Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42

Tema: Leximi

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,363

    Pėr: Leximi

    Kėshilla e Umberto Ecos mbi rėndėsinė e leximit tė librave

    Leximi tė zgjat jetėn. Ky ėshtė mėsimi mė i madh qė na ka lėnė Umberto Eco nė njė rubrikė qė nisi nė faqen e fundit tė “L’Espresso“ nė marsin e vitit 1985, dhe vazhdoi ēdo javė deri nė marsin e vitit 1998.

    Ajo u quajt “Zarfi i Minervės”, dhe reflektimet qė ka bėrė intelektuali i famshėm janė pėrmbledhur nė njė libėr me tė njėjtin emėr tė botuar nė vitin 2002.


    Ja cilat janė fjalėt e Umberto Eco-s mbi fuqinė e leximit:

    Ėshtė e vėrtetė qė kur nuk ndodh asgjė, ne themi qė koha nuk kalon kurrė. Kur kemi kaluar orė apo ditė emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e mbyll sytė. Por kjo na ndodh vetėm kur jemi tė mėrzitur apo emocionuar. Ndėrkohė, pėrpiquni tani tė mendoni pėr njė ditė ose javė tė mėrzitshme qė keni pasur disa kohė mė parė.

    Ju do tė mbani mend shumė pak prej tyre, dhe ato orė apo ditė qė janė tė gjitha tė njėjta do tė krijojnė njė hapėsirė shumė tė shkurtėr nė kujtesėn tuaj. Ka njerėz qė pasi kanė arritur nė fundin e jetės sė tyre, pasi kanė bėrė ēdo ditė tė njėjtat gjėra, kthejnė kokėn pas dhe as qė u duket sikur kanė qenė edhe ata nė kėtė botė.

    Gjithė jeta u iku tepėr shpejt. Ndėrkohė mendoni pėr njė dite apo njė jave nė tė cilėn ju kanė ndodhur shumė gjėra emocionuese, njėra pas tjetrės, (qofshin gėzime, gjėra tė bezdisshme, apo dhimbje): do tė mbani mend orė apo diitė tė plota, do tė keni pėrshtypjen se keni jetuar shumė.

    Unė besoj se kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse njerėzit i janė pėrkushtuar gjithmonė rindėrtimit tė sė kaluarės, si pėrmes tregimeve gojore tė mė tė moshuarve qė na rrėfenin histori rreth vatrės sė zjarrit, po ashtu edhe pėrmes historive tė shkruara nė libra.

    Dikush qė sė bashku me kujtimet e tij personale, ka edhe kujtimin e asaj dite kur u vra Jul Cezari, ose tė betejės sė Vaterlosė, kujton mė shumė gjėra sesa dikush qė nuk di asgjė mbi atė qė u ka ndodhur tė tjerėve. Ndėr kujtimet e mia, unė kam disa tejet emocionale, pėr gjėra qė nuk mė kanė ndodhur mua, por babait, nėnės ose gjyshes, qė m’i kanė treguar (madje shumė herė) ndaj ato janė bėrė pjesė e kujtesės time personale.

    Duke kujtuar mė shumė, mua mė duket sikur kam jetuar mė gjatė. Mendoj se kjo ėshtė njė arsye e mirė pėr tė lexuar libra, pavarėsisht nga arsyet e tjera, estetike apo edukative, qė thuhen zakonisht. Natyrisht, nėse dikush lexon i detyruar (siē ndodh ndonjėherė nė shkollė), pėrvoja ėshtė e mėrzitshme, dhe pėr rrjedhojė ajo nuk lė gjurmė nė kujtesėn e tij.

    Por ėshtė ndryshe nėse lexon pėr pasion. Botuesi i madh Valentino Bompiani tha dikur: njė njeri qė lexon vlen sa pėr dy. Kjo thėnie ka kuptimin qė lexuesi ėshtė mė i kulturuar, di mė shumė gjėra se tė tjerėt, dhe mund tė jetė mė i suksesshėm nė jetė.

    Por ne e dimė shumė mirė qė ndonjėherė kanė sukses edhe njerėz pa shumė vlera dhe qė nuk kanė lexuar asgjė. Jo, nuk duhet lexuar pėr tė pasur sukses, por pėr tė jetuar mė gjatė. Gjatė fėmijėrisė time mė kanė ndodhur shumė gjėra, ashtu si gjithė tė tjerėve.

    Madje edhe kujtimi i shumė netėve tė kaluara nė vendstrehime gjatė luftės, ndėrsa atje lart dėgjoheshin shpėrthime, ne luanim me djemtė e tjerė, janė njė pjesė emocionuese e sė shkuarės sime. E megjithatė kam ndjesinė se kam pasur njė fėmijėri shumė tė gjatė dhe tė plotė, pikėrisht sepse ėshtė plot me kujtime qė kam vjedhur nga tė tjerėt.

    I kam vjedhur nga Sandokan dhe Yanez teksa ata lundronin nė detet e Malajzisė me anijen e tyre, nga d’Artagnan qė zhvilloi duelin me baronin de Winter, nga Njeriu me Maskė qė ndoqi pa asnjė shpresė Diana Palmer, madje edhe me Renzo dhe Lucia qė arratisen nė liqenin e Komos.

    Megjithatė, mos u shantazhoni nga ata qė ju thonė se duhet tė lexoni vetėm libra tė rėndėsishėm. Unė kam kujtime tė forta dhe tė bukura nga librat ndoshta tė pakuptimtė, por qė mė kanė dhėnė pasdite tė gjata shumė emocionuese.

    Unė i jam shumė mirėnjohės tė gjithė atyre qė duke shkruar pėr mua, mė kanė dhėnė njė jetė kaq tė gjatė, saqė nuk mund t’i kujtoj tė gjitha pėrnjėherė. Pėr kėtė shpresoj tė jetoj gjatė pėr tė kujtuar gjithēka qė mė thanė. Ndoshta kur je shumė i ri nuk mendon se ia vlen tė jetosh shumė, por ju siguroj qė edhe pas tė 30-ave apo 40-ave, tė jetuarit mė shumė nuk ėshtė diēka qė duhet neglizhuar.

    Prandaj leximi tani ėshtė garanci e mirė, nuk e them pėr pleqėrinė, por pėr njė moshė tė pjekur e cila nuk do tė vonojė tė vijė. Pėrveē argėtimit tė tanishėm. Nėse ēdo transmetim televiziv ėshtė i njėjtė me atė tė javės sė kaluar, ēdo libėr, edhe mė idioti, ėshtė i ndryshėm nga njė tjetėr”.

    Kush ishte Umberto Eco?

    I lindur nė Alessandria nė vitin 1932, Umberto Eco ndoqi Liceun Klasik dhe mė pas Universitetin e Torinos, ku u diplomua pėr filozofinė mesjetare nė moshėn 22 vjeēare me njė tezė mbi estetikėn e Shėn Thoma Akuinit. Deri nė vitin 1959 punoi nė programet kulturore tė RAI dhe nė shtėpinė botuese Bompiani.

    Nga viti 1971 u bė profesor i Semiotikės nė Universitetin e Bolonjės. Ka bashkėpunuar me gazeta dhe revista italiane dhe tė huaja. Nė Itali ishte ndėr tė parėt qė studioi mekanizmat e artit bashkėkohor dhe kulturės masive. Nė vitin 1980 botoi kryeveprėn e tij, romanin “Emri i trėndafilit”, ndėrsa nė vitin 1999 mori ēmimin e Akademisė Amerikane tė Arteve dhe Letrave. Vdiq nė vitin 2016. Gjatė jetės sė tij, mori 40 grada nderi pėr kėrkimet dhe studimet e tij.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/keshi...in-te-librave/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-01-2023 mė 10:32

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,363

    Pėr: Leximi

    Terapia E Tė Lexuarit – Pėrse Librat Ju Bėjnė Mirė Pėr Shėndetin

    Tė dhėnat e INSTAT pėr vitin 2019 tregojnė se 1 milionė Shqiptarė nuk lexuan asnjė libėr nė kėtė periudhė njė vjeēare.

    Por tė lexosh tė bėn mirė pėr shėndetin e kėtė e pohojnė edhe ekspertėt.

    Megjithėse koncepti pėr leximin vitet e fundit ėshtė zgjeruar nė forma tė ndryshme duket se njerėzit kanė hequr dorė nga ky proces shumė me vlerė pėr mendjen.

    Sipas njė studimi tė kohėve tė fundit nga Jennkins Group tė cilit i referohet AgroWeb, rreth 30% e tė diplomuarve nuk lexojnė mė pas mbarimit tė studimeve tė larta.

    Ekspertėt e konsiderojnė si tė dėmshme braktisjen e tė lexuarit jo vetėm pėr zhvillimin intelektual tė shoqėrisė, por edhe si njė humbje qė pėrkeqėson shėndetin.


    Ēfarė ėshtė terapia e leximit?

    Rregulli i parė qė duhet tė ndiqni sipas ekspertėve ėshtė tė mos e detyroni veten tė lexoni materiale tė cilat nuk ju pėlqejnė.

    Zgjidhni libra tė cilėt ju stimulojnė dhe zgjojnė kuriozitetin pavarsisht zhanrit tė tyre.

    Ky proces nuk duhet tė jetė patjetėr nė formėn e njė leksioni, por meditimi dhe qetėsie.

    Leximi i njė libri qė ju tėrheq shton ndjenjat pozitive brenda jush, ju bėn mė tė dashur me personat pėrreth.

    Po ashtu do tė ndiheni mė tė aftė pėr tė kuptuar emocionet e tė tjerėve, por edhe tuajat tė cilat shpesh pasqyrohen nė personazhe tė ndryshėm librash.

    Ndihmoni trurin

    Leximi ėshtė njė gjimnastikė e vazhdueshme pėr mendjen dhe ju ndihmon tė mbani trurin tė freskėt e tė ri.

    Sipas National Endowment for the Arts nė SHBA, personat qė lexojnė janė zakonisht mė tė shkolluar dhe kanė njė nivel mė tė lartė pėrfshirje nė komunitet.

    Nga ana tjetėr leximi ka dhe pėrfitime tėrėsisht personale pėr ju.

    Pėrveēse redukton stresin, ankthin, ju ndihmon tė kuptoni mė mirė botėn rreth jush, ndihmon edhe me pėrqėdrimin.

    Ky aktivitet stimulon zona tė ndryshme celebrale tė cilat punojnė bashkė pėr dekodifikimin e informacionit tė pėrditshėm.

    Reduktoni stresin

    Leximi pėrmirėson pėrqėndrimin dhe ju ndihmon tė ndėrtoni njė dialog tė brendėshėm me veten.

    Nė njė botė ku vendimet ndikohen nga moria e informacionit tė shpejtė nė rrjete sociale e kudo pėrreth ėshtė e rėndėishme qė tė keni mendime tė qarta.

    Kėshtu qė zgjidhni njė libėr qė ju pėlqen dhe lexoni ēdo ditė tė paktėn 15 minuta.

    Me kalimin e ditės do tė vini re se koha qė do tė kaloni me librin do tė kthehet nė njė takim me veten tuaj dhe zėrin tuaj tė brendėshėm.

    Kjo teknikė do ju ndihmojė tė largoni stresin dhe problemet e ditės mė lehtė.

    Zgjoni fantazinė

    Kush mbledh libra mblesh edhe dėshira, kėshtu qė kur lexoni asgjė nuk ėshtė e pamundur.

    Udhėtimet nė tė shkuarėn, nė tė ardhmėn, zbulimi i botėve tė tjera, mendimeve sekrete, miqve tė vėrtetė ose imagjinarė tė gjitha kėto mund t’i mledhė vetėm njė libėr.

    Sipas ekspertėve leximi i njė romani qė ju pėlqen ka tė njejtin efekt pėr truin si njė veprim qė ju pėrmirėson jetėn reale.

    Nė njė jetė me ritme tė shpejta imagjinata dhe koha qė do tė kaloni me veten janė nga terapitė mė tė mira pė rtė larguar e zgjidhur ēdo problem tė pėrditshėm.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/terapia-...per-shendetin/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-01-2023 mė 10:27

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •