Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24

Tema: Leximi

  1. #1
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anėtarėsuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Mosha
    30
    Postime
    734

    Leximi

    Te nderuar forumist,

    ne kohet e sotme leximi eshte bere per shume ke nje gje mjaft monotone,por,nuk duhet thene per te gjithe.Nuk di nese ne forum ekziston nje teme e tille,por do doja te hapja kete,te shtjellojme pervojat tona ne te lexuarit.

    Si ju duket kjo gje,a ju pelqen?Cilat kane qene leximet me te pelqyera,llojet,pastaj vendi preferues... !

    Respekte


  2. #2
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Lexoj kur jam e lire nuk ka gje me te bukur dhe me shplodhese se leximi, lere se cfare lexon.

  3. #3
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Po shume lexoj,ne internet romane gazeta,shkurt qka te me bjere ne dore...
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  4. #4

    Pėr: Leximi

    me pelqen te lexoj, Dan Brown, Khaled Hossein, Paulo Coelho, Rhonda Byrne, ... tani kam ne dore "Manual i drejtuesit te mjetit"
    She's the morphine queen of my vaccine.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anėtarėsuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    42
    Postime
    33

    Pėr: Leximi

    Emri:  Shqiptari.jpg

Shikime: 1450

Madhėsia:  59.8 KB

    Ja njė kolazh qė e bėra sot!

    A pajtoheni me mendimin tim?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    Ēfarė lexuan shqiptarėt nė kohė pandemie, ja 10 librat mė tė shitur pėrgjatė vitit 2020

    Viti 2020 ka qenė njė vit i vėshtirė pėr tė gjithė pėr shkak tė pandemisė sė Covid-19, por pėr tregun e librit pati disa zhvillime domethėnėse.

    Ngujimi i gjatė nė shtėpi i njerėzve e riktheu vėmendjen tek libri, si dhe pati njė rritje tė interesit tek letėrsia e vlerave, kryesisht tek klasikėt dhe autorė tė rėndėsishėm tė letrave. Tregu i botimeve pati ulje drastike tė botimeve tė hedhura nė qarkullim nėse e krahasojmė me vitet e kaluara, si dhe ndėrprerje tė kontratave me agjencitė dhe autorėt, shoqėruar edhe me probleme tė tjera.

    Bukinist ndan librat mė tė kėrkuar nga lexuesit gjatė vitit 2020, ku kryesojnė botime tė zhvillimit personal dhe tė motivimit. Edhe pėr shkak tė pandemisė, por edhe tė nevojės pėr mė shumė motivim, kjo kategori po shėnon rritje domethėnėse tė kėrkesės sė lexuesit nga viti nė vit. Po ashtu, autorėt bestseller botėrorė mbeten tė tillė edhe pėr lexuesit shqiptarė.



    1.“Mendo dhe bėhu i pasur” nga Napoleon

    Ky libėr ka ndihmuar shumė njerėz tė ndryshojnė rrjedhėn e jetės sė tyre. Ai mbetet njė shtysė e shkėlqyer motivuese pėr zhvillimin e intelektit personal. Napoleon Hill shpjegon se filozofia qė mėsohet nė libėr mund tė pėrdoret pėr t’i ndihmuar njerėzit qė tė kenė sukses nė tė gjitha fushat dhe tė bėjnė ose tė arrijnė tė jenė pothuajse ēdo gjė qė duan. Sipas revistės “Forbes” (mars 2011) “ky libėr ėshtė shitur nė mė shumė se 70 milionė kopje qė prej botimit tė tij tė parė dhe vazhdon tė shitet vrullshėm edhe sot”.


    2. “Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris

    Njė roman i bazuar nė njė histori tė vėrtetė nga Heather Morris! Njė histori dashurie nė njė kamp pėrqendrimi; ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetėm qė do t’u mbijetonte ditėve tė vėshtira, por do tė dokumentohej me detaje shumė vite mė pas. Njė histori e mbetur peng pėr shtatėdhjetė vjet me radhė, e cila do t’ju bėjė pėr tė qarė, por edhe do t’ju falė optimizėm. Janė shkruar libra pa fund pėr Holokaustin, por asnjė si ky qė ka nė dorė lexuesi shqiptar prej dy vitesh, – i pasuar edhe me librin e dytė tė kėsaj autoreje, “Rrugėtimi i Silkes”.


    3. “Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini

    Pa frikė, ky libėr mbetet ndėr mė tė pėlqyerit nga lexuesit shqiptarė, tė cilėt pėrgjithėsisht janė tė pasionuar pas historive me fund tragjik dhe realiteteve qė pėrkojnė me ato tė njė mjedisi tipik shqiptar. Ky roman ėshtė i shkėlqyer; ka njė fabul tronditėse e cila e bėn kėtė libėr tė paharrueshėm jo vetėm si njė kronikė politike, por edhe si njė rrėfenjė tė thellė personale… Ndodh rrallė qė njė libėr t’i pėrshtatet kaq shumė kohės dhe njėkohėsisht tė ketė cilėsi kaq tė lartė letrare. Ky roman dhe tė gjithė romanet e tjera tė Khaled Hosseini mbeten bestseller absolutė edhe pėr lexuesit shqiptarė. Ky libėr ka vetėm njė tė metė, – mbaron shpejt, – thotė Amazon. Prandaj edhe nė Shqipėri ka mbi 12 ribotime si roman.


    4. “Baba i pasur, baba i varfėr” nga Robert Kiyosaki

    Ēuditėrisht, gjatė periudhės sė pandemisė ky ka qenė ndėr librat mė tė kėrkuar nga lexuesit shqiptarė. “Baba i pasur, baba i varfėr” ėshtė njė pikė fillestare pėr secilin qė dėshiron tė marrė kontroll mbi tė ardhmen e tij financiare. Ky botim do t’ua rrėzojė mitin se keni nevojė pėr tė ardhura mė tė mėdha pėr t’u bėrė i pasur; ta sfidojė besimin se shtėpia juaj ėshtė burimi financiar; t’u tregojė prindėrve pėrse ata nuk mund tė mbėshteten nė sistemin shkollor pėr tė mėsuar fėmijėt e tyre rreth parasė; t’iu mėsojė si t’i harxhoni burimet dhe shpenzimet financiare; t’iu udhėzojė si t’i mėsoni fėmijėt tuaj me paratė qė tė jeni mė tė sukseshėm financiarisht nė tė ardhmen. Robert Kiyosaki ėshtė njė biznesmen, investitor, autor librash dhe mėsues. Ai i mėson njerėzit qė tė bėhen milionerė. Pėr kėtė arsye ata e quajnė mėsues shkolle pėr milionerė…


    5. “Dashuria nė kohėrat e kolerės” nga Gabriel Garcia Marquez

    Njė klasik modern qė shitet nė ēdo lloj kohe, por gjatė vitit 2020 pati njė rikthim tė fuqishėm nga lexuesi shqiptar. Sikundėr nėnkuptohet nga titulli, Gabriel Garcia Mįrquez ka shkruar roman pėr dashurinė, pėr dashurinė me tė gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkėshortore, dashuri romantike, dashuri tė mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerės. Pėr mė tepėr, ai ka shkruar njė vepėr arti qė rrezaton njė humanizėm tė atillė, qė lexuesit do ta ruajnė thellė nė zemėr si diēka tė shtrenjtė dhe do ta kujtojnė sa tė kenė jetė nė kėtė botė. Kjo kryevepėr e letėrsisė botėrore vjen nė mėnyrė dinjitoze falė shqipėrimit mjeshtror nga gjuha origjinale prej Mira Meksit.


    6. “Murtaja” nga Albert Kamy

    Ky libėr ishte njė ndėr tre librat mė tė kėrkuar nė botė gjatė vitit tė pandemisė. Sigurisht, kjo falė meritės sė gjenisė sė nobelistit Albert Kamy dhe natyrės specifike tė receptimit tė veprave tė gjithėbotshme letrare. Pėrmes kėsaj vepre mėsojmė mė shumė pėr ēėshtje thelbėsore etike sesa ato qė kanė tė bėjnė me titullin, tė cilat pėrkuan edhe me dramėn e Covid-19 gjatė vitit qė lamė pas: E keqja nė botė vjen pothuajse gjithmonė nga padija, teksa vullneti i mirė, nėse nuk shihet qartė, mund tė shkaktojė po aq dėme sa edhe ligėsia. Njerėzit janė mė “tepėr tė mirė sesa tė ligj, por nė tė vėrtetė ēėshtja nuk qėndron aty. Njerėzit janė mė pak apo mė shumė tė paditur dhe kjo ėshtė ajo qė quhet virtyt ose ves, ndėrsa vesi mė dėshpėrues ėshtė ai i padijes qė pandeh se i di tė gjitha dhe atėherė i jep vetes tė drejtėn pėr tė vrarė.


    7. “Arti i brishtė i not giving a f.ck” nga Mark Manson

    Ky libėr mbetet ndėr mė tė kėrkuarit nga lexuesit shqiptarė qė kur ėshtė hedhur nė qarkullim pėr herė tė parė. Dhe a e dini se pse?! Mark Manson e sheh realitetin me qartėsinė dhe sinqeritetin maksimal, duke e parė atė si njė mjedis plot sfida dhe probleme pėr individin. Kėtu nis edhe aventura narrative e autorit, i cili ka njė optikė tė kundėrt me atė tė tė menduarit pozitiv. Nė kėtė udhėzues pėr zhvillimin personal, blogeri shumė i njohur na kėshillon qė tė pėrmirėsohemi pėrmes pėrballimit tė vėshtirėsive. Manson na kėshillon tė mėsojmė kufizimet tona dhe t’i pranojmė ato. Ai thotė se ky ėshtė burimi i vėrtetė i forcės. Kur pėrqafojmė frikėn, fajet dhe pasiguritė tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi tė vėrtetave tė dhimbshme, por pėrballemi me to – mund tė gjejmė guximin dhe vetėbesimin, tė cilat i kėrkojmė me aq dėshpėrim.


    8. “Sekreti” nga Rhonda Byrne

    Autorja Rhonda Byrne ka goditur nė shenjė, duke pėrmbushur thelbėsisht anėn shpirtėrore tė lexuesit, prandaj ai konsiderohet si njė Sekret i Madh qė zbulohet pareshtur nga miliona lexues edhe sot. Ky Sekret shekullor ėshtė kuptuar nga disa prej njerėzve mė tė mirėnjohur nė histori: Platoni, Galilei, Bet’hoveni, Edisoni, Karnegi, Ajnshtajni – bashkė me disa shpikės tė tjerė, teologė, shkencėtarė, dhe mendimtarė tė mėdhenj. Tani Sekreti po i zbulohet botės.

    Pėr herė tė parė, tė gjitha pjesėt e sekretit bashkohen nė njė zbulim tė pabesueshėm, qė do t’ia transformojė jetėn gjithkujt qė do ta pėrjetojė. Nė kėtė libėr do tė mėsoni si ta pėrdorni sekretin nė ēdo aspekt tė jetės – me paratė, pasurinė, lidhjet, lumturinė dhe nė ēdo ndėrveprim qė keni nė botė.


    9. “Friend Request” nga Laura Marshall

    “Kėrkesė pėr miqėsi” ėshtė romani qė do t’ju mbėrthejė qė nė faqen e parė dhe do t’ju lėrė pa frymė deri nė tė fundit. Romani i Laura Marshall ėshtė konsideruar si trilleri mė i bukur i vitit dhe pa frikė ėshtė sot thrilleri mė i kėrkuar edhe nga lexuesit shqiptarė. Pėr kėtė arsye vazhdon tė ketė kėrkesa tė shumta edhe sot, gati dy vjet pas hedhjes nė qarkullim nga shtėpia botuese Living.


    10. “Tė bėhesh” nga Michelle Obama

    Nuk ka njė biografi tė dytė qė tė jetė kaq e kėrkuar sa “Tė bėhesh” e Michelle Obama. Ky libėr kėrkohet jo vetėm nga lexueset femra, por edhe nga meshkuj dhe ēuditėrisht ka kapėrcyer paragjykimet se ka njė kosto tė lartė. Librat me vlera i kėrkon lexuesi shqiptarė, pavarėsisht ēmimit apo pengesave tė tjera.

    Nė kėtė libėr, pėr herė tė parė, Michelle Obama pėrshkruan jetėn e saj, qė nga fėmijėria, raportet me prindėrit, fillimet e martesės, vėshtirėsitė pėr tė gjetur njė ekuilibėr mes karrierės, familjes dhe ngjitjes sė vrullshme tė tė shoqit nė politikė. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundėsinė pėr tė konkurruar pėr presidencėn e Shteteve tė Bashkuara dhe na rrėfen pėr popullaritetin qė pėrjetuan dhe pėr kritikat qė morėn gjatė fushatės elektorale. Me finesė, sens humori dhe njė sinqeritet tė pazakontė, Michelle Obama shfaq gjithė jetėn e njė familjeje qė, krejt befasisht, u ndodh nėn dritat e projektorėve dhe pėrballė gjithė botės, si dhe tetė vitet mė domethėnėse nė Shtėpinė e Bardhė, ku ajo e njohu mė mirė vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu mė mirė atė.

    Becoming – Tė bėhesh, na shoqėron nė njė udhėtim nga kuzhinat modeste tė Jovas te sallat e ballos nė Buckingham Palace, nėpėr ēaste dhimbjesh therėse dhe provash qėndrueshmėrie kėmbėngulėse, duke na zbuluar shpirtin e njė gruaje tė veēantė dhe revolucionare, e cila lufton pėr t’u ndier mirė me veten, plotėsisht e zonja pėr tė vėnė gjithė forcėn dhe zėrin nė shėrbim tė idealeve mė tė larta./Monitor


    https://www.balkanweb.com/cfare-lexu...te-vitit-2020/

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Neteorm (11-08-2021)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    Librat qė duhet t’i lexoni tė paktėn njė herė nė jetė

    Librat janė ato qė na pėrcjellin e na bėjnė shoqėri nė ēdo hap tė jetės. Janė ato qė na japin mundėsinė pėr tė jetuar aventura tė ndryshme tė cilat fshihen nė mes tė rreshtave e qė frymojnė brenda faqeve, shkruan KultPlus.

    Mė poshtė do gjeni njė listė pėr 5 libra qė ja vlen tė lexohen tė paktėn njė herė, transmeton KultPlus.


    “ The Song of Achilles ” nga Madeline Miller

    “ The Book Thief ” nga Markus Zusak

    “ The Seven Husbands of Evelyn Hugo ” nga Taylor Jenkins Reid

    “ The Kite Runner ” nga Khaled Hosseini

    “ A Thousand Splendid Suns ” nga Khaled Hosseini


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/libra...ehere-ne-jete/

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    Pse duhet tė lexoni ēdo ditė? 10 Pėrfitime

    Leximi pėrfaqėson shumė mė tepėr nga sa mund ta imagjinojnė shumė njerėz. Leximi i njė libri nuk ėshtė vetėm njė mėnyrė pėr tė kaluar kohėn. Faqet e librave pėrmbajnė fjalė, histori, ndjenja, qė janė tė afta tė pėrēojnė emocione tek lexuesi, duke e bėrė atė tė zbulojė botė tė pashkelura dhe tė paimagjinueshme. Pėr mė tepėr, siē dėshmohet nga studime tė ndryshme shkencore, leximi sjell gjithashtu pėrfitime pėr shėndetin mendor dhe fizik tė njerėzve.

    Stimulon mendjen

    Studimet kanė treguar se stimulimi i mendjes, ndihmon nė parandalimin ose ngadalėsimin e zhvillimit tė sėmundjeve si Alzheimer dhe demenca senile. Ashtu si tė gjithė muskujt e tjerė tė trupit, edhe truri duhet tė ushtrohet pėr tė mbetur nė formė. Ndaj shprehja “ose e pėrdor ose e humb”, ėshtė veēanėrisht e pėrshtatshme kur flitet pėr trurin.

    Redukton stresin

    Nuk ka rėndėsi se sa stres ju shkakton puna, marrėdhėniet apo problemet e tjera qė hasni nė jetėn e pėrditshme. Kur jeni i zhytur nė njė histori, e gjeni veten nė njė dimension tjetėr, njė lloj bote paralele, nė tė cilėn do t’i harroni problemet. Njė roman i shkruar mirė, do t’ju transportojė nė njė dimension tjetėr.

    Pėrmirėson njohuritė tuaja

    Ēfarėdo qė lexoni do ta zgjerojė bagazhin tuaj kulturor, gjė qė do t’ju vijė nė ndihmė atėherėkur nuk e prisni. Sa mė shumė njohuri tė keni, aq mė tė gatshėm do tė jeni tė pėrballeni mesfidat qė ju pėrball jeta. Pėr mė tepėr, leximi ėshtė njė mėnyrė e shkėlqyer pėr tė ushqyer tė menduarit tuaj. Nė rrethana tė vėshtira, mund tė humbni gjithēka tjetėr (para, punė, shtėpi, madje edhe shėndetin tuaj), por asnjėherė dijet qė keni fituar.

    E zgjeron fjalorin tuaj

    Sa mė shumė tė lexoni, aq mė e mirė do tė jetė mėnyra juaj pėr ta ekspozuar veten tek tė tjerėt. Fjalėt e reja do t’i shtohen fjalorit tuaj tė pėrditshėm. Tė shprehurit mirė dhe nė mėnyrė tė artikuluar, mund t’ju ndihmojė nė vendin e punės. Dhe tė folurit me vetėbesim para njė personi tė rėndėsishėm, mund tė jetė stimuluese pėr vetėvlerėsimin tuaj.

    Pėrmirėson kujtesėn

    Kur lexoni njė libėr, duhet tė mbani mend njė sėrė personazhesh, historitė e tyre personale, ambiciet, pasi tė gjitha detajet ndėrthuren nė njė vepėr. Edhe kujtesa e ka njė kufi, por truri ėshtė njė organ i mrekullueshėm, dhe mund t’i kujtojė tė gjitha kėto me njė lehtėsi tė caktuar. Po ashtu ėshtė e jashtėzakonshme se si ēdo kujtim qė krijohet brenda teje, i jep jetė njė sinapsi tė ri, duke forcuar kujtimet ekzistuese.

    E forcon aftėsinė analitike tė tė menduarit

    A keni lexuar ndonjėherė njė roman tė jashtėzakonshėm thriller, duke e zgjidhur misterin edhe para se ta pėrfundoni librin? Pėrveē kėsaj, ju do tė keni mundėsi tė pėrdorni aftėsinė kritike dhe analitike tė tė menduarit edhe nė punė, duke mbajtur parasysh tė gjitha detajet qė ju ofrohen, dhe qė do t’i pėrdorni pėr tė zgjidhur “misterin”.

    Pėrmirėson nivelin e vėmendjes dhe pėrqendrimit

    Nė botėn ku jetojmė tė ndikuar shumė nga interneti, vėmendja shkon nė tė gjitha drejtimet e mundshme, duke na detyruar tė bėjmė shumė detyra. Nė vetėm 5 minuta, secili prej nesh bėn njė mijė gjėra:dėrgon njė e–mail, organizon punėn, bisedoni mė shumė njerėz (pėrmes Facebook, Skype, Whatsapp, etj), i hedh njė sy nė Twitter-it, monitoron smartfonin dhe ndėrveproni me kolegėt e punės.

    Kjo sjellje shkakton njė rritje tė nivelit tė stresit, duke e ulur produktivitetin. Kur lexoni njė libėr, e gjithė vėmendja juaj shkon tek historia. Gjatė leximit, pjesa tjetėr e botės qėndron jashtė, dhe ju jeni tė zhytur nė ēdo detaj. Pėrpiquni tė lexoni 15-20 minuta pėrpara se tė shkoni nė punė (p.sh gjatė rrugės nga shtėpia nė punė, nėse pėrdorni transportin publik) dhe do tė habiteni nga niveli juaj i pėrqendrimit sapo tė mbėrrini nė zyrė.

    Pėrmirėson aftėsitė tuaja nė tė shkruar

    Ky pėrfitim ecėn paralelisht me zgjerimin e fjalorit. Njė shkrim i mirė nė punė, ka njė efekt tė dukshėm nė aftėsitė e tė shkruarit. Sa i pėrket rrjedhshmėrisė dhe stilit tė tė shkruarit tė autorėve tė tjerė, leximi do tė ndikojė shumė nė punėn tuaj personale. Shkrimtarėt mėsojnė se si tė shkruajnė prozė, duke lexuar mė parė veprat e tė tjerėve.

    Sjell qetėsi

    Pėrveē relaksimit qė shoqėron leximin e njė libri, ka mundėsi qė tema pėr tė cilėn po lexoni, t’ju ēojė nė njė botė ku mbretėron paqja dhe qetėsia e brendshme. Leximi i teksteve shpirtėrore ul presionin e gjakut, duke ju dhėnė njė ndjenjė qetėsie ekstreme, ndėrsa leximi i librave me temė “Si tė ndihmoni veten pėr tė…” i ndihmon njerėzit me ērregullime tė caktuara tė sjelljes dhe sėmundje mendore.


    / Bota.al

    https://bota.al/pse-duhet-te-lexoni-...-10-perfitime/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 26-03-2022 mė 08:46

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    Pse librat elektronikė e kanė ndryshuar perceptimin tonė mbi leximin

    Debati midis librave elektronikė dhe atyre tė printuar, ka shkaktuar prej kohėsh diskutime familjare dhe midis miqsh, sė bashku edhe me mendimet e kualifikuara tė ekspertėve. Nė njė artikull tė fundit, faqja e internetit Book Riot e ka rihapur kėtė temė.

    Nė fakt, njė studim i kryer qė nė fillimin e viteve 1990, kishte treguar se leximi nė ekran ishte mė i ngadaltė dhe mė pak i saktė sesa ai tradicional. Tani le tė shohim se si librat elektronikė,po e ndryshojnė perceptimin qė kemi mbi njė tekst kur lexojmė njė libėr.

    Kuptimi i njė teksti

    Nė vitin 2014, njė eksperiment tregoi se fėmijėt preferojnė mė shumė librat e printuar, nė vend tė atyre qė lexohen nėpėrmjet njė ekrani dixhital. Prindėrit dhe mėsuesit kanė vėnė re se si rritet vėmendja dhe kurioziteti i tė vegjėlve, kur ndėrveprojnė me njė libėr letre, dhe jo me njė libėr dixhital.

    Rėndėsia e kontaktit fizik dhe perceptimi i ndryshėm vizual, e bėjnė mė tėrheqės pėr njė fėmijė librat e printuar. Nė tė njėjtėn linjė, njė studim norvegjez vėzhgoi sjelljen e disa fėmijėve nė klasat fillore. Ai tregoi se nxėnėsit qė lexonin njė tekst nė letėr, ishin mė tė aftė qė t’i pėrgjigjeshin pyetjeve se ēfarė kishin kuptuar prej tij.

    Njė studim nga Universiteti Stavanger nė Norvegji, tregoi se pasi 50 njerėz u udhėzuan tė lexonin tė njėjtėn histori, gjysma nė njė libėr elektronik dhe gjysmėn nė letėr, ata qė kishin lexuar librin prej letre, kishin njė ndjeshmėri dhe kujtesė mė tė madhe sa i pėrket pėrmbajtjes. Studiuesit vunė re se lexuesit e librit elektronik, e kishin mė tė vėshtirė tė rindėrtonin fabulėn e tregimit.

    Fiziciteti i librave

    Disa studiues, thonė se ndryshimet midis lexuesve tė librave elektronikė dhe atyre tė librave prej letre, vijnė pėr shkak tė lodhjes sė syve tė shkaktuar nga ekrani dixhital. Tė tjerė thonė se librit i printuar, ėshtė njė element kyē pėr tė pasur njė pėrqendrim mė tė mirė.

    Kontakti fizik dhe mėnyra pėrmes sė cilės lidhet dikush me njė libėr tradicional, ėshtėsigurisht e ndryshe nga ajo me njė pajisje elektronike, madhėsia apo pesha e sė cilės, faqja qė duhet shfletuar ose shenja qė duhet mbajtur, nuk janė tė njėjtat.

    Pėr kėtė arsye, ndodh shpesh qė ata qė lexojnė libra nė pajisjet dixhitale, nuk e kanė ndjenjėn e gjatėsisė sė asaj qė janė duke lexuar. Megjithatė, ky aspekt i fizikės nuk ka tė bėjė vetėm me librat, por edhe me filmat. Shikuesit janė mė tė pėrqendruar dhe tė angazhuar kur shohin njė film nė kinema, sesa kur e shohin nė shtėpi pėrmes njė uebsajti nė internet.


    /Bota.al

    https://bota.al/pse-librat-elektroni...e-mbi-leximin/

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Neteorm (05-04-2022)

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    50 libra tė sugjeruar nga shkrimtari Ag Apolloni

    Shkrimtari i njohur Ag Apolloni na sugjeron 50 libra nga letėrsia botėrore tė cilat patjetėr duhet tė lexohen nga secili.


    Kjo ėshtė lista e librave tė sugjeruar nga shkrimtari Ag Apolloni:

    1. Milan Kundera: Lehtėsia e padurueshme e qenies

    2. Philip Roth: Ankimi i Portnoit

    3. Julian Barnes: Zhurma e kohės

    4. D. M. Thomas: Hoteli i Bardhė

    5. T. S. Eliot: Toka e shkretė

    6. Michel Houellebecq: Nėnshtrimi

    7. Umberto Eco: Varreza e Pragės

    8. Italo Svevo: Rrėfim pėr plakun e mirė dhe vajzėn e bukur

    9. Dante Alighieri: Komedia hyjnore

    10. Nikos Kazantzakis: Tundimi i fundit

    11. Jorge Luis Borges: Aleph

    12. Voltaire: Kandidi

    13. Hermann Hesse: Ujku i stepės

    14. Mario Vargas Llosa: Pesė qoshet

    15. Juan Rulfo: Pedro Paramo

    16. Jean-Paul Sartre: Muri

    17. Charles Baudelaire: Lulet e sė keqes

    18. Orhan Pamuk: Unė jam e kuqja

    19. Isaac Bashevis Singer: Shosha

    20. N. V. Gogol: Shpirtra tė vdekur

    21. L. Tolstoj: Atė Sergi

    22. F. M. Dostojevski: Idioti

    23. Gustave Flaubert: Zonja Bovari

    24. Joseph Conrad: Zemra e errėsirės

    25. Franz Kafka: Procesi

    26. G. G. Marquez: Njėqind vjet vetmi

    27. J. D. Salinger: Rojė nė thekėrishten buzė greminės (anglisht: The Catcher in the Rye)

    28. Kurt Vonnegut: Thertorja pesė

    29. José Saramago: Ungjilli sipas Jezu Krishtit

    30. Ernesto Sabato: Tuneli

    31. Victor Hugo: Katedralja e Parisit

    32. Denis Diderot: Nipi i Ramoit

    33. Ariel Dorfman: Vdekja dhe vasha

    34. Herman Melville: Kopisti Bartėlby (origjinal: Bartleby, the Scrivener)

    35. F. Scott Fitzgerald: Getsbi i madh

    36. John M. Coetzee: I ngadalti

    37. Elie Wiesel: Natė

    38. Albert Camus: I huaji

    39. Vladimir Nabokov: Lolita

    40. Doris Lessing: Fėmija i pestė

    41. Mihail Bulgakov: Mjeshtri dhe Margarita

    42. Yasunari Kawabata: Bukuroshet e fjetura

    43. Yukio Mishima: Kinkakuxhi

    44. John Steinback: Njerėzit dhe minjtė

    45. Thomas Mann: Tonio Kröger

    46. Marguerite Duras:

    47. J. M. G. Le Clezio: Afrikani

    48. Shakespeare: Hamleti

    49. Cervantes: Don Kishoti

    50. Goethe: Fausti


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/50-li...i-ag-apolloni/

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    10 librat shqiptare sugjeruar si dhurate per te huajt


    Sa herė keni dashur tė prezantoni mikun apo mikeshėn tuaj tė huaj me kulturėn shqiptare e ti tregoni atyre pjesėt mė interesante, tė vėrteta e tė bukura tė saj?

    Mė poshtė ju rendisim sugjerimet tona tė librave qė mund tė dhuroni (apo tė shfletoni edhe vetė!) tė cilėt janė tė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja dhe qė pėrfaqėsojnė e prezantojnė Shqipėrinė me tė gjithė kulturėn, traditat, dhe artin e saj.

    1. “Kronikė nė gur”/ “Chronicle in stone” nga Ismail Kadare

    Ismail Kadare-ja kryeson gjithnjė listat e librave shqiptarė! Por cila vepėr, nga shumė prej atyre tė autorit, do tė ishte mė e pėrshtatshmja si dhuratė? Sipas nesh, “Kronikė nė gur.” I rrėfyer nga pikėvėshtrimi i njė djaloshi, libri rrėfen me vemendje e ndjeshmėri ngjarjet e tė tashmes e sė shkuarės sė Gjirokastrės, vendlindja e Kadaresė. Ky titull ėshtė pėr ata qė e njohin apo duan t’a njohin Gjirokastrėn, pėr njė copėz tradite e njė tregimi vėrtet shqiptar nė tė gjithė kuptimet! Nė gjuhė tė huaja, libri gjendet nė librarinė Adrion.

    2. “Rrugėtimi i mbramė i Ago Ymerit”/ “The Last Journey of Ago Ymeri” nga Bashkim Shehu

    Bashkim Shehu ėshtė njė nga autorėt shqiptarė mė prodhimtarė tė ditėve tona. Djali i ish-Kryeministrit tė Shqipėrisė, Mehmet Shehut, autori ėshtė ndėr tė paktėt fėmijė tė ish pushtetarėve tė periudhės komuniste qė ka dėnuar regjimin e shkuar. Prej vitit 1997, jeton nė Barcelonė por vazhdon tė shkruajė nė shqip e tė rrėfejė histori shqiptare, si ky titull qė pėrveē se nė anglisht, gjendet i pėrkthyer edhe nė frengjisht dhe spanjisht nė site-in Amazon.

    3. “Hana”/ “Sworn Virgin” nga Elvira Dones

    Ai i virgjėreshave tė pėrbetuara ėshtė njė fenomen i pakuptueshėm pėr shumė perėndimorė qė vizitojnė shqipėrinė dhe diēka qė i bėn kuriozė. Elvira Dones ka qenė ndėr shkrimtaret e para qė ka sjellė njė histori tė letrarizuar, libėr qė bėri shumė bujė menjėherė pas botimit tė tij nė gjuhėn italiane si fillim. Mbi kėtė roman, vetė autorja ka realizuar njė dokumentar dhe pak vite mė vonė nga publikimi, ėshtė mbėshtetur edhe filmi Italian me tė njėjtin titull. Aktualisht libri ekziston nė shqip, italisht dhe anglisht. Gjejeni nė Adrion dhe Amazon.

    4. “Fluturim/Flight” nga Kleitia Vaso

    Koleksioni me 64 ese ėshtė i shkruar nė shqip dhe anglisht nga vetė autorja e kjo e bėn njė dhuratė shumė tė bukur pėr shqipfolės dhe anglishtfolės. Me gjithė filozofinė elegante tė autores, mbetet njė libėr i thjeshtė dhe argėtues qė ēdokush do ta shijonte. Ajo qė bashkon esetė e K. Vaso-s ėshtė njė kėnd krejt i veēantė vėshtrimi mbi botėn duke u nisur nga elementet mė tė thjeshtė tė pėrditshmėrisė, si dhe njė stil shumė modern tė shkruari. Esetė mund tė trajtojnė njė kėnd nė shtėpinė e saj tė fėmijėrisė nė Tiranė, njė vend nė fantazinė e saj, njė fotografi nga jeta nė Amerikė apo njė anekdotė e nxitur nga jeta nė Poloni, ku aktualisht jeton. Gjėndet nė libraritė Adrion dhe Albania

    5. “Hapėsirė Negative”/ “Negative Space” nga Luljeta Lleshanaku

    Pėr shpirtrat e brishtė dhe mė tė ndjeshėm ndaj poezisė, Luljeta Lleshanaku ėshtė njė nga poetet mė nė fjalė kohėt e fundit nė skenėn ndėrkombėtare. Nga katėr pėrmbledhjet me poezi tė poetes, tė pėrkthyera nė anglisht, ne sugjerojmė mė tė fundit prej tyre “Negative Space,” ndėrkomėtarisht i recensuar, nominuar dhe vlerėsuar me ēmime tė ndryshme. Gjendet nė Amazon.

    6. “Homeland” nga Fation Plaku

    Ky koleksion i ri fotografish, ndonėse me ēmim tė lartė, paraqet Shqipėrinė nė ēdo centimetėr katror tė saj. Mes destinacioneve tė njohura, gjenden edhe shumė tė tjera qė mbeten tė panjohura pėr shumė prej nesh. Pėrveē se njė libėr i bukur pėr tju shtuar bibliotekės tuaj personale, ky libėr do tė ishte njė dhuratė serioze pėr miqtė tuaj mė tė mirė. Mund tė shėrbejė si njė nxitės i menjėhershėm i oreksit pė ta vizituar vendin tonė! Gjendet nė Adrion.

    7. “Tirana Horizontale, Go West” nga Robert Aliaj Dragot

    Libri i Robert Aliaj Dragot ėshtė njė propozim artistik. Autori e zoomon lenten e aparatit duke e fokusuar interesin e tij te kryeqyteti. Krejt i kundėrt nė krahasim me librin e sipėr pėrmendur, nė kėtė pėrmbledhje aspak formale, qė nė formėn e tij tė paraqitjes, nuk do tė gjeni fotot e bukura tė turistėve, por ato tė faqes tjetėr tė medaljes, tė njė realiteti tė ashpėr dhe prezent. Gjejeni nė Adrion.

    8. “Marubi: Shqipėria-Albania 1858-1950”

    Fati i Marubėve nė Shqipėri nis me mbėrritjen e italianit Pietro Marubi nė Shkodėr e pėrfundon me nipin e tij tashmė shqiptar Gegė Marubi. Pietro njihet si fotografi i parė nė Shqipėri dhe arkivi i tij fotografik si njė ndėr mė tė pasurit nė Ballkan. Pėr kėtė arsye, koleksioni ku pėrmblidhen fotografi nga Shqipėria e viteve 1858-1950, ėshtė njė dhuratė e ēmuar pėr njė mik tė huaj. Janė fotografi artistike, nė bardhė e zi, qė shfaqin portrete njerėzish tė thjeshtė por edhe personalitetesh tė rėndėsishėm tė sferės kulturore, veshje tradicionale, si edhe pamje nga Shqipėria pėrgjatė njė shekulli.

    9. “Pastel 1960-2012” nga Maks Velo

    Megjithėse jo i pėrkthyer nė gjuhė tė huaja, mund tju sigurojmė se ky libėr i vogėl me pastelet e Maks Velos nuk ka aspak nevojė pėr pėrkthim. Veprat e Velos janė po aq estetikisht tė bukura sa edhe interesante, po aq personale sa edhe universale, duke e bėrė kėtė njė dhuratė tė veēantė dhe tė bukura pėr miqtė tuaj. Mund tė gjėndet nė librarinė Adrion nė qendėr tė qytetit.

    10. “Albania through Art” (3rd Edition) nga Ferid Hudhri

    Nėse keni shoqėri artdashėse, ky koleksion i veprave dhe artistėve mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė nė anglisht ėshtė pa dyshim njė nga mė tė mirėt. Ēmimi i kripur kompensohet nga pėrzgjedhja e piktorėve, prezantimi e cilėsitė e fotove, tregimi sipas periudhave kohore, e shumė arsye tė tjera tė cilat e bėjnė kėtė enciklopedi tė artit shqiptar njė libėr qė shfletohet me dėshirė dhe interes! Gjejeni nė librarinė Adrion.


    https://www.intoalbania.com/sq/10-li...-per-te-huajt/

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    Guadalajara, “Kryeqyteti botėror i librit” pėr vitin 2022

    UNESCO tash e 22 vite ndan ēdo vit ēmimin “Kryeqyteti botėror i librit”, pėr qytetet tė cilat shėnojnė suksese tė ndryshme nė fushėn e artit e tė kulturės dhe tė leximit nė pėrgjithėsi.

    Kėtė vit u zgjodh njė qytet nė pjesėn perėndimore tė Meksikės (Guadalajara), qytet ky i cili qė nga viti 2017 solli pėr komunitetin vendas njė numėr tė madh aktivitetesh me qellim heqjen e vėmendjes nga dhuna dhe fokusimin tek kultura e leximit.

    Nė qytet organizuan hapėsira publike pėr lexim dhe aktivitete tjera, punėtori pėr shkrim, poezi rruge, punėtori pėr fėmijė etj. Pėrderisa kishte mbėshtetjen e UNESCO-sė qyteti pėrkrahi talentet e rinj tė cilėt kishin prirje tė ndryshme artistike nė forma tė ndryshme. Ideja kryesore u bė themelimi i shtėpive tė reja botuese, e po ashtu bashkėpunimi me autorė mė nė zė nė Amerikėn Latine duke realizuar projekte artistike nė Kullėn Babel.

    Qytetet qė fituan kėtė titull mė herėt ishin Aleksandria, New Delhi, Turini, Buenos Aires, Athina, Lublana etj.


    /GazetaExpress

    https://www.gazetaexpress.com/guadal...er-vitin-2022/

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    "Tė lirė", nga Lea Ypi! Librin qė e prita 30 vjet!

    Nėntor 2021 - LIBRAT E ARLINDĖS


    E di qė kam bėrė mungesa! Ky kthim pas kaq shumė kohėsh i dedikohet njė libri pėr tė cilin ndjehem e shpėrblyer si botuese qė mė nė fund arrita ta kem nė shtėpinė botuese.

    Libri “Tė lirė”- “Tė rritesh nė fund tė historisė” shkruar nga Lea Ypi ėshtė pa asnjė hezitim libri i panairit, dhe bindshėm libri i 30 viteve pėr njė histori qė duhet ta shohim pėrmes inteligjencės dhe humorit.

    E di qė janė bėrė filma, edhe shumė tė mirė. E di qė janė shkruar dhe libra shumė tė mirė nga autorė qė meritojne admirim, por ky libėr ėshtė njė risi. I shkruar fillimisht nė anglisht, nga Lea Ypi, pedagoge nė Londėr, studiuese, shkrimtare, njė shqiptare qė siē thotė ajo, “u rrit nė fund tė historisė”.

    Ky nuk eshte njė libėr, ky ėshtė vetė Libri qė unė vetė kam dashur tė lexoj nė kėto 30 vite, dhe nga ana profesionale, mė pėrmbush plotėsisht.

    Mund t’ju duken tė ekzagjeruara kėto fjalė, por me kėdo qė nuk e ka lexuar kėtė libėr jam gati tė vė bast se do tė ndihet njėlloj pasi ta lexojė tani edhe nė shqip, sepse siē ju thashė, libri u shkrua fillimisht nė anglisht dhe po korr sukses.

    Bėni njė kėrkim nė Twitter e do te shihni sa vlerėsime dhe vėmendje po rrėmben shqiptarja Lea Ypi qė rrėfeu historinė tonė nė anglisht.

    Libri mė nė fund erdhi nė shtėpi, dhe erdhi si njė botim origjinal, pėr fat Lea e pėrktheu, e shkroi nė shqip se ky ėshtė libri ynė, nė fakt tė duket sikur e ke shkruar vetė, ti ke aty njė copėz tėnden, njė vend a njė ndjenjė qė tė pėrket thellėsisht. Dhe kėtė e ndjen faqe pas faqeje, rresht pas rreshti.

    “Tė lirė”- “Tė rriteshn nė fund tė historisė” -ėshtė njė miks inteligjence me ndjesi e talent shkrimtareje. Flitet me gjuhėn e njė vajze tė vogėl, por nga pas qėndron mendja gjeniale e Leas.

    Pėr mua ky libėr ėshtė i rrallė pėr nga sinqeriteti, me tė cilin ėshtė shkruar.

    Janė vėrtet tė rrallė njerėzit qė shkruajnė kaq pa komplekse dhe po aq me njė kurajė pėr tė treguar historinė qė e kemi jetuar tė gjithė, por jo treguar. Historia ėshtė njė rrėfenjė pėr jetėt e jetuara, fundja.

    Unė do tė dėshiroja qė ky libėr tė lexohej nga kushdo, pa pikė pėrjashtimi, nga ne qė u rritėm nė fund tė historisė, por dhe pėr ata qė erdhėn e do tė vijnė mė pas, do tė doja qė ky libėr tė provokonte njė diskutim tė gjatė, tė mos mbyllej sot. Mendoj se sot, mė shumė se kurrė kemi nevojė pėr njė shkundje tė fortė, tė reflektojmė se nga erdhėm e ku po shkojmė.

    Dhe pėr fat, sot e kemi edhe librin e duhur


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/art-dhe-kultur...0-vjet-i506611

  16. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    23 Prilli, Dita Botėrore e Librit| Lista e librave mė tė shitur nė Shqipėri gjatė vitit 2021


    23 prilli ėshtė shpallur si Dita Botėrore e Librit qė nga 15 nėntori i vitit 1995, e cila origjinėn e idesė sė pėrkujtimit tė kėsaj dite e ka nė Spanjė, ku atij qė blinte njė libėr i dhurohej edhe njė trėndafil.

    Dita Botėrore e Librit dhe tė drejtės autoriale kėtė vit zhvillohet edhe nė Kosovė nė bashkėpunimin e organizatave tė shoqėrisė civile qė mbėshtesin kulturėn.

    Librat janė miqtė, udhėzuesit dhe filozofėt tanė mė tė mirė.

    Nė kėtė datė nė vitin 1616, lidhet vdekja e dy kolosėve tė letėrsisė botėrore: Shekspirit nė Angli dhe Miguel de Servantes nė Spanjė.

    Kjo datė ėshtė njė thirrje pėr njerėzimin pėr tė rritur respektin pėr kontributet e pazėvendėsueshme tė autorėve dhe librit nė progresin social dhe kulturor tė njerėzimit.


    Lista e librave mė tė shitur pėr vitin 2021, vėnė nė dispozicion nga Adrion.

    1 – Tė lirė – tė rritesh nė fund tė historisė nga Lea Ypi

    2 – Sekreti i Krishtlindjes – nga Richard Paul Evans

    3 – Gratė e padukshme nga Caroline Criado Perez

    4 – Fajin ma ka gjuha nga Virgjil Muci

    5 – Posteri shqiptar nga Rubens Shima



    Burimi: Euronews

    https://news-31.com/lifestyle/23-pri...e-shqip-i24728

  17. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    Presidentja Osmani: Librat na ēojnė nė vende ku nuk kemi qenė kurrė dhe na prekin nė mėnyra tė paimagjinueshme

    Sot nė mbarė botėn shėnohet Dita Botėrore e Librit, e cila origjinėn e idesė sė pėrkujtimit tė kėsaj dite e ka nė Spanjė, nė zonėn e Katalonjės, ku atij qė blinte njė libėr i dhurohej edhe njė trėndafil.

    23 prilli ėshtė shpallur si Ditė Botėrore e Librit qė nga 15 nėntori i vitit 1995. Dita botėrore e librit dhe tė drejtės autoriale kėtė vit shėnohet edhe nė Kosovė nė bashkėpunimin e organizatave tė shoqėrisė civile qė mbėshtesin kulturėn.

    Pėr kėtė ditė ka shkruar edhe presidentja e Kosovės, Vjosa Osmani, e cila ka thėnė se librat na ēojnė nė vende ku nuk kemi qenė kurrė dhe na prekin nė mėnyra tė paimagjinueshme.

    “Ēdo libėr ėshtė njė pėrvojė mė vete dhe na hap pėr njė tė re. Librat na ēojnė nė vende ku nuk kemi qenė kurrė dhe na prekin nė mėnyra tė paimagjinueshme. Gėzuar Ditėn Botėrore tė Librit!”, ka shkruar Osmani nė “Twitter”.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/presi...imagjinueshme/

  18. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    Dita e Librit, shkrimtarėt: Shumė krijues dhe veprat e tyre janė harruar, nga institucionet nuk ka platforma dhe strategji lidhur me trashėgiminė e librit shqip

    Institucionet nuk kujtohen pėr krijuesit dhe veprat e tyre, shprehen autorė tė ndryshėm. Dita Botėrore e Librit, por autorėt thonė se nuk janė sa duhet prezent nė jetėn kulturore. Shkrimtarėt Xhahid Bushati, Mustafa Tukaj dhe studiuesi Behar Gjoka shprehen me kritika ndaj Ministrisė sė Kulturės dhe institucioneve, qė nuk po bėjnė sa duhet pėr librin dhe autorin.

    Si autor, Xhahid Bushati thotė se Dita e Librit, ėshtė njė ditė e shenjtė. “Kujtohen veprat qė kanė pėrjetėsi, kujtohen shkrimtarėt qė me talentin u dhanė veprave tė tyre pėrjetėsi dhe lexuesit, edhe pse kanė kaluar vite, dekada e shekuj vazhdojnė t’i lexojnė librat me ėndje. Pra, u japin pėrjetėsinė. Libri nuk duhet tė njoh harresėn. Kjo ditė pėrkujtime, sipas meje, ende ėshtė e zbehtė. Nuk ka madhėshtinė e saj qė duhet tė kishte”, thotė autori Bushati.

    Sipas tij, aktivitetet qė zhvillohen nė kėtė ditė, me gjithė vlerat e tyre, nuk e pėrmbushin madhėshtinė e kėsaj dite tė shėnuar qė shėnohet mė datė 23 prill. “Ende shkrimtari me misionin e tij fisnik nuk ėshtė prezent nė jetėn kulturore, ku tė shpėrfaqen vlerat e tij. Shumė krijues janė harruar dhe nuk kujtohen. Po ashtu edhe veprat e tyre. Shpesh, edhe pse janė gjallė, pėrsėri janė tė harruar. Ende, nga institucionet pėrkatėse kulturore, nuk ka platforma dhe strategji lidhur me trashėgiminė e librit shqip, pėr ato vlera qė janė tė domosdoshme e, tė cilat flasin pėr identitetin libror tė ekzistencės shqipe”, shton mė tej autori dhe studiuesi Bushati.

    Ka vlera dhe nė periferi

    Dita Botėrore e Librit rikthen vėmendjen dhe nė tė tjera problematika, qė shprehen autorė tė ndryshėm shqiptarė. Pėr Xhahid Bushatin mungojnė dhe botimet kolona me vepra tė autorėve tanė, qė kanė njė kontribut tė madh nė letėrsinė shqipe. “Duhet tė kishte nė kėtė ditė botimi i ndonjė kolanė tė ndonjė autorit, me shėnime e studime pėrkatėse qė me veprėn e tij ka shndritur letėrsinė shqipe, si: pėrshembull Ernest Koliqi, Faik Ballanca, Vath Koreshi, Skėnder Drini, Nasi Lera, etj”, thotė ai.

    Problem pėr autorin Bushati ėshtė dhe fakti qė askush nuk kujtohet qė ka vlera edhe nė periferitė e vendit. Sipas tij, ato duhen kėrkuar nga institucionet. “Ajo qė mė shqetėson ka njė raport tė zhdrejtė, pothuajse tė njė komunikimi tė dobėt mes metropolit dhe periferisė letrare. Mendoj, se duhet tė ndryshohet. Ka vlera edhe nė periferi, gjenden gurė tė ēmuar qė ende flenė dhe duhen zgjuar. Duhen kėrkuar. Megjithatė, kushdo qė nė Ditėn Botėrore tė Librit, flet pėr njė vepėr, dhe kujton njė autor, meriton tė nderohet. Nderimi duhet tė bėhet jo nė njė ditė, por sa tė jetė gjallė autori, por edhe ditėlindjet dhe ditė vdekjet e tij e atyre autorėve qė nuk jetojnė. Jo vetėm kaq, por pėr herė duhet tė ndėrmerren aktivitete pėr nder tė librit”, thotė Bushati.

    Shkrimtari Mustafa Tukaj shprehet gjithashtu pėr rėndėsinė kėsaj dite, por sipas tij pak po vlerėsohen autorėt shqiptarė. “Nėse bibliotekat e shkollat nuk vlojnė nga diskutimet, nga takimet, sigurisht qė do tė kemi probleme. Autorėt shqiptarė promovohen shumė pak. Vlera ka dhe nė rrethe jo vetėm nė Tiranė. Ne flasim por kush na dėgjon nga institucione, Ministri e Kulturės? thotė Tukaj.

    Pėr studiuesin Behar Gjoka, libri ėshtė pasqyra e shpirtit dhe e dijes, ėshtė pasqyra e tė gjitha kohėrave dhe tė gjitha hapėsirave. “Njeriu duhet tė kthehet nė secilėn ditė dhe mė shumė tek kjo pasqyrė”, thotė Gjoka, i cili shton se problemet nė fushėn e krijimtarisė dhe mungesa e vėmendjes ndaj autorėve vazhdon.

    23 prilli ėshtė shpallur si Dita Botėrore e Librit mė 15 nėntor tė 1995, me njė rezolutė tė UNESCO-s.


    Gazeta Sot

    https://sot.com.al/kultura/dita-e-li...ruar-n-i508461
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-04-2022 mė 19:09

  19. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    Shtatė libra tė Orhan Pamuk qė duhet t’i lexojė ēdokush

    Orhan Pamuk, ėshtė laureati i parė turk i ēmimit Nobel pėr Letėrsi.

    Mėnyra e shkrimit tė tij paraqet tensionet mes kulturės sė Lindjes dhe Perėndimit, traditėn dhe modernen, Islamin dhe sekularizmin brenda shoqėrisė turke.

    Kėto tema janė mbizotėruese nė tė gjitha veprat e tij, dhe nė qendėr tė saj gjithēka ėshtė njė ndjenjė e konfuzionit dhe humbjes sė identitetit, si dhe njė lloj melankoli, ose hüzün, qė ėshtė njė karakteristikė pėrcaktuese e Stambollit dhe banorėve tė saj.


    Mė poshtė keni shtatė librat e Pamuk qė duhet patjetėr t’i lexoni.

    GRUAJA ME FLOKĖ TĖ KUQE

    E botuar nė fund tė verės sė vitit 2017, Gruaja me Flokė tė Kuqe ėshtė romani i fundit i Orhan Pamukut dhe njė ekzaminim perfekt i ndryshimeve kulturore momentale nė Turqi.

    STAMBOLLI

    Ėshtė njė arritje mahnitėse – njė memoar thellėsisht personal, por edhe njė ekzaminim lirik dhe i thellė i vendit.Pamuk ėshtė njė vendas i Stambollit dhe ai e pėrshkruan njė portret tė metropolės pėrmes pėrvojės dhe kujtesės. Ai kap jo vetėm kufijtė fizikė tė Stambollit, por melankolinė e thellė e njė qyteti tė lashtė qė ndodhet nė majė tė gėrmadhave tė njė perandorie.

    EMRI IM ĖSHTĖ E KUQJA

    Emri im Ėshtė e Kuqja ėshtė romani qė i dha njohje ndėrkombėtare Pamukut. Ėshtė njė pjesė e thurur fort mister dhe njė pjesė histori dashurie, e vendosur nė sfondin e miniaturistėve islamikė tė gjykatės otomane tė shekullit tė 16-tė. Tregimi qėndron rreth zhdukjes sė njė artisti tė porositur nga Sulltani. I mbushur me intrigė tė pallatit, Emri im ėshtė e Kuqja ėshtė njė ekzaminim i kryqėzimit tė artit, fesė dhe pushtetit.

    BORA

    Bora ka nė qendėr njė poet nė mėrgim i quajtur Ka, i cili kthehet nė Turqi pėr tė gjurmuar dashurinė e tij tė humbur nė njė komunitet tė largėt kufitar, pėrcjell arbresh.info. Ka tėrhiqet pashmangshmėrisht nė tensionet politike tė qytetit dhe e gjen veten tė kapur nė mes tė njė grushti tė mundshėm shteti. Si me tė gjitha trillimet e tij Pamuk, edhe kėtu ndėrvepron tradita fetare dhe kultura moderne si njė temė kryesore.

    MUZEU I PAFAJĖSISĖ

    Muzeu i pafajėsisė ėshtė njė romancė melankolike dhe e butė. Tregon obsesionin e njė burri tė pasur tė quajtur Kemal, fejesa e tė cilit dhe marrėdhėnia e tij me familjen prishen pas njė afere pasionante me njė grua tė quajtur Fusun. Kemali shpenzon vite duke u pėrpjekur tė rindezė romancėn e tij me Fusunin tashmė tė martuar dhe nė mėnyrė tė detyrueshme mbledh njė koleksion artikujsh qė i kujtojnė pėr takimet e tij tė ndryshme me tė. Muzeu i pafajėsisė ėshtė njė histori e dashur dhe sensuale dashurie e ngjyrosur me humbje dhe dėshpėrim.

    LIBRI I ZI

    Nga romanet e Orhan Pamuk, Libri i Zi mund tė jetė mė i pazakonti dhe ndoshta njė nga mė pak tė arritshėm. Ėshtė njė mister / thriller tepėr origjinal pėr njė eksplorim identiteti dhe dėshpėrimi qė ėshtė pothuajse e pamundur pėr t’u hedhur poshtė. Romani ndjek njė avokat me emrin Galip, i cili ka frikė se gruaja e tij mund ta ketė lėnė atė pėr ish-bashkėshortin e saj. Kur zhduket edhe bashkėshortja e tij dhe ish burri i saj, Galip tėrhiqet nė misterin qė rrethon situatėn dhe ngadalė fillon tė marrė identitetin e ish-burrit, pėrcjell arbresh.info.

    KĖSHTJELLA E BARDHĖ

    I vendosur gjatė shekullit tė 17-tė, Kėshtjella e Bardhė pėrqendrohet te njė studiues tė ri italian, i cili merret i burgosur dhe i dėrgohet Konstandinopojės (Stambolli modern). Ai bie nė paraburgim tė njė njeriu tė cilit i ėshtė thėnė tė thėrrasė Hojėn, i cili potencialisht mund tė jetė binjak i tij. Ndėrsa vitet kalojnė dhe dijetari i ri udhėzon Hojėn mbi risitė e Perėndimit, burrat bėhen mė tė afėrt dhe identitetet e tyre pėrfundimisht ndėrthuren. Kėshtejlla e Bardhė ėshtė njė ekzaminim i errėt fantastik dhe i egėr i identitetit. Ajo shėrben si njė shembull i hershėm i temave qė pėrcaktojnė aq shumė nga kanuni letrar i Pamukut.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/shtat...oje-cdokush-2/

  20. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    5 rekomandime librash nga Bill Gates pėr tė lexuar gjatė verės

    Bill Gates ėshtė rikthyer me listėn e tij tė rekomandimeve tė leximit – kėtė herė, pėr sezonin veror. Dhe, siē pranon Gates nė njė postim nė blogun e tij Gates Notes, lista e kėtij viti ėshtė "shumė e rėndė pėr leximin e pushimeve".


    Lista e Librave:

    Power - Nga Naomi Alderman

    Why We're Polarized - Nga Ezra Klein

    The Lincoln Highway: A Novel - Nga Amor Towles

    The Ministry for the Future - Nga Kim Stanley Robinson

    How the World Really Works: The Science Behind How We Got Here and Where We're Going - Nga Vaclac Smil


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/5-re...-veres-i515665

  21. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    6 site ku mund tė lexoni libra online

    https://www.classlifestyle.com/news/...-libra-online/

    Classlifestyle.com

  22. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,591

    Pėr: Leximi

    https://tiranapost.al/vere-e-bukur-libra-te-bukur

    Verė e bukur me libra tė bukur… - Nga Arlina Dudaj ( Korrik 2018)


    https://tiranapost.al/librat-e-arlin...j-kete-vere-21

    Libri qė sugjeron mė shumė botuesja Arlinda Dudaj kėtė verė (Korrik 2020 )

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •