
Postuar mė parė nga
Guri i Kuq
Pėrēarjet nė LDD e ēojnė partinė drejt fundit
Fatbardhė Zeka
Fshesa partiake edhe pėr themeluesit?
Prishtinė, shkurt - Kur brenda njė partie fillojnė fėrkimet, atėherė ajo parti nėse nuk do tė ketė jetė tė gjatė, gjithsesi e pret tkurrja. mirėpo kur atėherė ekziston dėshira pėr tu kthyer prapa nė njė vend ku ka qenė, atėherė ėshtė fakti mė i mirėseardhur.
Prandaj shuarja e njė partie do tė thotė forcimi i njė tjetre, sepse ata njerėz qė dalin nga njė subjekt me siguri do tė drejtohen drejt njė subjekti tjetėr. Njė episode i tillė nė njė mėnyrė, ndoshta do tė ngjajė edhe me dy subjektet politike tė ndara para tri vitesh, e tani qė dėshira pėr bashkim s duket nuk ju mungon por qė pėrēarje brenda pėr brenda vet kryesisė sė LDD-sė.
Burime tė gazetės pohojnė pėr njė spastrim tė mundshėm tė zėrave tė partisė, tė cilėt kanė kėrkuar me kėmbėngulje afrimin, pėrkatėsisht koalicion me LDK-nė, apo edhe variantin bashkimit. Nėse kjo nuk do tė ndodhė tė premten kur do tė takohet Kėshilli Drejtues i partisė, pohohet se njė gjė e tillė mund tė ndodhė posa tė mblidhet konventa e partisė, e cila pritet tė thirret nga Kėshilli Drejtues...
(Tekstin e plotė mund ta lexoni nė numrin e nesėrm tė gazetės, Bota sot)
-----------------------
Sipas disa zerave,per mbledhjen e se premtes te Keshillit Kombetar te LDD(ku pritet te sqarohen shume nga dilemat e ngritura publikisht rreth fatit te metejme te kesaj partie),nuk jane thirrur shume nga emrat e ketij organi,per te cilet dyshohet se mund te jene arre e forte per liderin aktual te kesaj partie Nexhat Dacin.Bile flitet se ka edhe shlyerje te shume anetareve nga lista publike e anetareve te K.kombetar ne Web-in e LDD,pa asnje procedure statutare,sic e parashikon Statuti i LDD.
Flitet se e premtja mund te jete dita e fundit per shume nga themeluesit e kesaj partie,qe thane shkurt e shqip,paten rrezikuar shume para 3 vitesh,kur u rreshtuan perkrah N. Dacit me shprese se do te ruhet fryma dhe shpirti i demokracise se brendeshme partiake,karakteristike e ish LDK.
Per fat te keq,shume nga ish themeluesit e kesaj partie,paten rast te zhgenjehen shume shpejte,sepse qe nga ditet e para te ekzistimit te LDD, Zotni Nexhat Daci,tregoi metoden dhe metodologjine e punes se tij,qe mund te karakterizohet si shume arbitrare dhe jodemokratike.
E gjitha filloi me anashkalimin e debatit ne Konventen e Pare,kur nuk iu dha fjala delegateve pjesemarres,por u propozua e votua me aklamacion nje liste per Keshill Kombetare,pa as edhe nje debat.E njejta procedure,e pamundesise se debatit dhe dialogut per emrat e propozuar nga Daci ,per anetare te Kryesise se LDD,ku kryesisht u zgjodhen kolege,miqe e jarana te Dacit nga fakulteti ku punon,instituti dhe akademia,njerze pa asnje dite pervoje politike ne asnje parti politike.
E ardhmja e kesaj partie eshte shume e zymt.
Aktualisht jane shume qarte te pervijuara dy grupacione shume antagoniste.Njeri qe kryesohet nga vet Daci,ka per synim ruajtjen me cdo kusht te postit te tij dhe nje grupi te ngushte njerzish qe kane perfituar mjaft shume nga afersia e tij,e qe per synim afatshurter ka bashkimin me AKR e Pacollit per momentin dhe futjen ne qeverine e Thacit,ne rast levizjesh te medha tektonike ne realacionet LDK-PDK.Ndersa, vizioni aftgjate i ketij grupi, eshte bashkimi me PDK,si alternative e vetme per ruajtjen e nje berthame kuadrash besnike te Dacit.
Grupacioni i dyte i forte ne Kryesine e LDD eshte ai i Naser Rugoves,Adem Salihajt dhe Tome Hajdarit,e qe mbeshtetet nga shume faktor edhe jashta LDD, si Uke Rugova e disa te tjere emra politikajsh te niveleve me te ulta dhe biznesmenesh,qe rrugen e shpetimit e shohin ne perafrimin me LDK dhe ne afat te gjate edhe shkrirjen dhe bashkimin e serishem te saj,pas disa ndryshimeve kadrovike ne kreun e LDK-se qe pritet te ndodhin sivjet.
Ka shume gjasa reale qe pasneser kjo parti do te ndahet perfundimisht,gje qe hap shume dilema e rirreshtime te reja jo vetem politike,sepse kjo parti ka 10 deputet ne Kuvend,dhe ripozicionimi i tyre eshte shume domethenes, per raportin e forcave per sot,e sidomos per vitin tjeter kur mbahen zgjedhjet nacionale.
Krijoni Kontakt