Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Postime
    51

    Thumbs down Diplomacia botërore në rrezik nga Nauru

    Nga Tim JudahIshulli shtet i Oqeanit Paqësor, Nauru, ka njohur Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, të cilat kanë shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia vitin e kaluar. A mund të degëzojë kjo deri në Ballkan? Nauru ka një sipërfaqe prej 24 kilometrash katrorë dhe ka një popullsi prej 11 banorësh, të varfër. Javën e kaluar, Kieren Keke, ministri i Jashtëm, ishte në Moskë, Tskhinvali, kryeqyteti i Osetisë së Jugut dhe në Sukhumi, kryeqyteti i Abkhazisë. Sipas radios Evropa e Lirë dhe gazetës ruse “Kommersant”, z. Keke siguroi 50 milionë dollarë për ‘projekte socio-ekonomike urgjente në Nauru’ ndërsa ishte në Moskë. Në Oseti të Jugut, z. Keke tha se vendi i tij synonte të “ndihmonte republikat e reja të Kaukazit të tejkalonin vështirësitë e tyre”, duke i njohur ato. “Ne do t’iu kërkojmë fqinjëve tanë në Paqësor të ndihmojnë në të njëjtën mënyrë.” Nauru është vetëm vendi i katërt që ka njohur republikat e shkëputura nga Gjeorgjia, së bashku me Venezuelën, Rusinë dhe Nikaraguan. Megjithatë, ajo është tashmë vendi i vetëm në botë që ka njohur këto republika, por edhe Kosovën. Mbetet të shihet nëse paratë e premtuara këtë javë për njohjen, kanë blerë gjithashtu edhe zhbërjen e njohjes së Kosovës. Pyetjet e Balkan Insight për autoritetet ruse, naureze dhe serbe mbetën pa përgjigje mbi këtë çështje. Megjithatë, një zëdhënës për Ministrinë e Jashtme të Kosovës tha: “Kjo nuk na prek ne. Ne nuk presim që të ç’njihemi nga Nauru. Në shtator të vitit të fundit Nauru iu bashkua tre fqinjëve të saj të Paqësorit, SHBA dhe Shqipërisë duke u bërë ndër vendet e vetme që votonin kundër propozimit të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë një opinion këshillimor për pavarësinë e Kosovës. Një lidhje e tillë e fortë me SHBA-në në këtë çështje e bën vendimin e Naurusë, për të njohur republikat që u ndanë nga Gjeorgjia, shumë befasues. Në 2002 mësohet se Kina i ofroi 130 milionë dollarë Naurusë që të shuajë njohjen e saj për Tajvanin, por në 2005-ën Tajvani i ofroi Naurusë një marrëveshje më të mirë, dhe kështu njohja u rikthye në gjendjen e mëparshme. Që atëherë Tajvani ka ndihmuar me financimin e linjës ajrore të saj dhe të rrjetit të saj qeveritar në internet. Për Serbinë çështja e Gjeorgjisë është skajshmërisht e vështirë, sepse simpatitë e saj natyrale lidhen me Gjeorgjinë, përderisa Osetia e Jugut dhe Abkhazia janë ndarë nga ish republika sovjetike, bash siç Kosova është ndarë nga Serbia. Megjithatë Rusia bëri një luftë me Gjeorgjinë në gusht të 2008-ës dhe atëherë njohu dy krahinat si të pavarura. Në të njëjtën kohë ajo mbështet integritetin territorial të Serbisë dhe argumentoi në anën e Serbisë gjatë seancave të dëgjimeve në GJND gjatë këtij muaji. Serbia, thotë një zyrtar i lartë, nuk mund të bëjë gjëra të përbashkëta me Gjeorgjinë, sepse kjo do të kryqëzohej nga një ‘linjë e kuqe’ me Rusinë. Po ashtu opozita e fortë e SHBA dhe e vendeve të tjera të rëndësishme, e kanë ndalur Kosovën të njohë dy krahinat e shkëputura nga Gjeorgjia. Megjithatë vitin e fundit Abkhazia ofroi njohje reciproke të Kosovës. Sipas Maksim Gunjia, zv/ministër i Jashtëm i Abkhazisë, “fatkeqësisht ata e hodhën poshtë propozimin tonë.” Sot ai nuk është më një zgjidhje. Sipas një burimi diplomatik në Kosovë, asnjeri atje, as në qeveri dhe as në komunitetin diplomatik, nuk ka bërë një lidhje mes vendimit të Naurusë për krahinat e shkëputura të Kaukazit dhe degëzimit të tij potencial për Kosovën. “Për parim, - thotë ai, - ka OKB, e për gjithçka tjetër është Mastercard.” Megjithëse Nauru është mikroskopike, në betejën e njohjeve numrat kanë rëndësi. Këtë javë Kosova u njoh nga Malavi. Abkhazia dhe Osetia e Jugut shpresojnë të ecin vitin që vjen me vendet e Amerikës Latine, një rajon në të cilin Kosova ka bërë përparime modeste, me vetëm pesë vende që e njohin Kosovën deri tani. Zhbërja e njohjes është një fenomen relativisht i pangjashëm, por jo i panjohur. Maqedonia shoi njohjen e Kinës ndaj asaj të Tajvanit, dhe e mbështeti përsëri mes vitit 1999 dhe 2001, dhe në 2004 Shqipëria zhbëri e njohjen e Saharasë Perëndimore që është pushtuar nga Maroku. Nauru njohu Saharanë Perëndimore në 1981, dhe e çnjohu atë në vitin 2000, në të njëjtën ditë si dy fqinjë të tjerë të saj në Paqësor. Sot 64 vende e njohin Kosovën dhe 49 Saharanë Perëndimore. Megjithatë, në rastin e Saharasë 22 vende kanë përmbysur njohjet, 13 kanë ngrirë marrëdhëniet, një shtet që e ka njohur, Jugosllavia, nuk ekziston më dhe Serbia si shteti pasues ka marrëdhënie të mira me Marokun dhe nuk e njeh Saharanë Perëndimore. Vitin e fundit ka pasur fjalë se Maldivet kanë njohur Kosovën pas një ryshfeti prej 2 milionë dollarësh. Megjithatë, në maj policia e Maldiveve njoftoi se ata nuk gjetën të dhëna se kjo ishte e vërtetë. Që atëherë megjithatë dyshimet janë bërë pjesë e një padie që përfshin ministrin e Jashtëm dhe drejtuesit e opozitës.

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Irvi Lexo Postimin
    Nga Tim JudahIshulli shtet i Oqeanit Paqësor, Nauru, ka njohur Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, të cilat kanë shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia vitin e kaluar. A mund të degëzojë kjo deri në Ballkan? Nauru ka një sipërfaqe prej 24 kilometrash katrorë dhe ka një popullsi prej 11 banorësh, të varfër.
    Sipas Wikipedias ky ishull paska 14.019 banore (ne vitin 2006). Veq artikull interesant. Kush po i ndihmojka me pune biznesi, keta e paskan mire me ta. hehe
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 13-02-2010 më 08:29

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Postime
    51
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Sipas Wikipedias ky ishull paska 14.019 banore (ne vitin 2006). Veq artikull interesant. Kush po i ndihmojka me pune biznesi, keta e paskan mire me ta. hehe
    Të më falësh ishte gabim teknik dueht të ishte rreth 11.000 mijë. Po ajo që mbetet e rëndësishme është thelbi që rrjedh nga kjo "diplomaci" destruktive që po bënë Republika e Nauru.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    diplomaci destruktive?
    shume mire e ka bere qe e ka njohur.

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Irvi Lexo Postimin
    Të më falësh ishte gabim teknik dueht të ishte rreth 11.000 mijë. Po ajo që mbetet e rëndësishme është thelbi që rrjedh nga kjo "diplomaci" destruktive që po bënë Republika e Nauru.
    Secili shtet shikon interesat e tij, politiko-ekonomike, kjo eshte e kuptueshme, gjithmone ka ndodhur keshtu. ShBA-ja me njohjen e Kosoves ka bere nje hap te madh qe sherben shume ne te mire te paqes, nuk mendoj se e ka bere per interes, por e ka respektu te drejten e popullit per vetvendosje. Pra krijohen shtete te reja, dikujt nuk i konvenon ajo (p.sh. shteteve islamike se jane te lidhura me Rusine e Kinen dhe me politiken e ndyre te tyre), ata nuk i shkelin 'interesat' e veta.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Postime
    51

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Secili shtet shikon interesat e tij, politiko-ekonomike, kjo eshte e kuptueshme, gjithmone ka ndodhur keshtu. ShBA-ja me njohjen e Kosoves ka bere nje hap te madh qe sherben shume ne te mire te paqes, nuk mendoj se e ka bere per interes, por e ka respektu te drejten e popullit per vetvendosje. Pra krijohen shtete te reja, dikujt nuk i konvenon ajo (p.sh. shteteve islamike se jane te lidhura me Rusine e Kinen dhe me politiken e ndyre te tyre), ata nuk i shkelin 'interesat' e veta.

    Secili shtet mund të shikoj interesat e tijë por vetëm që këto interesa të mos binë ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Si do tu gjente Nauru nëse një lëvizje separatiste do të donte të shkëpuste veriun e ishullit të vogël pasi në të jetojn një shumcië aborigjen autokton. Do të rebelohej natyrisht dhe nuk do ta njihte këtë lëvizje. Atëherë pse lëshon njohje vend e pa vend dhe për çfarë për disa milion euro?
    Kjo është shitje për mua ky ishull shiti nderin e qytearve të vet.
    Nëse ky ishull do të njihte Abkazinë dhe Osetinë pa marë kurfarë gjëje nga Moska atëherë do ta cilsoia si një vendim të drejtë diplomatik. Shikoni mirë artikullin ku fare qart nga një vizitë e ministrit të jashtëm të Nauru doli se Nauru kuptoi vështirsinë e popullit abkaz e oset. Qesharake se si shtete pa integritet moral po godasin esncën e diplomacisë.

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Ca gjena per Nauru....

    Nese keto shtetet e dala nga Gjeorgjia jane jetevogela, Nauru eshte akoma me jetevogel.... se ceshtja se ku do shkojne "naurezet" pas permbytjes se tyre ka 15 vjet qe qarkullon ne OKB, ngase Nauru qe ta merrni vesh ju vit per vit permbytet per shkak te ngritjes se ujerave nga shkrirja e akujve.

    Tani me sa duket do i merrka Rusia keta Naurezet kur ishulli i tyre te mos dali me ne siperfaqe nga permbytja (gje qe pritet te ndodhi brenda nje 10 vjecari).

    Nejse..... te na roj Shqipria thoni se shtete si Nauru a Abhazia mbillen e vilen cdo 10 vjet

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Postime
    51

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Nejse..... te na roj Shqipria thoni se shtete si Nauru a Abhazia mbillen e vilen cdo 10 vjet
    Shumë bukur ky term very good

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •