Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60

Tema: Leximi

  1. #1
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anėtarėsuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734

    Leximi

    Te nderuar forumist,

    ne kohet e sotme leximi eshte bere per shume ke nje gje mjaft monotone,por,nuk duhet thene per te gjithe.Nuk di nese ne forum ekziston nje teme e tille,por do doja te hapja kete,te shtjellojme pervojat tona ne te lexuarit.

    Si ju duket kjo gje,a ju pelqen?Cilat kane qene leximet me te pelqyera,llojet,pastaj vendi preferues... !

    Respekte


  2. #2
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Lexoj kur jam e lire nuk ka gje me te bukur dhe me shplodhese se leximi, lere se cfare lexon.

  3. #3
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Po shume lexoj,ne internet romane gazeta,shkurt qka te me bjere ne dore...
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  4. #4

    Pėr: Leximi

    me pelqen te lexoj, Dan Brown, Khaled Hossein, Paulo Coelho, Rhonda Byrne, ... tani kam ne dore "Manual i drejtuesit te mjetit"
    She's the morphine queen of my vaccine.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prizrenasi_40
    Anėtarėsuar
    14-01-2021
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    33

    Pėr: Leximi

    Emri:  Shqiptari.jpg

Shikime: 3146

Madhėsia:  59.8 KB

    Ja njė kolazh qė e bėra sot!

    A pajtoheni me mendimin tim?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,972

    Pėr: Leximi

    Ēfarė lexuan shqiptarėt nė kohė pandemie, ja 10 librat mė tė shitur pėrgjatė vitit 2020

    Viti 2020 ka qenė njė vit i vėshtirė pėr tė gjithė pėr shkak tė pandemisė sė Covid-19, por pėr tregun e librit pati disa zhvillime domethėnėse.

    Ngujimi i gjatė nė shtėpi i njerėzve e riktheu vėmendjen tek libri, si dhe pati njė rritje tė interesit tek letėrsia e vlerave, kryesisht tek klasikėt dhe autorė tė rėndėsishėm tė letrave. Tregu i botimeve pati ulje drastike tė botimeve tė hedhura nė qarkullim nėse e krahasojmė me vitet e kaluara, si dhe ndėrprerje tė kontratave me agjencitė dhe autorėt, shoqėruar edhe me probleme tė tjera.

    Bukinist ndan librat mė tė kėrkuar nga lexuesit gjatė vitit 2020, ku kryesojnė botime tė zhvillimit personal dhe tė motivimit. Edhe pėr shkak tė pandemisė, por edhe tė nevojės pėr mė shumė motivim, kjo kategori po shėnon rritje domethėnėse tė kėrkesės sė lexuesit nga viti nė vit. Po ashtu, autorėt bestseller botėrorė mbeten tė tillė edhe pėr lexuesit shqiptarė.



    1.“Mendo dhe bėhu i pasur” nga Napoleon

    Ky libėr ka ndihmuar shumė njerėz tė ndryshojnė rrjedhėn e jetės sė tyre. Ai mbetet njė shtysė e shkėlqyer motivuese pėr zhvillimin e intelektit personal. Napoleon Hill shpjegon se filozofia qė mėsohet nė libėr mund tė pėrdoret pėr t’i ndihmuar njerėzit qė tė kenė sukses nė tė gjitha fushat dhe tė bėjnė ose tė arrijnė tė jenė pothuajse ēdo gjė qė duan. Sipas revistės “Forbes” (mars 2011) “ky libėr ėshtė shitur nė mė shumė se 70 milionė kopje qė prej botimit tė tij tė parė dhe vazhdon tė shitet vrullshėm edhe sot”.


    2. “Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris

    Njė roman i bazuar nė njė histori tė vėrtetė nga Heather Morris! Njė histori dashurie nė njė kamp pėrqendrimi; ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetėm qė do t’u mbijetonte ditėve tė vėshtira, por do tė dokumentohej me detaje shumė vite mė pas. Njė histori e mbetur peng pėr shtatėdhjetė vjet me radhė, e cila do t’ju bėjė pėr tė qarė, por edhe do t’ju falė optimizėm. Janė shkruar libra pa fund pėr Holokaustin, por asnjė si ky qė ka nė dorė lexuesi shqiptar prej dy vitesh, – i pasuar edhe me librin e dytė tė kėsaj autoreje, “Rrugėtimi i Silkes”.


    3. “Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini

    Pa frikė, ky libėr mbetet ndėr mė tė pėlqyerit nga lexuesit shqiptarė, tė cilėt pėrgjithėsisht janė tė pasionuar pas historive me fund tragjik dhe realiteteve qė pėrkojnė me ato tė njė mjedisi tipik shqiptar. Ky roman ėshtė i shkėlqyer; ka njė fabul tronditėse e cila e bėn kėtė libėr tė paharrueshėm jo vetėm si njė kronikė politike, por edhe si njė rrėfenjė tė thellė personale… Ndodh rrallė qė njė libėr t’i pėrshtatet kaq shumė kohės dhe njėkohėsisht tė ketė cilėsi kaq tė lartė letrare. Ky roman dhe tė gjithė romanet e tjera tė Khaled Hosseini mbeten bestseller absolutė edhe pėr lexuesit shqiptarė. Ky libėr ka vetėm njė tė metė, – mbaron shpejt, – thotė Amazon. Prandaj edhe nė Shqipėri ka mbi 12 ribotime si roman.


    4. “Baba i pasur, baba i varfėr” nga Robert Kiyosaki

    Ēuditėrisht, gjatė periudhės sė pandemisė ky ka qenė ndėr librat mė tė kėrkuar nga lexuesit shqiptarė. “Baba i pasur, baba i varfėr” ėshtė njė pikė fillestare pėr secilin qė dėshiron tė marrė kontroll mbi tė ardhmen e tij financiare. Ky botim do t’ua rrėzojė mitin se keni nevojė pėr tė ardhura mė tė mėdha pėr t’u bėrė i pasur; ta sfidojė besimin se shtėpia juaj ėshtė burimi financiar; t’u tregojė prindėrve pėrse ata nuk mund tė mbėshteten nė sistemin shkollor pėr tė mėsuar fėmijėt e tyre rreth parasė; t’iu mėsojė si t’i harxhoni burimet dhe shpenzimet financiare; t’iu udhėzojė si t’i mėsoni fėmijėt tuaj me paratė qė tė jeni mė tė sukseshėm financiarisht nė tė ardhmen. Robert Kiyosaki ėshtė njė biznesmen, investitor, autor librash dhe mėsues. Ai i mėson njerėzit qė tė bėhen milionerė. Pėr kėtė arsye ata e quajnė mėsues shkolle pėr milionerė…


    5. “Dashuria nė kohėrat e kolerės” nga Gabriel Garcia Marquez

    Njė klasik modern qė shitet nė ēdo lloj kohe, por gjatė vitit 2020 pati njė rikthim tė fuqishėm nga lexuesi shqiptar. Sikundėr nėnkuptohet nga titulli, Gabriel Garcia Mįrquez ka shkruar roman pėr dashurinė, pėr dashurinė me tė gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkėshortore, dashuri romantike, dashuri tė mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerės. Pėr mė tepėr, ai ka shkruar njė vepėr arti qė rrezaton njė humanizėm tė atillė, qė lexuesit do ta ruajnė thellė nė zemėr si diēka tė shtrenjtė dhe do ta kujtojnė sa tė kenė jetė nė kėtė botė. Kjo kryevepėr e letėrsisė botėrore vjen nė mėnyrė dinjitoze falė shqipėrimit mjeshtror nga gjuha origjinale prej Mira Meksit.


    6. “Murtaja” nga Albert Kamy

    Ky libėr ishte njė ndėr tre librat mė tė kėrkuar nė botė gjatė vitit tė pandemisė. Sigurisht, kjo falė meritės sė gjenisė sė nobelistit Albert Kamy dhe natyrės specifike tė receptimit tė veprave tė gjithėbotshme letrare. Pėrmes kėsaj vepre mėsojmė mė shumė pėr ēėshtje thelbėsore etike sesa ato qė kanė tė bėjnė me titullin, tė cilat pėrkuan edhe me dramėn e Covid-19 gjatė vitit qė lamė pas: E keqja nė botė vjen pothuajse gjithmonė nga padija, teksa vullneti i mirė, nėse nuk shihet qartė, mund tė shkaktojė po aq dėme sa edhe ligėsia. Njerėzit janė mė “tepėr tė mirė sesa tė ligj, por nė tė vėrtetė ēėshtja nuk qėndron aty. Njerėzit janė mė pak apo mė shumė tė paditur dhe kjo ėshtė ajo qė quhet virtyt ose ves, ndėrsa vesi mė dėshpėrues ėshtė ai i padijes qė pandeh se i di tė gjitha dhe atėherė i jep vetes tė drejtėn pėr tė vrarė.


    7. “Arti i brishtė i not giving a f.ck” nga Mark Manson

    Ky libėr mbetet ndėr mė tė kėrkuarit nga lexuesit shqiptarė qė kur ėshtė hedhur nė qarkullim pėr herė tė parė. Dhe a e dini se pse?! Mark Manson e sheh realitetin me qartėsinė dhe sinqeritetin maksimal, duke e parė atė si njė mjedis plot sfida dhe probleme pėr individin. Kėtu nis edhe aventura narrative e autorit, i cili ka njė optikė tė kundėrt me atė tė tė menduarit pozitiv. Nė kėtė udhėzues pėr zhvillimin personal, blogeri shumė i njohur na kėshillon qė tė pėrmirėsohemi pėrmes pėrballimit tė vėshtirėsive. Manson na kėshillon tė mėsojmė kufizimet tona dhe t’i pranojmė ato. Ai thotė se ky ėshtė burimi i vėrtetė i forcės. Kur pėrqafojmė frikėn, fajet dhe pasiguritė tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi tė vėrtetave tė dhimbshme, por pėrballemi me to – mund tė gjejmė guximin dhe vetėbesimin, tė cilat i kėrkojmė me aq dėshpėrim.


    8. “Sekreti” nga Rhonda Byrne

    Autorja Rhonda Byrne ka goditur nė shenjė, duke pėrmbushur thelbėsisht anėn shpirtėrore tė lexuesit, prandaj ai konsiderohet si njė Sekret i Madh qė zbulohet pareshtur nga miliona lexues edhe sot. Ky Sekret shekullor ėshtė kuptuar nga disa prej njerėzve mė tė mirėnjohur nė histori: Platoni, Galilei, Bet’hoveni, Edisoni, Karnegi, Ajnshtajni – bashkė me disa shpikės tė tjerė, teologė, shkencėtarė, dhe mendimtarė tė mėdhenj. Tani Sekreti po i zbulohet botės.

    Pėr herė tė parė, tė gjitha pjesėt e sekretit bashkohen nė njė zbulim tė pabesueshėm, qė do t’ia transformojė jetėn gjithkujt qė do ta pėrjetojė. Nė kėtė libėr do tė mėsoni si ta pėrdorni sekretin nė ēdo aspekt tė jetės – me paratė, pasurinė, lidhjet, lumturinė dhe nė ēdo ndėrveprim qė keni nė botė.


    9. “Friend Request” nga Laura Marshall

    “Kėrkesė pėr miqėsi” ėshtė romani qė do t’ju mbėrthejė qė nė faqen e parė dhe do t’ju lėrė pa frymė deri nė tė fundit. Romani i Laura Marshall ėshtė konsideruar si trilleri mė i bukur i vitit dhe pa frikė ėshtė sot thrilleri mė i kėrkuar edhe nga lexuesit shqiptarė. Pėr kėtė arsye vazhdon tė ketė kėrkesa tė shumta edhe sot, gati dy vjet pas hedhjes nė qarkullim nga shtėpia botuese Living.


    10. “Tė bėhesh” nga Michelle Obama

    Nuk ka njė biografi tė dytė qė tė jetė kaq e kėrkuar sa “Tė bėhesh” e Michelle Obama. Ky libėr kėrkohet jo vetėm nga lexueset femra, por edhe nga meshkuj dhe ēuditėrisht ka kapėrcyer paragjykimet se ka njė kosto tė lartė. Librat me vlera i kėrkon lexuesi shqiptarė, pavarėsisht ēmimit apo pengesave tė tjera.

    Nė kėtė libėr, pėr herė tė parė, Michelle Obama pėrshkruan jetėn e saj, qė nga fėmijėria, raportet me prindėrit, fillimet e martesės, vėshtirėsitė pėr tė gjetur njė ekuilibėr mes karrierės, familjes dhe ngjitjes sė vrullshme tė tė shoqit nė politikė. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundėsinė pėr tė konkurruar pėr presidencėn e Shteteve tė Bashkuara dhe na rrėfen pėr popullaritetin qė pėrjetuan dhe pėr kritikat qė morėn gjatė fushatės elektorale. Me finesė, sens humori dhe njė sinqeritet tė pazakontė, Michelle Obama shfaq gjithė jetėn e njė familjeje qė, krejt befasisht, u ndodh nėn dritat e projektorėve dhe pėrballė gjithė botės, si dhe tetė vitet mė domethėnėse nė Shtėpinė e Bardhė, ku ajo e njohu mė mirė vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu mė mirė atė.

    Becoming – Tė bėhesh, na shoqėron nė njė udhėtim nga kuzhinat modeste tė Jovas te sallat e ballos nė Buckingham Palace, nėpėr ēaste dhimbjesh therėse dhe provash qėndrueshmėrie kėmbėngulėse, duke na zbuluar shpirtin e njė gruaje tė veēantė dhe revolucionare, e cila lufton pėr t’u ndier mirė me veten, plotėsisht e zonja pėr tė vėnė gjithė forcėn dhe zėrin nė shėrbim tė idealeve mė tė larta./Monitor


    https://www.balkanweb.com/cfare-lexu...te-vitit-2020/

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Neteorm (11-08-2021)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,972

    Pėr: Leximi

    Librat qė duhet t’i lexoni tė paktėn njė herė nė jetė

    Librat janė ato qė na pėrcjellin e na bėjnė shoqėri nė ēdo hap tė jetės. Janė ato qė na japin mundėsinė pėr tė jetuar aventura tė ndryshme tė cilat fshihen nė mes tė rreshtave e qė frymojnė brenda faqeve, shkruan KultPlus.

    Mė poshtė do gjeni njė listė pėr 5 libra qė ja vlen tė lexohen tė paktėn njė herė, transmeton KultPlus.


    “ The Song of Achilles ” nga Madeline Miller

    “ The Book Thief ” nga Markus Zusak

    “ The Seven Husbands of Evelyn Hugo ” nga Taylor Jenkins Reid

    “ The Kite Runner ” nga Khaled Hosseini

    “ A Thousand Splendid Suns ” nga Khaled Hosseini


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/libra...ehere-ne-jete/

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,972

    Pėr: Leximi

    Pse duhet tė lexoni ēdo ditė? 10 Pėrfitime

    Leximi pėrfaqėson shumė mė tepėr nga sa mund ta imagjinojnė shumė njerėz. Leximi i njė libri nuk ėshtė vetėm njė mėnyrė pėr tė kaluar kohėn. Faqet e librave pėrmbajnė fjalė, histori, ndjenja, qė janė tė afta tė pėrēojnė emocione tek lexuesi, duke e bėrė atė tė zbulojė botė tė pashkelura dhe tė paimagjinueshme. Pėr mė tepėr, siē dėshmohet nga studime tė ndryshme shkencore, leximi sjell gjithashtu pėrfitime pėr shėndetin mendor dhe fizik tė njerėzve.

    Stimulon mendjen

    Studimet kanė treguar se stimulimi i mendjes, ndihmon nė parandalimin ose ngadalėsimin e zhvillimit tė sėmundjeve si Alzheimer dhe demenca senile. Ashtu si tė gjithė muskujt e tjerė tė trupit, edhe truri duhet tė ushtrohet pėr tė mbetur nė formė. Ndaj shprehja “ose e pėrdor ose e humb”, ėshtė veēanėrisht e pėrshtatshme kur flitet pėr trurin.

    Redukton stresin

    Nuk ka rėndėsi se sa stres ju shkakton puna, marrėdhėniet apo problemet e tjera qė hasni nė jetėn e pėrditshme. Kur jeni i zhytur nė njė histori, e gjeni veten nė njė dimension tjetėr, njė lloj bote paralele, nė tė cilėn do t’i harroni problemet. Njė roman i shkruar mirė, do t’ju transportojė nė njė dimension tjetėr.

    Pėrmirėson njohuritė tuaja

    Ēfarėdo qė lexoni do ta zgjerojė bagazhin tuaj kulturor, gjė qė do t’ju vijė nė ndihmė atėherėkur nuk e prisni. Sa mė shumė njohuri tė keni, aq mė tė gatshėm do tė jeni tė pėrballeni mesfidat qė ju pėrball jeta. Pėr mė tepėr, leximi ėshtė njė mėnyrė e shkėlqyer pėr tė ushqyer tė menduarit tuaj. Nė rrethana tė vėshtira, mund tė humbni gjithēka tjetėr (para, punė, shtėpi, madje edhe shėndetin tuaj), por asnjėherė dijet qė keni fituar.

    E zgjeron fjalorin tuaj

    Sa mė shumė tė lexoni, aq mė e mirė do tė jetė mėnyra juaj pėr ta ekspozuar veten tek tė tjerėt. Fjalėt e reja do t’i shtohen fjalorit tuaj tė pėrditshėm. Tė shprehurit mirė dhe nė mėnyrė tė artikuluar, mund t’ju ndihmojė nė vendin e punės. Dhe tė folurit me vetėbesim para njė personi tė rėndėsishėm, mund tė jetė stimuluese pėr vetėvlerėsimin tuaj.

    Pėrmirėson kujtesėn

    Kur lexoni njė libėr, duhet tė mbani mend njė sėrė personazhesh, historitė e tyre personale, ambiciet, pasi tė gjitha detajet ndėrthuren nė njė vepėr. Edhe kujtesa e ka njė kufi, por truri ėshtė njė organ i mrekullueshėm, dhe mund t’i kujtojė tė gjitha kėto me njė lehtėsi tė caktuar. Po ashtu ėshtė e jashtėzakonshme se si ēdo kujtim qė krijohet brenda teje, i jep jetė njė sinapsi tė ri, duke forcuar kujtimet ekzistuese.

    E forcon aftėsinė analitike tė tė menduarit

    A keni lexuar ndonjėherė njė roman tė jashtėzakonshėm thriller, duke e zgjidhur misterin edhe para se ta pėrfundoni librin? Pėrveē kėsaj, ju do tė keni mundėsi tė pėrdorni aftėsinė kritike dhe analitike tė tė menduarit edhe nė punė, duke mbajtur parasysh tė gjitha detajet qė ju ofrohen, dhe qė do t’i pėrdorni pėr tė zgjidhur “misterin”.

    Pėrmirėson nivelin e vėmendjes dhe pėrqendrimit

    Nė botėn ku jetojmė tė ndikuar shumė nga interneti, vėmendja shkon nė tė gjitha drejtimet e mundshme, duke na detyruar tė bėjmė shumė detyra. Nė vetėm 5 minuta, secili prej nesh bėn njė mijė gjėra:dėrgon njė e–mail, organizon punėn, bisedoni mė shumė njerėz (pėrmes Facebook, Skype, Whatsapp, etj), i hedh njė sy nė Twitter-it, monitoron smartfonin dhe ndėrveproni me kolegėt e punės.

    Kjo sjellje shkakton njė rritje tė nivelit tė stresit, duke e ulur produktivitetin. Kur lexoni njė libėr, e gjithė vėmendja juaj shkon tek historia. Gjatė leximit, pjesa tjetėr e botės qėndron jashtė, dhe ju jeni tė zhytur nė ēdo detaj. Pėrpiquni tė lexoni 15-20 minuta pėrpara se tė shkoni nė punė (p.sh gjatė rrugės nga shtėpia nė punė, nėse pėrdorni transportin publik) dhe do tė habiteni nga niveli juaj i pėrqendrimit sapo tė mbėrrini nė zyrė.

    Pėrmirėson aftėsitė tuaja nė tė shkruar

    Ky pėrfitim ecėn paralelisht me zgjerimin e fjalorit. Njė shkrim i mirė nė punė, ka njė efekt tė dukshėm nė aftėsitė e tė shkruarit. Sa i pėrket rrjedhshmėrisė dhe stilit tė tė shkruarit tė autorėve tė tjerė, leximi do tė ndikojė shumė nė punėn tuaj personale. Shkrimtarėt mėsojnė se si tė shkruajnė prozė, duke lexuar mė parė veprat e tė tjerėve.

    Sjell qetėsi

    Pėrveē relaksimit qė shoqėron leximin e njė libri, ka mundėsi qė tema pėr tė cilėn po lexoni, t’ju ēojė nė njė botė ku mbretėron paqja dhe qetėsia e brendshme. Leximi i teksteve shpirtėrore ul presionin e gjakut, duke ju dhėnė njė ndjenjė qetėsie ekstreme, ndėrsa leximi i librave me temė “Si tė ndihmoni veten pėr tė…” i ndihmon njerėzit me ērregullime tė caktuara tė sjelljes dhe sėmundje mendore.


    / Bota.al

    https://bota.al/pse-duhet-te-lexoni-...-10-perfitime/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 26-03-2022 mė 08:46

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,972

    Pėr: Leximi

    Pse librat elektronikė e kanė ndryshuar perceptimin tonė mbi leximin

    Debati midis librave elektronikė dhe atyre tė printuar, ka shkaktuar prej kohėsh diskutime familjare dhe midis miqsh, sė bashku edhe me mendimet e kualifikuara tė ekspertėve. Nė njė artikull tė fundit, faqja e internetit Book Riot e ka rihapur kėtė temė.

    Nė fakt, njė studim i kryer qė nė fillimin e viteve 1990, kishte treguar se leximi nė ekran ishte mė i ngadaltė dhe mė pak i saktė sesa ai tradicional. Tani le tė shohim se si librat elektronikė,po e ndryshojnė perceptimin qė kemi mbi njė tekst kur lexojmė njė libėr.

    Kuptimi i njė teksti

    Nė vitin 2014, njė eksperiment tregoi se fėmijėt preferojnė mė shumė librat e printuar, nė vend tė atyre qė lexohen nėpėrmjet njė ekrani dixhital. Prindėrit dhe mėsuesit kanė vėnė re se si rritet vėmendja dhe kurioziteti i tė vegjėlve, kur ndėrveprojnė me njė libėr letre, dhe jo me njė libėr dixhital.

    Rėndėsia e kontaktit fizik dhe perceptimi i ndryshėm vizual, e bėjnė mė tėrheqės pėr njė fėmijė librat e printuar. Nė tė njėjtėn linjė, njė studim norvegjez vėzhgoi sjelljen e disa fėmijėve nė klasat fillore. Ai tregoi se nxėnėsit qė lexonin njė tekst nė letėr, ishin mė tė aftė qė t’i pėrgjigjeshin pyetjeve se ēfarė kishin kuptuar prej tij.

    Njė studim nga Universiteti Stavanger nė Norvegji, tregoi se pasi 50 njerėz u udhėzuan tė lexonin tė njėjtėn histori, gjysma nė njė libėr elektronik dhe gjysmėn nė letėr, ata qė kishin lexuar librin prej letre, kishin njė ndjeshmėri dhe kujtesė mė tė madhe sa i pėrket pėrmbajtjes. Studiuesit vunė re se lexuesit e librit elektronik, e kishin mė tė vėshtirė tė rindėrtonin fabulėn e tregimit.

    Fiziciteti i librave

    Disa studiues, thonė se ndryshimet midis lexuesve tė librave elektronikė dhe atyre tė librave prej letre, vijnė pėr shkak tė lodhjes sė syve tė shkaktuar nga ekrani dixhital. Tė tjerė thonė se librit i printuar, ėshtė njė element kyē pėr tė pasur njė pėrqendrim mė tė mirė.

    Kontakti fizik dhe mėnyra pėrmes sė cilės lidhet dikush me njė libėr tradicional, ėshtėsigurisht e ndryshe nga ajo me njė pajisje elektronike, madhėsia apo pesha e sė cilės, faqja qė duhet shfletuar ose shenja qė duhet mbajtur, nuk janė tė njėjtat.

    Pėr kėtė arsye, ndodh shpesh qė ata qė lexojnė libra nė pajisjet dixhitale, nuk e kanė ndjenjėn e gjatėsisė sė asaj qė janė duke lexuar. Megjithatė, ky aspekt i fizikės nuk ka tė bėjė vetėm me librat, por edhe me filmat. Shikuesit janė mė tė pėrqendruar dhe tė angazhuar kur shohin njė film nė kinema, sesa kur e shohin nė shtėpi pėrmes njė uebsajti nė internet.


    /Bota.al

    https://bota.al/pse-librat-elektroni...e-mbi-leximin/

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Neteorm (05-04-2022)

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,972

    Pėr: Leximi

    50 libra tė sugjeruar nga shkrimtari Ag Apolloni

    Shkrimtari i njohur Ag Apolloni na sugjeron 50 libra nga letėrsia botėrore tė cilat patjetėr duhet tė lexohen nga secili.


    Kjo ėshtė lista e librave tė sugjeruar nga shkrimtari Ag Apolloni:

    1. Milan Kundera: Lehtėsia e padurueshme e qenies

    2. Philip Roth: Ankimi i Portnoit

    3. Julian Barnes: Zhurma e kohės

    4. D. M. Thomas: Hoteli i Bardhė

    5. T. S. Eliot: Toka e shkretė

    6. Michel Houellebecq: Nėnshtrimi

    7. Umberto Eco: Varreza e Pragės

    8. Italo Svevo: Rrėfim pėr plakun e mirė dhe vajzėn e bukur

    9. Dante Alighieri: Komedia hyjnore

    10. Nikos Kazantzakis: Tundimi i fundit

    11. Jorge Luis Borges: Aleph

    12. Voltaire: Kandidi

    13. Hermann Hesse: Ujku i stepės

    14. Mario Vargas Llosa: Pesė qoshet

    15. Juan Rulfo: Pedro Paramo

    16. Jean-Paul Sartre: Muri

    17. Charles Baudelaire: Lulet e sė keqes

    18. Orhan Pamuk: Unė jam e kuqja

    19. Isaac Bashevis Singer: Shosha

    20. N. V. Gogol: Shpirtra tė vdekur

    21. L. Tolstoj: Atė Sergi

    22. F. M. Dostojevski: Idioti

    23. Gustave Flaubert: Zonja Bovari

    24. Joseph Conrad: Zemra e errėsirės

    25. Franz Kafka: Procesi

    26. G. G. Marquez: Njėqind vjet vetmi

    27. J. D. Salinger: Rojė nė thekėrishten buzė greminės (anglisht: The Catcher in the Rye)

    28. Kurt Vonnegut: Thertorja pesė

    29. José Saramago: Ungjilli sipas Jezu Krishtit

    30. Ernesto Sabato: Tuneli

    31. Victor Hugo: Katedralja e Parisit

    32. Denis Diderot: Nipi i Ramoit

    33. Ariel Dorfman: Vdekja dhe vasha

    34. Herman Melville: Kopisti Bartėlby (origjinal: Bartleby, the Scrivener)

    35. F. Scott Fitzgerald: Getsbi i madh

    36. John M. Coetzee: I ngadalti

    37. Elie Wiesel: Natė

    38. Albert Camus: I huaji

    39. Vladimir Nabokov: Lolita

    40. Doris Lessing: Fėmija i pestė

    41. Mihail Bulgakov: Mjeshtri dhe Margarita

    42. Yasunari Kawabata: Bukuroshet e fjetura

    43. Yukio Mishima: Kinkakuxhi

    44. John Steinback: Njerėzit dhe minjtė

    45. Thomas Mann: Tonio Kröger

    46. Marguerite Duras:

    47. J. M. G. Le Clezio: Afrikani

    48. Shakespeare: Hamleti

    49. Cervantes: Don Kishoti

    50. Goethe: Fausti


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/50-li...i-ag-apolloni/

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •