Close
Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 248
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    AAK-ja drejt qeverisė

    Pėrtej qėndrimit zyrtar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, brenda kėtij subjekti janė duke u shtuar zėrat pro mundėsisė sė hyrjes nė koalicion eventual me PDK-nė, raporton “Kosova Sot”. Partia Demokratike e Kosovės ėshtė nė pritje tė rezultateve zyrtare tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Deri mė tani asnjė nga partitė politike nuk ka konfirmuar nėse kanė marrė ndonjė ftesė pėr bisedime lidhur me koalicionin qeverisės, sado qė krijimi i qeverisė vazhdon tė mbetet njė nga pikat mė tė debatuara.

    Nisur nga zhvillimet e fundit dhe rrethanat e krijuara, njė nga figurat e AAK-sė, kreu i komunės sė Gjakovės, Pal Lekaj, ka dalė me njė qėndrim pro hyrjes nė njė koalicion tė mundshėm me PDK-nė. Ai tha se ka disa arsye pėr hyrjen eventuale nė koalicion me PDK-nė, njėherėsh duke bėrė thirrje qė nė rrethanat aktuale nuk duhet vėnė vija tė kuqe. “E para, meqė Kosova po kalon nė disa sfida, mendoj se ēdo parti dhe ēdo individ duhet tė dalė jashtė kornizave dhe ēėshtjen ta zgjidhė jashtė interesave partiake pėr tė mirėn e vendit. E dyta, ėshtė meqė ne kemi dalė nga kėto zgjedhje jo me atė qė e kemi pritur, por edhe nuk mund tė jemi zė i fuqishėm opozitar, prandaj pėr tė pėrdorur sa mė mirė fuqinė e votės na duhet njė koalicion qeverisės dhe tė marrim pėrgjegjėsi dhe nė kėtė drejtim mendoj se AAK-ja do tė japė kontributin e vet”, tha Lekaj. Si arsye tė tretė ai pėrmend edhe angazhimin e AAK-sė, e cila brenda vetės ka figura tė konfirmuara qė e duan vendin dhe pėr tė mirėn e vendit janė tė gatshėm tė marrim pėrgjegjėsi. “Prandaj, duke i parė tė gjitha kėto elemente, mendoj se ėshtė e arsyeshme qė tė kemi njė koalicion me PDK-nė”, tha ai, nisur nga qėndrimi i tij personal.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #72
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Akr kerkon presidencen-Aak kerkon qeverin-sipas kesej PDK-s i mbetet vetem parlamenti ose te kaloj ne opozit!Cfar absurdi!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Akr kerkon presidencen-Aak kerkon qeverin-sipas kesej PDK-s i mbetet vetem parlamenti ose te kaloj ne opozit!Cfar absurdi!
    Me ne funde po behet edhe darka e dreqit.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    O mos kidi dert fort se per krijimin e qeveris z.Hashim Thaēit
    po i lajmrohen e po e lusoin hiq ma pak se keto subjekte politike

    AAK
    AKR
    Lista Ibrahim Rugova
    Grupi Parlamentar i krahut te Fatmir sejdiut
    Minoriteti serb
    Minoritetet tiera

    keshtu qe Thaē do te ket mundesin te zgjedhi e ti percaktoi kushtet e jo keta qe e lusin per dit

    Une mendoi se koalicioni do te jet
    PDK-AAK-AKR+minoritetet
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    O mos kidi dert fort se per krijimin e qeveris z.Hashim Thaēit
    po i lajmrohen e po e lusoin hiq ma pak se keto subjekte politike

    AAK
    AKR
    Lista Ibrahim Rugova
    Grupi Parlamentar i krahut te Fatmir sejdiut
    Minoriteti serb
    Minoritetet tiera

    keshtu qe Thaē do te ket mundesin te zgjedhi e ti percaktoi kushtet e jo keta qe e lusin per dit

    Une mendoi se koalicioni do te jet
    PDK-AAK-AKR+minoritetet
    a marre pot vjet me than shkiet e poju thu minoritete ahaha ndryshe shanc ska paramendo qlirimtari me serb e magjup i duhet me bo qeverin se me shqiptar se ka fort te sigurt

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2011
    Vendndodhja
    Austri
    Postime
    390
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    a marre pot vjet me than shkiet e poju thu minoritete ahaha ndryshe shanc ska paramendo qlirimtari me serb e magjup i duhet me bo qeverin se me shqiptar se ka fort te sigurt
    Paramendo magjupi me i mire se ti beni, se ai spo e injoron shtetin, ndersa keta si ti me mujt e shkaterrojne kosoven dhe nuk lejojne fare te krijohet qeveria.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dar_di : 29-01-2011 mė 12:25 Arsyeja: Ofendim personal

  7. #77
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    O fshati,koalicion o burre e jo "kualicion" se e dhite shqipen fare..

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    AAK s’ka ndėrruar mendjen

    Partia e Ramush Haradinajt vazhdon t’i qėndrojė besnike zotimit tė saj tė mėhershėm se nuk do tė pranonte tė hynte nė njė qeveri me kryeministrin aktual Hashim Thaēin dhe partinė e tij.

    Pėrkundėr qėndrimeve tė njė vargu tė gjatė zyrtarėsh tė AAK-sė nė qendėr dhe degė, se AAK-ja duhet t’i bashkohet PDK-sė nė kabinetin e ardhshėm qeverisės, anėtari i Kryesisė sė AAK-sė, Besnik Tahiri, njėri ndėr njerėzit mė tė afėrt tė Haradinajt, e pėrjashton ēdo mundėsi qė AAK-ja tashmė tė ketė ndryshuar kursin politik. Ai thotė se AAK-ja jo qė nuk ka hequr dorė nga “vija e kuqe” karshi bashkėqeverisjes me PDK-nė dhe Thaēin, por as nuk e ka debatuar njė mundėsi tė tillė.

    Megjithatė, sipas tij, zyrtarėt e AAK-sė do t’i pėrgjigjen pozitivisht ftesės eventuale tė PDK-sė pėr tė biseduar, ku edhe do tė shpaloset qėndrimi zyrtar i partisė.

    “Qėndrimi zyrtar i AAK-sė nuk mund tė ndryshohet nga ballinat e gazetave dhe ky qėndrim nuk mund tė revokohet duke dhėnė qėndrime personale, por vetėm duke pasur pozicion tė qartė zyrtar nė tryezėn vendimmarrėse tė AAK-sė, e kjo tryezė ėshtė Kryesia dhe Kėshilli Drejtues i partisė”, ka thėnė Tahiri nė njė interviste pėr “Zėri”.

    AAK s’ka ndėrruar qėndrim rreth Thaēit dhe PDK-sė

    Zėri: A ka ndryshuar qėndrimi i AAK-sė rreth mundėsisė sė bashkėqeverisjes me PDK-nė, nė mandatin e ardhshėm?

    Tahiri: Mė lejoni qė edhe njėherė tė rikonfirmoj qėndrimin zyrtar tė AAK-sė, se ne nuk e kemi ndryshuar qėndrimin rreth mundėsisė sė bashkėqeverisjes me PDK-nė. Ky qėndrim ėshtė qė nga viti 2009 dhe ai ėshtė qė AAK-ja nuk do tė bėjė koalicion me kryeministrin Thaēi dhe PDK-nė. Dhe, pėrderisa nuk ka ndonjė vendim tjetėr, atėherė ky ėshtė qėndrimi zyrtar i AAK-sė, nuk ka ndryshim tė kursit tė AAK-sė pėr asnjė moment dhe nė asnjė rrethanė.

    Zėri: Por, nė media po paraqiten zyrtarė tė ndryshėm, tė shumtė, tė AAK-sė tė cilėt janė pro koalicionit me PDK-nė?

    Tahiri: Nė AAK edhe kolegėt tanė, por edhe njerėzit nė pėrgjithėsi kanė tė drejtė tė shfaqin mendimet e tyre. Mirėpo, edhe kolegėt e mi tė cilėt janė prononcuar pėr media e dinė qė qėndrimi zyrtar i AAK-sė nuk mund tė ndryshohet nga ballinat e asnjė gazete dhe ky qėndrim nuk mund tė revokohet duke dhėnė qėndrime personale, por vetėm duke pasuur pozicion tė qartė zyrtar nė tryezėn vendimmarrėse tė AAK-sė, e kjo tryezė ėshtė Kryesia dhe Kėshilli Drejtues i partisė, tė cilat nuk janė takuar pėr tė debatuar pėr kėtė qėndrim apo pėr tė ndryshuar atė. Dhe, pėrderisa nuk ka ndryshim tė kursit, qėndrimi mbetet i njėjtė.

    Me PDK-nė vetėm biseda, jo edhe koalicion

    Zėri: Prej javės sė ardhshme PDK-ja do t’i ftojė tė gjitha partitė pėr tė negociuar pėr formimin e qeverisė sė ardhshme. Ēfarė qėndrimi do tė mbajė AAK-ja karshi ftesės qė do t’i vijė nga PDK-ja, si dhe kush do ta trajtojė brenda AAK-sė kėtė ofertė?

    Tahiri: Nė radhė tė parė ne nuk e dimė se si do tė zhvillohet kjo fazė e zhvillimeve, pasi qė ende as nuk janė certifikuar rezultatet e zgjedhjeve tė fundit. Ne nuk e dimė se kur do tė ndodhė kjo dhe as kush do tė jetė mandatar i formimit tė qeverisė sė re dhe se kush do tė bėjė ftesė nė AAK. Por, duke marrė parasysh se AAK-ja ėshtė subjekt shtetformues dhe ėshtė subjekt, i cili do tė kontribuojė nė emancipimin e kulturės politike, ne do tė takohemi dhe do tė bisedojmė me ēdo subjekt i cili do tė na ftojė pėr biseda. Por, nė asnjė rrethanė, kursi i AAK-sė nuk mund tė jetė ndryshe dhe me sa di unė nuk do tė mund tė ndryshojė.

    Zėri: Flitet pėr disa kushte qė AAK-ja i ka vėnė PDK-sė, pėrmbushja e tė cilave do tė rezultonte me bashkėqeverisje mes dy partive. Cilat janė ato, nėse ka tė tilla?

    Tahiri: Nuk ka pasur diskutime dhe as konsulta pėr kursin politik dhe pėr pozicionin e AAK-sė ndryshe. Pėrderisa nuk ėshtė mbledhur organi vendimmarrės dhe nuk ka pasur debate rreth kėsaj teme, nuk mund tė ketė as kushte dhe as pozicion tjetėr. Krejt ajo ēfarė ka ndodhur ėshtė njė debat, i cili ka rrjedhur dhe i disa intervistave qė i kanė dhėnė disa zyrtarė tė AAK-sė, dhe tė cilat nė njėfarė forme e kanė krijuar njė huti te publiku. Por, e vėrteta ėshtė qė nė Aleancė nuk ka ndryshuar kursi i vendimit tė kaluar dhe nė tė njėjtėn kohė mė lejoni tė them se nė AAK nuk ka pasur debat pėr kėto tema dhe se organi, i cili mund tė vendosė pėr kėto ēėshtje ėshtė Kryesia dhe askush tjetėr.

    Zėri: Atėherė, kur do tė mblidhet Kryesia e AAK-sė pėr tė trajtuar kėto tema?

    Tahiri: Tani pėr tani nuk mund tė japė njė datė tė saktė, por Kryesia e Aleancės mund tė mblidhet diku kah fundi i javės, edhe pse kjo nuk ėshtė e pėrcaktuar, pėr tė diskutuar tė gjitha zhvillimet politike, pėrfshirė edhe diskutimet pėr temat qė kanė qenė subjekt i trajtimit nėpėr gazeta.

    Mė lejoni tė them edhe se krejt ēfarė ka ndodhur kėtė javė, vjen pėr faktin se Aleanca megjithėse ka diku rreth 12 pėr qind, po shihet si pozicion pėrcaktues dhe si rrjedhojė hapen debate publike rreth kėsaj teme. Por, nė AAK nuk kemi pasur debate pėr tė trajtuar kėtė temė andaj nuk e kemi ndryshuar qėndrimin qė e kemi pasur nė tė kaluarėn.

    Tė gatshme pėr tė dyja pozicionet politike

    Zėri: A ėshtė Aleanca e gatshme pėr tė dyja pozicionet, pėr mundėsinė e tė qenit nė opozitė sėrish, apo ėshtė mė e prirur qė tė jetė pjesė e qeverisjes?

    Tahiri: AAK ka qenė nė pushtet si parti shtetformuese, parti e cila e ka provuar edhe pushtetin me menaxhimin e suksesshėm tė Haradinajt gjatė qeverisjes 100 ditėshe, por edhe nė periudhėn tjetėr. Aleanca ka qenė edhe nė opozitė dhe kemi qenė tė sinqertė. Pra, nė ēdo pozicion Aleanca do tė jetė e fortė, subjekt politik, i cili do tė ketė ndikim vendimtar nė zhvillimet politike, jo vetėm pėr arsye se i ka 12 pėr qind tė votave, por pėr arsye se menaxhojmė me 6 komuna dhe nė disa tė tjera jemi nė bashkėqeverisje me subjekte tė tjera, por nė tė njėjtėn kohė kemi njė lider tė pakontestueshėm, i cili ka fuqi politike, morale dhe ka dhėnė prova tė mjaftueshme se e sakrifikon vetveten pėr tė mirėn e Kosovės.

    Zėri: A e rrezikojnė AAK-nė kontradiktat rreth pozicionit tė ardhshėm nė Parlament, pas vendimit final qė do tė merret qoftė pėr tė qenė nė pushtet apo edhe pėr tė vazhduar opozitėn ?

    Tahiri: Ashtu siē thashė edhe nė fillim, ėshtė shumė normale qė edhe kolegėt e mi tė kenė qėndrime tė ndryshme. Por, kur vjen puna tė njė veprim politik, atėherė ndryshimi i kursit politik, i vendimeve politike merret nė tryeza zyrtare dhe pėr kėtė arsye unė mendoj se pėrveē qė ėshtė krijuar njė huti pėr pozicionin e AAK-sė, ky proces nuk mund tė na dėmtojė, pėr arsye se AAK-ja do tė vazhdojė tė jetė subjekt i fuqishėm nė Kosovė, me strukturė homogjene dhe njė elektorat qė beson nė vizionin Haradinaj dhe atė tė AAK-sė pėr tė mirėn e vendit.

    Zėri
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Isufi: AAK-ja nuk ka marrė ftesė nga PDK-ja pėr koalicionin

    AAK-ja ende nuk ka marr ftesė nga Partia Demokratike, pėr tė filluar negociatat rreth pėrbėrjes sė re qeveritare. Nėnkryetari Ahmet Isufi, ka thėnė sot se janė duke pritur certifikimin e zgjedhjeve dhe mė pas tė bisedojnė pėr ēėshtjen e krijimit tė institucioneve, njofton KTV-ja.

    “Qeveria e Kosovės duhet tė jetė ajo qe i shėrben qytetarėve, dhe prandaj them se AAK merr pjesėn e pėrgjegjėsisė sė vet qoftė nėse hyn nė qeveri, apo mbetet nė opozitė”, ka thėnė Isufi. Sipas tij, AAK ėshtė e gatshme tė mbetet serish nė opozitė.

    Isufi kėto komente i bėri pas homazheve nė shtatoren e heroit Zahir Pajaziti, nė Prishtinė, me rastin e 14 vjetorit tė rėnies sė tij.

    KOHA DITORE
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nuk beson nė koalicionin PDK-AAK

    Ambasadori i Francės nė Kosovė, Jean Francois Fitou nuk ėshtė shumė optimist pėr arritjen e njė koalicioni eventual ndėrmjet PDK-sė dhe AAK-sė, kur merret parasysh se kreu i AAK-sė Ramush Haradinaj ėshtė ende nė Hagė.

    Nė njė intervistė dhėnė gazetės “Zėri”, ai ka thėnė se roli i ndėrkombėtarėve ėshtė qė t’ua thonė tė vėrtetėn kosovarėve dhe tė mos pėrzihen nė formimin e qeverisė.

    Fitou ka vlerėsuar se pėrfshirja e njerėzve nėn hetime nė institucionet e ardhshme nuk do t’i bėjnė mirė vendit. Sipas tij, Kosovės i duhen udhėheqės qė mendojnė pėr vendin dhe jo pėr probleme tė tyre individuale.

    Diplomati francez ka paralajmėruar se kėtė vit mund tė ketė edhe arrestime nga EULEX-i pėr hetimet qė janė tashmė duke u zhvilluar.

    Mosrealizimin e vendimit tė kryeministrit nė dorėheqje Hashim Thaēi pėr rritje pagash, ambasadori francez e ka quajtur premtim politik gjatė fushatės zgjedhore. /Telegrafi/

    P.s. Zatėn siē po thonė ndėrkombėtarėt, ashtu edhe po bėhet. Kėshtu ndodhė kur fuqia juridike dhe politike e vendorėve ėshtė e pjesėrishme. D
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •