Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 59 prej 59

Tema: Leximi

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Kėshilla e Umberto Ecos mbi rėndėsinė e leximit tė librave

    Leximi tė zgjat jetėn. Ky ėshtė mėsimi mė i madh qė na ka lėnė Umberto Eco nė njė rubrikė qė nisi nė faqen e fundit tė “L’Espresso“ nė marsin e vitit 1985, dhe vazhdoi ēdo javė deri nė marsin e vitit 1998.

    Ajo u quajt “Zarfi i Minervės”, dhe reflektimet qė ka bėrė intelektuali i famshėm janė pėrmbledhur nė njė libėr me tė njėjtin emėr tė botuar nė vitin 2002.


    Ja cilat janė fjalėt e Umberto Eco-s mbi fuqinė e leximit:

    Ėshtė e vėrtetė qė kur nuk ndodh asgjė, ne themi qė koha nuk kalon kurrė. Kur kemi kaluar orė apo ditė emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e mbyll sytė. Por kjo na ndodh vetėm kur jemi tė mėrzitur apo emocionuar. Ndėrkohė, pėrpiquni tani tė mendoni pėr njė ditė ose javė tė mėrzitshme qė keni pasur disa kohė mė parė.

    Ju do tė mbani mend shumė pak prej tyre, dhe ato orė apo ditė qė janė tė gjitha tė njėjta do tė krijojnė njė hapėsirė shumė tė shkurtėr nė kujtesėn tuaj. Ka njerėz qė pasi kanė arritur nė fundin e jetės sė tyre, pasi kanė bėrė ēdo ditė tė njėjtat gjėra, kthejnė kokėn pas dhe as qė u duket sikur kanė qenė edhe ata nė kėtė botė.

    Gjithė jeta u iku tepėr shpejt. Ndėrkohė mendoni pėr njė dite apo njė jave nė tė cilėn ju kanė ndodhur shumė gjėra emocionuese, njėra pas tjetrės, (qofshin gėzime, gjėra tė bezdisshme, apo dhimbje): do tė mbani mend orė apo diitė tė plota, do tė keni pėrshtypjen se keni jetuar shumė.

    Unė besoj se kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse njerėzit i janė pėrkushtuar gjithmonė rindėrtimit tė sė kaluarės, si pėrmes tregimeve gojore tė mė tė moshuarve qė na rrėfenin histori rreth vatrės sė zjarrit, po ashtu edhe pėrmes historive tė shkruara nė libra.

    Dikush qė sė bashku me kujtimet e tij personale, ka edhe kujtimin e asaj dite kur u vra Jul Cezari, ose tė betejės sė Vaterlosė, kujton mė shumė gjėra sesa dikush qė nuk di asgjė mbi atė qė u ka ndodhur tė tjerėve. Ndėr kujtimet e mia, unė kam disa tejet emocionale, pėr gjėra qė nuk mė kanė ndodhur mua, por babait, nėnės ose gjyshes, qė m’i kanė treguar (madje shumė herė) ndaj ato janė bėrė pjesė e kujtesės time personale.

    Duke kujtuar mė shumė, mua mė duket sikur kam jetuar mė gjatė. Mendoj se kjo ėshtė njė arsye e mirė pėr tė lexuar libra, pavarėsisht nga arsyet e tjera, estetike apo edukative, qė thuhen zakonisht. Natyrisht, nėse dikush lexon i detyruar (siē ndodh ndonjėherė nė shkollė), pėrvoja ėshtė e mėrzitshme, dhe pėr rrjedhojė ajo nuk lė gjurmė nė kujtesėn e tij.

    Por ėshtė ndryshe nėse lexon pėr pasion. Botuesi i madh Valentino Bompiani tha dikur: njė njeri qė lexon vlen sa pėr dy. Kjo thėnie ka kuptimin qė lexuesi ėshtė mė i kulturuar, di mė shumė gjėra se tė tjerėt, dhe mund tė jetė mė i suksesshėm nė jetė.

    Por ne e dimė shumė mirė qė ndonjėherė kanė sukses edhe njerėz pa shumė vlera dhe qė nuk kanė lexuar asgjė. Jo, nuk duhet lexuar pėr tė pasur sukses, por pėr tė jetuar mė gjatė. Gjatė fėmijėrisė time mė kanė ndodhur shumė gjėra, ashtu si gjithė tė tjerėve.

    Madje edhe kujtimi i shumė netėve tė kaluara nė vendstrehime gjatė luftės, ndėrsa atje lart dėgjoheshin shpėrthime, ne luanim me djemtė e tjerė, janė njė pjesė emocionuese e sė shkuarės sime. E megjithatė kam ndjesinė se kam pasur njė fėmijėri shumė tė gjatė dhe tė plotė, pikėrisht sepse ėshtė plot me kujtime qė kam vjedhur nga tė tjerėt.

    I kam vjedhur nga Sandokan dhe Yanez teksa ata lundronin nė detet e Malajzisė me anijen e tyre, nga d’Artagnan qė zhvilloi duelin me baronin de Winter, nga Njeriu me Maskė qė ndoqi pa asnjė shpresė Diana Palmer, madje edhe me Renzo dhe Lucia qė arratisen nė liqenin e Komos.

    Megjithatė, mos u shantazhoni nga ata qė ju thonė se duhet tė lexoni vetėm libra tė rėndėsishėm. Unė kam kujtime tė forta dhe tė bukura nga librat ndoshta tė pakuptimtė, por qė mė kanė dhėnė pasdite tė gjata shumė emocionuese.

    Unė i jam shumė mirėnjohės tė gjithė atyre qė duke shkruar pėr mua, mė kanė dhėnė njė jetė kaq tė gjatė, saqė nuk mund t’i kujtoj tė gjitha pėrnjėherė. Pėr kėtė shpresoj tė jetoj gjatė pėr tė kujtuar gjithēka qė mė thanė. Ndoshta kur je shumė i ri nuk mendon se ia vlen tė jetosh shumė, por ju siguroj qė edhe pas tė 30-ave apo 40-ave, tė jetuarit mė shumė nuk ėshtė diēka qė duhet neglizhuar.

    Prandaj leximi tani ėshtė garanci e mirė, nuk e them pėr pleqėrinė, por pėr njė moshė tė pjekur e cila nuk do tė vonojė tė vijė. Pėrveē argėtimit tė tanishėm. Nėse ēdo transmetim televiziv ėshtė i njėjtė me atė tė javės sė kaluar, ēdo libėr, edhe mė idioti, ėshtė i ndryshėm nga njė tjetėr”.

    Kush ishte Umberto Eco?

    I lindur nė Alessandria nė vitin 1932, Umberto Eco ndoqi Liceun Klasik dhe mė pas Universitetin e Torinos, ku u diplomua pėr filozofinė mesjetare nė moshėn 22 vjeēare me njė tezė mbi estetikėn e Shėn Thoma Akuinit. Deri nė vitin 1959 punoi nė programet kulturore tė RAI dhe nė shtėpinė botuese Bompiani.

    Nga viti 1971 u bė profesor i Semiotikės nė Universitetin e Bolonjės. Ka bashkėpunuar me gazeta dhe revista italiane dhe tė huaja. Nė Itali ishte ndėr tė parėt qė studioi mekanizmat e artit bashkėkohor dhe kulturės masive. Nė vitin 1980 botoi kryeveprėn e tij, romanin “Emri i trėndafilit”, ndėrsa nė vitin 1999 mori ēmimin e Akademisė Amerikane tė Arteve dhe Letrave. Vdiq nė vitin 2016. Gjatė jetės sė tij, mori 40 grada nderi pėr kėrkimet dhe studimet e tij.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/keshi...in-te-librave/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-01-2023 mė 10:32

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Terapia E Tė Lexuarit – Pėrse Librat Ju Bėjnė Mirė Pėr Shėndetin

    Tė dhėnat e INSTAT pėr vitin 2019 tregojnė se 1 milionė Shqiptarė nuk lexuan asnjė libėr nė kėtė periudhė njė vjeēare.

    Por tė lexosh tė bėn mirė pėr shėndetin e kėtė e pohojnė edhe ekspertėt.

    Megjithėse koncepti pėr leximin vitet e fundit ėshtė zgjeruar nė forma tė ndryshme duket se njerėzit kanė hequr dorė nga ky proces shumė me vlerė pėr mendjen.

    Sipas njė studimi tė kohėve tė fundit nga Jennkins Group tė cilit i referohet AgroWeb, rreth 30% e tė diplomuarve nuk lexojnė mė pas mbarimit tė studimeve tė larta.

    Ekspertėt e konsiderojnė si tė dėmshme braktisjen e tė lexuarit jo vetėm pėr zhvillimin intelektual tė shoqėrisė, por edhe si njė humbje qė pėrkeqėson shėndetin.


    Ēfarė ėshtė terapia e leximit?

    Rregulli i parė qė duhet tė ndiqni sipas ekspertėve ėshtė tė mos e detyroni veten tė lexoni materiale tė cilat nuk ju pėlqejnė.

    Zgjidhni libra tė cilėt ju stimulojnė dhe zgjojnė kuriozitetin pavarsisht zhanrit tė tyre.

    Ky proces nuk duhet tė jetė patjetėr nė formėn e njė leksioni, por meditimi dhe qetėsie.

    Leximi i njė libri qė ju tėrheq shton ndjenjat pozitive brenda jush, ju bėn mė tė dashur me personat pėrreth.

    Po ashtu do tė ndiheni mė tė aftė pėr tė kuptuar emocionet e tė tjerėve, por edhe tuajat tė cilat shpesh pasqyrohen nė personazhe tė ndryshėm librash.

    Ndihmoni trurin

    Leximi ėshtė njė gjimnastikė e vazhdueshme pėr mendjen dhe ju ndihmon tė mbani trurin tė freskėt e tė ri.

    Sipas National Endowment for the Arts nė SHBA, personat qė lexojnė janė zakonisht mė tė shkolluar dhe kanė njė nivel mė tė lartė pėrfshirje nė komunitet.

    Nga ana tjetėr leximi ka dhe pėrfitime tėrėsisht personale pėr ju.

    Pėrveēse redukton stresin, ankthin, ju ndihmon tė kuptoni mė mirė botėn rreth jush, ndihmon edhe me pėrqėdrimin.

    Ky aktivitet stimulon zona tė ndryshme celebrale tė cilat punojnė bashkė pėr dekodifikimin e informacionit tė pėrditshėm.

    Reduktoni stresin

    Leximi pėrmirėson pėrqėndrimin dhe ju ndihmon tė ndėrtoni njė dialog tė brendėshėm me veten.

    Nė njė botė ku vendimet ndikohen nga moria e informacionit tė shpejtė nė rrjete sociale e kudo pėrreth ėshtė e rėndėishme qė tė keni mendime tė qarta.

    Kėshtu qė zgjidhni njė libėr qė ju pėlqen dhe lexoni ēdo ditė tė paktėn 15 minuta.

    Me kalimin e ditės do tė vini re se koha qė do tė kaloni me librin do tė kthehet nė njė takim me veten tuaj dhe zėrin tuaj tė brendėshėm.

    Kjo teknikė do ju ndihmojė tė largoni stresin dhe problemet e ditės mė lehtė.

    Zgjoni fantazinė

    Kush mbledh libra mblesh edhe dėshira, kėshtu qė kur lexoni asgjė nuk ėshtė e pamundur.

    Udhėtimet nė tė shkuarėn, nė tė ardhmėn, zbulimi i botėve tė tjera, mendimeve sekrete, miqve tė vėrtetė ose imagjinarė tė gjitha kėto mund t’i mledhė vetėm njė libėr.

    Sipas ekspertėve leximi i njė romani qė ju pėlqen ka tė njejtin efekt pėr truin si njė veprim qė ju pėrmirėson jetėn reale.

    Nė njė jetė me ritme tė shpejta imagjinata dhe koha qė do tė kaloni me veten janė nga terapitė mė tė mira pė rtė larguar e zgjidhur ēdo problem tė pėrditshėm.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/terapia-...per-shendetin/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-01-2023 mė 10:27

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    10 librat mė tė mirė artistikė tė vitit 2022

    Janė pėrzgjedhur dhjetė librat mė tė mirė artistikė tė vitit 2022 sipas revistės Time.

    Nė linkun nė vijim do tė gjeni kryeveprat botėrore qė kanė lėnė shenjė nė historinė e letėrsisė botėrore:


    https://www.dukagjini.com/10-librat-...te-vitit-2022/

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Pse leximi i librave artistikė mund tė tė bėjė njė njeri mė tė mirė

    Nga Jeannie Kidera


    Nė 1862, Abraham Lincoln u takua me Harriet Beecher Stowe, autorin e librin “Kabina e Xha Tomit”, njė roman qė pėrshkruan tmerret e skllavėrisė. Ai supozohet se e pėrshėndeti me fjalėt: “Pra, ti qėnke gruaja trupvogėl qė shkroi librin qė e nisi kėtė luftė tė madhe”, njė njohje e rolit tė romanit qė motivoi akoma mė shumė lėvizjen pėr shfuqizimin e skllavėrisė dhe qė ndihmoi nė nisjen e Luftės Civile.

    Romane si “Kabina e Xha Tomit” janė vlerėsuar prej kohėsh si fillimi i ndryshimeve shoqėrore nė shkallė tė gjerė. Por njė meritė e tillė sugjeron se leximi i librave artistikė mund t’i ndryshojė njerėzit nė njė nivel individual. Dhe njė rrugė e mundshme pėr kėtė ndryshim ėshtė aftėsia pėr tė kultivuar ndjeshmėrinė tek lexuesit.

    Kapaciteti pėr ndjeshmėri – pra pėr tė identifikuar fillimisht dhe mė pas kuptuar dhe ndarė ndjenjat e dikujt tjetėr – cilėsohet sot si njė virtyt. Megjithatė nga pikėpamja filozofike, ekziston njė problem i njohurive qė e bėn tė vėshtirė qenit natyrshėm empatikė.

    Pse? Siē tha poeti Xhon Kits “Asgjė nuk bėhet e vėrtetė derisa tė pėrjetohet”. Po si mundet kėndvėshtrimi dhe emocionet e dikujt tjetėr tė bėhen mjaftueshėm reale qė ne tė zhvillojmė ndjeshmėri? Njė pėrgjigje mund tė na e japė leximi i librave artistikė. Studimet sugjerojnė se libra tė tillė mund tė jenė mjete efektive pėr ndėrtimin e empatisė tek vetja, duke na ofruar njohuri tė dorės sė parė tė pėrvojės sė dikujt tjetėr.


    Leximi i librave artistikė ju ka vendosur nė vendin e dikujt

    Studimet, veēanėrisht puna e Natali M.Filips, tregojnė se kur lexoni libra artistikė, aktivizohet jo vetėm lobi temporal (qendra e pėrpunimit tė gjuhės sė trurit), por rritet gjithashtu fluksi i gjakut nė tru. Ai pėrshpejton korteksin motorik (pjesa e pėrfshirė nė lėvizjen fizike) dhe zonat e trurit tė lidhura me pėrvojat shqisore (si ajo e nuhatjes).

    Pra leximi i librave artistikė ju ndriēon trurin nė mėnyra qė imitojnė aktivitetet nervore tė pėrvojės pėr tė cilėn po lexoni. Pėr shembull, nėse po lexoni njė pasazh tė shkruar mirė mbi njė personazh letrar qė ecėn nėpėr shkretėtirė, truri juaj reagon sikur jeni ju vetė duke shėtitur atje.

    Po ashtu, nėse po lexoni njė fragment pėr njė personazh qė pi limonadė, aktivizohet pjesa e trurit tuaj kur shijoni diēka tė thartė. Madje mund tė nisni ta lėngėzoni. Kur lexoni libra artistikė, mund tė pėrjetoni nė njė farė mase pėrvojat e tė tjerėve, duke ju afruar neurologjikisht njė hap mė afėr njė kuptimi tė nevojshėm pėr ndjeshmėrinė ndaj tjetrit.

    Leximi i librave tė tillė ju bėn ndihmues ndaj tė tjerėve

    Leximi i librave artistikė mund tė nxjerrė nė pah anėn tuaj mė tė mirė. Njė pjesė e vogėl e studimeve, kanė zbuluar se pjesėmarrėsit qė raportuan se ishin “transportuar” dikur tjetėr me imagjinatė nga njė histori e trilluar, treguan jo vetėm njė ndjeshmėri tė shtuar, por edhe sjellje tė dobishme.

    Pėr shembull, njė studim zbuloi se njerėzit qė tėrhiqeshin nga njė pėrrallė kishin mė shumė gjasa tė merrnin stilolapsa qė njė studiuesi i kishte lėnė “rastėsisht”. Njė studim tjetėr zbuloi se ata kishin mė shumė gjasa tė kėrkonin informacion shtesė rreth njė akti bamirėsie. Krahasimisht, pjesėmarrėsve qė iu dha tė lexonin letėrsi jo artistike, por raportuan se nuk ishin shumė tė angazhuar – demonstruan mė pak sjellje tė tilla.

    Por a nuk mund tė nėnkuptojė kjo se njerėzit e dobishėm pėlqejnė tė lexojnė libra triller?

    Pėr tė pėrjashtuar kėtė mundėsi, njė studim tjetėr shqyrtoi ekspozimin gjatė gjithė jetės ndaj trillimeve kundrejt pėrvojės sė menjėhershme tė transportimit nga njė histori.

    Ai zbuloi se pėrvoja e menjėhershme kishte njė lidhje pozitive me “ndjeshmėrinė afektive” – ??domethėnė aftėsinė pėr tė ndarė ndjenjat dhe emocionet e tjetrit. Ai gjithashtu pėrforcoi gjetjet se ndjeshmėria afektive parashikon nė mėnyrė specifike sjelljen ndihmėse tė menjėhershme.

    Megjithatė, ndėrsa ekspozimi gjatė gjithė jetės ndaj trillimeve lidhej pozitivisht me ndjeshmėrinė njohėse – aftėsinė pėr tė kuptuar botėn nga kėndvėshtrimi i njė personi tjetėr dhe pėr tė nxjerrė pėrfundimet e besimeve dhe qėllimeve tė tyre – nuk ishte domosdoshmėrisht e lidhur me sjelljen e dobishme.

    Me fjalė tė tjera, leximi i librave triller duket se pėrputhet me tendencat ndihmėse nė kėtė moment. Kur lexoni libra tė kėsaj gjinie, ju mund tė pėrjetoni nė njė farė mase pėrvojat e tė tjerėve, duke ju afruar neurologjikisht njė hap mė afėr njė kuptimi tė nevojshėm mbi empatinė.

    Mėsoni tė lexoni ambientin pėrreth

    Pėr tė kultivuar realisht ndjeshmėrinė, duhet tė jeni mė tė vetėdijshėm pėr ambientin pėrreth dhe tė lidheni me ata qė ju rrethojnė. Dhe leximi i librave triller shoqėrohet pikėrisht me njė aftėsi tė tillė. Njė studim krahasoi rezultatet e lexuesve nė vlerėsimin klasik “Leximi i mendjes nė sy” (MIE).

    Ky test vlerėson aftėsinė e dikujt pėr tė pėrcaktuar emocionet e dikujt tjetėr bazuar vetėm nga shprehja e fytyrės. Ai konsiderohet gjithashtu si njė matje e teorisė sė mendjes sė njė personi, pra i aftėsisė pėr tė vlerėsuar gjendjen mendore, qėllimet dhe besimet e tė tjerėve.

    Rezultatet treguan se lexuesit e letėrsisė artistike shėnuan rezultate mė tė larta se tė tjerėt. Studiuesit supozuan se leximi i librave artistikė ju lejon tė praktikoni marrjen e perspektivės sė dikujt tjetėr dhe e pėrmirėson ndėrgjegjėsimin tuaj shoqėror. Madje edhe jashtė testit MIE, studimet sugjerojnė se leximi i librave artistikė e pėrmirėson teorinė e mendjes dhe inteligjencėn emocionale.

    Pėrkthimi i kėtyre studimeve sugjeron se leximi i librave triller mund t’i ndihmojė njerėzit tė bėhen mė tė vėmendshėm, tė dhembshur dhe mė tė pėrgjegjshėm emocionalisht. Pėr shembull, ata do ta kenė mė tė lehtė tė vėnė re kur njė mik apo njeri i afėrm ėshtė i mėrzitur, duke i dhėnė mundėsinė tė veprojnė nė pėrputhje me rrethanat nė vend se ta pėrkeqėsojnė situatėn.

    Morali i historisė

    Mėsimi fillestar ėshtė i thjeshtė: Nėse doni tė krijoni ndjeshmėri nė jetėn dhe marrėdhėniet tuaja, provoni tė lexoni mė shumė dhe mė shpesh libra triller, veēanėrisht ato rreth njerėzve, pėrvojat e tė cilėve janė tė ndryshme nga tuajat. Ndėrsa ju nuk mund tė ndani drejtpėrdrejt pėrvojėn e dikujt tjetėr, ju keni mundėsi siē tha dikur shkrimtari post-modern Samuel Beckett, “tė dėshtoni mė mirė”, nė qėllimin e tė kuptuarit tė pėrvojave tė tyre.

    Sepse krijimi i njė zakoni tė tillė mund tė rrisė ndjeshmėrinė dhe inteligjencėn tuaj emocionale. Dhe kjo ėshtė njė mėnyrė pa dhimbje – madje edhe e kėndshme – pėr t’u bėrė mė pak si Voldemorts dhe Killmongers tė botės dhe mė shumė si Harry Potters dhe Black Panthers.

    Publikuar fillimisht te Bota.al


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/pse-...e-mire-i523054

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Leximi ėshtė i mirė pėr shėndetin tuaj sidomos para gjumit, e dini pse?

    Nuk do duhej tė ishe befasi pėr ju fakti se leximi ėshtė i mirė pėr shėndetin tuaj, por a e dini pse? Siē duket, ekzistojnė njė grumbull i dobive nėse lexoni para se tė shkoni nė shtrat pėr tė fjetur.

    Nėse tashmė jeni duke e bėrė kėtė, jeni me fat. Nėse jo, atėherė ju rekomandojmė tė filloni ta bėni kėtė.

    Do tė flini mė mirė

    Leximi ju ndihmon pėr ta sjellur gjumin duke ua vendosur mendjen diku tjetėr dhe nė kėtė mėnyrė duke ua larguar fakusin nga problemet e jetės sė pėrditshme. Ėshtė njėsoj sikurse leximi i pėrrallave pėr fėmijėt qė shtrihen pėr tė fjetur, shumicėn e tė cilėve gjumi i pushton nė pjesėn e fundit tė tregimit! Por kjo nuk do tė ishte shumė e pėlqyeshme nėse jeni nė pjesėn mė tė mirė tė librit, sepse do i’u duhej tė luftoni kundėr gjumit pėr shkak tė dėshirės pėr ta pėrfunduar atė kapitull.

    Ju ndihmon ta reduktoni stresin

    Njė grup i studiuesve nė Universitetin e Surrey ka gjetur se leximi para gjumit mund ta reduktoj stresin deri nė 68%. Kjo ėshtė njė peshė mjaftė e rėndė qė do tė largohet nga supet tuaja pėrmes zhytjes nėpėr faqet e njė libri!

    Ju do tė bėheni mė paqėsor

    Mbajtja e televizionit ndezur pėrgjatė kohės sa jeni duke tentuar tė flini, mund tė ju mbajė zgjuar pėr njė kohė edhe mė tė gjatė. Leximi ėshtė njė mėnyrė e mrekullueshme pėr ta rehatuar veten qetėsisht pėr njė natė me gjumė tė mirė. Ėshtė shumė mė i mirė pėr shėndetin tuaj tė pėrgjithshėm.

    Do tė koncentroheni mė mirė

    Pėrderisa gjurmoni nėpėr rrjetet sociale pėrpara gjumit, ju jeni duke bluar nė mėndje shumė gjėra nė tė njejtėn kohė, duke e bėrė tė vėshtirė tė fokusoheni nė diēka mė specifike. Duke mos pasur pamje vizuale, gjatė leximit tė librit ju jeni tė detyruar tė fokusoheni vetėm nė njė ngjarje. Nė kėtė mėnyrė ju e trajnonin trurin tuaj tė koncentrohet.

    Do tė bėheni mė kreativ

    Pėr shkak se leximi pėr trurin ėshtė sikur stėrvitjet fizike pėr trupin, sa mė shumė qė lexoni ju do tė filloni ti shihni gjėrat nė njė mėnyrė tjetėr nga ajo e mėparshmja. Kjo gjithashtu ju dėrgon nė gjetjen e shtigjeve tė reja pėr zgjidhjen e problemeve tuaja.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/leximi...it-e-dini-pse/

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Kėshillat e njė mėsuesi tė moshuar: Ja se si t’i bėni fėmijėt t’i duan librat…

    Njė mėsues i moshuar nė njė shkollė fillore ndan strategjitė e tij mė tė mira pėr t’i bėrė fėmijėt e vegjėl t’i duan librat.
    Kėto strategji janė mė tepėr kėshilla qė ēdo prind duhet t’i marrė parasysh, nėse kėrkon tė rrisė fėmijė tė edukuar e tė kulturuar. Ndaj, lexojini me vėmendje kėshillat e mėposhtme dhe vendosini nė zbatim me fėmijėn tuaj:

    Lexoji fėmijėve qė nė moshė tė vogėl. Nėse do qė fėmijėt e tu t’i duan librat, bėn mirė t’i familjarizosh ata sa mė herėt me librat. Ndėrto njė rutinė tė caktuar me fėmijėt duke i caktuar leximit tė librave njė kohė tė caktuar, psh ēdo mbrėmje pas ngrėnies sė vaktit tė darkės, apo ēdo mbrėmje pėrpara se ata tė flenė gjumė. Sigurohu qė kjo rutinė tė ndiqet pėrditė.

    Mbaji fėmijėt tė interesuar pėr librin qė po lexojnė, duke i pyetur mbi pjesėn qė kanė lexuar, apo mbi pėrmbajtjen e librit qė kanė mbyllur sė lexuari. Pėrveēse i ndihmon tė mos e humbasin interesin pėr librin, ky hap i ndihmon ata tė rrisin edhe koeficientin e tyre tė inteligjencės, pasi kėrkohet njė aftėsi mė e lartė e tė menduarit pėr tė organizuar mendimet, rrjedhjen kronologjike tė ngjarjeve dhe tė shprehurin nė mėnyrė sa mė tė saktė e tė bukur.

    Siguroji fėmijėve njė mjedis pa mundėsi shpėrqendrimi ku tė lexojnė. Mėnyra mė e mirė do tė ishte njė dhomė nė shtėpi, nė tė cilėn nuk do tė kishte celularė, tv, apo kompjuter. Mirė do tė ishte qė familjarisht tė siguronit edhe njė orar tė caktuar nė javė, nė tė cilėn tė gjithė tė uleshit nė tavolinė dhe tė lexonit diēka. Kjo metodė i nxit akoma mė tepėr fėmijėt tuaj t’i pėrkushtohen leximit.

    Shpėrbleje fėmijėn tėnd pėr librat qė lexon. Bliji atyre diēka qė e pėlqejnė, si dhe vlerėsoji me fjalė sa mė tė mira qė ata tė ndihen mė mirė dhe tė motivohen pėr tė lexuar mė tepėr. Nuk ėshtė e thėnė qė fėmija duhet tė lexojė romane tė trashė pėr t’u lavdėruar. Edhe njė novelė me disa faqe duhet tė jetė njė arsye pėr t’i vlerėsuar ata.

    Bėhu edhe ti njė shembull qė fėmija yt tė tė shohė duke lexuar dhe tė nxitet edhe vetė tė lexojė. Mėnyra mė e mirė pėr t’i shtyrė fėmijėt tė lexojnė, ėshtė duke u bėrė njė shembull pėr ta me njė aktivitet tė tillė. Fėmijėt janė mė tė prirur tė shohin prindėrit dhe tė imitojnė sjelljet e tyre, ndaj mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė fėmijėn tė lexojė, ėshtė duke u siguruar qė ata tė shohin duke lexuar.


    / Bota.al

    https://bota.al/keshillat-e-nje-mesu...i-duan-librat/

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Vendet qė lexojnė mė shumė libra nė botė!

    Sipas tė dhėnave tė Indeksit “World Culture Score” me bazė nė Mbretėrinė e Bashkuar, janė pėrcaktuar vendet qė lexojnė mė shumė libra nė botė.

    Ndėr 10 vendet qė lexojnė mė shumė libra nė botė, 6 janė nga Azia dhe 4 janė nga Evropa. Turqia ėshtė ndėr vendet qė lexojnė mė shumė libra.

    Nė vitin 1995, UNECSO shpalli 23 Prillin “Ditėn Botėrore tė Librit dhe tė Drejtės sė Autorit”. Data e vdekjes sė dy shkrimtarėve tė rėndėsishėm, si Miguel de Cervantes dhe William Shakespeare, ishte efektive nė zgjedhjet e 23 prillit. Kėshtu u pėrcaktua Dita e Librit tė Ėndrrave.

    Dita Botėrore e Librit synohet prej 28 vitesh nė mė shumė se 100 vende pėr tė fituar zakonin e leximit dhe njohjen e fėmijėve me librat.

    UNESCO zgjedh ēdo vit njė Kryeqytet tė ri Botėror tė Librit. Kėtė vit, Akra, kryeqyteti i vendit afrikan Gana, u zgjodh si Kryeqyteti Botėror i Librit.

    Nė Turqi, 23 Prilli festohet si Java e Bibliotekave si pjesė e Ditės sė Sovranitetit Kombėtar dhe tė Fėmijėve dhe Ditės Botėrore tė Librit dhe tė Drejtės sė Autorit.

    Sipas Indeksit “World Culture Score”, India ėshtė vendi qė lexon mė shumė libra nė botė, e ndjekur nga Tajlanda dhe Kina.

    Ky indeks pėrcaktohet nė bazė tė kohės mesatare qė qytetarėt kalojnė duke lexuar nė javė. Pėrveē librave tė shtypur, nė vlerėsim pėrfshihen edhe gazetat, revistat dhe pėrmbajtjet e shkruara online.

    Ēdo qytetar nė Indi lexon mesatarisht 10 orė e 42 minuta nė javė, ndėrkohė, 9 orė e 24 minuta nė Tajlandė dhe 8 orė nė Kinė.

    Vendet qė lexojnė mė shumė libra nė botė janė Filipinet (7 orė 36 minuta), Egjipti (7 orė 30 minuta), Ēekia (7 orė 24 minuta), Suedia (7 orė 6 minuta), Franca (6 orė 54 minuta). ), Hungaria (6 orė) orė 48 minuta) dhe Arabia Saudite (6 orė 48 minuta).

    Me pėrparimin e teknologjisė, librat audio po bėhen shumė tė njohur. Sipas tė dhėnave nga kompania editoriale me bazė nė SHBA, “Global English Editing”, 66 pėr qind e lexuesve nė mbarė botėn preferojnė tė lexojnė libra tė shtypur.

    Librat mė tė lexuar nė botė janė Kurani dhe Bibla. Libri “Don Kishoti” i Miguel de Cervantes dhe seria “Harry Potter” e JK Rowling janė ndėr veprat letrare mė tė lexuara nė botė.

    Libra tė tjerė mė tė lexuar nė botė janė: “A Tale of Two Cities” tė Charles Dickens, trilogjia “Lord of the Rings” e JRR Tolkien, “Princi i vogėl” i Antoine de Saint-Exupery, “Alice in Wonderland” i Lewis Carroll dhe Agatha Listed me veprat e Christie’s “10 zezakėt e vegjėl”.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/kulture/v...e-bote-i389350

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Katėr arsyet pse duhet tė lexoni libra tė vjetėr klasikė

    Me kaq shumė libra tė rinj qė botohen ēdo vit, mund tė jetė sfiduese tė gjesh kohė pėr tė rilexuar klasikėt qė kanė zėnė pluhur nė raftet e bibliotekės tuaj. Megjithatė leximi i librave mė tė vjetėr, sidomos i atyre qė quhen si “klasikė”, ėshtė njė praktikė e vlefshme pėr tė cilėn duhet tė gjejmė mė shumė kohė. Ja cilat janė 4 arsye kryesore pse duhet ta bėni kėtė.

    Nga Kevin Dikinson

    Imagjinoni sikur po kėrkoni librin e ardhshėm qė do tė lexoni. I hidhni njė sy raftit tė librave, duke kėrkuar pėr titujt ende tė palexuar. Midis tyre ka disa libra mė tė vjetėr, dhe ju ndiheni nė faj pėr ata klasikė qė keni dashur gjithmonė t’i lexoni, por qė nuk i keni lexuar ende. A ėshtė sot dita kur mė nė fund do tė zgjidhni tė tėrhiqni njėrin prej tyre nga rafti? Ėshtė njė dilemė e zakonshme e lexuesit. Por mė shpesh ju zgjidhni njė libėr mė tė ri, qė duket mė i rėndėsishėm pėr interesat tuaja dhe botėn pėrreth jush. Dhe ėshtė e kuptueshme qė do tė dėshironit tė eksploroni ēėshtjet mė urgjente tė aktualitetit, tė mbani tė pėrditėsuara njohuritė tuaja dhe tė mbėshtesni shkrimtarėt e gjallė, veprat e tė cilėve ju pėlqejnė.

    Kjo qasje kėrkon leximin e librave modernė. Dhe me kaq shumė libra tė rinj qė botohen ēdo vit, mund tė jetė sfiduese tė gjesh kohė pėr tė rilexuar klasikėt qė kanė zėnė pluhur nė raftet e bibliotekės tuaj. Megjithatė leximi i librave mė tė vjetėr, sidomos i atyre qė quhen si “klasikė”, ėshtė njė praktikė e vlefshme pėr tė cilėn duhet tė gjejmė mė shumė kohė. Ja cilat janė 4 arsye kryesore pse duhet ta bėni kėtė:

    LEXONI LIBRA TĖ VJETĖR PĖR TĖ KUPTUAR MĖ MIRĖ NJERĖZIT

    Njė pengesė pėr tė lexuar libra tė vjetėr, ėshtė mendimi se vepra tė tilla janė tė vjetruara. Pėr tė jetuar jetėn, nuk keni nevojė tė kuptoni ndėrlikimet e luftės mesjetare kineze, betejat e klasės punėtore nė Epokėn Viktoriane, apo mitet e njerėzve qė mendonin sinqerisht se bota ishte mbėshtjellė njė gjarpėr gjigant. Por e vėrteta ėshtė se librat e vjetėr, mund tė na ofrojnė ende njohuri tė vlefshme pėr cilėsitė universale qė na bėjnė njerėz. Edhe pse besimet dhe njohuritė tona kolektive kanė ndryshuar, betejat themelore me tė cilat pėrballemi, pyetjet qė bėjmė, dhe vlerat qė mbrojmė pasqyrohen qė tė gjitha nė shkrimet e autorėve nga brezat e kaluar.

    Aristoteli, Spinoza dhe Dekarti, ishin nė mėdyshje rreth problemeve qė i mundojnė ende sinqerisht filozofėt. Tomas Pein dhe Karl Marks, vazhdojnė tė formojnė mėnyrėn se si ne e shohim politikėn, organizimin shoqėror dhe tė drejtat e njeriut. Dhe ndėrsa shumica prej nesh nuk besojnė se fatet tona janė tė shkruara tek yjet, ne ende shikojmė drejt qiellit pėr pėrgjigje nė lidhje me misteret e mėdha tė natyrės.

    Nė letėrsi, tregimet dhe temat qė magjepsėn lexuesit shekuj mė parė, vazhdojnė tė kenė jehonė edhe sot. Krenaria e Odiseut, pasioni i personazheve tė Shekspirit dhe frika ekzistenciale e Ivan Iliē, mbeten karakteristike edhe nė jetėn e sotme. Leximi i librave tė vjetėr, na lejon pra tė pėrfshihemi nė kėtė kozmopolitanizėm historik, duke eksploruar humanizmin tonė tė pėrbashkėt jo vetėm nė kulturė, por edhe nė kohė.

    LEXONI LIBRA TĖ VJETĖR PĖR TĖ RIVLERĖSUAR BOTĖN MODERNE

    Me mendėsinė e sotme, mund t’i shohim ende idetė e librave tė vjetėr si idioteske, fanatike apo thjesht tė gabuara. Gjithsesi, ėshtė e rėndėsishme tė mos harroni se autorėt e kėtyre librave u formuan nga koha, kultura dhe njohuritė kolektive tė epokės sė tyre. Ata nuk ishin nė gjendje tė shihnin paragjykimet dhe supozimet e tyre, tė cilat tani janė tė qarta pėr ne falė distancės sė historisė. Po ashtu, ne duhet tė pranojmė se nuk jemi tė imunizuar ndaj paragjykimeve dhe supozimeve. Ato e mjegullojnė ende aftėsinė tonė pėr tė zgjidhur probleme komplekse, pėr t’u pėrfshirė nė debate domethėnėse, dhe pėr tė zbuluar misteret qė na duken tė pazgjidhshme.

    Brezat e ardhshėm do t’i shohin librat e epokės tonė me tė njėjtėn ndjenjė mosbesimi. Librat e vjetėr mund tė na ndihmojnė tė ruhemi nga kėto kufizime, duke u zhytur nė kulturat dhe idetė e epokave tė mėparshme. Xhefri Brenzel, pedagog nė departamentin e filozofisė Universitetin Jeil, SHBA e quan kėtė “vlera e habisė”. Ai e krahason leximin e librave tė vjetėr me udhėtimin jashtė vendit. Pasi pėrjetojnė njė kulturė tjetėr, shumė udhėtarė kthehen nė shtėpi dhe e shohin ndryshe kulturėn e tyre. Ndaj janė mė mendje-hapur ndaj supozimeve qė kishin dikur, dhe mėsojnė t’i rishqyrtojnė ato nė njė mėnyrė mė tėrėsore. Librat e vjetėr na e ofrojnė kėtė lloj udhėtimi mendor.

    LEXONI LIBRA TĖ VJETĖR PĖR T’U BASHKUAR DISKUTIMEVE TĖ SHKĖLQYERA

    Filozofi Alfred Uajthed shkroi:”Ėshtė e pamundur tė studiosh historinė e mendimit perėndimor pa u ‘pėrplasur’ me Platonin dhe Sokratin nė ēdo cep”. Shumė njerėz supozojnė se pikėpamjet e krishtera vijnė direkt nga Bibla. Nė fakt, ato evoluan nga njė traditė intelektuale qė shtrihej nė shekuj dhe qė ėshtė sa greko-romake aq edhe ungjillore. Pikėpamjet e Apostullit Pal, u ndikuan shumė nga traditat greke tė Platonit dhe Aristotelit. Pali dhe Platoni do tė kishin qė tė dy njė ndikim tė madh mbi Shėn Agustinin. Dhe pikėpamjet e Augustinit do tė ndikonin tek Toma Akuni, qė nga ana e tij do tė ndikonte tek Dante Aligieri, dhe ky i fundit tek Xhon Milton.

    LEXONI LIBRA TĖ VJETĖR SEPSE ATA JU “THĖRRASIN”

    Librat e vjetėr mund tė jenė frymėzues, shpėrblyes, sfidues, emocionues dhe provokues. Ato mund tė na rrėnjosin jo vetėm njohurinė dhe menēurinė, por edhe gamėn e plotė tė emocioneve njerėzore. Siē e tha dikur me ironi Mark Tuein:”Njė libėr klasik ėshtė diēka qė tė gjithė duan ta kenė lexuar, por qė askush nuk dėshiron ta lexojė…”.

    Pėr t’u distancuar nga ky mentalitet, mos iu qasni librave mė tė vjetėr ashtu siē kemi bėrė nė shkollė. Ato nuk janė njė barrė qė duhet ta mbani pėr t’u arsimuar, kulturuar apo pėr tė kaluar ndonjė provim tė fshehtė tė jetės. Nuk do tė merrni ndonjė notė pėr to. Pėrkundrazi, prisni derisa njė klasik i veēantė “t’ju thėrrasė”. (Big Think)


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/kater...jeter-klasike/

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,796

    Pėr: Leximi

    1. Ata janė thesarė tė trashėgimisė kulturore dhe intelektuale. Librat klasikė janė pjesė e trashėgimisė sonė kulturore dhe intelektuale, dhe janė tė rėndėsishėm pėr tė kuptuar historinė, filozofinė, letėrsinė dhe artin. Ata janė shembuj tė trajtimit tė temave tė rėndėsishme qė vazhdojnė tė jenė tė rėndėsishme edhe sot.

    2. Ata ofrojnė njė perspektivė tė ndryshme nga ajo qė kemi sot. Leximi i librave klasikė na ndihmon tė kuptojmė perspektivėn dhe kontekstin e kohės sė tyre dhe tė shohim botėn nga njė kėndvėshtrim tjetėr. Kjo mund tė na ndihmojė tė kuptojmė mė mirė se si kemi arritur nė atė qė kemi sot dhe se si mund tė vazhdojmė tė zhvillohemi nė tė ardhmen.

    3. Ata janė shembuj tė gjuhės dhe stilit tė shkruar. Librat klasikė janė shembuj tė mjeshtėrisė sė gjuhės dhe stilit tė shkruar. Ata ofrojnė njė shembull tė rrallė tė si tė shkruhet njė libėr me njė gjuhė tė kėndshme dhe tė pėrsosur, dhe mund tė na ndihmojė tė zhvillojmė aftėsinė tonė pėr tė shkruar mė mirė.

    4. Ata mund tė na ndihmojnė tė reflektojmė mbi vlerat dhe kuptimet tona. Librat klasikė janė shpesh tė fokusuara nė temat e thella dhe tė rėndėsishme tė njerėzimit, siē janė dashuria, vdekja, dėshira, humbja, lufta, moraliteti, etj. Leximi i tyre mund tė ndihmojė tė zgjerojmė mendjen tonė dhe tė reflektojmė mbi vlerat dhe kuptimet tona, duke na ndihmuar tė kuptojmė mė mirė veten dhe botėn qė na rrethon.

    Nė pėrfundim, leximi i librave klasikė ėshtė njė praktikė e rėndėsishme qė na ndihmon tė kuptojmė mė mirė historinė, kulturėn dhe botėn qė na rrethon. Kėta libra janė thesarė tė trashėgimisė sonė kulturore dhe intelektuale dhe mund tė na ndihmojnė tė zhvillojmė aftėsitė tona intelektuale dhe kritike.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Njė nė tre njerėz thonė se librat ofrojnė formėn mė tė mirė tė arratisjes kur kalon njė ditė tė keqe

    Shoqata e Botuesve Britanik, pėrmes njė sondazhi ka gjetur se ketė verė mė shumė njerėz planifikojnė qė tė ikin nė botėn e librave sesa tė shkojnė nė kinema.

    Sondazhi tregoi se njė e treta (33%) e njerėzve mendojnė se librat u ofrojnė atyre formėn mė tė mirė tė arratisjes kur ata kanė njė ditė tė keqe. Ndėrsa 54%, besojnė se zgjidhja e njė ditė tė keqe ėshtė shikimi i televizionit.

    Shėrbimet e transmetimit, shikimi nė mediat sociale, dėgjimi i radios dhe shkuarja nė pijetore apo kinema ishin metodat mė pak tė njohura tė arratisjes sesa leximi.

    Njerėzit u pyetėn gjithashtu se ēfarė bėjnė me librat qė kanė lexuar dhe rezultatet sugjerojnė se ata "nė masė tė madhe" i mbajnė, ripėrdorin ose riciklojnė ato.

    Sondazhi, nė tė cilin tė anketuarit ishin nė gjendje tė zgjidhnin mė shumė se njė pėrgjigje, zbuloi se 41% e njerėzve mbajnė libra pėr vete, ndėrsa 34% ua kalojnė miqve dhe anėtarėve tė familjes.

    ‘’Librat janė njė mėnyrė e shkėlqyer pėr tė gjithė ne pėr tė shpėtuar nga rutinat tona tė pėrditshme’’- ka thėnė Dan Conway, themeluesi i Shoqatės sė Botuesve.

    Njė e treta thanė se i japin librat e tyre tė pėrdorur nė dyqane bamirėsie, ndėrsa 12% i shesin ato nė internet. Vetėm 7% e njerėzve thanė se i hedhin librat nė mbeturina.

    Conway, tha se sondazhi jo vetėm qė tregon rėndėsinė e librave pėr shėndetin mendor dhe mirėqenien e njerėzve, por ėshtė njė dėshmi e jetėgjatėsisė dhe vlerės sė tyre .

    “Librat janė njė mėnyrė e shkėlqyer pėr tė gjithė ne pėr tė shpėtuar nga rutinat tona tė pėrditshme, dhe nėse jemi nė gjendje ta ndajmė atė me miqtė, familjet dhe mė gjerėsisht, ne mund tė bėjmė njė ndryshim tė madh nė jetėn e njerėzve pa e kuptuar as atė.”- tha ai pėr The Guardian.

    Viti i kaluar nė Britani ishte njė rekord pėr industrinė e botimeve, ku 669 milionė libra janė shitur mė vlerė 6.9 miliardė paund. Ky ishte niveli mė i lartė i shėtitjes sė librave nė histori i regjistruar ndonjėherė.

    Sipas Dan Conway, industria e botimeve nė Mbretėrinė e Bashkuar po lulėzon.


    Nacionale.com

    https://nacionale.com/kulture/nje-ne...e-dite-te-keqe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-06-2023 mė 06:22

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Sa mė shumė lexoni, aq mė vonė plaket truri

    Studimi hap mendjen, por gjithashtu ndihmon pėr ta mbajtur atė nė formė pėr shumė vite.

    Sa mė i lartė niveli i arsimimit, rėnia konjitive ose humbja e kujtesės dhe vėmendja humbin aftėsinė me vonesė.

    Konfirmimi i lidhjes midis nivelit tė arsimimit dhe shėndetit tė trurit pėr tė moshuarit vjen nga njė studim i udhėhequr nga Universiteti i Kalifornisė.

    Studimi pėrdori tė dhėna tė marra nga njė anketė me aftėsitė njohėse tė njė kampionimi prej 10.374 amerikanėsh nė vitin 2000 dhe tė njė mostre prej 9995 personash mbi 65 vjeē nė vitin 2010. Personat u ndanė nė disa kategori, sipas nivelit tė arsimimit: me shkollė fillore, tė mesme, tė diplomuar dhe pasuniversitarė.

    Studimi nxori nė pak se mes viteve 2000-2010 jetesa pa demencė ėshtė rritur, por veēanėrisht tek ata mė tė arsimuar: 1.51 vjet pėr meshkujt dhe 1.79 vjet pėr femrat. Rritja e viteve tė jetės pa probleme konjitive ishte shumė mė e ulėt nė mesin e atyre me arsim tė ulėt, rreth 0.66 vjet pėr meshkujt dhe 0.27 vite pėr femrat. Ata qė kishin arsim pasuniversitar kishin aftėsi tė ruajtjes sė kujtesės edhe pas moshės 80-vjeēare.


    Ekonomia Online

    https://ekonomiaonline.com/sa-shume-...-plaket-truri/

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Studim: Kėto shtete prijnė me numrin mė tė madh tė lexuesve

    BE gjurmon se sa shpenzojnė europianėt pėr letėrsinė. Nė vitin 2021, mesatarisht, njė qytetar i BE-sė shpenzoi rreth 1.1% tė tė ardhurave nė gazeta, libra dhe artikuj kancelarie. Por, cili ėshtė vendi i BE-sė qė shpenzon mė shumė pėr libra? Ėshtė Sllovakia, dhe me diferencė. Sllovakėt shpenzojnė mesatarisht 1.9% tė tė ardhurave vjetore pėr gazeta, libra apo artikuj kancelarie. Sllovakia mbetet nė krye tė klasifikimit nė pesė vjetėt e fundit dhe, nė tė vėrtetė, ka rėnė lehtė nga njė nivel i lartė prej 2.1%. Duke zbritur nga 1.9% nė 1.2%, vendet europiane qė kanė shpenzuar mė shumė pėr libra janė Kroacia, Gjermania, Estonia, Letonia dhe Islanda, pėrcjell albinfo.ch.

    Cili vend renditet i fundit? Nė pozicionin e palakmueshėm, vendi me shpenzimet mė tė ulėta pėr frymė pėr letėrsinė ėshtė Qiproja, me vetėm 0.4%. Megjithatė, Greqia, Rumania, Bosnjė e Hercegovina dhe Serbia nuk janė shumė larg, pasi tė gjitha shpenzuan 0.5% nė vitin 2021. Humbėsi i vėrtetė nė listė nuk ka paraqitur as shifra nė BE, qė nga viti 2019. Maqedonia e Veriut i deklaroi shpenzimet e saj pėr herė tė fundit, tre vjet mė parė. Nė atė kohė, vlera ishte mjerisht vetėm 0.1% e tė ardhurave pėr frymė.

    Cili shtet i kushton mė shumė kohė leximit? Njė gjė ėshtė tė shpenzosh para pėr letėrsinė. Por, siē thotė shprehja e vjetėr “kohė = para”, vlera e vėrtetė nė jetė ėshtė koha jonė.

    Pra, cilat janė vendet qė mė shumė se tė gjithė ulen dhe i kushtojnė kohė leximit? Shifrat pėr kėtė pyetje, nė tė gjithė Europėn, janė pak mė tė vjetra, pasi Anketat e Harmonizuara Europiane tė Pėrdorimit tė Kohės (Harmonised European Time Use Surveys), zhvillohen vetėm njė herė nė dekadė, dhe shifrat e vitit 2020 ende nuk janė publikuar. Megjithatė, zotėrojmė tė dhėna qė lidhen me sondazhet e kryera midis 2008 dhe 2015 nė 18 vende europiane.

    Nė krye tė listės pėr kohėn qė i kushtohet leximit nė ditė ėshtė Estonia. Njerėzit nga 20 deri nė 74 vjeē, kalojnė rreth 13 minuta nė ditė duke lexuar. Kohėn e mbi 10 minutave qė ia kushtojnė leximit nė ditė e kalojnė edhe Finlanda, Polonia dhe Hungaria.

    Nė fund tė klasifikimit renditej Franca, e cila i kushton vetėm dy minuta nė ditė leximit. Nė njė nivel tė ngjashėm ishin Rumania, Austria dhe Italia, qė shpenzojnė pesė minuta nė ditė, duke lexuar. Rezultate tė ngjashme shfaqen edhe pėr popullatat tė cilat e konsiderojnė leximin si njė aktivitet tė cilit duhet t’i kushtojnė kohė: 16.8% e finlandezėve e cilėsojnė leximin njė “aktivitet i rėndėsishėm”, ndjekur nga Polonia, Estonia, Greqia dhe Luksemburgu. Sėrish, francezėt janė nė disavantazh, sa u pėrket lexuesve. Pavarėsisht se janė kombi, qė i kanė dhėnė botės Volterin, Hygonė, Prustin dhe sė fundmi, fituesen e ēmimit Nobel kėtė vit, Annie Ernaux, vetėm 2.6% e francezėve e konsiderojnė leximin njė aktivitet tė rėndėsishėm nė jetėn e tyre.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/studi...h-te-lexuesve/

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Stėrvitja mė e mirė e trurit: Cilat janė pėrfitimet e leximit tė ēdoditshėm?

    Pavarėsisht se nė ēfarė moshe jeni, leximi ėshtė gjithmonė njė mundėsi e shkėlqyer pėr tė ruajtur kondicionin mendor

    Mendja e njeriut, mu ashtu edhe si muskujt, ka nevojė pėr ushqim pėr tė zhvilluar kapacitetet e veta.

    Nėse nuk i jepni pėrmbajtjen e duhur dhe nuk e pėrdorni, truri do tė bėhet dembel dhe i ngadalshėm. Prandaj, pėrveēse duhet tė shkoni rregullisht nė palestėr, praktikoni leximin ēdo ditė, sepse ėshtė stėrvitja mė e mirė pėr trurin.

    Leximi nxit krijimin e lidhjeve nervore nė pjesėt e ndryshme tė tij, tė cilat pėrndryshe mbeten tė pastimuluara nga aktivitetet e tjera, transmeton Telegrafi.

    Sa mė shumė pėrmbajtje tė ndryshme tė lexoni, aq mė shumė pjesė tė ndryshme tė trurit do tė krijojnė lidhje tė reja, gjė qė pėrmirėson kapacitetet njohėse.

    Pėrveē pasurimit tė fjalorit, leximi i rregullt angazhon kujtesėn – jo vetėm nėpėrmjet memorizimit tė pėrmbajtjes, por edhe pėrmes ndjekjes sė tregimit.

    Nė mėnyrė qė tė vazhdoni aty ku e latė, duhet tė mbani mend atė qė keni lexuar mė parė (komplotin, personazhet dhe detaje tė tjera tė rėndėsishme nė roman), dhe krijimi i kujtimeve tė reja forcon ato tė vjetrat qė keni tashmė. Kėshtu truri fiton zakonin e marrjes dhe ruajtjes sė informacionit tė ri.

    Gjithashtu, kur ju duket se keni harruar diēka, mjafton tė kujtoheni pak dhe informacioni i nevojshėm do tė arrijė pėrmes rrugėve tė ndryshme nervore, tė cilat i ke krijuar duke lexuar.


    / Telegrafi /

    https://telegrafi.com/stervitja-e-mi...te-cdoditshem/

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    https://gazetasi.al/si-perfiton-trup...ximet-e-veres/

    Si pėrfiton trupi dhe mendja juaj nga leximet e verės

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    ‘Nėse njė libėr ju mėrzit, lėreni, mos e lexoni nga qė ėshtė i famshėm, modern, apo nga qė ėshtė i vjetėr’

    Jorge Luis Borges


    Mendoj se fraza “leximi i detyrueshėm” ėshtė njė marrėzi; leximi nuk duhet tė jetė i detyrueshėm. Ėshtė njėsoj si tė thuash kėnaqėsi e detyrueshme. Por a ka kėnaqėsi tė detyrueshme? Kėnaqėsia ėshtė diēka qė kėrkohet. Apo lumturi e detyrueshme! Ne lumturinė gjithashtu e kėrkojmė.

    Unė kam qenė profesor i letėrsisė angleze pėr njėzet vjet nė Fakultetin Filozofik dhe tė Letrave tė Universitetit tė Buenos Aires dhe gjithmonė i kam kėshilluar studentėt e mi: nėse njė libėr ju mėrzit, lėreni; njė libėr mos e lexoni nga qė ėshtė i famshėm, nga qė ėshtė modern, apo nga qė ėshtė i vjetėr. Nėse njė libėr ėshtė i mėrzitshėm pėr ju, lėreni sė lexuari; qoftė ai libėr Parajsa e Humbur – pėr mua nuk ėshtė i mėrzitshėm – ose Don Kishoti – pėr mua gjithashtu nuk ėshtė i mėrzitshėm.

    Por nėse ka njė libėr tė mėrzitshėm pėr ju, mos e lexoni; ai libėr nuk ėshtė shkruar pėr ju. Leximi duhet tė jetė njė nga format e lumturisė, prandaj dua t’ua lė lexuesve si njė amanet tė mundshėm – amanet qė nuk kam ndėrmend ta shkruaj: lexoni shumė, pa u trembur nga reputacioni i autorėve, vazhdoni tė kėrkoni njė lumturi personale, njė kėnaqėsi personale. Ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė lexuar.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/nese-...te-i-vjeter-2/

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Njė libėr i mirė lufton stresin dhe stėrvit trurin

    Njė libėr i mirė ėshtė njė mik qė nuk tradhton kurrė, ėshtė gjithmonė i disponueshėm kur e kėrkojmė, gati dhe duke na dhėnė momente ikjeje, por edhe edukimi e shoqėrie konstruktive. Ėshtė njė ushqim i vėrtetė pėr shpirtin, ka fuqinė tė na argėtojė, tė na japė ēlodhje dhe argėtim: mund tė na bėjė tė qajmė, por edhe tė qeshim deri nė lot. Sė fundi, shkenca ka treguar situata tė shumta nė tė cilat leximi ėshtė i mirė dhe madje na ndihmon tė trajnojmė trurin dhe ta mbajmė atė tė ri dhe elastik. Me rastin e Ditės Botėrore tė Librit dhe tė Autorit, e cila festohet ēdo vit mė 23 Prill, zbulojmė pse ėshtė mirė tė lexohet dhe cilat janė “efektet anėsore” pozitive tė leximit.

    PSE LEXIMI ĖSHTĖ I BUKUR

    – Le ta pranojmė, disa kujtime tė pakėndshme shkollore mund tė na bėjnė tė besojmė se leximi ėshtė njė aktivitet i lodhshėm, i padobishėm dhe i mėrzitshėm. Natyrisht, duhet tė gjesh librin e duhur sipas situatave tė ndryshme, por tregu i librit ėshtė aq i pasur sa tė gjithė mund tė gjejnė gjithēka qė i pėrshtatet nevojave tė tyre, nga romani aventuresk, manuali bėje vetė te eseja politike ose astrofizikė. Njė libėr, qoftė letėr apo elektronik, na lejon tė kėnaqim interesat dhe pasionet tona, tė zbulojmė gjėra tė reja dhe tė krahasojmė mendimet tona me ato tė tė tjerėve. Me pak fjalė, leximi na bėn tė jetojmė shumė jetė, pėrveē jetės sonė, duke e identifikuar veten me autorin ose personazhet e tregimit qė kemi zgjedhur dhe duke na lejuar ta shohim realitetin me sy tė rinj.

    FJALA E SHKENCĖS

    – Disa studime shkencore kanė treguar se leximi ka shumė efekte pozitive, duke filluar me stėrvitjen e ēmuar tė cilės i nėnshtron trurin, kujtesėn dhe imagjinatėn. Midis kėtyre:

    – Leximi ul nivelet e stresit: Njė lexim prej pak mė shumė se pesė minuta ėshtė i mjaftueshėm pėr tė ulur nivelet e stresit me mbi 60%. Kjo u zbulua nga njė studim i Universitetit tė Sussex, gjatė tė cilit u pa njė ulje e rrahjeve tė zemrės dhe tensionit tė muskujve nė subjektet e angazhuar nė kėtė aktivitet. Leximi ėshtė njė antistres edhe mė efektiv sesa ecja dhe dėgjimi i muzikės.

    – Leximi pėrmirėson kujtesėn dhe e bėn atė tė funksionojė mirė pėr mė gjatė: Zhytja nė njė roman pėrfshin nevojėn pėr tė mbajtur mend emrat e personazheve, historitė e tyre, detajet e komplotit. E gjithė kjo ėshtė gjimnastikė e shkėlqyer pėr mendjen: kėtė e ka konfirmuar edhe njė studim i publikuar nė revistėn Neurology. Studimi ndoqi njė kampion prej 294 tė moshuarish, tė monitoruar periodikisht deri nė vdekje, nga ku rezultoi se, midis atyre qė kishin zakon tė lexonin, pjesėt e trurit ku ndodhet kujtesa ruheshin mė mirė.

    – Gjumi bėhet mė i lehtė: Njė studim i klinikės Mayo nė SHBA tregoi se leximi i njė libri ose gazete tė mirė nxit pushimin dhe gjumin fiziologjik. Nga ana tjetėr, televizori, celulari apo tableti, edhe pėr shkak tė emetimit tė dritės blu, ndikojnė negativisht dhe mund tė shtyjnė momentin kur bie nė gjumė.

    PĖRPARĖSITĖ E TJERA

    – Leximi stimulon aftėsitė analitike – Leximi i njė romani detektiv dhe arritja nė zgjidhjen e ēėshtjes pėrpara protagonistit detektiv, ose kapja e hollėsive tė njė komploti pėr tė kuptuar pėrfundimin e tij janė njė kėnaqėsi qė bėhet mė e shpeshtė tek ata qė lexojnė shpesh dhe me dėshirė.

    – Pėrmirėsoni pėrqendrimin – Pėrdorimi masiv i rrjeteve sociale dhe informacionit nė formatin dixhital na shtyn drejt kryerjes sė shumė detyrave, duke kompromentuar aftėsinė tonė pėr t’u pėrqendruar. Pėrkundrazi, leximi i njė libri kėrkon njė zhytje tė plotė nė tė cilėn ne jemi tė shtyrė tė heqim ēdo gjė, duke shmangur shpėrqendrimet.

    – Promovon lidhjet familjare – Leximi i tregimit para gjumit ėshtė gjithmonė njė moment shumė i dashur nga fėmijėt, i aftė pėr tė forcuar lidhjet emocionale. Bėrja e kėtij momenti nė njė zakon tė pėrditshėm favorizon zhvillimin e hershėm tė gjuhės dhe aftėsive intelektuale tė fėmijėve.

    DHE NĖSE MENDOJMĖ SE LEXIMI NUK ĖSHTĖ PĖR NE…

    – Le tė provojmė podkastet dhe librat audio. Ato mund tė nxisin kureshtjen tonė, tė largojnė lodhjen e natyrshme nė tė lexuar dhe tė na rikthejnė kėnaqėsinė e fėmijėrisė, kur dikush na lexon me zė.


    Bota Sot

    https://www.botasot.info/keshilla-mj...o=v2-LdsQg8C&?

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    Muaji i librit, Presidenti Begaj: Tė promovojmė leximin shqip

    Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bajram Begaj vizitoi sot njė librari-kafe nė Tiranė, pėr tė pėrcjellė mesazhin e tij pėr muajin tetor, i konsideruar si Muaji i Letėrsisė.

    “Ēdonjėri prej nesh duhet tė nxisė e tė promovojė leximin e librit shqip. Kėshtu ruajmė e trashėgojmė identitetin tonė gjuhėsor, kulturor e kombėtar. Faleminderit botuesve shqiptarė tė angazhuar nė kėtė mision kombėtar!”, shkroi Presidenti Begaj nė njė status qė shpėrndau nė profilin e tij zyrtar nė Facebook.

    Ndėr nismat parėsore tė Presidentit tė Republikės janė ndėrgjegjėsimi i shoqėrisė shqiptare pėr ruajtjen dhe pėrcjelljen e trashėgimisė shqiptare, ndėrgjegjėsimi mbi leximin dhe promovimin e politikave tė librit shqip.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/muaji...leximin-shqip/

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    A ėshtė mė mirė tė lexosh nė heshtje apo me zė tė lartė kur studion?

    Disa njerėz studiojnė duke lexuar nė heshtje, ndėrsa tė tjerė lexojnė me zė tė lartė. Nėse jeni pjesė e grupit tė fundit, ndoshta ecni nėpėr dhomė, duke recituar atė qė keni lexuar ose mėsuar. Ndoshta keni edhe njė bisedė tė plotė me veten tuaj. Por kur bėhet fjalė pėr tė studiuar me zė tė lartė apo nė heshtje, a ėshtė njėri mė efektiv se tjetri? Ja ēfarė duhet tė dimė…

    Studimi nė heshtje duke pėrdorur kujtesėn vizuale

    Kur studioni nė heshtje, nė mėnyrė ideale ju bėni njė lexim fillestar tė tekstit pėr tė marrė njė kuptim mjaft tė qartė tė tij. Por nuk mund tė ndalesh me kaq. Pas leximit tė parė, ėshtė e rėndėsishme tė nėnvizoni idetė e rėndėsishme , tė ndaloni tė reflektoni mbi pjesėt konfuze dhe tė gjeni informacione qė mund tė sqarojnė ēdo pyetje qė keni.

    Ėshtė e rėndėsishme tė nėnvizoni dhe tė mbani shėnime. Pėrdorimi i theksuesve me ngjyra tė ndryshme nė fakt mund tė pėrmirėsojė kujtesėn tuaj vizuale tė materialit. Kjo ju ndihmon tė mbani mend vendndodhjen e informacionit nė faqe. Pastaj kjo lehtėson procesin e rikujtimit tė kujtesės. Pėrveē kėsaj, pėrdorimi i ngjyrave ju bėn tė kushtoni mė shumė vėmendje, sepse ju bėn tė pėrqendroheni nė informacionin qė i konsideronit tė rėndėsishėm.

    Leximi nė heshtje ju lejon tė pėrqendroheni nė atė qė po lexoni, por nėse nuk bėni asgjė tjetėr, nuk do tė jetė shumė e dobishme. Kjo sepse ju duhet tė angazhoheni nė mėnyrė aktive nė material, ta bėni atė tuajin. Kjo nuk bėhet vetėm duke lexuar, por edhe duke shkruar, duke mbajtur shėnime dhe duke e vendosur informacionin me fjalėt tuaja. Kur e bėni nė kėtė mėnyrė, studimi nė heshtje ka shumė pėr tė ofruar.


    Studimi me zė tė lartė

    Kur studioni duke lexuar me zė tė lartė, shqisa juaj e dėgjimit bėhet pjesė e pėrvojės. Ajo nxit aftėsitė njohėse qė lidhen me kujtesėn, vėmendjen dhe tė kuptuarit. Pastaj kjo aktivizon aftėsinė tuaj pėr tė ruajtur informacionin.

    Megjithatė, ashtu si me studimin nė heshtje, nevojitet mė shumė. Ėshtė shumė mė efektive tė dėgjoni njė regjistrim tė vetes duke lexuar shėnimet tuaja sesa shpjegimin e dikujt tjetėr.

    Pse? Sepse i keni dhėnė asaj qė keni lexuar njė vlerė personale, e shpjegove me fjalė tė ndryshme. Ju gjithashtu mund tė bėni pyetje, tė shprehni dyshime dhe tė debatoni me njerėz tė tjerė pėr tė mėsuar dhe mėsuar pėrmendėsh mė mirė.

    Kur lexoni me zė tė lartė, krijoni lidhje. Ju shtyn tė lidhni atė qė po thoni me diēka qė keni lexuar mė parė nė njė faqe tjetėr. Ju krijoni njė kornizė mendore qė plotėson leximin qė keni bėrė nė heshtje. Kjo do tė pėrforcojė dhe konsolidojė informacionin nė mendjen tuaj.

    Disa njerėz studiojnė nė heshtje, duke regjistruar veten duke lexuar tekstin dhe mė pas duke e dėgjuar atė mė vonė. Tė tjerėt zgjedhin tė studiojnė me zė tė lartė qė nė fillim dhe mė pas tė studiojnė nė heshtje duke shkruar ose duke bėrė njė skicė tė asaj qė kanė mėsuar. Gjėja kryesore ėshtė se ēdo person duhet tė pėrdorė metodėn qė funksionon mė mirė pėr tė.


    Bota Sot

    https://www.botasot.info/life-style-...e-kur-studion/

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,183

    Pėr: Leximi

    https://gazetasi.al/5-vjecari-shqipt...esi-me-i-mire/

    5 vjeēari shqiptar ne Itali lexon 125 libra per 1 vit - Shpallet lexuesi me i mire !

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •