Fundi i Botės
-Ne dhe vdekja-
Ēfarė ėshtė vdekja, a ka njeri qė nuk i beson asaj dhe a ka mundėsi dikush ti iki vdekjes?!
Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi
(vazhdon nga java e kaluar:5)
Gjatė katėr javėve tė kaluara kemi sjellė disa fakte dhe argumente se ēdo njeri pavarėsisht nga besimi dhe pėrkatėsia e tij fetare, ai do e mos do tė besoi nė gjėra tė fshehta, sepse ėshtė njė realitet i pashmangshėm. Do tė mundohemi tė flasim shkurtimisht pėr vdekjen si pjesė e fundit e kėsaj bote, ani pse njerėzit flasin pėr fundin e botės, flasin pėr Kiametin, e harrojnė vdekjen, harrojnė se me vdekjen e tyre veē ėshtė bėrė Kiameti pėr ta, andaj ne nuk duhet tė preokupohemi shumė se a do tė jetė Kiameti me 2012, apo mė herėt apo mė vonė, sa duhet tė preokupohemi me vdekjen tonė nga e cila nuk mundė tė shmangemi dhe e cila mundė tė na vije pėr ēdo ditė, bile pėr ēdo moment.
Qė nga krijimi i kėsaj bote, qė nga njeriu i parė njerėzit kanė diskutuar pėr vdekje dhe rreth saj, mė konkretisht nga vdekja e parė e birit tė njeriut tė parė Ademit (paqja e Zotit qoftė mbi tė) e deri mė sot njerėzit vazhdojnė tė flasin e tė diskutojnė rreth kėtij fenomeni qė ne e quajmė vdekje. Bile thuaj lirishtė se njė nga fenomenet qė mė shumė flasin njerėzit nė tėrė botėn nė tė gjitha kohėrat dhe vendet ėshtė vdekja. Ashtu siē ėshtė njė nga fenomenet qė mė sė shumti janė ra nė ujdi i tėrė njerėzimi i tė gjitha kohėrave, pavarėsisht sesi e kanė quajtur dhe komunikuar atė.
Vdekja pėr tė cilėn shumė gjatė folėn tė dėrguarit e Allahut qė nga Ademi e deri te Muhamedi (paqja e Zotit qoftė mbi tė), vdekja tė cilėn shumė e pėrmendėn tė gjitha librat qiellorė, vdekja pėr tė cilėn edhe ne si popull flasim shumė, por ēfarė ėshtė vdekja?! Fund, mėrzi, bela, frikė, tragjedi, humbje, dėshpėrim, ndarje, vetmi, varr, errėsirė... tė gjitha kėto kuptime dhe tė tjera trokasin trurin e njeriut kur kujton vdekjen.
A thua vetėm kaq apo edhe mė shumė?! Jo, ajo ėshtė edhe mė shumė se kaq, vdekja ėshtė ajo e cila i rrėzon mbretėrit nga froni i tyre, ndan njeriun nga pasuria e tij, i ndanė nėnat nga fėmijėt e tyre, ndan tė dashurin nga e dashura, largon njeriun nga kjo botė, ndalesh e kujtohesh: deri dje i dashuri ynė ishte nė mesin tonė, jetonim me tė, kėnaqeshim, hanim e pinim bashkė, ndėrsa sot nuk ėshtė, nuk ekziston, vendi i tij ėshtė i zbrazet, tė duket para syve se ai diku ėshtė, por e vėrteta ėshtė se ai mė nuk ėshtė, deri dje ishte mbi kėtė tokė, nė mesin tonė, ndėrsa sot kėrkoje kudo nė tėrė botėn nuk do mundė ta gjesh, ai tashmė ėshtė nėn kėmbėt tona, deri dje ai zgjohej, vishej e u mbathte, hante dhe pinte, qeshte dhe fliste, ndėrsa sot ai ka heshtur, nuk hanė e as nuk pinė, tashmė atė e hanė insektet e shumta, tashmė ai ėshtė bėrė ushqim i dikujt tjetėr duke mos pasur fuqi ti largojė ato insekte nga trupi i tij. Deri dje ishte i bukur, i hijshėm, ndėrsa me vdekje ai u shėmtua, ju prish fytyra e tij.
Deri dje u gėzohej kur e shihje, ndėrsa sot po ta kishe parė do tė ishe trishtuar, do tė kishe ikur nga ai. Ja kjo ėshtė vdekja tė nderuar e tė dashur, mos qoftė kėshtu si po them unė mė tregoni, mė thoni se hoxha ėshtė ēmenduar, ai nuk e ka mirė, mė thoni se e kam gabim! Jo, jo unė nuk e kamė gabim, unė nuk jam nė ėndėrr, por tė tjerė ka qė janė nė ėndėrr, janė fjetur, e kur do vdesin do tė zgjohen, siē thotė njė poet arab: Njerėzit janė fjetur * e kur do vdesin zgjohen.
Ēfarė ėshtė vdekja? Ėshtė njė derė nė tė cilėn ēdo njeri ka pėr ta kaluar, apo thuaj nėse do: ashtu siē ėshtė fund i kėsaj bote, ajo ėshtė fillim i njė bote tjetėr, i njė bote pėr tė cilėn pakė lodhen njerėzit, botė pėr tė cilėn pak punojnė pėr tė. Sa pėr tua kujtuar themi se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm njė fazė e jetės sė gjatė tė njeriut, ngase njeriu ka qenė edhe para se tė vinte nė kėtė botė, ai ka kaluar faza tė ndryshme, nė etapa tė ndryshme, ai pėr herė tė parė ėshtė krijuar qė moti para se tė krijohet toka dhe qiejt, atėherė kur i krijoi Allahu tė gjithė shpirtrat pėr njėherė, pastaj sė dyti ai ėshtė krijuar nė barkun e nėnės sė tij, i mbėshtjell si lėmsh rreth vetės ka jetuar pėr disa muaj, e pastaj ka ardhur nė kėtė botė, e qė ėshtė etapa e tij e tretė.
Ėshtė interesant se sikur njeriut nuk i kujtohet asgjė nga ato dy etapa tė jetės sė tij, bile ndoshta mundė tė konkludojmė se po tė ishte nė gjendje qė ai tė meditoi nė barkun e nėnės sė tij e ne tė bisedojmė me tė, ai do tė mendonte se ajo ėshtė e vetmja jetė dhe se kotė do tė ishim munduar ta bindim se ka edhe njė botė tjetėr, bile kjo ėshtė mė e mirė, mė e gjerė sesa ajo nė tė cilėn gjendet nė tė, por pse atij nuk ia kap mendja dhe se pse nuk mundė ta bindim atė, kjo nuk do tė thotė se kjo botė nuk ekziston dhe vijėn koha e ai del me zor, pa dėshirėn e tij nė kėtė botė dhe e sheh se vėrtetė kjo qenka reale dhe shumė e madhe.
E njėjta gjė do tė ndodh me njeriun i cili me dhunė do tė dal nga kjo botė, pa u pyetur fare, e do ta sheh se atje ka njė botė tjetėr, bile edhe mė e gjerė sesa kjo qė jemi tash nė tė, edhe pse tash sa ėshtė nė kėtė botė ndoshta e mohon, e kundėrshton, e ndoshta tė ketė mundėsi nuk del nga kjo botė fare, por ja qė edhe ajo kohė do tė vijė e do ta sheh me sytė e tij, ashtu siē e ka parė kėtė botė kur ka dal nga barku i nėnės sė tij.
Na mbetet ende pėr tė folur pėr vdekjen dhe rreth saj, por pėr mos ta zgjatur mė shumė kėsaj radhe po lėmė me kaq, e deri nė javėn e ardhshme Selam Alejkum ve Rahmetull-llah!
Epoka e Re, e premte, 26 shkurt 2010
Krijoni Kontakt