Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 203 prej 203
  1. #201
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Kete pune tashi e zgjidh vetem profesor doktorr Arqileja

    I paskat ron tastieres diten e shen valentinit, qe qekat knoq. lol
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    e di si eshte ajo pune
    qenet qe lehin shume nuk te hane

    Megjithate ajo dihet qe per femrat nje marredhenie eshte dashuri ndersa per meshkujt eshte nje akt
    Jo kete se kam degjuar per vete,per femrat dashuri tek ne quhet akt.

  3. #203
    VETEVENDOSJE! Maska e Endri_UCK
    Anëtarësuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Me Shqiponjat.
    Postime
    375
    Citim Postuar më parë nga laura.. Lexo Postimin
    Kur meshkujt nuk arrijnë të plotësojnë dëshirat dhe kënaqësitë e partnereve

    Sipas studimeve kur femra arrin në orgazëm gjatë marrëdhënieve, atëherë kënaqësia e saj është pothuajse 10-fish më e fortë se ajo e mashkullit. Sidoqoftë e vërteta është se në një përqindje të madhe të rasteve nga një marrëdhënie intime, femra del më e pakënaqur.
    Faktori kryesor i këtij fenomeni duket se është eksitimi i shpejtë i mashkullit, pa përjashtuar edhe moskujdesin e shumë meshkujve ndaj dëshirave të partnereve. Kjo gjë shumë herë shkakton probleme në çift, sepse femra fillon ankesat kurse mashkulli shumë herë pa të drejtë ndjehet sikur preket burrëria e tij, dhe anashkalon problemin.
    Dashuri midis një çifti do të ketë probleme nëse nuk ekziston një seksualitet i shëndetshëm dhe i pasur. Probleme të tilla shkaktohen edhe atëherë kur në marrëdhëniet seksuale meshkujt nuk arrijnë të plotësojnë dëshirat dhe kënaqësitë e partnereve.

    Kënaqësia
    Meshkujt që në moshë të vogël ndjejnë një farë problematizimi në lidhje me organin e tyre seksual. Fëmija në fillim e shikon organin e tij si lodër dhe me kalimin e kohës duke ardhur në kontakt me meshkuj të tjerë fillon njëfarë konkurrence mbi organin seksual.
    Kështu ekziston edhe një numër i madh meshkujsh që frikësohen se nuk mund të jenë partnerë të mirë përderisa nuk ndodhet në të njëjtat kondita si dikush tjetër. Ndërkohë që realisht nuk është kështu.
    Së pari aftësia e vet organit nuk varet përmasat. Së dyti aftësia e mashkullit në seks nuk varet vetëm nga aftësia e organit të tij, varet edhe nga sjellja e mashkullit, klima që krijon për femrën, aftësia e tij për të plotësuar dëshirat e partneres.
    Dhe së treti nga rezistenca e mashkullit gjatë marrëdhënieve seksuale. E rëndësishme është që të gjesh një vend të përshtatshëm dhe të këndshëm për të kryer marrëdhënie, në mënyrë që ti dhe partnerja të ndjeheni sa më mirë.
    Megjithatë nuk është e thënë që seksi është i mirë për një femër vetëm kur kryhet në një krevat, çdo femër, ashtu si çdo mashkull, mund të ketë preferencat e veta.
    Rëndësi kanë edhe lojërat seksuale, por duhet të kenë më tepër në epiqendër femrën, pasi mashkulli e ka më të lehtë eksitimin.

    Aftësia seksuale
    Dëgjohet kohët e fundit se kanë dalë një serë ilaçesh, madje bëhen edhe ndërhyrje kirurgjikale, të cilat forcojnë aftësinë dhe rezistencën e mashkullit në seks.
    Aftësia e njeriut në lidhje me seksin lidhet me psikologjinë e tij dhe këto ndërhyrje nuk janë absolutisht pozitive, pasi mund të kenë efekte anësore. Kështu fillimisht ajo që ka rëndësi është që mashkulli t’i shmanget frikës së tij në aspektin seksual kur kërkon rezistencën, kurse në rastin që atij i është larguar dëshira për seks, atëherë shkak kryesor janë streset e përditshmërisë. Për këtë është e këshillueshme të kërkohet qetësia si dhe ndihma e partneres, e cila mund t’iu ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.
    Në rast se kjo gjendje vazhdon atëherë duhet që t’i drejtohet mjekut specialist.
    Tek rezistenca seksuale e mashkullit përveç psikologjisë së mirë ekzistojnë edhe një farë metodash të tjera.
    Alkooli dhe duhani sipas seksologëve e ndihmojnë mashkullin momentalisht në seks, por nga ana tjetër konsumimi i tyre kronik i shkakton atij probleme shëndetësore, por edhe i “vret” atij aftësinë seksuale.
    Prandaj nëse i përdorni si mjet ndihmues, alkoolin dhe duhanin, por edhe masturbimin, duhet të jeni në dijeni të pasojave të tyre të dëmshme për vetë aktivitetin seksual.
    Laura osht vajze profesionale per keto punet
    LoOoL

    PS: Shum info interesante
    Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë.

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •