Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Rajoni i Pejës, më i pasuri me trashëgimi kulturore

    Rajoni i Pejës, më i pasuri me trashëgimi kulturore

    Pejë, 11 shkurt - Rajoni i Pejës është identifikuar nga Këshilli i Evropës si visi më i pasur me trashëgimi kulturore dhe me mundësi zhvillimi edhe të zonave rurale. Këto begati duket se e kanë bërë përfitues të projektit për zhvillim rural, që financohet po nga ky mekanizëm ndërkombëtar. “Bashkë me 9 shtete të tjera, rajoni i Pejës është përfituese e këtij projekti”, ka thënë Valton Beqiri, ministër i Kulturës, derisa po debatohej për të mirat që sjell ky projekt për pesë komunat perëndimore të vendit. Beqiri ka thënë se trashëgimia kulturore e këtij rajoni duhet të ruhet, ndërsa për zhvillimin e turizmit në zonat rurale, ka thënë se rajoni i Pejës disponon me kapacitete të mira që duhen avancuar. Nga ana tjetër, Burbuqe Bakija-Deva, udhëheqëse e Divizionit për trashëgimi kulturore në këtë ministri, ka theksuar se tashti kërkohet angazhim edhe për promovimin e këtyre vlerave./koha/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kesaj i thon kash e lash o gimqe

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •