Ēka po doni?
Imer Mushkolaj
27 Korrik 2012 12:20, Nga Imer Mushkolaj
Pėr ta hequr Hashim Thaēin nga pushteti, partitė opozitare duhet lėnė muhabetet kot dhe duhet bashkuar seriozisht. Por, tash pėr tash duket se po duan diēka tjetėr.
Mu duk fort fėmijėrore thirrja e Lėvizjes Vetėvendosje drejtuar partive opozitare, pėr tė mos u bėrė pjesė e Qeverisė. Jo se po dua ta amnistoj nė kėtė mėnyrė qeverisjen e korruptuar dhe plot skandale tė Hashim Thaēit, por se krerėt e VVsė mė shumė se me veprime, pėr ti rrėzuar ata nga pushteti, po merren me parulla e fjalė tė bukura.
Opozita kosovare asnjėherė nuk ka qenė e vendosur pėr tė vepruar njėzėri dhe nė mėnyrė demokratike ta marrė pushtetin. Dhe faj pėr kėtė jo nė pak raste ka vetė Lėvizja Vetėvendosje.
Nuk mjafton qė nė njė konferencė pėr media tė vlerėsohet se Kosova paska nevojė pėr njė bashkim tė fuqishėm opozitar, por duhet punuar qė kjo tė ndodh.
E iniciativat dhe veprimet e VVsė nė Parlament tė shumtėn e rasteve nuk kanė qenė tė koordinuara me partitė tjera ndonjėherė, thjesht, pėr shkak tė kryeneēėsisė. Nė raste tė tjera VV nuk iu ka bashkuar iniciativave tė kolegėve opozitarė. Nė kėtė mėnyrė, Hashim Thaēi ia ka dalė qė tė qeveris pa frikėn se nė njė ditė tė bukur qeveria e tij mund tė rrėzohet nėpėrmjet njė mocioni tė mosbesimit. Dhe i qetė mund tė vazhdojė deri sa nė opozitė ka parti si LDK, VV e AAK.
Subjektet politike gjithkund nė botė ekzistojnė pėr tė ardhur nė pushtet dhe njė gjė e tillė ėshtė plotėsisht legjitime edhe nė Kosovė. Varet pastaj nga vetė ato se nė ēfarė mėnyre e realizojnė qėllimin e vet.
Tashmė kur pėr Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės thuhet tė jetė pajtuar pėr tiu bashkuar Thaēit nė bashkėqeverisje, thirrja e VVsė ngjan me njė thirrje tė dėshpėruar dhe tė vonuar.
Nėse AAK merr ta drejtojė Qeverinė, Thaēi synon tia sigurojė vetes postin e Presidentit. Mund tė jetė hera e fundit qė ky post ndahet nėpėrmjet pazareve tė tilla dhe duket se ai nuk do ta lėshojė rastin. Natyrisht, mė parė duhet tia luajė lojėn Atifete Jahjagės. Kush mund ti garantojė atij se nėse nuk vihet nė postin e presidentit, nesėr sdo tė mbetet nė opozitė? E zgjedhja nga populli pėr president ėshtė e pasigurt. Kėshtu, Thaēi e di mirė ēfarė do, por jo edhe rivalėt e tij politikė.
* * *
Isa Mustafa ėshtė rehatuar nė kolltukun e tė parit tė kryeqytetit dhe ta krijon pėrshtypjen se nuk ėshtė i interesuar pėr pushtetin qendror. Me numrin mė tė madh tė deputetėve opozitarė nė Kuvend, LDK thuajse nuk e ka treguar veten asnjėherė si lidere e opozitės. Pėr mė tepėr, ka mbetur nėn hijen e veprimeve tė VVsė.
Nuk ėshtė kurrfarė opozitarizmi qė Ismet Beqiri tė dalė e tė na tregojė se Qeveria e Thaēit qenka e lodhtė. As komunikatat e grupeve tė ekspertėve. As muhabetet e tipit se a duhet Atifetja Jahjaga tė thirret nė emėr a jo. Duhet punė nė parlament, organizim e veprime konkrete.
AAKja e stėrkequr pas shkuarjes sė Ramush Haradinaj nė Hagė duket se e ka gjetur gozhdėn pėr tu varur. Njė parti e vogėl, me fare pak shpresė pėr tu bėrė e madhe ndonjėherė, nuk ka se si ta lėshojė rastin e ofruar. Vetėm shikojeni metamorfozėn e deklaratave tė zyrtarėve tė saj pėr mundėsinė e qeverisjes me PDKnė dhe gjithēka ju bėhet e qartė. Dikur thoshin kurrė me PDK, tash po me PDK, por jo me Thaēin kryeministėr. Allahile!
Lėvizja Vetėvendosje, ndėrkaq, duke dėshtuar nė iniciativat vetjake dhe duke refuzuar bashkėpunimin me pjesėn tjetėr tė opozitės, mund tė vazhdojė kėshtu gjatė, por mbase e ka kuptuar se njė bllok i fortė opozitar jep shpresė se Thaēi mund tė bjerė nga pushteti. Parullat dhe fjalėt e bukura nuk bėjnė punė.
* * *
Mė tragjikomikja nė kėtė mes duket AKRja e Behgjet Pacollit. Asnjėherė e konsideruar serioze, kjo parti qė nuk ka mbetur me mė shumė se tre deputetė nė Parlament tash po ankohet se Hashim Thaēi po e tradhton.
I zgjedhur dhe i larguar turpshėm nga posti i Presidentit, Pacolli ėshtė shfaqur i frustruar pas paralajmėrimeve pėr kombinatorika tė reja qeverisėse. Duke mos sjellė asgjė tė re nė skenėn politike, Pacolli me AKRnė e tij, tashmė tė shfryrė si balonė, mbase e ka mėsuar leksionin se ti kesh miliardat, nuk do tė thotė tė bėhesh edhe politikan i mirė.
Pa islamistėt e Ferid Aganit dhe ndonjė individ tjetėr qė aksidentalisht ėshtė gjendur nė Parlament e Qeveri, AKR ėshtė njė zero e madhe. Njė aventurė politike e dėshtuar qė nė start, e cila nė vend qė tua ofrojė kosovarėve njė mirėqenie mė tė mirė, siē premtonte, u ofroi veē fjalė e premtime miliardash. Njė aksident politik.
Dikush do ta shpėtojė Hashim Thaēin nga, siē i numėroi VV arsyet, pėrgjegjėsia pėr autonominė e Veriut, privatizimi i Trepēės dhe i PTKsė. Dikush do ti bėhet, prapė sipas VV, patericė kėsaj qeverie tė korruptuar, qė ėshtė njė gur tepėr i rėndė nė qafėn e Kosovės.
Pėr tė shpėtuar nga kėto, atėherė dikush duhet ta rrėzojė kėtė qeveri. Partitė opozitare jo. Ato po duan diēka tjetėr. Kallėzoni ēka po doni!
Krijoni Kontakt