Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Leximi

  1. #1
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anėtarėsuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Mosha
    29
    Postime
    734

    Leximi

    Te nderuar forumist,

    ne kohet e sotme leximi eshte bere per shume ke nje gje mjaft monotone,por,nuk duhet thene per te gjithe.Nuk di nese ne forum ekziston nje teme e tille,por do doja te hapja kete,te shtjellojme pervojat tona ne te lexuarit.

    Si ju duket kjo gje,a ju pelqen?Cilat kane qene leximet me te pelqyera,llojet,pastaj vendi preferues... !

    Respekte


  2. #2
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Lexoj kur jam e lire nuk ka gje me te bukur dhe me shplodhese se leximi, lere se cfare lexon.

  3. #3
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Po shume lexoj,ne internet romane gazeta,shkurt qka te me bjere ne dore...
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  4. #4

    Pėr: Leximi

    me pelqen te lexoj, Dan Brown, Khaled Hossein, Paulo Coelho, Rhonda Byrne, ... tani kam ne dore "Manual i drejtuesit te mjetit"
    She's the morphine queen of my vaccine.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anėtarėsuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    41
    Postime
    32

    Pėr: Leximi

    Emri:  Shqiptari.jpg

Shikime: 122

Madhėsia:  59.8 KB

    Ja njė kolazh qė e bėra sot!

    A pajtoheni me mendimin tim?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    11,477

    Pėr: Leximi

    Ēfarė lexuan shqiptarėt nė kohė pandemie, ja 10 librat mė tė shitur pėrgjatė vitit 2020

    Viti 2020 ka qenė njė vit i vėshtirė pėr tė gjithė pėr shkak tė pandemisė sė Covid-19, por pėr tregun e librit pati disa zhvillime domethėnėse.

    Ngujimi i gjatė nė shtėpi i njerėzve e riktheu vėmendjen tek libri, si dhe pati njė rritje tė interesit tek letėrsia e vlerave, kryesisht tek klasikėt dhe autorė tė rėndėsishėm tė letrave. Tregu i botimeve pati ulje drastike tė botimeve tė hedhura nė qarkullim nėse e krahasojmė me vitet e kaluara, si dhe ndėrprerje tė kontratave me agjencitė dhe autorėt, shoqėruar edhe me probleme tė tjera.

    Bukinist ndan librat mė tė kėrkuar nga lexuesit gjatė vitit 2020, ku kryesojnė botime tė zhvillimit personal dhe tė motivimit. Edhe pėr shkak tė pandemisė, por edhe tė nevojės pėr mė shumė motivim, kjo kategori po shėnon rritje domethėnėse tė kėrkesės sė lexuesit nga viti nė vit. Po ashtu, autorėt bestseller botėrorė mbeten tė tillė edhe pėr lexuesit shqiptarė.



    1.“Mendo dhe bėhu i pasur” nga Napoleon

    Ky libėr ka ndihmuar shumė njerėz tė ndryshojnė rrjedhėn e jetės sė tyre. Ai mbetet njė shtysė e shkėlqyer motivuese pėr zhvillimin e intelektit personal. Napoleon Hill shpjegon se filozofia qė mėsohet nė libėr mund tė pėrdoret pėr t’i ndihmuar njerėzit qė tė kenė sukses nė tė gjitha fushat dhe tė bėjnė ose tė arrijnė tė jenė pothuajse ēdo gjė qė duan. Sipas revistės “Forbes” (mars 2011) “ky libėr ėshtė shitur nė mė shumė se 70 milionė kopje qė prej botimit tė tij tė parė dhe vazhdon tė shitet vrullshėm edhe sot”.


    2. “Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris

    Njė roman i bazuar nė njė histori tė vėrtetė nga Heather Morris! Njė histori dashurie nė njė kamp pėrqendrimi; ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetėm qė do t’u mbijetonte ditėve tė vėshtira, por do tė dokumentohej me detaje shumė vite mė pas. Njė histori e mbetur peng pėr shtatėdhjetė vjet me radhė, e cila do t’ju bėjė pėr tė qarė, por edhe do t’ju falė optimizėm. Janė shkruar libra pa fund pėr Holokaustin, por asnjė si ky qė ka nė dorė lexuesi shqiptar prej dy vitesh, – i pasuar edhe me librin e dytė tė kėsaj autoreje, “Rrugėtimi i Silkes”.


    3. “Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini

    Pa frikė, ky libėr mbetet ndėr mė tė pėlqyerit nga lexuesit shqiptarė, tė cilėt pėrgjithėsisht janė tė pasionuar pas historive me fund tragjik dhe realiteteve qė pėrkojnė me ato tė njė mjedisi tipik shqiptar. Ky roman ėshtė i shkėlqyer; ka njė fabul tronditėse e cila e bėn kėtė libėr tė paharrueshėm jo vetėm si njė kronikė politike, por edhe si njė rrėfenjė tė thellė personale… Ndodh rrallė qė njė libėr t’i pėrshtatet kaq shumė kohės dhe njėkohėsisht tė ketė cilėsi kaq tė lartė letrare. Ky roman dhe tė gjithė romanet e tjera tė Khaled Hosseini mbeten bestseller absolutė edhe pėr lexuesit shqiptarė. Ky libėr ka vetėm njė tė metė, – mbaron shpejt, – thotė Amazon. Prandaj edhe nė Shqipėri ka mbi 12 ribotime si roman.


    4. “Baba i pasur, baba i varfėr” nga Robert Kiyosaki

    Ēuditėrisht, gjatė periudhės sė pandemisė ky ka qenė ndėr librat mė tė kėrkuar nga lexuesit shqiptarė. “Baba i pasur, baba i varfėr” ėshtė njė pikė fillestare pėr secilin qė dėshiron tė marrė kontroll mbi tė ardhmen e tij financiare. Ky botim do t’ua rrėzojė mitin se keni nevojė pėr tė ardhura mė tė mėdha pėr t’u bėrė i pasur; ta sfidojė besimin se shtėpia juaj ėshtė burimi financiar; t’u tregojė prindėrve pėrse ata nuk mund tė mbėshteten nė sistemin shkollor pėr tė mėsuar fėmijėt e tyre rreth parasė; t’iu mėsojė si t’i harxhoni burimet dhe shpenzimet financiare; t’iu udhėzojė si t’i mėsoni fėmijėt tuaj me paratė qė tė jeni mė tė sukseshėm financiarisht nė tė ardhmen. Robert Kiyosaki ėshtė njė biznesmen, investitor, autor librash dhe mėsues. Ai i mėson njerėzit qė tė bėhen milionerė. Pėr kėtė arsye ata e quajnė mėsues shkolle pėr milionerė…


    5. “Dashuria nė kohėrat e kolerės” nga Gabriel Garcia Marquez

    Njė klasik modern qė shitet nė ēdo lloj kohe, por gjatė vitit 2020 pati njė rikthim tė fuqishėm nga lexuesi shqiptar. Sikundėr nėnkuptohet nga titulli, Gabriel Garcia Mįrquez ka shkruar roman pėr dashurinė, pėr dashurinė me tė gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkėshortore, dashuri romantike, dashuri tė mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerės. Pėr mė tepėr, ai ka shkruar njė vepėr arti qė rrezaton njė humanizėm tė atillė, qė lexuesit do ta ruajnė thellė nė zemėr si diēka tė shtrenjtė dhe do ta kujtojnė sa tė kenė jetė nė kėtė botė. Kjo kryevepėr e letėrsisė botėrore vjen nė mėnyrė dinjitoze falė shqipėrimit mjeshtror nga gjuha origjinale prej Mira Meksit.


    6. “Murtaja” nga Albert Kamy

    Ky libėr ishte njė ndėr tre librat mė tė kėrkuar nė botė gjatė vitit tė pandemisė. Sigurisht, kjo falė meritės sė gjenisė sė nobelistit Albert Kamy dhe natyrės specifike tė receptimit tė veprave tė gjithėbotshme letrare. Pėrmes kėsaj vepre mėsojmė mė shumė pėr ēėshtje thelbėsore etike sesa ato qė kanė tė bėjnė me titullin, tė cilat pėrkuan edhe me dramėn e Covid-19 gjatė vitit qė lamė pas: E keqja nė botė vjen pothuajse gjithmonė nga padija, teksa vullneti i mirė, nėse nuk shihet qartė, mund tė shkaktojė po aq dėme sa edhe ligėsia. Njerėzit janė mė “tepėr tė mirė sesa tė ligj, por nė tė vėrtetė ēėshtja nuk qėndron aty. Njerėzit janė mė pak apo mė shumė tė paditur dhe kjo ėshtė ajo qė quhet virtyt ose ves, ndėrsa vesi mė dėshpėrues ėshtė ai i padijes qė pandeh se i di tė gjitha dhe atėherė i jep vetes tė drejtėn pėr tė vrarė.


    7. “Arti i brishtė i not giving a f.ck” nga Mark Manson

    Ky libėr mbetet ndėr mė tė kėrkuarit nga lexuesit shqiptarė qė kur ėshtė hedhur nė qarkullim pėr herė tė parė. Dhe a e dini se pse?! Mark Manson e sheh realitetin me qartėsinė dhe sinqeritetin maksimal, duke e parė atė si njė mjedis plot sfida dhe probleme pėr individin. Kėtu nis edhe aventura narrative e autorit, i cili ka njė optikė tė kundėrt me atė tė tė menduarit pozitiv. Nė kėtė udhėzues pėr zhvillimin personal, blogeri shumė i njohur na kėshillon qė tė pėrmirėsohemi pėrmes pėrballimit tė vėshtirėsive. Manson na kėshillon tė mėsojmė kufizimet tona dhe t’i pranojmė ato. Ai thotė se ky ėshtė burimi i vėrtetė i forcės. Kur pėrqafojmė frikėn, fajet dhe pasiguritė tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi tė vėrtetave tė dhimbshme, por pėrballemi me to – mund tė gjejmė guximin dhe vetėbesimin, tė cilat i kėrkojmė me aq dėshpėrim.


    8. “Sekreti” nga Rhonda Byrne

    Autorja Rhonda Byrne ka goditur nė shenjė, duke pėrmbushur thelbėsisht anėn shpirtėrore tė lexuesit, prandaj ai konsiderohet si njė Sekret i Madh qė zbulohet pareshtur nga miliona lexues edhe sot. Ky Sekret shekullor ėshtė kuptuar nga disa prej njerėzve mė tė mirėnjohur nė histori: Platoni, Galilei, Bet’hoveni, Edisoni, Karnegi, Ajnshtajni – bashkė me disa shpikės tė tjerė, teologė, shkencėtarė, dhe mendimtarė tė mėdhenj. Tani Sekreti po i zbulohet botės.

    Pėr herė tė parė, tė gjitha pjesėt e sekretit bashkohen nė njė zbulim tė pabesueshėm, qė do t’ia transformojė jetėn gjithkujt qė do ta pėrjetojė. Nė kėtė libėr do tė mėsoni si ta pėrdorni sekretin nė ēdo aspekt tė jetės – me paratė, pasurinė, lidhjet, lumturinė dhe nė ēdo ndėrveprim qė keni nė botė.


    9. “Friend Request” nga Laura Marshall

    “Kėrkesė pėr miqėsi” ėshtė romani qė do t’ju mbėrthejė qė nė faqen e parė dhe do t’ju lėrė pa frymė deri nė tė fundit. Romani i Laura Marshall ėshtė konsideruar si trilleri mė i bukur i vitit dhe pa frikė ėshtė sot thrilleri mė i kėrkuar edhe nga lexuesit shqiptarė. Pėr kėtė arsye vazhdon tė ketė kėrkesa tė shumta edhe sot, gati dy vjet pas hedhjes nė qarkullim nga shtėpia botuese Living.


    10. “Tė bėhesh” nga Michelle Obama

    Nuk ka njė biografi tė dytė qė tė jetė kaq e kėrkuar sa “Tė bėhesh” e Michelle Obama. Ky libėr kėrkohet jo vetėm nga lexueset femra, por edhe nga meshkuj dhe ēuditėrisht ka kapėrcyer paragjykimet se ka njė kosto tė lartė. Librat me vlera i kėrkon lexuesi shqiptarė, pavarėsisht ēmimit apo pengesave tė tjera.

    Nė kėtė libėr, pėr herė tė parė, Michelle Obama pėrshkruan jetėn e saj, qė nga fėmijėria, raportet me prindėrit, fillimet e martesės, vėshtirėsitė pėr tė gjetur njė ekuilibėr mes karrierės, familjes dhe ngjitjes sė vrullshme tė tė shoqit nė politikė. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundėsinė pėr tė konkurruar pėr presidencėn e Shteteve tė Bashkuara dhe na rrėfen pėr popullaritetin qė pėrjetuan dhe pėr kritikat qė morėn gjatė fushatės elektorale. Me finesė, sens humori dhe njė sinqeritet tė pazakontė, Michelle Obama shfaq gjithė jetėn e njė familjeje qė, krejt befasisht, u ndodh nėn dritat e projektorėve dhe pėrballė gjithė botės, si dhe tetė vitet mė domethėnėse nė Shtėpinė e Bardhė, ku ajo e njohu mė mirė vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu mė mirė atė.

    Becoming – Tė bėhesh, na shoqėron nė njė udhėtim nga kuzhinat modeste tė Jovas te sallat e ballos nė Buckingham Palace, nėpėr ēaste dhimbjesh therėse dhe provash qėndrueshmėrie kėmbėngulėse, duke na zbuluar shpirtin e njė gruaje tė veēantė dhe revolucionare, e cila lufton pėr t’u ndier mirė me veten, plotėsisht e zonja pėr tė vėnė gjithė forcėn dhe zėrin nė shėrbim tė idealeve mė tė larta./Monitor


    https://www.balkanweb.com/cfare-lexu...te-vitit-2020/

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Neteorm (11-08-2021)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    11,477

    Pėr: Leximi

    Librat qė duhet t’i lexoni tė paktėn njė herė nė jetė

    Librat janė ato qė na pėrcjellin e na bėjnė shoqėri nė ēdo hap tė jetės. Janė ato qė na japin mundėsinė pėr tė jetuar aventura tė ndryshme tė cilat fshihen nė mes tė rreshtave e qė frymojnė brenda faqeve, shkruan KultPlus.

    Mė poshtė do gjeni njė listė pėr 5 libra qė ja vlen tė lexohen tė paktėn njė herė, transmeton KultPlus.


    “ The Song of Achilles ” nga Madeline Miller

    “ The Book Thief ” nga Markus Zusak

    “ The Seven Husbands of Evelyn Hugo ” nga Taylor Jenkins Reid

    “ The Kite Runner ” nga Khaled Hosseini

    “ A Thousand Splendid Suns ” nga Khaled Hosseini


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/libra...ehere-ne-jete/

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •