Koalicioni nė dorėn e Ramush Haradinajt
Prishtinė, 24 dhjetor – Kryeministri nė largim i Kosovės, Hashim Thaēi, ėshtė bėrė nevojtar i Ramush Haradinajt.
Partia Demokratike e Kosovės, qė pritet t’i fitojė zgjedhjet qė ende nuk kanė pėrfunduar, krahas AKR-sė dhe minoriteteve, po kėmbėngul qė nė koalicionin e ardhshėm qeverisės ta ketė edhe AAK-nė. Bazuar nė rezultatin e deritanishėm, ka gjasa qė PDK-ja tė mos arrijė fare qė ta bėjė qeverisjen vetėm me AKR-nė e me minoritete, por edhe nėse do tė arrinte, koalicioni do tė ishte i brishtė dhe i paqėndrueshėm, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Burime tė gazetės kanė bėrė tė ditur se konsultimet e faktorit ndėrkombėtar dhe tė zyrtarėve tė PDK-sė me udhėheqėsit e AAK-sė nuk kanė munguar. Tė njėjtat burime kanė shpjeguar se Aleanca e Haradinajt nuk ėshtė e disponuar qė tė hyjė nė koalicion me PDK-nė e Thaēit, pėrderisa nuk e ka njė miratim tė tillė nga lideri i saj, Ramush Haradinaj, qė aktualisht po mbahet nė Hagė.
“Nuk ėshtė e vėrtetė se jemi afruar me PDK-nė. Mund tė them se as bisedime serioze pėr koalicion nuk ka pasur. Ne kemi pritur se Ramushi do tė jetė kėtu gjatė kėsaj kohe. Vetėm ai mund tė bisedojė pėr njė koalicion tė tillė, dhe vetėm ai mund tė vendosė”, i ka thėnė gazetės nė kushte anonimiteti njė zyrtar i lartė i AAK-sė.
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės nuk ėshtė e kėnaqur me rezultatin qė ka shėnuar nė zgjedhjet e fundit, ndėrkaq lideri i saj po mbahet nė Haga, pasi qė i janė kthyer nė rigjykim disa nga pikat e akuzės pėr krime lufte.
Ish-prijėsi i UĒK-sė dhe ish-kryeministri i Kosovės e ka tė ndaluar qė tė ketė aktivitet politik pėrderisa po pėrballet me Hagėn, megjithatė, partia e tij preferon qė tė ketė edhe miratimin e liderit nė rast tė ndonjė vendimi pėr koalicion.
Burime tė tjera tė Kohės Ditore kanė bėrė tė ditur se qėndrimi aktual i Haradinajt ėshtė kundėr koalicionit me PDK-nė. Ky disponim ka bėrė edhe qė tė raportohet pėr njė iniciativė tė Thaēit qė tė takohet personalisht me Haradinajn nė qendrėn e paraburgimit nė Hagė.
Takimi ėshtė pamundėsuar, pas sqarimit tė mbrojtjes sė Haradinajt se Tribunali do tė vlerėsonte njė takim tė tillė si aktivitet politik dhe nuk do ta lejonte.
Nė njė prononcim tė shkurtėr pėr “Kohėn Ditore”, njeriu qė tash po e udhėheq AAK-nė, nėnkryetari Blerim Shala, ka mohuar raportimet se ka afrim tė AAK-sė me PDK-nė.
“Asgjė nga qėndrimet tona tė mėhershme pėr koalicionin me PDK-nė nuk ka ndryshuar. Nuk ka ndryshim nė qėndrimin tonė”, ka thėnė Shala. ("Koha ditore")
Krijoni Kontakt