Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 61
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Alaska
    Postime
    61
    shume te bukura elna,urime...
    C:\DOS
    C:\DOS.RUN
    RUN:\DOS.RUN

  2. #22
    Swetie dhe Mos_More


    Flm për përgëzimet tuaja , si dhe flm për kohën tuaj të çmuar që keni shpenzuar në leximin e vargjeve të mia.


    Swetie

    E putha tim bir , dhe i tashë që puthjene ka nga një mikeshë e mamit në forum . Ok më tha, mori telefonin , dhe ma dha duke më thënë: - thirre të vijë për kafe. Qesha me lot , dhe i thashë që është larg , nuk është këtu afër.

    Ju përshëndes Elna.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    elna me shkrive hahaahahahah. mire puthe dhe nje here fort per mua. do kisha shume deshire ta takoja nje here tet bir qenka shume i mire. bye elna kalofsh mire. tere te mirat.
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  4. #24

    Sikur ndarjet të shuheshin fare ...

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E mall të na zërë
    Pa bërë dy hapa
    Do kthehemi çmendur
    Të dy ashtu…
    Puthjeshkëmbyer
    Për udhë të largta.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E nostalgjia
    Të na pushtojë sakaq
    Do marrim me vete
    Të dy ashtu…
    Puthje të ëmbla
    Kujtime plot afsh.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E flokët të na bëhen
    Borë e bardhë.
    Do kthehemi befas
    Të dy ashtu…
    Përhumbur puthjesh
    Mall e zjarr.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…

    Gjenevë

    31 janar 2005.

  5. #25
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thumbs up

    Me philos e them se vargjet per erosin i ke bere me agape te madhe.
    wrong verb

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga D D
    Me philos e them se vargjet per erosin i ke bere me agape te madhe.

    D.D

    Faleminderit.


    Përshëndetje

    Elna.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Elna,me ne fund e zgjove forumin me poezite e tua kaq te mrekullueshme.
    Kisha kohe pa lexuar kaq ndjenje ne poezi.
    Te burofte shpirti dashuri dhe ti i hedhsh ne vargje.
    Je e mrekullueshme,e fundit me dha nje kenaqesi te madhe per ta lexuar dy-tri here.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E mall të na zërë
    Pa bërë dy hapa
    Do kthehemi çmendur
    Të dy ashtu…
    Puthjeshkëmbyer
    Për udhë të largta.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E nostalgjia
    Të na pushtojë sakaq
    Do marrim me vete
    Të dy ashtu…
    Puthje të ëmbla
    Kujtime plot afsh.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E flokët të na bëhen
    Borë e bardhë.
    Do kthehemi befas
    Të dy ashtu…
    Përhumbur puthjesh
    Mall e zjarr.


    Nje mrekulli!

  8. #28
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Elna te falenderoj qe na zbut kaq thjeshte ,mrekullisht thjeshte, shpirterat e ashpersuar nga vogelsirat vrastare te te perditeshmes...!
    Gezuar San Valentinon !
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    Shume te bukura, vajza ime e preferuar e forumit. Do ta shijojme me shume Shen Valentinin, se na e solle me shpejt. Faleminderit dhe urime edhe ty.

  10. #30

    Faleminderit.

    Melankolia, crazy old baby, jonka!

    Ju falenderoj nga zemra për kohën e leximit të vargjeve të mia, dashamirësinë e komenteve tuaja si dhe urimet që mbartin në to.

    Ju uroj gjithashtu të gjithëve nga zemra : Gëzuar San Valentinon.


    Me shumë respekt

    Elna.

  11. #31
    GEZUAR SHEN VALENTININ.




    Puthjet.

    Kur të jemi ndër krahë qafuar
    Ndarë gazin tënd , gazin tim
    Ç’malluese do të jenë puthjet
    Për mallin tënd , për mallin tim

    Kur të jemi ndër epshe dashuruar
    Drithuar unë , drithëruar ti
    Mbretëri e papushtueshme puthjet
    Për shpirtin tënd , për shpirtin tim.

    Kur të jemi në të shkuar.
    Në të përshëndetur unë edhe ti.
    Mallëngjyese të fuqishmet puthje
    Për kthimin tend , për kthimin tim.


    ……………………


    Nga puthjet

    Më djegin të butat buzë
    Nga puthjet e tua , plot endje
    Me japin një ndienjë të këndshme
    Që çuditërisht, nuk është dhëmbje


    Dhe sa herë që flas apo qesh
    Djegësi e tyre , më kujton ty
    Përjetimet e ethshme dashurore
    Dhuruar unë , dhuruar ti.


    ………………………………..


    Ti

    Cliroje shpirtin nga çdo gjë
    Lëre trupin të zhdërvjellohet
    Fishekzjarret le të shpërthejnë
    Marshi i triumfit le të dëgjohet

    Dhe mos ngurro të më thuash të dua
    Me fjalë apo dhe me trupin tënd
    Puthmë i dashur , puthmë mua
    Puthmë deri sa të mbes pa mënd.


    …………………………………..


    Mes trëndafilëve të shtratit tim

    Në shtratin tim me shumë kujdes
    Trëndafila të kuq ngado janë hedhur
    Por trëndafili me i bukur , do të jem unë
    Kur në këtë shtrat të jem e zhveshur

    Dhe dalëngadalë, unë ty do të ftoja
    Të kundërmoje aromën e trupit tim
    Petalet e mia ngadalë ti t’i zbuloje
    Me puthjet të shumta, pa mbarim.

    Dhe pasi puthjet të më kishin mbuluar
    Petalet e mia do kërkoja në trupin tënd
    Do ti mblidhja me buzët e mia në heshtje
    Me puthje që të ta digjnin gjithë trupin tënd.

    Pasi të ishim dehur nga ndjenjë e shtratit
    Çërçafët mbi trupat tanë do ti ngrija
    Do strukesha diku në gjoksin tënd
    Dhe mes krahëve të tu, me endje do flija.


    ………………………………..


    Ah , pagjumësia më ka pushtuar
    Rishtas mendimet më sjellin tek ty
    Bashkangjitet mallit, dëshirë e zjarrtë
    Eh, këto çaste ti jetonim, ti jetonim
    Rrëmbyeshëm unë dhe ti

    Ç’ndrydhosje e ndjenjave të na zaptonte
    Eve, Adam le të ringjallnim përsëri
    Të shkruanim vargje me buzët tona
    Në trupin tënd, në trupin tim.

    Qetësi e natës plotësisht të largohej
    Mes fjalesh, ndjenjash, epshesh përzier
    Kënaqësi e shpirtrave të triumfonte
    Plot rënkime, klithma, ekstazë, mrekullie.

    Nata mbulojën të na e hidhte të bardhë
    Për të mbuluar trupa dehur kënaqësi
    Të pafuqishëm të flinim pranë e pranë
    Pranë trupit tënd , pranë trupit tim.




    ...

    Shtrëngomë mes krahësh, i dashur, shtrëngomë
    Tregomë ç’ndjenjë , ç’forcë ka dashuria
    Puthmë fuqishëm, shpirt , qerpikë e lotë
    Mallomë , mallomë pafundësisht nga dashuria

    Dashuromë i dashur, thellësisht dashuromë
    Me mall e zjarr siç dashuron vetë dashuria
    Mrekullomë i dashur si zanat thonë
    Dhuromë, dhuromë çaste nga lumturia.

    Elna Durrësi.

  12. #32
    Sikur ndarjet të shuheshin fare ...

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E mall të na zërë
    Pa bërë dy hapa
    Do kthehemi çmendur
    Të dy ashtu…
    Puthjeshkëmbyer
    Për udhë të largta.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E nostalgjia
    Të na pushtojë sakaq
    Do marrim me vete
    Të dy ashtu…
    Puthje të ëmbla
    Kujtime plot afsh.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E flokët të na bëhen
    Borë e bardhë.
    Do kthehemi befas
    Të dy ashtu…
    Përhumbur puthjesh
    Mall e zjarr.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…

    Gjenevë

    31 janar 2005.

  13. #33

    Zgjime diellore.

    Zgjohemi papritur
    Nga diell çudirash
    Mëngjeset e vjetër
    Nuk janë më si ato…
    Ngrohemi befas
    Me buzëqeshje magjirash:
    Magjira mahnitëse me: Sa më do?
    Ecim udhëve ashtu përhumbur
    Mbartur me vete dëshirnë e kthimit
    Ngado që të shkojmë
    Hapat na çojnë
    Në atë që quhet:
    Vend i Takimit...


    2 shkurt 2005


    Elna Durrësi.

  14. #34
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi
    Sikur ndarjet të shuheshin fare ...

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E mall të na zërë
    Pa bërë dy hapa
    Do kthehemi çmendur
    Të dy ashtu…
    Puthjeshkëmbyer
    Për udhë të largta.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E nostalgjia
    Të na pushtojë sakaq
    Do marrim me vete
    Të dy ashtu…
    Puthje të ëmbla
    Kujtime plot afsh.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E flokët të na bëhen
    Borë e bardhë.
    Do kthehemi befas
    Të dy ashtu…
    Përhumbur puthjesh
    Mall e zjarr.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…

    Gjenevë

    31 janar 2005.


    Shume e bukur Elna! Pergezimet e mia. Sidomos kjo poezia qe kam cituar me pelqen jashte mase sikur te ishte jeta thjesht nje poezi sa shpirtra do ishin bashkuar .

    Edhe njehere Pergezime dhe Gezuar festen per te gjithe te dashuruarit.


    p.s. Xhuxhumak ku ke mbaruar ti gjimnazin?


    Gezuar Festen te gjithe te dashuruarit.



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  15. #35
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anëtarësuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    Ja keto peozit e tua Elna jane shum te bukura , kane nje senc te kuptuarit ,dashurin si mesazh mallepshet e pershkeruara fort ne largesi kohore. Te uroi edhe me tej suksese. Je vertet poete e talentuar qe freskon forumin me vargje te lehta .

  16. #36

    Përpëlitje e ndjenjë e vërtetë

    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi
    Zgjohemi papritur
    Nga diell çudirash
    Mëngjeset e vjetër
    Nuk janë më si ato…
    Ngrohemi befas
    Me buzëqeshje magjirash:
    Magjira mahnitëse me: Sa më do?
    Ecim udhëve ashtu përhumbur
    Mbartur me vete dëshirnë e kthimit
    Ngado që të shkojmë
    Hapat na çojnë
    Në atë që quhet:
    Vend i Takimit...


    2 shkurt 2005


    Elna Durrësi.

    Elnë e dashur, më ngrohe dhe mua zemrën me vargjet tua e sidomos me këto që kishte cituar edhe White Angel. Mua më ngeli të citoja Zgjime diellore. Shpresoj që ditën e Shën Valentinit ta kalosh ashtu si ta do zemra dhe me yjet që të flejnë në shpirt...


    Urime dhe një herë e gëzuar!


    Me respekt
    Mjellma

  17. #37
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anëtarësuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    Harova, Elna te te uroi diten e Shen Valentinit Urimedhe ia kalosh si eshte me se miri.

  18. #38
    në botën shqiptare
    Anëtarësuar
    16-01-2005
    Postime
    198
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi
    Sikur ndarjet të shuheshin fare ...

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E mall të na zërë
    Pa bërë dy hapa
    Do kthehemi çmendur
    Të dy ashtu…
    Puthjeshkëmbyer
    Për udhë të largta.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E nostalgjia
    Të na pushtojë sakaq
    Do marrim me vete
    Të dy ashtu…
    Puthje të ëmbla
    Kujtime plot afsh.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E flokët të na bëhen
    Borë e bardhë.
    Do kthehemi befas
    Të dy ashtu…
    Përhumbur puthjesh
    Mall e zjarr.

    Kur unë të kem ikur
    Ti gjithashtu…

    Gjenevë

    31 janar 2005.
    Përshëndetjet e mia Elna,
    dhe mirë se erdhe me këtë hymn dashurie në sofrën poetike të Forumit. Shpresoj që edhe ti të jesh e lumtur aq sa duket e aq sa del në vargjet Tuaja...Urimet më të mira dhe për Shën Valentinin nëse deri atëherë nuk kryqëzohemi në tema të tjera. Bukur vërtetë të lexosh poetesha të mira dhe të guximshme...dhe mbi të gjitha poezi që i japin kuptimin që e meriton jetës...
    Shëndet, Diamanti

  19. #39
    Përshëndetje.




    White_Angel, Mjellma, shpirti_i_bukur

    Ju falenderoj nga zemra për kohën e leximit, për komentet tuaja, si dhe për urimet që bartnin mesazhet tuaja.

    Më vjen mirë që ju kanë pëlqyer vargjet e mia.



    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 04-02-2005 më 17:13

  20. #40

    Përshëndetje.

    Citim Postuar më parë nga diamant abrashi
    Përshëndetjet e mia Elna,
    dhe mirë se erdhe me këtë hymn dashurie në sofrën poetike të Forumit. Shpresoj që edhe ti të jesh e lumtur aq sa duket e aq sa del në vargjet Tuaja...Urimet më të mira dhe për Shën Valentinin nëse deri atëherë nuk kryqëzohemi në tema të tjera. Bukur vërtetë të lexosh poetesha të mira dhe të guximshme...dhe mbi të gjitha poezi që i japin kuptimin që e meriton jetës...
    Shëndet, Diamanti


    Abrashi

    Lexova komentin tënd dhe gjeta në të gjëra që më dhuruan buzëqeshjen e mbrëmjes: Vlerësimi për guximin, kurajimi për vargjet. Të faleminderit për mirëkuptimin e tyre.

    Lumturia është gjë e bukur, por jo e pamundur. Rëndësi ka që e nesërmja të zgjojë më lumtur se sot, më gaz se dje. E sotmja shkon, e djeshmja shuhet. E rëndësishme, kur e nesërmja të trokasë, të qënit zgjuar.

    Këto vargje që i quajte himn dhe unë i kam shumë për zemër. Mbase janë shkruar vërtet për të qenë himn...

    Te faleminderit për leximin si dhe komentin e tyre.

    Me respekt

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 04-02-2005 më 17:30

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Puthjet klasike
    Nga Davius në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 00:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •