Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1

    Nga puthjet, për puthjet, prej puthjeve: Eros i Marrë

    Përshëndetje forumi.

    Meqë jemi një javë pranë 14 shkurtit, Ditës së Dashuruarve dhe Dashurisë mblodha ca nga vargjet e mia hedhur andej këndej, në forum apo Word dhe ja po i postoj tani duke ju uruar të gjithëve


    GEZUAR SHEN VALENTININ.




    Puthjet.

    Kur të jemi ndër krahë qafuar
    Ndarë gazin tënd , gazin tim
    Ç’malluese do të jenë puthjet
    Për mallin tënd , për mallin tim

    Kur të jemi ndër epshe dashuruar
    Drithuar unë , drithëruar ti
    Mbretëri e papushtueshme puthjet
    Për shpirtin tënd , për shpirtin tim.

    Kur të jemi në të shkuar.
    Në të përshëndetur unë edhe ti.
    Mallëngjyese të fuqishmet puthje
    Për kthimin tend , për kthimin tim.


    ……………………


    Nga puthjet

    Më djegin të butat buzë
    Nga puthjet e tua , plot endje
    Me japin një ndienjë të këndshme
    Që çuditërisht, nuk është dhëmbje


    Dhe sa herë që flas apo qesh
    Djegësi e tyre , më kujton ty
    Përjetimet e ethshme dashurore
    Dhuruar unë , dhuruar ti.


    ………………………………..


    Ti

    Cliroje shpirtin nga çdo gjë
    Lëre trupin të zhdërvjellohet
    Fishekzjarret le të shpërthejnë
    Marshi i triumfit le të dëgjohet

    Dhe mos ngurro të më thuash të dua
    Me fjalë apo dhe me trupin tënd
    Puthmë i dashur , puthmë mua
    Puthmë deri sa të mbes pa mënd.


    …………………………………..


    Mes trëndafilëve të shtratit tim

    Në shtratin tim me shumë kujdes
    Trëndafila të kuq ngado janë hedhur
    Por trëndafili me i bukur , do të jem unë
    Kur në këtë shtrat të jem e zhveshur

    Dhe dalëngadalë, unë ty do të ftoja
    Të kundërmoje aromën e trupit tim
    Petalet e mia ngadalë ti t’i zbuloje
    Me puthjet të shumta, pa mbarim.

    Dhe pasi puthjet të më kishin mbuluar
    Petalet e mia do kërkoja në trupin tënd
    Do ti mblidhja me buzët e mia në heshtje
    Me puthje që të ta digjnin gjithë trupin tënd.

    Pasi të ishim dehur nga ndjenjë e shtratit
    Çërçafët mbi trupat tanë do ti ngrija
    Do strukesha diku në gjoksin tënd
    Dhe mes krahëve të tu, me endje do flija.


    ………………………………..


    Ah , pagjumësia më ka pushtuar
    Rishtas mendimet më sjellin tek ty
    Bashkangjitet mallit, dëshirë e zjarrtë
    Eh, këto çaste ti jetonim, ti jetonim
    Rrëmbyeshëm unë dhe ti

    Ç’ndrydhosje e ndjenjave të na zaptonte
    Eve, Adam le të ringjallnim përsëri
    Të shkruanim vargje me buzët tona
    Në trupin tënd, në trupin tim.

    Qetësi e natës plotësisht të largohej
    Mes fjalesh , ndjenjash , epshesh përzier
    Kënaqësi e shpirtrave të triumfonte
    Plot rënkime ,klithma, ekstaze, mrekullie.

    Nata mbulojën të na e hidhte të bardhë
    Për të mbuluar trupa dehur kënaqësi
    Të pafuqishëm të flinim pranë e pranë
    Pranë trupit tënd , pranë trupit tim.

    Elna Durrësi.

  2. #2
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Të shkruanim vargje me buzët tona
    Në trupin tënd, në trupin tim.

    Mos ma merr per keq po me keto vargjet (do perdor nje fjale vulgare!) na ndeze fare. Kjo eshte gje e mire qe thua ti, po kur ke cte besh, dhe me ke te besh...

    Urime, urime!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #3
    Postuar më parë nga korçar
    Të shkruanim vargje me buzët tona
    Në trupin tënd, në trupin tim.

    Mos ma merr per keq po me keto vargjet (do perdor nje fjale vulgare!) na ndeze fare. Kjo eshte gje e mire qe thua ti, po kur ke cte besh, dhe me ke te besh...

    Urime, urime!
    korçar.


    Për ndezjet s'e kam fajin unë apo vargjet por 14 shkurti se ai më shtyu dhe mua ti postoja vargjet .

    Të përshëndes Elna.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Nje mrekulli poezite e tua Elna!!!
    Nje vale e ngrohte te kalon ne trup kur lexon keto poezi....
    Thnxx qe te pakten na ngroh shpirtrat e akullnajosur .

    Te pershendes duke te uruar Gezuar San Valentinin!
    E kalofsh mes puthjesh


  5. #5

    Përshëndetje

    Flm për përshëndetjen dhe Gëzuar edhe ti San Valentinin.

    Me respekt Elna.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Elna i ke qare kto poezi !


    Eshte kenaqsi ti lexosh poezite e tua.

    Urime !

    Gezuar Shen Valentinin te gjithve..!

  7. #7
    Faleminderit Brari.

  8. #8
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    06-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    35
    Elna.

    Qe je e talentuar, kete gje na i ke bere te qarte me kohe, por me keto poezite e tua po me ben qe te bej "be e rrufe" se kur keni lindur Ju, Zoti ke qene me lejen e zakoneshme.

    Te uroj nga zemra gezuar San Valentinin mes puthjeve.

    Eh sa do donte Cajupi apo Khajami tu kishte prane !

    FENWICK.

  9. #9
    Inxhenier Maska e hiedi
    Anëtarësuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    65
    Elna moj durresakja ime je shume e dashur
    je shume romantike

    te lumte
    bravo
    Shqiperia eshte e jona!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Te lumte Elna!Shume te bukura poezite.

    Gezuar 14 shkurtin.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Puthjet klasike
    Nga Davius në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 00:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •