar. E kur gjen kandidat tė pėrshtatshėm, tė tillė qė pa rezervė i hidhen nė pėrqafim, ai me mjeshtri i fut nė lojė, i josh, dhe nė fund tallet me ta. Kėsaj here me komoditet e degradoi, bile duke i buzėqeshur nė fytyrė, Ramush Haradinajn, i cili ishte ngutur qė Thaēit t’ia dorėzojė edhe njė dhuratė – njė libėr.

    Me kėtė dhuratė kryetari i AAK-sė me gjasė dėshiroi tė tregojė para opinionit edhe anėt e tij intelektuale, pas dėshtimit tė kėtij synimi nė njė kohė kur bartte syze pa kornizė. Thaēi arriti njėkohėsisht t’ua mbyllė gojėn tė gjithė atyre nė AAK qė e atakonin pėr krejt tė zezat. Kėtė e arriti, sepse e joshte shefin drejt kolltukut, andaj vartėsit e Haradinajt heshtnin.

    Brenda natės, si me magji Thaēi u shndėrrua nė evlia, u shua edhe SHIK-u, tė gjithė ata qė dikur e quanin plaēkitės Ramush Haradinajn dhe kėrkonin tė jepte llogari pėr pasurinė e tij, pėr ēudi u bėnė tė mirė. E gjithė “banda e dikurshme e Thaēit” (kjo ishte gjuha e AAK-sė) nisi tė shihet si partner qeverisės nė folenė e pėrbashkėt me Hashim Thaēin.

    Parimet qė i kishin propaganduar para zgjedhjeve tė vitit 2010, AAK nuk po i pėrmend mė, duke na vėrtetuar se nuk ka ndryshuar mentalitetin qeverisės. Me vota e radhitur partia e katėrt nė Kosovė, nisi t’i pėrkulet kreut tė Qeverisė duke ia ofruar bashkėqeverisjen dhe mbėshtetjen e pakusht parlamentare nė kėmbim tė pozitės sė kryeministrit.

    AAK nisi t’i pėrngjajė PDK-sė ende pa ardhur nė pushtet, me mendėsi tė njėjtė jodemokratike, pa kėrkuar legjitimitet pėrmes votave, kreu i AAK-sė synoi tė marrė postin e kryeministrit. Bile denigroi aq shumė veten nė kėtė aventurė.

    Haradinaj u rreshtua me ata qė po tė kishte qėllim tė “punonte pėr Kosovėn”, kishte rastin mė tė mirė t’i kritikonte pėr keqqeverisje, bile me argumente tė gatshme. Por, Haradinaj nė vend tė kėsaj zgjodhi tė pozicionohej ndryshe, duke i mundėsuar Thaēit ta kryejė lojėn me sukses qė kishte qėllim djegien e Ramush Haradinajt.



    Ky i fundit pranoi me dy duar t’i japė nėnkryetarin e parė tė AAK-sė, “kokėn e partisė”, siē e konsideron partia e vet, tė bėhej pjesė e procesit tė bisedimeve me Serbinė. Nė fillim krerėt e partisė sė Haradinajt ishin kategorikisht kundėr kėtyre bisedimeve apo negociatave.

    Duket se AAK e nėnēmoi totalisht Thaēin. Etja e pafrenueshme pėr pushtet e ka bėrė sot AAK-nė parti joserioze, pa identitet tė vetin politik dhe tė reduktuar vetėm nė teket e dy-tre personave. Aty ku mund tė dėshmonte pėrkushtimin nė bashkėqeverisje, AAK edhe dėshtoi. Kjo pasi AAK nisi tė ulte kokėn e tė mbyllte sytė pėrballė pazarit me asetet e Kosovės.

    Nė prapavijė ndiqeshin interesat e pėrbashkėta politike dhe ekonomike me PDK-nė.
    Duke mos e pėrkrahur mocionin e “Vetėvendosjes” pėr ndėrprerjen e privatizimit tė PTK-sė, Ramush Haradinaj u hodh nė krahėt e Hashim Thaēit, ndėrkohė partia e tij, deputetėt e tij u bėnė vėzhgues tė politikės ditore tė Thaēit, duke mos ia turbulluar ujin, sepse frikėsoheshin se “shefit tė tė gjithė shefave” mund t’i mbetej hatri.

    Qė nga 29 nėntori, kur Haradinaj u lirua nga Haga, AAK pėr mė shumė se dy muaj u shndėrrua nga partia opozitare nė bashkėqeverisje jozyrtare mė PDK-nė. Kėta dy muaj na e dėshmuan se sa shumė i ngjan PDK-sė kjo parti dhe sa lehtė bėhet pjesė e lojės sė qeverisjes qė ēon nė degradimin e mėtutjeshėm tė shtetit.

    Tė dy partitė kanė njė qasje totalitare dhe duan tė kontrollojnė gjithēka. Por, kur Haradinaj e pa se e dogji keq Thaēi, e humbi rrugėn nė oborr dhe nxori nė pah njė defekt tė madh, atė tė respektimit tė rregullave tė demokracisė. Duke mos ditur se ēfarė t’i bėjė Hashim Thaēit, ai nisi tė kritikojė ashpėr gazetarėt dhe opinionistėt.

    Nė njė intervistė dhėnė nė “Zėri” ditė mė parė, nuk nxori njė fjalė tė keqe ndaj qeverisė apo Thaēit, por iu vėrsul gazetarėve dhe opinionistėve duke i quajtur “tė shitur”. Arsyeja po shihet: Haradinaj ėshtė i zemėruar pse gazetarėt nuk ia siguruan pozitėn e kryeministrit, andaj tash qenkan “tė blerė”, e po tė kritikonin tė tjerėt “janė profesionistė”.

    Me kėtė qasje Haradinaj s’i ka ndihmuar askujt, e mė sė paku vetes. Vetėm u bė gazi i dheut. Do t’i duhet kohė pėr tė marrė kėmbėt si politikan.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...pin-haradinaj/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •