
Postuar mė parė nga
Rugova
VEĒ UKĖ RUGOVA MUND TĖ NA BASHKOJĖ MĖ LDK
Daci e Sejdiu duhet tia lėshojnė rrugėn Ukė Rugovės pėr tu bashkur LDD dhe LDK nė njė parti
Naser Rugova ėshtė politikani i parė nė Kosovė qė publikisht kėrkon nga Nexhat Daci dhe Fatmir Sejdiu tė largohen nga postet e kryetarėve tė partive, pėr tia lėshuar rrugėn djalit tė ish Presidentit Ibrahim Rugova, Ukė Rugova. Veē nė kėtė mėnyrė thotė se mund tė ndodhė bashkimi i shumėpėrfolur LDD-LDK. Naser Rugova tha se sot Kosova ėshtė mė keq nė tė gjitha aspektet sesa para tre vjteve kur nuk ishte shtet. Thotė se idea e tij pėr koalicionin LDD-LDK para zgjedhjeve nacionale e ka pėrkrahjen e tė gjithėve nė partinė e tij. Lidhja e koalicionit me AKR para zgjedhjeve lokale tha se ka qenė gabim. Dyshon se lideri i AKR, Behgjet Pacolli, ka pasur njė marrėveshje tė fshehtė me kryeminstrin Thaēi pėr ta dėmtuar LDD nė kėto zgjedhjet e fundit lokale. Pėr tė gjitha kėto ēėshtje, anėtari i kryesisė dhe deputeti i LDD, Naser Rugova, foli ekskluzivisht pėr INFOSOT.
Ibrahim Ademi
Daci e Sejdiu duhet tia lėshojnė rrugėn Ukė Rugovės pėr tu bashkuar LDD dhe LDK nė njė parti
INFOSOT: Vlerėsohet se Isa Mustafa ėshtė personi i vetėm qė mund ta bashkojė LDD me LDK. Ēka mendoni ju?
Naser Rugova: Z. Isa Mustafa ka qenė njė nga profilet e sukseshme tė vorbullit politik, tė dy viteve tė fundit dhe ėshtė etabluar si njė politikan shumė i sukseshėm qė garoi pėr Kryeqytetin. Unė nuk mendoj qė afrimi i dy partive politike mund tė lidhet pėr njė individ. Unė mendoj qė njeriu qė do ti bashkonte nė njė trung LDK dhe LDD ėshtė Ukė Rugova. Njė djal i ri qė ėshtė gjak i Presidentit historik Ibrahim Rugova, qė ėshtė rritur dhe edukuar nė frymė dhe filozofi politike tė tillė, qė tani po mbaron studimet nė SHBA. Ai ka karakteristika dhe pamje qė reflekton unitet dhe qė i takon brezit tė ri, qė nuk ka ngarkesa, inate, konflikt dhe ego dhe besoj qė njė kushtrim i tij do ta ndryshonte shumė skenėn politike. Por, pėr kėtė duhet tė binden sė pari liderėt e dy partive politike qė e kanė njė moshė tė caktuar dhe qė kanė dhėnė kontributet e tyre tė pamohueshme dhe tė pakontestueshme, por qė trendet e reja u imponojnė atyre qė tė lėshojnė rrugė.
Domethėnė, ju po thoni qė tia lėshojnė rrugėn z. Daci edhe z. Sejdiu djalit tė ish Presidentit Rugova, Ukė Rugovės sepse vetėm ai mund ta bashkojė LDD dhe LDK nė njė parti dhe ta marr timonin e partisė. A mendoni se mund tė pajtohen me kėtė ide z. Daci dhe z. Sejdiu?
Naser Rugova: Sė pari Ukė Rugova do tė ishte njeriu unifikues i elektoratit rugovian sepse njerėzit janė tė lidhur shpirtėrisht edhe nė aspektin moral, politik, nacional, dhe tė identitetit tė shtetit tonė tė ri. Dhe, vetėdijėsimi i tė dy liderėve tė dy partive dhe hapja drejt kėtij koncepti do ta ndihmonte shumė Kosovėn nė radhė tė parė, ecjen pėrpara tė Kosovės dhe do ta unifikonte elektoratin rugovian, dhe definitivisht, do ti kthehej dinjiteti edhe pjesės dėrmuese tė elektoratit kosovarė qė filozofinė politike rugoviane e kanė nė zemėr, e kultivuan, u rritėn me tė dhe definitivisht, simboli vetėm unifikues i kėtij elektorati do tė ishte Ukė Rugova.
INFOSOT: Domethėnė, tė dy partitė tė bashkoheshin nė njė dhe Ukė Rugova tė bėhej lider i saj?
Naser Rugova: Patjetėr, patjetėr.
INFOSOT: A ka trashėguar diēka prej cilėsive tė Presidentit Ibrahim Rugova?
Naser Rugova: Sigurisht qė ka trashėguar. Jo diēka, por shumėēka. Karizma e tij, pamja, toleranca, durimi, urtėsia dhe ajo qėndrueshmėria qė e kemi si trashėgimi familjare qė e kemi demonstruar ndėr shekuj tregon dhe reflekton njė unitet, njė ecje tutje me hapa tė sigurtė tė filozofisė politike rugoviane, tė asaj baze ideologjike dhe do tė ishte njė shpėtim i tė djathtės, jo vetėm nė Kosovė, por nė gjithė botėn shqiptare. Mbase, do tė reflektonte edhe me gjerė.
---------------------
Uke e Naser Rugova dhe LDK-ja...
Per te gjithe ata qe kane qene ne rrjedhe te ngjarjeve te atboteshme te dhjetorit te 2006-tes ne LDK, qe perfunduan si perfunduan,ideja e involvimit te Uke Rugoves ne kreun e LDK-se nuk eshte fare e re.Edhe athere ka pasur nje grup te fuqishem njerzish,qe ne emer te brengosjes e te friges per fatin e saj, kane punuar e vepruar ne kete drejtim.Bartesit me te fuqishem te kesaj ideje ishin Alush Gashi,Melihate Termkolli e disa te tjere ne prapaskene....
Komplet si project dhe ide,ishte athere dhe sot- eshte e gabueshme dhe aspak realiste.Involvimi i Ukes ne LDK si lider i saj,praktikisht e bene te pamundur reformimin e saj aq te nevojeshem,cimenton strukturat e larta burokratike te saja dhe krijon nje presedan shume arkaik e te rrezikshem per demokracine e re e te brisht kosovare.Gjithashtu,nje ide e ketille bie ndesh edhe me cdo norme statutare e demokratike te vete partise se LDK, sepse per te ardhur ne krye te saj,cdonjerit,edhe Ukes, i nevojitet nje pune kolosale, qe nga nendeget e deri te vota e fshehte ne Kongresin zgjedhor.
Nuk eshte anetaresia e gjere e LDK-se aq naive te mos sheh ne gjithe kete fushate medaiatike(paramendoni Infosot,Epoka,Expresi merren me kete ide), nje loje te Naser Rugoves dhe pasuesve te tij me te dy krihet rugovian.
Nuk eshte askush kunder aktivizimit te Ukes ne strukturat partiake te cfaredo niveli,por gjithe kjo duhet bere ne pajtim me normat statutare dhe parimet demokratike te votes se lire dhe te fshehte.
Ideja e anashkalimit te Sejdiut dhe Dacit si lidere te zgjedhur me vote te rugovisteve nga te dy anet, me nje lloj katapultimi arkaik e monarkik te Uke Rugoves,duke keqperdorur emrin e familjes Rugova,eshte atentat politik dhe abortim i idese se bashkimit para se te linde dhe si e tille, mund te sjelle edhe te tjera pasoja,ndoshta edhe me te renda se ato te 2006-tes .
Sipas te dy statuteve, edhe te LDK-se edhe LDD-se,sivjet duhet te mbahen zgjedhjet e brendeshme partiake.Shume nga aktivistet e idese se bashkimit, jane kategorik qe ky moment te shfrytzohet nga perkrahsit e bashkimit dhe ne fund te gjendet nje modalitet i kapercimit te animozitetit dhe ambicjeve te smuara qe kane kreret actual nga te dy polet,pa shume zhurme e hallakame.
Sinjali i shpreses eshte dhene nga shume ane,sidomos gjate fazes se balotazhes per zgjedhjen e kryetareve te komunave.Ne shume komuna jane pare se bashku veprimtare te bashkuar te LDK dhe LDD ,qe me pune te perbashket,durim dhe pa komplekse, kane treguar nivel te jashtezakoneshem bashkepunimi e koordinimi te aktiviteteve parazgjedhore.Rezultati ne Obiliq dhe Kamenice,tregoi se te bashkuar mund te arrihet shume lehte fitorja.
Ka shume gjasa,nese nuk nderhyne nga larte, qe gjate fazes se zgjedhjeve interne partiake,krejte natyrshem dhe pa zhurme te jene se bashku anetaresia dhe kryesite e degeve, qe ne nje menyre do t`a kryhej puna kryesore-bashkimi e anetaresise dhe zgjedhja e njerzeve te pakompremituar ne kete meskohe,si dhe do te dergohej mesazhi i bashkimit atje ku duhet-ne kuvendet zgjedhore te tyre,te cilat jane te vetmet qe mund te marrin vendime te ketyre permasave..
Interferimi i Naser Rugves me keso idesh apsurde,vetem se mund t`a demtoje rende kete proces afrimi e bashkimi,te cilin prap po theksoj e nenvizoje, nuk e duan per fat te keq as Sejdiu e as Daci me shpurat e tyre te ngushta .
Krijoni Kontakt