Samiu e Dauti e bėjnė pėrhajr koalicionin me meze!
Edhe pse retorika e tyre mediale mund te duket e ashpėr, ata larg mikrofonave dhe lapsave tė gazetarėve bėhen bashkė sa herė qe kanė mundėsi. Krerėt e Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) dhe Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) kohėve tė fundit e shohin njėri-tjetrin mė njė sy mė ndryshe.
Akuzat e partisė sė Ramush Haradinajt drejtuar asaj tė kryeministrit Hashim Thaēi, janė zbutur si fiqi, krahasuar me ato tė para dy vjetėsh. Nuk ka mė akuza tė llojit e shitėt, e ndatė, parapolitika, maskat, etj.
Se a janė kėto shenjat e para tė njė martese pėr letra tė PDK-sė dhe AAK-sė, mbetet tė shihet nė shtator, atėherė edhe kur do tė dihet verdikti i gjykimit tė ish kryeministrit Haradinaj nė Hagė.
Mirėpo, siē po rrjedhin gjėrat, dhe siē po lėshohet balonat provues herė nga PDK e herė nga AAK, Kosovėn pėr herė tė parė do ta udhėheqin bashkė tė fortėt e UĒK-sė.
Deklaratat e (pa)pritshme tė nėnkryetarit tė parė tė AAK-sė, Blerim Shala, se kjo parti ėshtė e gatshme tė hyjė nė qeveri me Ramushin kryeministėr, ka gjasa tė jenė gatuar diku nė Drenicė. Tė paktėn kjo mund duket kėshtu nga kjo foto e marrė nga dega e AAK-sė nė Luginėn e Preshevės.
Meze po, birra po, fllad po se po
Njeriu i parė i Komunės sė Skenderajt,
Sami Lushtaku ka qenė nikoqir i deputetit tė AAK-sė dhe anėtarit tė kryesisė sė kėsaj partie,
Daut Haradinaj.
Kjo fotografi, e cila nuk dihet kur dhe ku ėshtė shkrepur, tregon se atmosfera ka qenė bajagi festive. Aty pėrveē Lushtakut, i cili ka ndikim tė fuqishėm nė vendimet e kryeministrit Thaēi, ėshtė edhe Ramiz Lladrovci, ish anėtar i AAK-sė, tash deputet i PDK-sė. Ramizi dhe Dauti janė shok tė luftės, kėshtu vazhdojnė tė jenė edhe sot.
A ėshtė kjo para-festa e koalicionit tė ri, mbetet tė shihet pėr pak javė. (ORAinfo)
Krijoni Kontakt