shume te bukura elna,urime...![]()
shume te bukura elna,urime...![]()
C:\DOS
C:\DOS.RUN
RUN:\DOS.RUN
Swetie dhe Mos_More
Flm për përgëzimet tuaja , si dhe flm për kohën tuaj të çmuar që keni shpenzuar në leximin e vargjeve të mia.
Swetie
E putha tim bir , dhe i tashë që puthjene ka nga një mikeshë e mamit në forum . Ok më tha, mori telefonin , dhe ma dha duke më thënë: - thirre të vijë për kafe. Qesha me lot , dhe i thashë që është larg , nuk është këtu afër.
Ju përshëndes Elna.
elna me shkrive hahaahahahah. mire puthe dhe nje here fort per mua. do kisha shume deshire ta takoja nje here tet bir qenka shume i mire. bye elna kalofsh mire. tere te mirat.![]()
Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin
****
Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.
Kur unë të kem ikur
Ti gjithashtu…
E mall të na zërë
Pa bërë dy hapa
Do kthehemi çmendur
Të dy ashtu…
Puthjeshkëmbyer
Për udhë të largta.
Kur unë të kem ikur
Ti gjithashtu…
E nostalgjia
Të na pushtojë sakaq
Do marrim me vete
Të dy ashtu…
Puthje të ëmbla
Kujtime plot afsh.
Kur unë të kem ikur
Ti gjithashtu…
E flokët të na bëhen
Borë e bardhë.
Do kthehemi befas
Të dy ashtu…
Përhumbur puthjesh
Mall e zjarr.
Kur unë të kem ikur
Ti gjithashtu…
Gjenevë
31 janar 2005.
Me philos e them se vargjet per erosin i ke bere me agape te madhe.
wrong verb
Postuar më parë nga D D
D.D
Faleminderit.
Përshëndetje
Elna.
Elna,me ne fund e zgjove forumin me poezite e tua kaq te mrekullueshme.
Kisha kohe pa lexuar kaq ndjenje ne poezi.
Te burofte shpirti dashuri dhe ti i hedhsh ne vargje.
Je e mrekullueshme,e fundit me dha nje kenaqesi te madhe per ta lexuar dy-tri here.
Kur unë të kem ikur
Ti gjithashtu…
E mall të na zërë
Pa bërë dy hapa
Do kthehemi çmendur
Të dy ashtu…
Puthjeshkëmbyer
Për udhë të largta.
Kur unë të kem ikur
Ti gjithashtu…
E nostalgjia
Të na pushtojë sakaq
Do marrim me vete
Të dy ashtu…
Puthje të ëmbla
Kujtime plot afsh.
Kur unë të kem ikur
Ti gjithashtu…
E flokët të na bëhen
Borë e bardhë.
Do kthehemi befas
Të dy ashtu…
Përhumbur puthjesh
Mall e zjarr.
Nje mrekulli!
Elna te falenderoj qe na zbut kaq thjeshte ,mrekullisht thjeshte, shpirterat e ashpersuar nga vogelsirat vrastare te te perditeshmes...!
Gezuar San Valentinon !
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
Shume te bukura, vajza ime e preferuar e forumit. Do ta shijojme me shume Shen Valentinin, se na e solle me shpejt. Faleminderit dhe urime edhe ty.
Melankolia, crazy old baby, jonka!
Ju falenderoj nga zemra për kohën e leximit të vargjeve të mia, dashamirësinë e komenteve tuaja si dhe urimet që mbartin në to.
Ju uroj gjithashtu të gjithëve nga zemra : Gëzuar San Valentinon.
Me shumë respekt
Elna.
Krijoni Kontakt