-
Pėr: Leximi
10 librat shqiptare sugjeruar si dhurate per te huajt
Sa herė keni dashur tė prezantoni mikun apo mikeshėn tuaj tė huaj me kulturėn shqiptare e ti tregoni atyre pjesėt mė interesante, tė vėrteta e tė bukura tė saj?
Mė poshtė ju rendisim sugjerimet tona tė librave qė mund tė dhuroni (apo tė shfletoni edhe vetė!) tė cilėt janė tė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja dhe qė pėrfaqėsojnė e prezantojnė Shqipėrinė me tė gjithė kulturėn, traditat, dhe artin e saj.
1. “Kronikė nė gur”/ “Chronicle in stone” nga Ismail Kadare
Ismail Kadare-ja kryeson gjithnjė listat e librave shqiptarė! Por cila vepėr, nga shumė prej atyre tė autorit, do tė ishte mė e pėrshtatshmja si dhuratė? Sipas nesh, “Kronikė nė gur.” I rrėfyer nga pikėvėshtrimi i njė djaloshi, libri rrėfen me vemendje e ndjeshmėri ngjarjet e tė tashmes e sė shkuarės sė Gjirokastrės, vendlindja e Kadaresė. Ky titull ėshtė pėr ata qė e njohin apo duan t’a njohin Gjirokastrėn, pėr njė copėz tradite e njė tregimi vėrtet shqiptar nė tė gjithė kuptimet! Nė gjuhė tė huaja, libri gjendet nė librarinė Adrion.
2. “Rrugėtimi i mbramė i Ago Ymerit”/ “The Last Journey of Ago Ymeri” nga Bashkim Shehu
Bashkim Shehu ėshtė njė nga autorėt shqiptarė mė prodhimtarė tė ditėve tona. Djali i ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė, Mehmet Shehut, autori ėshtė ndėr tė paktėt fėmijė tė ish pushtetarėve tė periudhės komuniste qė ka dėnuar regjimin e shkuar. Prej vitit 1997, jeton nė Barcelonė por vazhdon tė shkruajė nė shqip e tė rrėfejė histori shqiptare, si ky titull qė pėrveē se nė anglisht, gjendet i pėrkthyer edhe nė frengjisht dhe spanjisht nė site-in Amazon.
3. “Hana”/ “Sworn Virgin” nga Elvira Dones
Ai i virgjėreshave tė pėrbetuara ėshtė njė fenomen i pakuptueshėm pėr shumė perėndimorė qė vizitojnė shqipėrinė dhe diēka qė i bėn kuriozė. Elvira Dones ka qenė ndėr shkrimtaret e para qė ka sjellė njė histori tė letrarizuar, libėr qė bėri shumė bujė menjėherė pas botimit tė tij nė gjuhėn italiane si fillim. Mbi kėtė roman, vetė autorja ka realizuar njė dokumentar dhe pak vite mė vonė nga publikimi, ėshtė mbėshtetur edhe filmi Italian me tė njėjtin titull. Aktualisht libri ekziston nė shqip, italisht dhe anglisht. Gjejeni nė Adrion dhe Amazon.
4. “Fluturim/Flight” nga Kleitia Vaso
Koleksioni me 64 ese ėshtė i shkruar nė shqip dhe anglisht nga vetė autorja e kjo e bėn njė dhuratė shumė tė bukur pėr shqipfolės dhe anglishtfolės. Me gjithė filozofinė elegante tė autores, mbetet njė libėr i thjeshtė dhe argėtues qė ēdokush do ta shijonte. Ajo qė bashkon esetė e K. Vaso-s ėshtė njė kėnd krejt i veēantė vėshtrimi mbi botėn duke u nisur nga elementet mė tė thjeshtė tė pėrditshmėrisė, si dhe njė stil shumė modern tė shkruari. Esetė mund tė trajtojnė njė kėnd nė shtėpinė e saj tė fėmijėrisė nė Tiranė, njė vend nė fantazinė e saj, njė fotografi nga jeta nė Amerikė apo njė anekdotė e nxitur nga jeta nė Poloni, ku aktualisht jeton. Gjėndet nė libraritė Adrion dhe Albania
5. “Hapėsirė Negative”/ “Negative Space” nga Luljeta Lleshanaku
Pėr shpirtrat e brishtė dhe mė tė ndjeshėm ndaj poezisė, Luljeta Lleshanaku ėshtė njė nga poetet mė nė fjalė kohėt e fundit nė skenėn ndėrkombėtare. Nga katėr pėrmbledhjet me poezi tė poetes, tė pėrkthyera nė anglisht, ne sugjerojmė mė tė fundit prej tyre “Negative Space,” ndėrkomėtarisht i recensuar, nominuar dhe vlerėsuar me ēmime tė ndryshme. Gjendet nė Amazon.
6. “Homeland” nga Fation Plaku
Ky koleksion i ri fotografish, ndonėse me ēmim tė lartė, paraqet Shqipėrinė nė ēdo centimetėr katror tė saj. Mes destinacioneve tė njohura, gjenden edhe shumė tė tjera qė mbeten tė panjohura pėr shumė prej nesh. Pėrveē se njė libėr i bukur pėr tju shtuar bibliotekės tuaj personale, ky libėr do tė ishte njė dhuratė serioze pėr miqtė tuaj mė tė mirė. Mund tė shėrbejė si njė nxitės i menjėhershėm i oreksit pė ta vizituar vendin tonė! Gjendet nė Adrion.
7. “Tirana Horizontale, Go West” nga Robert Aliaj Dragot
Libri i Robert Aliaj Dragot ėshtė njė propozim artistik. Autori e zoomon lenten e aparatit duke e fokusuar interesin e tij te kryeqyteti. Krejt i kundėrt nė krahasim me librin e sipėr pėrmendur, nė kėtė pėrmbledhje aspak formale, qė nė formėn e tij tė paraqitjes, nuk do tė gjeni fotot e bukura tė turistėve, por ato tė faqes tjetėr tė medaljes, tė njė realiteti tė ashpėr dhe prezent. Gjejeni nė Adrion.
8. “Marubi: Shqipėria-Albania 1858-1950”
Fati i Marubėve nė Shqipėri nis me mbėrritjen e italianit Pietro Marubi nė Shkodėr e pėrfundon me nipin e tij tashmė shqiptar Gegė Marubi. Pietro njihet si fotografi i parė nė Shqipėri dhe arkivi i tij fotografik si njė ndėr mė tė pasurit nė Ballkan. Pėr kėtė arsye, koleksioni ku pėrmblidhen fotografi nga Shqipėria e viteve 1858-1950, ėshtė njė dhuratė e ēmuar pėr njė mik tė huaj. Janė fotografi artistike, nė bardhė e zi, qė shfaqin portrete njerėzish tė thjeshtė por edhe personalitetesh tė rėndėsishėm tė sferės kulturore, veshje tradicionale, si edhe pamje nga Shqipėria pėrgjatė njė shekulli.
9. “Pastel 1960-2012” nga Maks Velo
Megjithėse jo i pėrkthyer nė gjuhė tė huaja, mund tju sigurojmė se ky libėr i vogėl me pastelet e Maks Velos nuk ka aspak nevojė pėr pėrkthim. Veprat e Velos janė po aq estetikisht tė bukura sa edhe interesante, po aq personale sa edhe universale, duke e bėrė kėtė njė dhuratė tė veēantė dhe tė bukura pėr miqtė tuaj. Mund tė gjėndet nė librarinė Adrion nė qendėr tė qytetit.
10. “Albania through Art” (3rd Edition) nga Ferid Hudhri
Nėse keni shoqėri artdashėse, ky koleksion i veprave dhe artistėve mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė nė anglisht ėshtė pa dyshim njė nga mė tė mirėt. Ēmimi i kripur kompensohet nga pėrzgjedhja e piktorėve, prezantimi e cilėsitė e fotove, tregimi sipas periudhave kohore, e shumė arsye tė tjera tė cilat e bėjnė kėtė enciklopedi tė artit shqiptar njė libėr qė shfletohet me dėshirė dhe interes! Gjejeni nė librarinė Adrion.
https://www.intoalbania.com/sq/10-li...-per-te-huajt/
-
-
Pėr: Leximi
Guadalajara, “Kryeqyteti botėror i librit” pėr vitin 2022
UNESCO tash e 22 vite ndan ēdo vit ēmimin “Kryeqyteti botėror i librit”, pėr qytetet tė cilat shėnojnė suksese tė ndryshme nė fushėn e artit e tė kulturės dhe tė leximit nė pėrgjithėsi.
Kėtė vit u zgjodh njė qytet nė pjesėn perėndimore tė Meksikės (Guadalajara), qytet ky i cili qė nga viti 2017 solli pėr komunitetin vendas njė numėr tė madh aktivitetesh me qellim heqjen e vėmendjes nga dhuna dhe fokusimin tek kultura e leximit.
Nė qytet organizuan hapėsira publike pėr lexim dhe aktivitete tjera, punėtori pėr shkrim, poezi rruge, punėtori pėr fėmijė etj. Pėrderisa kishte mbėshtetjen e UNESCO-sė qyteti pėrkrahi talentet e rinj tė cilėt kishin prirje tė ndryshme artistike nė forma tė ndryshme. Ideja kryesore u bė themelimi i shtėpive tė reja botuese, e po ashtu bashkėpunimi me autorė mė nė zė nė Amerikėn Latine duke realizuar projekte artistike nė Kullėn Babel.
Qytetet qė fituan kėtė titull mė herėt ishin Aleksandria, New Delhi, Turini, Buenos Aires, Athina, Lublana etj.
/GazetaExpress
https://www.gazetaexpress.com/guadal...er-vitin-2022/
-
-
Pėr: Leximi
"Tė lirė", nga Lea Ypi! Librin qė e prita 30 vjet!
Nėntor 2021 - LIBRAT E ARLINDĖS
E di qė kam bėrė mungesa! Ky kthim pas kaq shumė kohėsh i dedikohet njė libri pėr tė cilin ndjehem e shpėrblyer si botuese qė mė nė fund arrita ta kem nė shtėpinė botuese.
Libri Tė lirė- Tė rritesh nė fund tė historisė shkruar nga Lea Ypi ėshtė pa asnjė hezitim libri i panairit, dhe bindshėm libri i 30 viteve pėr njė histori qė duhet ta shohim pėrmes inteligjencės dhe humorit.
E di qė janė bėrė filma, edhe shumė tė mirė. E di qė janė shkruar dhe libra shumė tė mirė nga autorė qė meritojne admirim, por ky libėr ėshtė njė risi. I shkruar fillimisht nė anglisht, nga Lea Ypi, pedagoge nė Londėr, studiuese, shkrimtare, njė shqiptare qė siē thotė ajo, u rrit nė fund tė historisė.
Ky nuk eshte njė libėr, ky ėshtė vetė Libri qė unė vetė kam dashur tė lexoj nė kėto 30 vite, dhe nga ana profesionale, mė pėrmbush plotėsisht.
Mund tju duken tė ekzagjeruara kėto fjalė, por me kėdo qė nuk e ka lexuar kėtė libėr jam gati tė vė bast se do tė ndihet njėlloj pasi ta lexojė tani edhe nė shqip, sepse siē ju thashė, libri u shkrua fillimisht nė anglisht dhe po korr sukses.
Bėni njė kėrkim nė Twitter e do te shihni sa vlerėsime dhe vėmendje po rrėmben shqiptarja Lea Ypi qė rrėfeu historinė tonė nė anglisht.
Libri mė nė fund erdhi nė shtėpi, dhe erdhi si njė botim origjinal, pėr fat Lea e pėrktheu, e shkroi nė shqip se ky ėshtė libri ynė, nė fakt tė duket sikur e ke shkruar vetė, ti ke aty njė copėz tėnden, njė vend a njė ndjenjė qė tė pėrket thellėsisht. Dhe kėtė e ndjen faqe pas faqeje, rresht pas rreshti.
Tė lirė- Tė rriteshn nė fund tė historisė -ėshtė njė miks inteligjence me ndjesi e talent shkrimtareje. Flitet me gjuhėn e njė vajze tė vogėl, por nga pas qėndron mendja gjeniale e Leas.
Pėr mua ky libėr ėshtė i rrallė pėr nga sinqeriteti, me tė cilin ėshtė shkruar.
Janė vėrtet tė rrallė njerėzit qė shkruajnė kaq pa komplekse dhe po aq me njė kurajė pėr tė treguar historinė qė e kemi jetuar tė gjithė, por jo treguar. Historia ėshtė njė rrėfenjė pėr jetėt e jetuara, fundja.
Unė do tė dėshiroja qė ky libėr tė lexohej nga kushdo, pa pikė pėrjashtimi, nga ne qė u rritėm nė fund tė historisė, por dhe pėr ata qė erdhėn e do tė vijnė mė pas, do tė doja qė ky libėr tė provokonte njė diskutim tė gjatė, tė mos mbyllej sot. Mendoj se sot, mė shumė se kurrė kemi nevojė pėr njė shkundje tė fortė, tė reflektojmė se nga erdhėm e ku po shkojmė.
Dhe pėr fat, sot e kemi edhe librin e duhur
Tiranapost.al
https://tiranapost.al/art-dhe-kultur...0-vjet-i506611
-
-
Pėr: Leximi
23 Prilli, Dita Botėrore e Librit| Lista e librave mė tė shitur nė Shqipėri gjatė vitit 2021
23 prilli ėshtė shpallur si Dita Botėrore e Librit qė nga 15 nėntori i vitit 1995, e cila origjinėn e idesė sė pėrkujtimit tė kėsaj dite e ka nė Spanjė, ku atij qė blinte njė libėr i dhurohej edhe njė trėndafil.
Dita Botėrore e Librit dhe tė drejtės autoriale kėtė vit zhvillohet edhe nė Kosovė nė bashkėpunimin e organizatave tė shoqėrisė civile qė mbėshtesin kulturėn.
Librat janė miqtė, udhėzuesit dhe filozofėt tanė mė tė mirė.
Nė kėtė datė nė vitin 1616, lidhet vdekja e dy kolosėve tė letėrsisė botėrore: Shekspirit nė Angli dhe Miguel de Servantes nė Spanjė.
Kjo datė ėshtė njė thirrje pėr njerėzimin pėr tė rritur respektin pėr kontributet e pazėvendėsueshme tė autorėve dhe librit nė progresin social dhe kulturor tė njerėzimit.
Lista e librave mė tė shitur pėr vitin 2021, vėnė nė dispozicion nga Adrion.
1 – Tė lirė – tė rritesh nė fund tė historisė nga Lea Ypi
2 – Sekreti i Krishtlindjes – nga Richard Paul Evans
3 – Gratė e padukshme nga Caroline Criado Perez
4 – Fajin ma ka gjuha nga Virgjil Muci
5 – Posteri shqiptar nga Rubens Shima
Burimi: Euronews
https://news-31.com/lifestyle/23-pri...e-shqip-i24728
-
-
Pėr: Leximi
Presidentja Osmani: Librat na ēojnė nė vende ku nuk kemi qenė kurrė dhe na prekin nė mėnyra tė paimagjinueshme
Sot nė mbarė botėn shėnohet Dita Botėrore e Librit, e cila origjinėn e idesė sė pėrkujtimit tė kėsaj dite e ka nė Spanjė, nė zonėn e Katalonjės, ku atij qė blinte njė libėr i dhurohej edhe njė trėndafil.
23 prilli ėshtė shpallur si Ditė Botėrore e Librit qė nga 15 nėntori i vitit 1995. Dita botėrore e librit dhe tė drejtės autoriale kėtė vit shėnohet edhe nė Kosovė nė bashkėpunimin e organizatave tė shoqėrisė civile qė mbėshtesin kulturėn.
Pėr kėtė ditė ka shkruar edhe presidentja e Kosovės, Vjosa Osmani, e cila ka thėnė se librat na ēojnė nė vende ku nuk kemi qenė kurrė dhe na prekin nė mėnyra tė paimagjinueshme.
Ēdo libėr ėshtė njė pėrvojė mė vete dhe na hap pėr njė tė re. Librat na ēojnė nė vende ku nuk kemi qenė kurrė dhe na prekin nė mėnyra tė paimagjinueshme. Gėzuar Ditėn Botėrore tė Librit!, ka shkruar Osmani nė Twitter.
/KultPlus.com
https://www.kultplus.com/lajme/presi...imagjinueshme/
-
-
Pėr: Leximi
Dita e Librit, shkrimtarėt: Shumė krijues dhe veprat e tyre janė harruar, nga institucionet nuk ka platforma dhe strategji lidhur me trashėgiminė e librit shqip
Institucionet nuk kujtohen pėr krijuesit dhe veprat e tyre, shprehen autorė tė ndryshėm. Dita Botėrore e Librit, por autorėt thonė se nuk janė sa duhet prezent nė jetėn kulturore. Shkrimtarėt Xhahid Bushati, Mustafa Tukaj dhe studiuesi Behar Gjoka shprehen me kritika ndaj Ministrisė sė Kulturės dhe institucioneve, qė nuk po bėjnė sa duhet pėr librin dhe autorin.
Si autor, Xhahid Bushati thotė se Dita e Librit, ėshtė njė ditė e shenjtė. “Kujtohen veprat qė kanė pėrjetėsi, kujtohen shkrimtarėt qė me talentin u dhanė veprave tė tyre pėrjetėsi dhe lexuesit, edhe pse kanė kaluar vite, dekada e shekuj vazhdojnė t’i lexojnė librat me ėndje. Pra, u japin pėrjetėsinė. Libri nuk duhet tė njoh harresėn. Kjo ditė pėrkujtime, sipas meje, ende ėshtė e zbehtė. Nuk ka madhėshtinė e saj qė duhet tė kishte”, thotė autori Bushati.
Sipas tij, aktivitetet qė zhvillohen nė kėtė ditė, me gjithė vlerat e tyre, nuk e pėrmbushin madhėshtinė e kėsaj dite tė shėnuar qė shėnohet mė datė 23 prill. “Ende shkrimtari me misionin e tij fisnik nuk ėshtė prezent nė jetėn kulturore, ku tė shpėrfaqen vlerat e tij. Shumė krijues janė harruar dhe nuk kujtohen. Po ashtu edhe veprat e tyre. Shpesh, edhe pse janė gjallė, pėrsėri janė tė harruar. Ende, nga institucionet pėrkatėse kulturore, nuk ka platforma dhe strategji lidhur me trashėgiminė e librit shqip, pėr ato vlera qė janė tė domosdoshme e, tė cilat flasin pėr identitetin libror tė ekzistencės shqipe”, shton mė tej autori dhe studiuesi Bushati.
Ka vlera dhe nė periferi
Dita Botėrore e Librit rikthen vėmendjen dhe nė tė tjera problematika, qė shprehen autorė tė ndryshėm shqiptarė. Pėr Xhahid Bushatin mungojnė dhe botimet kolona me vepra tė autorėve tanė, qė kanė njė kontribut tė madh nė letėrsinė shqipe. “Duhet tė kishte nė kėtė ditė botimi i ndonjė kolanė tė ndonjė autorit, me shėnime e studime pėrkatėse qė me veprėn e tij ka shndritur letėrsinė shqipe, si: pėrshembull Ernest Koliqi, Faik Ballanca, Vath Koreshi, Skėnder Drini, Nasi Lera, etj”, thotė ai.
Problem pėr autorin Bushati ėshtė dhe fakti qė askush nuk kujtohet qė ka vlera edhe nė periferitė e vendit. Sipas tij, ato duhen kėrkuar nga institucionet. “Ajo qė mė shqetėson ka njė raport tė zhdrejtė, pothuajse tė njė komunikimi tė dobėt mes metropolit dhe periferisė letrare. Mendoj, se duhet tė ndryshohet. Ka vlera edhe nė periferi, gjenden gurė tė ēmuar qė ende flenė dhe duhen zgjuar. Duhen kėrkuar. Megjithatė, kushdo qė nė Ditėn Botėrore tė Librit, flet pėr njė vepėr, dhe kujton njė autor, meriton tė nderohet. Nderimi duhet tė bėhet jo nė njė ditė, por sa tė jetė gjallė autori, por edhe ditėlindjet dhe ditė vdekjet e tij e atyre autorėve qė nuk jetojnė. Jo vetėm kaq, por pėr herė duhet tė ndėrmerren aktivitete pėr nder tė librit”, thotė Bushati.
Shkrimtari Mustafa Tukaj shprehet gjithashtu pėr rėndėsinė kėsaj dite, por sipas tij pak po vlerėsohen autorėt shqiptarė. “Nėse bibliotekat e shkollat nuk vlojnė nga diskutimet, nga takimet, sigurisht qė do tė kemi probleme. Autorėt shqiptarė promovohen shumė pak. Vlera ka dhe nė rrethe jo vetėm nė Tiranė. Ne flasim por kush na dėgjon nga institucione, Ministri e Kulturės? thotė Tukaj.
Pėr studiuesin Behar Gjoka, libri ėshtė pasqyra e shpirtit dhe e dijes, ėshtė pasqyra e tė gjitha kohėrave dhe tė gjitha hapėsirave. “Njeriu duhet tė kthehet nė secilėn ditė dhe mė shumė tek kjo pasqyrė”, thotė Gjoka, i cili shton se problemet nė fushėn e krijimtarisė dhe mungesa e vėmendjes ndaj autorėve vazhdon.
23 prilli ėshtė shpallur si Dita Botėrore e Librit mė 15 nėntor tė 1995, me njė rezolutė tė UNESCO-s.
Gazeta Sot
https://sot.com.al/kultura/dita-e-li...ruar-n-i508461
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-04-2022 mė 19:09
-
-
Pėr: Leximi
Shtatė libra tė Orhan Pamuk qė duhet ti lexojė ēdokush
Orhan Pamuk, ėshtė laureati i parė turk i ēmimit Nobel pėr Letėrsi.
Mėnyra e shkrimit tė tij paraqet tensionet mes kulturės sė Lindjes dhe Perėndimit, traditėn dhe modernen, Islamin dhe sekularizmin brenda shoqėrisė turke.
Kėto tema janė mbizotėruese nė tė gjitha veprat e tij, dhe nė qendėr tė saj gjithēka ėshtė njė ndjenjė e konfuzionit dhe humbjes sė identitetit, si dhe njė lloj melankoli, ose hüzün, qė ėshtė njė karakteristikė pėrcaktuese e Stambollit dhe banorėve tė saj.
Mė poshtė keni shtatė librat e Pamuk qė duhet patjetėr ti lexoni.
GRUAJA ME FLOKĖ TĖ KUQE
E botuar nė fund tė verės sė vitit 2017, Gruaja me Flokė tė Kuqe ėshtė romani i fundit i Orhan Pamukut dhe njė ekzaminim perfekt i ndryshimeve kulturore momentale nė Turqi.
STAMBOLLI
Ėshtė njė arritje mahnitėse njė memoar thellėsisht personal, por edhe njė ekzaminim lirik dhe i thellė i vendit.Pamuk ėshtė njė vendas i Stambollit dhe ai e pėrshkruan njė portret tė metropolės pėrmes pėrvojės dhe kujtesės. Ai kap jo vetėm kufijtė fizikė tė Stambollit, por melankolinė e thellė e njė qyteti tė lashtė qė ndodhet nė majė tė gėrmadhave tė njė perandorie.
EMRI IM ĖSHTĖ E KUQJA
Emri im Ėshtė e Kuqja ėshtė romani qė i dha njohje ndėrkombėtare Pamukut. Ėshtė njė pjesė e thurur fort mister dhe njė pjesė histori dashurie, e vendosur nė sfondin e miniaturistėve islamikė tė gjykatės otomane tė shekullit tė 16-tė. Tregimi qėndron rreth zhdukjes sė njė artisti tė porositur nga Sulltani. I mbushur me intrigė tė pallatit, Emri im ėshtė e Kuqja ėshtė njė ekzaminim i kryqėzimit tė artit, fesė dhe pushtetit.
BORA
Bora ka nė qendėr njė poet nė mėrgim i quajtur Ka, i cili kthehet nė Turqi pėr tė gjurmuar dashurinė e tij tė humbur nė njė komunitet tė largėt kufitar, pėrcjell arbresh.info. Ka tėrhiqet pashmangshmėrisht nė tensionet politike tė qytetit dhe e gjen veten tė kapur nė mes tė njė grushti tė mundshėm shteti. Si me tė gjitha trillimet e tij Pamuk, edhe kėtu ndėrvepron tradita fetare dhe kultura moderne si njė temė kryesore.
MUZEU I PAFAJĖSISĖ
Muzeu i pafajėsisė ėshtė njė romancė melankolike dhe e butė. Tregon obsesionin e njė burri tė pasur tė quajtur Kemal, fejesa e tė cilit dhe marrėdhėnia e tij me familjen prishen pas njė afere pasionante me njė grua tė quajtur Fusun. Kemali shpenzon vite duke u pėrpjekur tė rindezė romancėn e tij me Fusunin tashmė tė martuar dhe nė mėnyrė tė detyrueshme mbledh njė koleksion artikujsh qė i kujtojnė pėr takimet e tij tė ndryshme me tė. Muzeu i pafajėsisė ėshtė njė histori e dashur dhe sensuale dashurie e ngjyrosur me humbje dhe dėshpėrim.
LIBRI I ZI
Nga romanet e Orhan Pamuk, Libri i Zi mund tė jetė mė i pazakonti dhe ndoshta njė nga mė pak tė arritshėm. Ėshtė njė mister / thriller tepėr origjinal pėr njė eksplorim identiteti dhe dėshpėrimi qė ėshtė pothuajse e pamundur pėr tu hedhur poshtė. Romani ndjek njė avokat me emrin Galip, i cili ka frikė se gruaja e tij mund ta ketė lėnė atė pėr ish-bashkėshortin e saj. Kur zhduket edhe bashkėshortja e tij dhe ish burri i saj, Galip tėrhiqet nė misterin qė rrethon situatėn dhe ngadalė fillon tė marrė identitetin e ish-burrit, pėrcjell arbresh.info.
KĖSHTJELLA E BARDHĖ
I vendosur gjatė shekullit tė 17-tė, Kėshtjella e Bardhė pėrqendrohet te njė studiues tė ri italian, i cili merret i burgosur dhe i dėrgohet Konstandinopojės (Stambolli modern). Ai bie nė paraburgim tė njė njeriu tė cilit i ėshtė thėnė tė thėrrasė Hojėn, i cili potencialisht mund tė jetė binjak i tij. Ndėrsa vitet kalojnė dhe dijetari i ri udhėzon Hojėn mbi risitė e Perėndimit, burrat bėhen mė tė afėrt dhe identitetet e tyre pėrfundimisht ndėrthuren. Kėshtejlla e Bardhė ėshtė njė ekzaminim i errėt fantastik dhe i egėr i identitetit. Ajo shėrben si njė shembull i hershėm i temave qė pėrcaktojnė aq shumė nga kanuni letrar i Pamukut.
/KultPlus.com
https://www.kultplus.com/libri/shtat...oje-cdokush-2/
-
-
Pėr: Leximi
5 rekomandime librash nga Bill Gates pėr tė lexuar gjatė verės
Bill Gates ėshtė rikthyer me listėn e tij tė rekomandimeve tė leximit – kėtė herė, pėr sezonin veror. Dhe, siē pranon Gates nė njė postim nė blogun e tij Gates Notes, lista e kėtij viti ėshtė "shumė e rėndė pėr leximin e pushimeve".
Lista e Librave:
Power - Nga Naomi Alderman
Why We're Polarized - Nga Ezra Klein
The Lincoln Highway: A Novel - Nga Amor Towles
The Ministry for the Future - Nga Kim Stanley Robinson
How the World Really Works: The Science Behind How We Got Here and Where We're Going - Nga Vaclac Smil
Tiranapost.al
https://tiranapost.al/stil-jete/5-re...-veres-i515665
-
-
Pėr: Leximi
6 site ku mund tė lexoni libra online
https://www.classlifestyle.com/news/...-libra-online/
Classlifestyle.com
-
-
Pėr: Leximi
https://tiranapost.al/vere-e-bukur-libra-te-bukur
Verė e bukur me libra tė bukur
- Nga Arlina Dudaj ( Korrik 2018)
https://tiranapost.al/librat-e-arlin...j-kete-vere-21
Libri qė sugjeron mė shumė botuesja Arlinda Dudaj kėtė verė (Korrik 2020 )
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt