-
Tadiqi: KFOR-it duhet t’i ruajë serbët

Tadiqi: KFOR-it duhet t’i ruajë serbët
Beograd, 11 shkurt - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq deklaroi sot se serbët në Kosovë janë populli më i rrezikuar në Evropë, prandaj sipas tij KFOR-i duhet të vazhdojë t'i mbrojë ata, si dhe kishat dhe manastiret serbe, pavarësisht zvogëlimit të numrit të ushtarëve në Kosovë.
Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e presidentit serb, i cili këto komente i ka bërë gjatë takimit me komandantin e NATO-s për Evropën, gjeneralin James Stavridis, me të cilin ka biseduar për aktivitetet e Serbisë në programin Partneriteti për Paqe dhe për bashkëpunimin me KFOR-in.
"Presidenti i Serbisë ka pohuar se plani për integrimin e veriut të Kosovës përbën kërcënim për stabilitetin në tërë rajonin", thuhet në deklaratën e Presidencës./koha/
-
-
Ja ky lajm është i rëndesishëm për ata që thonë se Serbet nuk e marrin bekimin nga Kisha Ortodokse në luftën që ua bëjnë Shqiptarëve
-
-
Nazist
jan vertet??
po ata shqipetar qe jetojn ne luginen e presheves qe tadiçi u hoqi krejt gjyqetaret shqipetar edhe qe tani pervec te tjerave do te gjykohen nga gjykates ekstremisht te anshem dhe do keqtrajtohen nga policia serbe dhe paraushtaraket e milicise serbe??
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt