Fatos Cocoli

Dy dite me pare kryeministri i vendit zhvilloi nje analize publike te 6 muajve te punes se qeverise se vet. Kjo nuk ka ndodhur me asnje kryetar te meparshem qeverie. Duhet pershendetur, me gjithe merakun se mos e gjithe ngrehina llogari-kerkuese eshte nje spektakel i tipit te mbledhjeve te KPD-se se partise socialiste, me titull "Ethet e te qenit i sinqerte". Kryeministri vuri gishtin mbi plage. Administrata shteterore eshte ndermarrja me e madhe e vendit. Puneson 167 mije vete. Harxhon ne vit mbi 600 milione dollare. Pjesa me e madhe e drejtuesve shikon tenderat dhe jo politikat e permiresimit te sherbimit ndaj qytetareve. Difektet e administrates i shkaktojne humbje xhepave te shqiptreve me dhjetera milione dollare, qe mund te shkonin fare mire per te ngritur me shume pensionet, apo per nje spital e shkolle me shume. Dhe me teper, administrata e fjetur shqiptare eshte karroca e Dylit qe ka pak gjasa ta afroje vendin me Bashkimin Evropian. Mirepo a mjafton nje e shkundur verbale e kreut te qeverise? Sikurse a mjaftuan akuzat e tij te forta nje vit e tre muaj me pare per te ndaluar pushtetaret te abuzonin dhe zhvillonin kontrabande e favorizime gjithfaresh per bizneset e miqve apo farefisit te tyre? Sikurse katarakti i kritikave te dy javeve me pare ne ministrine e Shendetesise, a i beri mjeket te mendohen dy here perpara se te pranojne parate e familjareve perpara operacionit, apo te vijojne te shesin ilacet e spitaleve? Keto pikepyetje nuk mund sesi te mos lindin ne koke te njerezve, qofshin edhe me dashamiresit e pushtetareve te sotem. Pa dyshim qe te thuhen te metat hapur ndihmon ne njefare menyre. Por eshte vetem fillimi i transformimit. Ne rast se kryeministri kerkon vertet ndryshimin rrenjesor te punes de mendesise se administrates qe drejton, eksperiencen e ka te pasur nga vendet e zhvilluara te BE-se. Ato kane 30 vjet qe kryejne reformim administrate shteterore. Rruga eshte mirefilli e gjate.

Lind pyetja, si ta bejme administraten shteterore me fytyre njerezore? Eshte nje pyetje qe kane dekada qe e kane ngritur vende te tilla te zhvilluara si Franca, Hollanda, Irlanda, Portugalia, etj. Dhe pergjigjja efikase e kesaj pyetje ka te beje me modernizimin real te administrates publike. Eksperienca e perpjekjeve te menazhereve shteterore te ketyre vendeve pergjate 30 viteve te fundit ka shume vlera per stadin e zhvillimit te administrates sone dhe per politikat e saj transformuese. Sipas modelit portugez te administrates publike, modernizimi i saj iu ngarkua nje "task force" (grup pune) qe perbehej nga eksperte te fushave te ndryshme. Ata synuan nje kualifikim te larte te nepunesve ne sektorin shteteror, si dhe pavaresi te administrates dhe struktures se saj nga forcat politike ne pushtet. Reformimi i administrates dallohej dhe nga angazhimi i shoqerise civile dhe medias ne permiresimin e treguesve te punes se saj me qytetaret. Ne Portugali u krijua nje rrjet informacioni mbi bazen e nje "database" (depo elektronike te dhenash te detajuara qe mbahet ne kujtesen e kompjuterit) shume te hollesishme. Kjo sherbeu per te informuar qytetaret ne cdo cep te vendit lidhur me procedurat ne sherbimet publike. Autoritetet shteterore portugeze e kane testuar veten dhe sherbimet qe ofrojne nepermjet organizimit te anketave mes qytetareve. Ne sondazhin e fundit, 51% e qytetareve te pyetur besojne se ka patur permiresim ne punen e administrates publike.

Sipas modelit hollandez, ne fillim te viteve 80-te te shekullit te kaluar administrata e ketij vendi pesoi nje sere ndryshimesh, qe cuan ne nje administrate me moderne dhe efektive. Ndryshimet synuan normalizimin e marredhenieve te punes te nepunesit publik, si dhe te kushteve te punesimit, krijimin e sherbimit te larte civil dhe ngritjen e agjensive perkatese. Nje pjese te rendesishme te ristrukturimit e zuri reforma per te reduktuar kostot administrative. Normalizimi i kushteve te punesimit dhe te marredhenieve te punes synon qe marredheniet mes nepunesve shteterore dhe qeverise te behen gjithnje e me te ngjashme me ato qe ekzistojne ndermjet punedhenesit dhe punemarresit ne sektorin privat. Ne Irlande sfida kryesore rinovuese e administrates shteterore u perqendrua ne decentralizimin e strukturave publike, te cilat deri ne fund te viteve 70-te ishin mbledhur ne kryeqytet, Dublin. Ky decentralizim zgjati me shume se dy dekada dhe eshte ende ne proces. Tipar themelor i reformave irlandeze ne strukturat publike eshte konsensusi i gjere mes politikaneve dhe nepunesve shteterore.

Ne France projekti per modernizimin e administrates publike filloi ne vitet 80-te. Ne vitet 93-94 ky proces terhoqi vemendjen e mediave. Tipari kryesor i reformes franceze ka qene pavaresia e ekipeve rinovuese nga ndryshimet e pushtetit politik. Nje tjeter veti e rendesishme e modernizimit eshte perfaqesuar nga rritja e pergjegjesise se punes se administrates shteterore nepermjet kontratave te sherbimit publik. Jane realizuar kontrata si ne nivel institucionesh, ashtu dhe ne nivel individual me nepunesit shteterore. Vitet e fundit nje rol qendror ka marre politika e afrimit te administrates shteterore me publikun, nepermjet nje sere inisiativash. Synohet ulja e pakenaqesise se publikut ndaj burokracise, detajimi ose pergjithesimi i kerkesave te qytetareve ndaj administrates publike, si dhe pershtatja e kesaj te fundit ndaj nje publiku heterogjen(shtresa qytetaresh me nevoja dhe kerkesa te ndryshme).

Eksperienca eshte e bollshme. Por a do te jete kembengules dhe pergjesi-marres numri nje i qeverise sone per te realizuar vertet ndryshimin e shpejte te administrates shteterore shqiptare. Po t'u qendroje fjaleve te veta, atehere do te ndodhe nje mrekulli 10 here me e madhe se sa shnderrimi i perditshem i sotem i kryeqytetit tone ne saje te punes se nje bashkie te motivuar.



Mendoj se artikull shkruėsi jep disa shembuj te mire .
Nje nga keto reforma do ti duhej Shqiperise ne keto momente.