Jam kundër shtimit të nënforumeve të reja. Këtu nuk ka filozofë ose shkencëtarë dhe nënforume të tilla do të mbeteshin të shkreta. Pjesa dërrmuese e intelektualëve të forumit janë sherrxhinj që zihen për fe dhe politikë.
Edhe kaq forume/nënforume sa janë, janë shumë. Disa janë të panevojshme dhe duhen shkrirë e bashkuar. Po kështu renditja dhe klasifikimi i disa forumeve/nënforumeve është e palogjikshme, bile them dhe ka gabime trashanike.
Jo çdokush mund ta bëjë organizimin e një forumi. Forumi ndërtohet vetëm nga një dorë, nuk bëhet me propozimet e moderatorëve. Shto një këtu e shto një aty, forumi kthehet në një labirint ku anëtarët më shumë ngatërrohen se sa orientohen. Duhen gjëra më të thjeshta dhe përmbledhëse.
Krijoni Kontakt