Jo mer jo...
Shpeshhere femrat veprojne keshtu si thua ti, per te arritur qellimet e tyre te çuditshme, per te kenaqur egon apo qofte edhe duke u nisur me qellimin e vetem per ti shkaktuar dhimbje tjetrit. Eshte nje sodisfaksion ky, kryesisht femeror, por nuk perjashtohen edhe meshkujt pasi kane perfunduar nje beteje fjalesh, me doza te larta ironie, poshterime, hera-heres dhe ofendime te ndersjellta. Fitimtari natyrisht qe nuk fiton shume ne te tilla raste.
Kjo eshte nje thike me dy presa, eshte si te luash me fatin. Te sulmosh nje person te cilin e njeh mire, i di pikat e dobeta, karakterin, etj, e ta frustrosh, bombardosh psikologjikisht do te thote qe ti marresh parasysh edhe pasojat. Mirepo kjo ne mjaft raste nuk perfillet.
Kryesisht paraprin nervi, eshte ai udheheqesi juaj dhe nevoja per te shfryre te gjithe mllefin tjetrit. Kjo ju ben per momentin te mos perfillni ose te anashkaloni pasojat.
Ndodh qe ne mjaft raste femrat ne menyre instiktive vazhdojne dhe godasin partnerin ne pikat e dobeta dhe nuk dine te frenojne. Madje kur e kuptojne per nje çast qe debati dhe gjendja eshte agravuar, partneri eshte acaruar dhe fjalet nuk i dalin rrjedhshem ose mbetet pa fjale, ato jo vetem qe nuk frenojne por vazhdojne me tej. Ndoshta per femren ndizet ajo ndjesia e fitores se nje "beteje te madhe" por qe ne te vertete ajo mund te kete prekur telat e gabuar dhe ka "hyre ne anen e erret te mashkullit" aty ku kurrsesi nuk mund te jete fituese por thjesht nje viktime.
Kjo eshte njera nga shume arsyet qe femrat provojne mbi supe dhunen fizike.
Krijoni Kontakt