Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Ministri Hyseni u shkruan vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën



    Ministri Hyseni u shkruan vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

    Prishtinë, 11 shkurt - Në prag të ditës së përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë t’u ketë dërguar letra shteteve, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ende, që ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas tij, ka disa shtete që kanë dhënë sinjale se së shpejti mund ta njohin shtetin e ri, por ministri Hyseni nuk ka dashur të përmendë emrat e këtyre shteteve.
    Ministri Hyseni ka thënë se në letrën e dërguar këtyre shteteve, është folur për të arriturat e Kosovës brenda këtyre dy vjetëve dhe ndikimin pozitiv të pavarësisë së Kosovës në zhvillimet rajonale. “Por kjo letër nuk u është dërguar Serbisë dhe Rusisë, ngase janë vende që përveç që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, po bëjnë çmos edhe për t’i penguar njohjet e reja”, ka thënë ministri. Sipas tij, në ditën e shënimit të dyvjetorit pritet që Kosovën ta vizitojnë shumë personalitete të vendeve të ndryshme të botës.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nese nuk na njohin shtetet Islamike ,kisha propozu qe me mose ta vazhdojm muhabetin me islamistet fallco.Tua themi qart e prerazi se prej tash e tutje na ndajn rruget.Kte do duhej ne menyre ultimative tju thuhet atyre marifetgjive qe po thirren ne drejtsi sa agresorin e viktimen nuk din ta dallojn .Ata qe mbyllin syt para te vertetes nuk jon as islam ,po shejtan .Me te mira ,juve qe mendoni si une dhe ndryshe.Shqiotaria ne zemer te muslimanit shqiptar ,Dardani.

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    15 shtete nga 57 sa i ka Konferenca Islamike e kanë pranuar pavarsinë e Kosovësa dhe 7 shtete janë shqyrtim e sipër dhe pritet ta njohin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •