Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 61
  1. #51
    Citim Postuar më parë nga Brari
    uuu ca thot kjo.. me sa te kam pare une... ti Elna je si kumbull .. bile si kumbull shupenze.. lol.
    sa per platonikce te gjith brezat e kan at faze.. e pastaj kur u vjen rasti din platoniket edhe te putho-mullaqosen se cke me te...lol.

    vazhdo..si te te vije frymzimi.. nema problemos..lol.


    Brar

    Gjithsesi flm për inkurajimin.

    Preferenca ime mbetet të të lexoja të paktën në shqipe të pastër e jo me atavizma fqinjësh apo përshtatje neolatine ne tema jashte bejteve .
    Për të tjerat seicili ka mendimet dhe shijet e veta

    Mbrëmje të këndshme.

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 10-02-2005 më 18:21

  2. #52
    Diamant në pasqyrë...


    Nëse ndonjëherë të dukem larguar
    E brishtë e ëmbël dhe e ftohtë
    Mos e merr i dashur që nuk të dua
    Por thjesht, vështirë të shprehem e plotë

    Nëse ndonjëherë të dukem përhumbur
    Mbyllur ashtu në botën time
    Mblidhmë mes krahësh i dashur fort
    Më zgjo përhumbjet e jetës sime.

    Nëse ndonjëherë të dukem vajtuar
    Shkëlqimnë e syve zënë nga loti
    Mos u tremb i dashur se do kalojë
    Janë lotë që shkrihen, kur ngrohet moti

    Nëse ndonjëherë të dukem menduar,
    Fjalëheshtur në buzë të qeshur
    Pyetmë i dashur çfarë mendoj
    S'do reshtja së thëni: lumturinë e gjetur

    Dhe kur mëngjes i nesërm të të zgjojë
    Me ëndrrën e mbrëmjes diku larguar
    Pasqyrës përballë një shikim dërgoji
    Puthjen e ëmbël do të kem lënë shkruar…



    Elna

    Gjenevë
    14 shkurt 2004
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 13-02-2005 më 22:40

  3. #53
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Shume te bukura Elna!
    Urime zemla & Gezuar Shen Valentinin .



    SeLiNa

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum bukur Elna..

    Kjo poezi eshte nje dhurat e bukur qe ja ben te gjithve besoj per diten e Shen ValentiniT..

    gezuar dhe ty pra..

    gezuar dhe ju tjeret shen Valentinin..

  5. #55
    Citim Postuar më parë nga selina_21
    Shume te bukura Elna!
    Urime zemla & Gezuar Shen Valentinin .



    SeLiNa
    Selinë flm për leximin dhe komentin.

    Pak me vonesë por më mirë vonë se kurrë : Gezuar dhe ti.

    Përshëdnetje

    Elna.

  6. #56
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Shum bukur Elna..

    Kjo poezi eshte nje dhurat e bukur qe ja ben te gjithve besoj per diten e Shen ValentiniT..

    gezuar dhe ty pra..

    gezuar dhe ju tjeret shen Valentinin..
    Brar përshëndetje.

    Flm për leximin si dhe komentin.

    Vargjet sigurisht i kam sjelle këtu për të ndarë leximnë e tyre me anëtarët e këtij forumi, gjë që e kam shprehur që në krye të kësaj teme. Më jep kënaqësi ndarja e të shkruarit me bashkëbisedues/ese të cilët kanë të drejtën e tyre të shprehurit të mendimit në përputhje me çka mbartet në shkrime.

    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi

    09-02-2003, 03:11 #1
    Elna Durrësi

    Nga puthjet, për puthjet, prej puthjeve: Eros i Marrë

    --------------------------------------------------------------------------------

    Përshëndetje forumi.

    Meqë jemi një javë pranë 14 shkurtit, Ditës së Dashuruarve dhe Dashurisë mblodha ca nga vargjet e mia hedhur andej këndej, në forum apo Word dhe ja po i postoj tani duke ju uruar të gjithëve


    GEZUAR SHEN VALENTININ.

    Me respekt

    Elna.

  7. #57
    në botën shqiptare
    Anëtarësuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Ngjashmëria e një përjetimi

    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi
    Diamant në pasqyrë...


    Nëse ndonjëherë të dukem larguar
    E brishtë e ëmbël dhe e ftohtë
    Mos e merr i dashur që nuk të dua
    Por thjesht, vështirë të shprehem e plotë

    Nëse ndonjëherë të dukem përhumbur
    Mbyllur ashtu në botën time
    Mblidhmë mes krahësh i dashur fort
    Më zgjo përhumbjet e jetës sime.

    Nëse ndonjëherë të dukem vajtuar
    Shkëlqimnë e syve zënë nga loti
    Mos u tremb i dashur se do kalojë
    Janë lotë që shkrihen, kur ngrohet moti

    Nëse ndonjëherë të dukem menduar,
    Fjalëheshtur në buzë të qeshur
    Pyetmë i dashur çfarë mendoj
    S'do reshtja së thëni: lumturinë e gjetur

    Dhe kur mëngjes i nesërm të të zgjojë
    Me ëndrrën e mbrëmjes diku larguar
    Pasqyrës përballë një shikim dërgoji
    Puthjen e ëmbël do të kem lënë shkruar…



    Elna

    Gjenevë
    14 shkurt 2004
    Elna, më ngjethe mishtë me vërtetësinë tënde...Ndonëse kaloi Shën Valentini, unë akoma po e ndjejë aq afër...Si të ishte një stinë e pafund...e që aq shumë i ngjan kësaj që kishe shkruar ti aq me ndjenjë...
    Diamanti
    Ndryshuar për herë të fundit nga diamant abrashi : 20-02-2005 më 13:52

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Dezertimi

    Elna,
    dezertove dhe ke oxhaku e edhe ke puthjet... Ke rënë në gjumë apo...? Po na mungon të gjithëve ngapak...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Tiffany
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    51
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi
    Përshëndetje forumi.

    Mes trëndafilëve të shtratit tim

    Në shtratin tim me shumë kujdes
    Trëndafila të kuq ngado janë hedhur
    Por trëndafili me i bukur , do të jem unë
    Kur në këtë shtrat të jem e zhveshur

    Dhe dalëngadalë, unë ty do të ftoja
    Të kundërmoje aromën e trupit tim
    Petalet e mia ngadalë ti t’i zbuloje
    Me puthjet të shumta, pa mbarim.

    Dhe pasi puthjet të më kishin mbuluar
    Petalet e mia do kërkoja në trupin tënd
    Do ti mblidhja me buzët e mia në heshtje
    Me puthje që të ta digjnin gjithë trupin tënd.

    Pasi të ishim dehur nga ndjenjë e shtratit
    Çërçafët mbi trupat tanë do ti ngrija
    Do strukesha diku në gjoksin tënd
    Dhe mes krahëve të tu, me endje do flija.

    Elna Durrësi.
    Kjo eshte e preferuara ime ylle. Sa mire do ishte sikur cdo dite te ishte 14 shkurt

  10. #60

    Për: Nga puthjet, për puthjet, prej puthjeve: Eros i Marrë

    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Përshëndetje forumi.

    Meqë jemi një javë pranë 14 shkurtit, Ditës së Dashuruarve dhe Dashurisë mblodha ca nga vargjet e mia hedhur andej këndej, në forum apo Word dhe ja po i postoj tani duke ju uruar të gjithëve


    GEZUAR SHEN VALENTININ.




    Puthjet.

    Kur të jemi ndër krahë qafuar
    Ndarë gazin tënd , gazin tim
    Ç’malluese do të jenë puthjet
    Për mallin tënd , për mallin tim

    Kur të jemi ndër epshe dashuruar
    Drithuar unë , drithëruar ti
    Mbretëri e papushtueshme puthjet
    Për shpirtin tënd , për shpirtin tim.

    Kur të jemi në të shkuar.
    Në të përshëndetur unë edhe ti.
    Mallëngjyese të fuqishmet puthje
    Për kthimin tend , për kthimin tim.


    ……………………


    Nga puthjet

    Më djegin të butat buzë
    Nga puthjet e tua , plot endje
    Me japin një ndienjë të këndshme
    Që çuditërisht, nuk është dhëmbje


    Dhe sa herë që flas apo qesh
    Djegësi e tyre , më kujton ty
    Përjetimet e ethshme dashurore
    Dhuruar unë , dhuruar ti.


    ………………………………..


    Ti

    Cliroje shpirtin nga çdo gjë
    Lëre trupin të zhdërvjellohet
    Fishekzjarret le të shpërthejnë
    Marshi i triumfit le të dëgjohet

    Dhe mos ngurro të më thuash të dua
    Me fjalë apo dhe me trupin tënd
    Puthmë i dashur , puthmë mua
    Puthmë deri sa të mbes pa mënd.


    …………………………………..


    Mes trëndafilëve të shtratit tim

    Në shtratin tim me shumë kujdes
    Trëndafila të kuq ngado janë hedhur
    Por trëndafili me i bukur , do të jem unë
    Kur në këtë shtrat të jem e zhveshur

    Dhe dalëngadalë, unë ty do të ftoja
    Të kundërmoje aromën e trupit tim
    Petalet e mia ngadalë ti t’i zbuloje
    Me puthjet të shumta, pa mbarim.

    Dhe pasi puthjet të më kishin mbuluar
    Petalet e mia do kërkoja në trupin tënd
    Do ti mblidhja me buzët e mia në heshtje
    Me puthje që të ta digjnin gjithë trupin tënd.

    Pasi të ishim dehur nga ndjenjë e shtratit
    Çërçafët mbi trupat tanë do ti ngrija
    Do strukesha diku në gjoksin tënd
    Dhe mes krahëve të tu, me endje do flija.


    ………………………………..


    Ah , pagjumësia më ka pushtuar
    Rishtas mendimet më sjellin tek ty
    Bashkangjitet mallit, dëshirë e zjarrtë
    Eh, këto çaste ti jetonim, ti jetonim
    Rrëmbyeshëm unë dhe ti

    Ç’ndrydhosje e ndjenjave të na zaptonte
    Eve, Adam le të ringjallnim përsëri
    Të shkruanim vargje me buzët tona
    Në trupin tënd, në trupin tim.

    Qetësi e natës plotësisht të largohej
    Mes fjalesh , ndjenjash , epshesh përzier
    Kënaqësi e shpirtrave të triumfonte
    Plot rënkime ,klithma, ekstaze, mrekullie.

    Nata mbulojën të na e hidhte të bardhë
    Për të mbuluar trupa dehur kënaqësi
    Të pafuqishëm të flinim pranë e pranë
    Pranë trupit tënd , pranë trupit tim.

    Elna Durrësi.

    ... është nganjëherë kënaqësi të lexosh vetveten :-)

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Puthjet klasike
    Nga Davius në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 00:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •