Baraybar akuzohet nga familjarėt e tė zhdukurve nga Suhareka
Gjatė kohės sė luftės nė Kosovė janė ekzekutuar 49 anėtarėt e familjes Berisha nga Suhareka, trupat e tė cilėve ende nuk dihet se ku janė. Pas pėrfundimit tė luftės familjarėt e viktimave kanė kėrkuar vazhdimisht trupat e familjarėve tė vrarė.
Nė vitin 2003 nė kuadėr tė UNMIK-ut ishte hapur njė zyrė pėr tė zhdukurit dhe kryesuar i saj ishte Jose Pabllo Baraybar. Ky i fundit akuzohet nga familjarėt e viktimave qė pas ekspertizave ka marrė pa leje tė familjarėve 400 mostra klavikulash, transmeton TCH.
Hysni Berisha njeriu qė me dėshmitė e tij doli pėrballė diktatorit Sllobodan Millosheviē nė Gjykatėn e Hagės, tani ka njė mision tjetėr tė papėrfunduar.
Ai kėrkon tė pėrballet para drejtėsisė me ish-kryesuesin e zyrės pėr tė zhdukur nė kuadėr tė UNMIK-ut Jose Pablo Baraybar, emri i tė cilit po pėrflitet shumė kėto ditė, nė lidhje me hetimet e bėra nė territorin e Shqipėrisė mbi dyshimet pėr trafikim organesh.
Nė Kosovė, ndaj Jose Pablo Baraybar nga viti 2006 ėshtė ngritur njė aktakuzė dhe ai po ndiqet penalisht. Aktakuza ėshtė ngritur nga familjet e viktimave tė luftės, tė cilat e akuzojnė Barajbarin se pa lejen e tyre u ka marrė, duke i vjedhur kėsisoj, mė shumė se 400 klavikula me pretendimin e ekspertizės mjeko-ligjore.
Baraybar ka bėrė krime ndaj eshtrave tė tė dashurve tonė. Ne jo qė kemi qenė tė fyer dhe ofenduar pasi tė marrėsh eshtrat pa e pyetur familjarin kėtė e bėjnė njerėz qė nuk kanė ndjenja njerėzore. Kjo ka bėrė qė ne tė shkojmė deri nė padi penale ndaj Baraybarit, ėshtė shprehur Hysni Berisha.
Sipas tij, koleksionisti forensik skeletor Baraybar ka prekur thellė nė plagėt e pashėruara veēmas tė kėsaj familje qė edhe pas 11 vitesh nuk iu janė kthyer eshtrat e 49 anėtarėve tė familjes.
Na kanė informuar si familjarė se Baraybar krahas eshtrave qė merrte pėr hulumtimin e ADN-sė i ka pėrdorur ato edhe pėr studime shkencore. Ne kemi kėrkuar tė dimė se ēpo ndodh me ato eshtra, por asnjėherė nuk kemi marrė pėrgjigje, shprehet Berisha.
Ai posedon dokumente dhe materiale tė shumta nga institucionet kosovare madje edhe ato boshnjake, duke pėrfshirė edhe tė Tribunalit tė Hagės qė tregojnė se pėrveē eshtrave tė kosovarėve, Baraybar pėr qėllime tė tij personale dhe pėr punime shkencore nė tė njėjtėn mėnyrė ka keqpėrdorur edhe eshtrat e boshnjakeve nė Bosnje.
Kemi informuar edhe Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Perusė, nga vjen dhe Baraybar, dhe kemi kėrkuar qė tė merren me kėtė ēėshtje. Serbia na ofron pėr trafikim organesh, ndėrkohė qė ne edhe sot nuk kemi kufomat tona. Ndaj familjes Berisha nuk ėshtė bėrė krim, por gjenocid, thotė Berisha.
Sipas kallėzimit penal Baraybar akuzohet tė ketė vjedhur mostra tė brinjėve, klavikulave dhe dhėmbė tė mbi 800 viktimave tė zhvarrosura nė Bosnje dhe Kosovė.
Mė pas me leje tė Gjykatės sė Hagės nė periudhėn kohore tetor-dhjetor 2003 ka marrė detyrėn e tij nė Kosovė nė cilėsinė e kryesuesit tė zyrės pėr tė zhdukurit nė kuadėr tė UNMIK-ut.
Megjithatė, ai ėshtė larguar nga Kosova dhe asnjėherė nuk i ėshtė pėrgjigjur gjykatės. Ndėrkohė nė pritje tė eshtrave tė grabitura, nė varrezat qytezės sė Suharekės 49 varret e hapura pėr viktimat e luftės mbeten bosh.
Krijoni Kontakt