Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60

Tema: Leximi

  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Leximi

    Sa mė shumė lexoni, aq mė vonė plaket truri

    Studimi hap mendjen, por gjithashtu ndihmon pėr ta mbajtur atė nė formė pėr shumė vite.

    Sa mė i lartė niveli i arsimimit, rėnia konjitive ose humbja e kujtesės dhe vėmendja humbin aftėsinė me vonesė.

    Konfirmimi i lidhjes midis nivelit tė arsimimit dhe shėndetit tė trurit pėr tė moshuarit vjen nga njė studim i udhėhequr nga Universiteti i Kalifornisė.

    Studimi pėrdori tė dhėna tė marra nga njė anketė me aftėsitė njohėse tė njė kampionimi prej 10.374 amerikanėsh nė vitin 2000 dhe tė njė mostre prej 9995 personash mbi 65 vjeē nė vitin 2010. Personat u ndanė nė disa kategori, sipas nivelit tė arsimimit: me shkollė fillore, tė mesme, tė diplomuar dhe pasuniversitarė.

    Studimi nxori nė pak se mes viteve 2000-2010 jetesa pa demencė ėshtė rritur, por veēanėrisht tek ata mė tė arsimuar: 1.51 vjet pėr meshkujt dhe 1.79 vjet pėr femrat. Rritja e viteve tė jetės pa probleme konjitive ishte shumė mė e ulėt nė mesin e atyre me arsim tė ulėt, rreth 0.66 vjet pėr meshkujt dhe 0.27 vite pėr femrat. Ata qė kishin arsim pasuniversitar kishin aftėsi tė ruajtjes sė kujtesės edhe pas moshės 80-vjeēare.


    Ekonomia Online

    https://ekonomiaonline.com/sa-shume-...-plaket-truri/

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Leximi

    Studim: Kėto shtete prijnė me numrin mė tė madh tė lexuesve

    BE gjurmon se sa shpenzojnė europianėt pėr letėrsinė. Nė vitin 2021, mesatarisht, njė qytetar i BE-sė shpenzoi rreth 1.1% tė tė ardhurave nė gazeta, libra dhe artikuj kancelarie. Por, cili ėshtė vendi i BE-sė qė shpenzon mė shumė pėr libra? Ėshtė Sllovakia, dhe me diferencė. Sllovakėt shpenzojnė mesatarisht 1.9% tė tė ardhurave vjetore pėr gazeta, libra apo artikuj kancelarie. Sllovakia mbetet nė krye tė klasifikimit nė pesė vjetėt e fundit dhe, nė tė vėrtetė, ka rėnė lehtė nga njė nivel i lartė prej 2.1%. Duke zbritur nga 1.9% nė 1.2%, vendet europiane qė kanė shpenzuar mė shumė pėr libra janė Kroacia, Gjermania, Estonia, Letonia dhe Islanda, pėrcjell albinfo.ch.

    Cili vend renditet i fundit? Nė pozicionin e palakmueshėm, vendi me shpenzimet mė tė ulėta pėr frymė pėr letėrsinė ėshtė Qiproja, me vetėm 0.4%. Megjithatė, Greqia, Rumania, Bosnjė e Hercegovina dhe Serbia nuk janė shumė larg, pasi tė gjitha shpenzuan 0.5% nė vitin 2021. Humbėsi i vėrtetė nė listė nuk ka paraqitur as shifra nė BE, qė nga viti 2019. Maqedonia e Veriut i deklaroi shpenzimet e saj pėr herė tė fundit, tre vjet mė parė. Nė atė kohė, vlera ishte mjerisht vetėm 0.1% e tė ardhurave pėr frymė.

    Cili shtet i kushton mė shumė kohė leximit? Njė gjė ėshtė tė shpenzosh para pėr letėrsinė. Por, siē thotė shprehja e vjetėr “kohė = para”, vlera e vėrtetė nė jetė ėshtė koha jonė.

    Pra, cilat janė vendet qė mė shumė se tė gjithė ulen dhe i kushtojnė kohė leximit? Shifrat pėr kėtė pyetje, nė tė gjithė Europėn, janė pak mė tė vjetra, pasi Anketat e Harmonizuara Europiane tė Pėrdorimit tė Kohės (Harmonised European Time Use Surveys), zhvillohen vetėm njė herė nė dekadė, dhe shifrat e vitit 2020 ende nuk janė publikuar. Megjithatė, zotėrojmė tė dhėna qė lidhen me sondazhet e kryera midis 2008 dhe 2015 nė 18 vende europiane.

    Nė krye tė listės pėr kohėn qė i kushtohet leximit nė ditė ėshtė Estonia. Njerėzit nga 20 deri nė 74 vjeē, kalojnė rreth 13 minuta nė ditė duke lexuar. Kohėn e mbi 10 minutave qė ia kushtojnė leximit nė ditė e kalojnė edhe Finlanda, Polonia dhe Hungaria.

    Nė fund tė klasifikimit renditej Franca, e cila i kushton vetėm dy minuta nė ditė leximit. Nė njė nivel tė ngjashėm ishin Rumania, Austria dhe Italia, qė shpenzojnė pesė minuta nė ditė, duke lexuar. Rezultate tė ngjashme shfaqen edhe pėr popullatat tė cilat e konsiderojnė leximin si njė aktivitet tė cilit duhet t’i kushtojnė kohė: 16.8% e finlandezėve e cilėsojnė leximin njė “aktivitet i rėndėsishėm”, ndjekur nga Polonia, Estonia, Greqia dhe Luksemburgu. Sėrish, francezėt janė nė disavantazh, sa u pėrket lexuesve. Pavarėsisht se janė kombi, qė i kanė dhėnė botės Volterin, Hygonė, Prustin dhe sė fundmi, fituesen e ēmimit Nobel kėtė vit, Annie Ernaux, vetėm 2.6% e francezėve e konsiderojnė leximin njė aktivitet tė rėndėsishėm nė jetėn e tyre.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/studi...h-te-lexuesve/

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Leximi

    Stėrvitja mė e mirė e trurit: Cilat janė pėrfitimet e leximit tė ēdoditshėm?

    Pavarėsisht se nė ēfarė moshe jeni, leximi ėshtė gjithmonė njė mundėsi e shkėlqyer pėr tė ruajtur kondicionin mendor

    Mendja e njeriut, mu ashtu edhe si muskujt, ka nevojė pėr ushqim pėr tė zhvilluar kapacitetet e veta.

    Nėse nuk i jepni pėrmbajtjen e duhur dhe nuk e pėrdorni, truri do tė bėhet dembel dhe i ngadalshėm. Prandaj, pėrveēse duhet tė shkoni rregullisht nė palestėr, praktikoni leximin ēdo ditė, sepse ėshtė stėrvitja mė e mirė pėr trurin.

    Leximi nxit krijimin e lidhjeve nervore nė pjesėt e ndryshme tė tij, tė cilat pėrndryshe mbeten tė pastimuluara nga aktivitetet e tjera, transmeton Telegrafi.

    Sa mė shumė pėrmbajtje tė ndryshme tė lexoni, aq mė shumė pjesė tė ndryshme tė trurit do tė krijojnė lidhje tė reja, gjė qė pėrmirėson kapacitetet njohėse.

    Pėrveē pasurimit tė fjalorit, leximi i rregullt angazhon kujtesėn – jo vetėm nėpėrmjet memorizimit tė pėrmbajtjes, por edhe pėrmes ndjekjes sė tregimit.

    Nė mėnyrė qė tė vazhdoni aty ku e latė, duhet tė mbani mend atė qė keni lexuar mė parė (komplotin, personazhet dhe detaje tė tjera tė rėndėsishme nė roman), dhe krijimi i kujtimeve tė reja forcon ato tė vjetrat qė keni tashmė. Kėshtu truri fiton zakonin e marrjes dhe ruajtjes sė informacionit tė ri.

    Gjithashtu, kur ju duket se keni harruar diēka, mjafton tė kujtoheni pak dhe informacioni i nevojshėm do tė arrijė pėrmes rrugėve tė ndryshme nervore, tė cilat i ke krijuar duke lexuar.


    / Telegrafi /

    https://telegrafi.com/stervitja-e-mi...te-cdoditshem/

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Leximi

    https://gazetasi.al/si-perfiton-trup...ximet-e-veres/

    Si pėrfiton trupi dhe mendja juaj nga leximet e verės

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Leximi

    ‘Nėse njė libėr ju mėrzit, lėreni, mos e lexoni nga qė ėshtė i famshėm, modern, apo nga qė ėshtė i vjetėr’

    Jorge Luis Borges


    Mendoj se fraza “leximi i detyrueshėm” ėshtė njė marrėzi; leximi nuk duhet tė jetė i detyrueshėm. Ėshtė njėsoj si tė thuash kėnaqėsi e detyrueshme. Por a ka kėnaqėsi tė detyrueshme? Kėnaqėsia ėshtė diēka qė kėrkohet. Apo lumturi e detyrueshme! Ne lumturinė gjithashtu e kėrkojmė.

    Unė kam qenė profesor i letėrsisė angleze pėr njėzet vjet nė Fakultetin Filozofik dhe tė Letrave tė Universitetit tė Buenos Aires dhe gjithmonė i kam kėshilluar studentėt e mi: nėse njė libėr ju mėrzit, lėreni; njė libėr mos e lexoni nga qė ėshtė i famshėm, nga qė ėshtė modern, apo nga qė ėshtė i vjetėr. Nėse njė libėr ėshtė i mėrzitshėm pėr ju, lėreni sė lexuari; qoftė ai libėr Parajsa e Humbur – pėr mua nuk ėshtė i mėrzitshėm – ose Don Kishoti – pėr mua gjithashtu nuk ėshtė i mėrzitshėm.

    Por nėse ka njė libėr tė mėrzitshėm pėr ju, mos e lexoni; ai libėr nuk ėshtė shkruar pėr ju. Leximi duhet tė jetė njė nga format e lumturisė, prandaj dua t’ua lė lexuesve si njė amanet tė mundshėm – amanet qė nuk kam ndėrmend ta shkruaj: lexoni shumė, pa u trembur nga reputacioni i autorėve, vazhdoni tė kėrkoni njė lumturi personale, njė kėnaqėsi personale. Ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė lexuar.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/nese-...te-i-vjeter-2/

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Leximi

    Njė libėr i mirė lufton stresin dhe stėrvit trurin

    Njė libėr i mirė ėshtė njė mik qė nuk tradhton kurrė, ėshtė gjithmonė i disponueshėm kur e kėrkojmė, gati dhe duke na dhėnė momente ikjeje, por edhe edukimi e shoqėrie konstruktive. Ėshtė njė ushqim i vėrtetė pėr shpirtin, ka fuqinė tė na argėtojė, tė na japė ēlodhje dhe argėtim: mund tė na bėjė tė qajmė, por edhe tė qeshim deri nė lot. Sė fundi, shkenca ka treguar situata tė shumta nė tė cilat leximi ėshtė i mirė dhe madje na ndihmon tė trajnojmė trurin dhe ta mbajmė atė tė ri dhe elastik. Me rastin e Ditės Botėrore tė Librit dhe tė Autorit, e cila festohet ēdo vit mė 23 Prill, zbulojmė pse ėshtė mirė tė lexohet dhe cilat janė “efektet anėsore” pozitive tė leximit.

    PSE LEXIMI ĖSHTĖ I BUKUR

    – Le ta pranojmė, disa kujtime tė pakėndshme shkollore mund tė na bėjnė tė besojmė se leximi ėshtė njė aktivitet i lodhshėm, i padobishėm dhe i mėrzitshėm. Natyrisht, duhet tė gjesh librin e duhur sipas situatave tė ndryshme, por tregu i librit ėshtė aq i pasur sa tė gjithė mund tė gjejnė gjithēka qė i pėrshtatet nevojave tė tyre, nga romani aventuresk, manuali bėje vetė te eseja politike ose astrofizikė. Njė libėr, qoftė letėr apo elektronik, na lejon tė kėnaqim interesat dhe pasionet tona, tė zbulojmė gjėra tė reja dhe tė krahasojmė mendimet tona me ato tė tė tjerėve. Me pak fjalė, leximi na bėn tė jetojmė shumė jetė, pėrveē jetės sonė, duke e identifikuar veten me autorin ose personazhet e tregimit qė kemi zgjedhur dhe duke na lejuar ta shohim realitetin me sy tė rinj.

    FJALA E SHKENCĖS

    – Disa studime shkencore kanė treguar se leximi ka shumė efekte pozitive, duke filluar me stėrvitjen e ēmuar tė cilės i nėnshtron trurin, kujtesėn dhe imagjinatėn. Midis kėtyre:

    – Leximi ul nivelet e stresit: Njė lexim prej pak mė shumė se pesė minuta ėshtė i mjaftueshėm pėr tė ulur nivelet e stresit me mbi 60%. Kjo u zbulua nga njė studim i Universitetit tė Sussex, gjatė tė cilit u pa njė ulje e rrahjeve tė zemrės dhe tensionit tė muskujve nė subjektet e angazhuar nė kėtė aktivitet. Leximi ėshtė njė antistres edhe mė efektiv sesa ecja dhe dėgjimi i muzikės.

    – Leximi pėrmirėson kujtesėn dhe e bėn atė tė funksionojė mirė pėr mė gjatė: Zhytja nė njė roman pėrfshin nevojėn pėr tė mbajtur mend emrat e personazheve, historitė e tyre, detajet e komplotit. E gjithė kjo ėshtė gjimnastikė e shkėlqyer pėr mendjen: kėtė e ka konfirmuar edhe njė studim i publikuar nė revistėn Neurology. Studimi ndoqi njė kampion prej 294 tė moshuarish, tė monitoruar periodikisht deri nė vdekje, nga ku rezultoi se, midis atyre qė kishin zakon tė lexonin, pjesėt e trurit ku ndodhet kujtesa ruheshin mė mirė.

    – Gjumi bėhet mė i lehtė: Njė studim i klinikės Mayo nė SHBA tregoi se leximi i njė libri ose gazete tė mirė nxit pushimin dhe gjumin fiziologjik. Nga ana tjetėr, televizori, celulari apo tableti, edhe pėr shkak tė emetimit tė dritės blu, ndikojnė negativisht dhe mund tė shtyjnė momentin kur bie nė gjumė.

    PĖRPARĖSITĖ E TJERA

    – Leximi stimulon aftėsitė analitike – Leximi i njė romani detektiv dhe arritja nė zgjidhjen e ēėshtjes pėrpara protagonistit detektiv, ose kapja e hollėsive tė njė komploti pėr tė kuptuar pėrfundimin e tij janė njė kėnaqėsi qė bėhet mė e shpeshtė tek ata qė lexojnė shpesh dhe me dėshirė.

    – Pėrmirėsoni pėrqendrimin – Pėrdorimi masiv i rrjeteve sociale dhe informacionit nė formatin dixhital na shtyn drejt kryerjes sė shumė detyrave, duke kompromentuar aftėsinė tonė pėr t’u pėrqendruar. Pėrkundrazi, leximi i njė libri kėrkon njė zhytje tė plotė nė tė cilėn ne jemi tė shtyrė tė heqim ēdo gjė, duke shmangur shpėrqendrimet.

    – Promovon lidhjet familjare – Leximi i tregimit para gjumit ėshtė gjithmonė njė moment shumė i dashur nga fėmijėt, i aftė pėr tė forcuar lidhjet emocionale. Bėrja e kėtij momenti nė njė zakon tė pėrditshėm favorizon zhvillimin e hershėm tė gjuhės dhe aftėsive intelektuale tė fėmijėve.

    DHE NĖSE MENDOJMĖ SE LEXIMI NUK ĖSHTĖ PĖR NE…

    – Le tė provojmė podkastet dhe librat audio. Ato mund tė nxisin kureshtjen tonė, tė largojnė lodhjen e natyrshme nė tė lexuar dhe tė na rikthejnė kėnaqėsinė e fėmijėrisė, kur dikush na lexon me zė.


    Bota Sot

    https://www.botasot.info/keshilla-mj...o=v2-LdsQg8C&?

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Leximi

    Muaji i librit, Presidenti Begaj: Tė promovojmė leximin shqip

    Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bajram Begaj vizitoi sot njė librari-kafe nė Tiranė, pėr tė pėrcjellė mesazhin e tij pėr muajin tetor, i konsideruar si Muaji i Letėrsisė.

    “Ēdonjėri prej nesh duhet tė nxisė e tė promovojė leximin e librit shqip. Kėshtu ruajmė e trashėgojmė identitetin tonė gjuhėsor, kulturor e kombėtar. Faleminderit botuesve shqiptarė tė angazhuar nė kėtė mision kombėtar!”, shkroi Presidenti Begaj nė njė status qė shpėrndau nė profilin e tij zyrtar nė Facebook.

    Ndėr nismat parėsore tė Presidentit tė Republikės janė ndėrgjegjėsimi i shoqėrisė shqiptare pėr ruajtjen dhe pėrcjelljen e trashėgimisė shqiptare, ndėrgjegjėsimi mbi leximin dhe promovimin e politikave tė librit shqip.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/muaji...leximin-shqip/

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Leximi

    A ėshtė mė mirė tė lexosh nė heshtje apo me zė tė lartė kur studion?

    Disa njerėz studiojnė duke lexuar nė heshtje, ndėrsa tė tjerė lexojnė me zė tė lartė. Nėse jeni pjesė e grupit tė fundit, ndoshta ecni nėpėr dhomė, duke recituar atė qė keni lexuar ose mėsuar. Ndoshta keni edhe njė bisedė tė plotė me veten tuaj. Por kur bėhet fjalė pėr tė studiuar me zė tė lartė apo nė heshtje, a ėshtė njėri mė efektiv se tjetri? Ja ēfarė duhet tė dimė…

    Studimi nė heshtje duke pėrdorur kujtesėn vizuale

    Kur studioni nė heshtje, nė mėnyrė ideale ju bėni njė lexim fillestar tė tekstit pėr tė marrė njė kuptim mjaft tė qartė tė tij. Por nuk mund tė ndalesh me kaq. Pas leximit tė parė, ėshtė e rėndėsishme tė nėnvizoni idetė e rėndėsishme , tė ndaloni tė reflektoni mbi pjesėt konfuze dhe tė gjeni informacione qė mund tė sqarojnė ēdo pyetje qė keni.

    Ėshtė e rėndėsishme tė nėnvizoni dhe tė mbani shėnime. Pėrdorimi i theksuesve me ngjyra tė ndryshme nė fakt mund tė pėrmirėsojė kujtesėn tuaj vizuale tė materialit. Kjo ju ndihmon tė mbani mend vendndodhjen e informacionit nė faqe. Pastaj kjo lehtėson procesin e rikujtimit tė kujtesės. Pėrveē kėsaj, pėrdorimi i ngjyrave ju bėn tė kushtoni mė shumė vėmendje, sepse ju bėn tė pėrqendroheni nė informacionin qė i konsideronit tė rėndėsishėm.

    Leximi nė heshtje ju lejon tė pėrqendroheni nė atė qė po lexoni, por nėse nuk bėni asgjė tjetėr, nuk do tė jetė shumė e dobishme. Kjo sepse ju duhet tė angazhoheni nė mėnyrė aktive nė material, ta bėni atė tuajin. Kjo nuk bėhet vetėm duke lexuar, por edhe duke shkruar, duke mbajtur shėnime dhe duke e vendosur informacionin me fjalėt tuaja. Kur e bėni nė kėtė mėnyrė, studimi nė heshtje ka shumė pėr tė ofruar.


    Studimi me zė tė lartė

    Kur studioni duke lexuar me zė tė lartė, shqisa juaj e dėgjimit bėhet pjesė e pėrvojės. Ajo nxit aftėsitė njohėse qė lidhen me kujtesėn, vėmendjen dhe tė kuptuarit. Pastaj kjo aktivizon aftėsinė tuaj pėr tė ruajtur informacionin.

    Megjithatė, ashtu si me studimin nė heshtje, nevojitet mė shumė. Ėshtė shumė mė efektive tė dėgjoni njė regjistrim tė vetes duke lexuar shėnimet tuaja sesa shpjegimin e dikujt tjetėr.

    Pse? Sepse i keni dhėnė asaj qė keni lexuar njė vlerė personale, e shpjegove me fjalė tė ndryshme. Ju gjithashtu mund tė bėni pyetje, tė shprehni dyshime dhe tė debatoni me njerėz tė tjerė pėr tė mėsuar dhe mėsuar pėrmendėsh mė mirė.

    Kur lexoni me zė tė lartė, krijoni lidhje. Ju shtyn tė lidhni atė qė po thoni me diēka qė keni lexuar mė parė nė njė faqe tjetėr. Ju krijoni njė kornizė mendore qė plotėson leximin qė keni bėrė nė heshtje. Kjo do tė pėrforcojė dhe konsolidojė informacionin nė mendjen tuaj.

    Disa njerėz studiojnė nė heshtje, duke regjistruar veten duke lexuar tekstin dhe mė pas duke e dėgjuar atė mė vonė. Tė tjerėt zgjedhin tė studiojnė me zė tė lartė qė nė fillim dhe mė pas tė studiojnė nė heshtje duke shkruar ose duke bėrė njė skicė tė asaj qė kanė mėsuar. Gjėja kryesore ėshtė se ēdo person duhet tė pėrdorė metodėn qė funksionon mė mirė pėr tė.


    Bota Sot

    https://www.botasot.info/life-style-...e-kur-studion/

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Leximi

    https://gazetasi.al/5-vjecari-shqipt...esi-me-i-mire/

    5 vjeēari shqiptar ne Itali lexon 125 libra per 1 vit - Shpallet lexuesi me i mire !

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anėtarėsuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    886

    Pėr: Leximi

    Leximi tė mėson shprehi tė reja.
    Tė vjen keq tė shikosh njerėz qė harxhojn kohėn e tyre nėpėr rrjete sociale,ama nuk shikon dikė me libra nė duar.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •