
Postuar mė parė nga
Dar_di
Lėvizjet e AAK-sė
Asnjė deputet i partive opozitare nuk e kishte nėnshkruar nismėn e Lėvizjes Vetėvendosje pėr tė thirrur njė seancė tė jashtėzakonshme pėr zhvillimet e fundit nė Veriun. Por, ndryshe ndodhi kur kėtė iniciativė e mori Partia Demokratike e Kosovės.
Shefi i Grupit Parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovci, tha se disa deputetė tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės i kanė bashkuar nėnshkrimet me deputetėt e dy partive nė pushtet, PDK-sė dhe AKR-sė.
Ka edhe deputetėt tė AAK-sė, ka thėnė Grabovci, nė njė prononcim pėr Express. Por, ai nuk ka treguar se sa deputetė tė partisė sė Ramush Haradinajt, e nėnshkruan nismėn pėr njė seancė tė jashtėzakonshme.
Nuk e kam listėn me vete, ėshtė arsyetuar Grabovci.
Express ka arritur tė konfirmojė se nismėn e partisė nė pushtet pėr tė thirrur njė seancė tė jashtėzakonshme e ka dhėnė deputeti i AAK-sė, Ramiz Kelmendi.
Po e kam nėnshkruar nismėn e PDK-sė. Nėnshkrimin e kam dhėnė vetėm se me u mbajtė sa mė shpejt njė seancė e jashtėzakonshme, ka thėnė deputeti Kelmendi, i cili mohon se po afrohen AAK-ja dhe PDK-ja.
Deputetėt tjerė tė AAK-sė, tė kontaktuar nga Express Daut Haradinaj, Ardian Gjini e Burim Ramadani kanė thėnė se nuk e kanė nėnshkruar nismėn e PDK-sė.
Ramadani mohon afrimin me PDK-nė. Ai pėrsėritė kėrkesėn e AAK-sė pėr largimin e kėsaj qeverie, por nuk do tė nėnshkruajnė ndonjė mocion pėr mosbesimin e Qeverisė pa u parė pėrfundimi i reformave zgjedhore.
AAK: Grabovci po shpifė
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), ka demantuar deklaratėn e shefit tė GP tė PDK-sė, Adem Grabovci, i cili ka thėnė pėr njė gazetė se AAK ka lėvizur nga qėndrimet e saj dhe e pėrkrah PDK-nė nė nismėn pėr seancė tė jashtėzakonshme nė Kuvend. Deklaratėn e Grabovcit, AAK e ka cilėsuar shpifje ordinere, qėllimkeqe dhe me pretendime pėr manipulim tė opinionit publik.
Kreu i grupit parlamentar tė partisė nė pushtet, po synon qė, me deklarime tė tilla, ti ikė pėrgjegjėsisė parėsore qė e ka kjo parti dhe qeveria qė ajo udhėheqė, pėr humbjet e mėdha dhe tė njėpasnjėshme, tė shkaktuara nė veri tė vendi, thuhet nė reagimin e AAK-sė.
AAK bėn tė ditur se qė nga viti 2008, menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, ka kėrkuar plan dhe qasje serioze nga Qeveria e Kosovės, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė veriut dhe integrimin e qytetareve tė asaj pjese tė vendit.
Kjo ide ishte refuzuar nga Qeveria Thaēi, e verbuar asokohe nga pushteti dhe abuzimet. Kjo qeveri e nėnvlerėsoi rėndėsinė e shtrirjes sė sovranitetit dhe kushtetushmėrisė nė veri dhe mbrojtjen e integritetit tė vendit. Si rezultat, sot veriu ėshtė i ndarė dhe jashtė juridiksionit tė Kosovės, kurse pasojat po i bartin qytetarėt tanė atje, thuhet nė reagim.
AAK konsideron se ky kryeministėr, qeveria dhe strukturat e tij janė pėrgjegjėsit direkt pėr situatėn e krijuar nė vend, sidomos pėr atė nė veri.
Pikėrisht kjo qeveri ka lejuar qė veriu i Kosovės tė jetė aneks pa pushtet, pa ligj e pa kushtetutė, tė bėhet oazė e krimit tė organizuar dhe e kontrabandės dhe vend-defilim i lirė pėr kriminelėt nga Serbia. Po kjo qeveri, aty ku dėshtoi nė shtrirjen e Kushtetutės, pati sukses nė shtrirjen e bizneseve tė paligjshme.
Andaj, nisur nga tėrė kėto tė vėrteta, AAK konsideron se shpifjet e Adem Grabovcit janė nė vazhdėn e spekulimeve dhe keqpėrdorimeve qė partia nė pushtet po ia bėn pa ndalė Kosovės dhe opinionit tė saj publik, thuhet nė reagim.
Telegrafi
Krijoni Kontakt