Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Jam kundër shtimit të nënforumeve të reja. Këtu nuk ka filozofë ose shkencëtarë dhe nënforume të tilla do të mbeteshin të shkreta. Pjesa dërrmuese e intelektualëve të forumit janë sherrxhinj që zihen për fe dhe politikë.

    Edhe kaq forume/nënforume sa janë, janë shumë. Disa janë të panevojshme dhe duhen shkrirë e bashkuar. Po kështu renditja dhe klasifikimi i disa forumeve/nënforumeve është e palogjikshme, bile them dhe ka gabime trashanike.

    Jo çdokush mund ta bëjë organizimin e një forumi. Forumi ndërtohet vetëm nga një dorë, nuk bëhet me propozimet e moderatorëve. Shto një këtu e shto një aty, forumi kthehet në një labirint ku anëtarët më shumë ngatërrohen se sa orientohen. Duhen gjëra më të thjeshta dhe përmbledhëse.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Përshëndetje

    Vura re që mungon një forum i mirëfilltë dedikuar filozofive politike. Do ishte e mundur që tek Kultura demokratike të shtohej një nën forum i ri për to, ose të ndryshohej përshkrimi i këtij forumi? Mendoj se këtu ndodhen mjaft indvidë të aftë që të diskutojnë rreth tyre duke kontribuar në ndërtimin e debateve mjaft konstruktive. Gjithashtu, një cep i veçantë ku mund të analizohen marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacia dhe sistemet ndërkombëtare përsëri mungon, dhe tek forumi historisë nuk mund të inkuadrohen, pasi sot në ndryshim nga shek 19 ekzistojnë në disiplina të veçuara shkencore.
    Nenforumi me i pershtatshem per kete, mendoj se eshte forumi "Kultura demokratike". Nuk jam kunder shtimit te forumeve, pasi tek e fundit eshte dicka teknike e realizueshme, por cdo forum qe shtohet, e ben paksa me te veshtire leximin e forumit: nje forum me shume qe duhet te vizitosh.

    Si rregull, nese ka pjesmarrje te madhe ne tema dhe anetare, ne hapim nje nenforum te ri. Pra je i lire te hapesh tema, te sjellesh materiale, te zgjosh interesin e anetareve te forumit mbi tematiken ne fjale, dhe nese pas 2-3 muajsh shohim qe ka interes, mund te hapim nje nenforum te ri.

    Albo

  3. #13
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Unë për vete e shikoj të nevojshme shtimin e të paktën në forumi të dedikuar enkas Urbanistikës (ku të përfshihet sistemi i transportit, zhvillimet industriale. zhvillimet turistike etj). E kam shtruar si çështje në mënyrë të hollësishme rreth 1 vit më parë te forumi i moderatorëve.

    Një forum tjetër interesant do ishte diçka e tipit "ask science", pyetje të drejtpërdrejta ne lidhje me dukuri natyrore etj... personalisht do më dukej interesante diçka e tillë.

  4. #14
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Jack, tek Ekonomia mund te shtohet nje nen-forum i tille, por gjithmone duke patur dike qe te kujdeset per ate nen-forum fillimisht me postime te vlefshme qe terhqin vemendjen e anetareve dhe sjellin debat konstruktiv.

    Ndersa per kte te dyten, "Ask Science" mendoj se do ishte e mjaftueshme nje "Kryeteme" tek nenforumi Shkenca dhe Jeta, s'ka perse te shtohet nje nen-forum i tere per diçka qe mund te permblidhet ne nje kryeteme te vetme. Shpresoj qe Darius ta mare ne konsiderate kte.

    Sa per Filozofine e Politikes, mendoj se do ishte nje nen-forum i nevojshem pasi ka mjaft material dhe ide mbi te cilat mund te diskutohet.

    Edhe Gjeo-Politika eshte nje fenomen qe po rrihet shume pak ne F.Sh, nderkohe qe po diskutohet gjeresisht mbi kte te fundit, ne forumin tone flitet shume pak per te. Besoj do ishte nje "Kryeteme" interesante ne nen-forumin qe ka kerkuar Uriel.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •