Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ok se me shume me pelqejn kur i lexoj



    Tenxherja

    A keni degjuar cfare BERI Nastradini? Nje dite Nastradini vajti ne komshija ti mirte borxh nje tenxhere te madhe per te gatuar, dhe te nesmen ja kethevi komshiut brenda me nje tenxhere te vogel. Komshoiu i tha : cfare eshte kjo tenxherja e vogel brenda tenxheres time?

    Nastradini tha: tenxherja ishte e rende, dhe lindi. Komshiut ju be qefi dhe i mbajti te dyja.

    Pak dite me vone, Nastradini vete prap ne shpine e komshiut ti kerkoje tenxheren por kete rradhe nuk ja kethen prap. Pas disa ditesh komshija i vjen ne shtepi dhe i thote cu be me tenxheren.

    Nastradini i thote : "oh, ngordhi"
    Komshija tha : si ka mundesi te ngordh tenxherja?

    Hodja Nastradin u pergjigj nese tenxherja lind, edhe vdes.

  2. #32
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Citim Postuar mė parė nga Nete Lexo Postimin
    Ok se me shume me pelqejn kur i lexoj



    Tenxherja

    A keni degjuar cfare BERI Nastradini? Nje dite Nastradini vajti ne komshija ti mirte borxh nje tenxhere te madhe per te gatuar, dhe te nesmen ja kethevi komshiut brenda me nje tenxhere te vogel. Komshoiu i tha : cfare eshte kjo tenxherja e vogel brenda tenxheres time?

    Nastradini tha: tenxherja ishte e rende, dhe lindi. Komshiut ju be qefi dhe i mbajti te dyja.

    Pak dite me vone, Nastradini vete prap ne shpine e komshiut ti kerkoje tenxheren por kete rradhe nuk ja kethen prap. Pas disa ditesh komshija i vjen ne shtepi dhe i thote cu be me tenxheren.

    Nastradini i thote : "oh, ngordhi"
    Komshija tha : si ka mundesi te ngordh tenxherja?

    Hodja Nastradin u pergjigj nese tenxherja lind, edhe vdes.
    ....e forte

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ani pse ma qet gjuhen,,,ska ma perralla hajt ne gjume

  4. #34
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808



    Pėrralla tė tjera si kjo mundė tė gjeni kėtu
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anėtarėsuar
    18-12-2010
    Postime
    206

    Pėr: Besa e Kostandinit

    Citim Postuar mė parė nga Askusho Lexo Postimin

    Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
    Doruntina trembėdhjetė !...


    Ish njėherė e njė mot njė nėnė qė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė.
    Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisem, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
    - T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
    - Kostandin biri im, ēfarė po mė thua? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daca pėr gėzim, pėr gezim nuk do t'a kem; se nė e daca pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
    - Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz, qoftė pėr helm, vete unė e t'a sjell!.
    Mėma dhe njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...
    Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
    Kur u vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
    - Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbetėn dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
    Kur iu vrane gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim.
    Po kur nisen t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu keput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
    - Mjere unė, c'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė ne kėtė zi qė me mbuloi shtėpinė!.
    Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
    - Bobo, c'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush e di a s'ma ke marrė edhe bijen time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
    Kur u gdhi e shtuna e te vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur, dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr te Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
    - O biri im! O biri im! O biri im!...
    Edhe tri here te tjera:
    - O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
    Pastaj u shemb perdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
    - Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe? Besa jote nėn dhe! Kalbet nė varr tė zi!
    Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
    Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u be shalė e zezė si nata. Rrotulla qe mbante gurin u be fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u perkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
    Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve. I pyeti:
    - Bij te zemrės, ku ėshtė zonja, mema juaj?
    - Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
    Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash te bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
    - Gezuash, o vasha te bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
    - Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen veshur me petk tė ndritshėm kadifeje.
    Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat te pyese pėrsėri, po Doruntina e pa vete dhe i thirri:
    - Kostandin, o im vėlla!
    Dhe iu afrua e pėrqafoi.
    Kostandini i tha:
    - Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!
    - Mė thuaj vėlla, si tė vij? Po tė me doje pėr gaz, tė vete tė marr stolitė me tė mira, po tė me doje (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
    - Eja motėr, ashtu si je!.
    E mori ne vithe te kalit. Kali iken si shakullime. Ata kapėrcejne si nė ėndėrr male e fusha, pyje e kodra, lumenj e pėrrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojne me tė drojtur. Zogjte a malit peshpėrisin:
    - Keni parė, s'keni parė, shkon i vdekuri me tė gjallė! ...
    Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
    - Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
    - Doruntinė, motra ime, shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftėra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
    - Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
    - Doruntine motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
    -Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
    - Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
    - Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpise janė mbyllur sot krejt?
    - Doruntine motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
    Kur arritėn pranė kishes, Kostandini i tha motres:
    - Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
    Kostandini shkoi e hyri prapė ne varr te zi. Kali u be prapė gur, shala u be dhe, dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri rreth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
    Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallet dhe trokiti gazmend nė derė.
    - Mėmė hapma derėn!
    - Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
    - Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė, Doruntina.
    - Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė marrėsh dhe mua qe tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
    - C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vete, Doruntina jote.
    - Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
    Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
    - Kush te solli kėtu, o zemra ime?
    - Mė solli Kostandini, im vėlla.
    - Cili Kostandin, moj bije? Kostandini im ka vdekur bashkė me vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
    Dhe si rinin tė dyja,
    njėra tek praku e tjetra nė derė,
    plasėn si qelqi me verė...
    a nuk eshte kjo perralla qe ne fund behen Qyqe nene e bije (me shamija te kuqe) duke vajtuar e duke bertitur "kuku kuku kuku" tek varri i atije vellaut te vogel ???

    pastaj me duket qe mortaja ia ka mbytur vellezerit, dhe nena e vetmuar ishte verbuar (iu kan shterre syte) duke qajt per djelt dhe ēiken e saj, dhe nese nuk gabohem kan qene 9 vllezer, motren e martuan 9 muaj larg, pas 9 viteve vajza nga merzia qane e vajton dhe therret vellaun e vogel (per te cilin thuhet qe quhej Halil) qe ia ka dhene besen (ajo i ka lype bese ktina) se gjithmone do te vije e ta mare per ēdo rast te mire e te keq ... besa e dhene e qon nga vorri, shkon e mer dhe e bjen tek nena por nuk hyn mbrenda (shtepia dhe dera te mbuluara me therra, ajo e pyet pse o vella u mbush shpija me therra, e ky i thot hajt se kur t'hysh mbrenda e mer vesh, se une po shkoj me lidhe kalin etj.) ... nena pasi e kupton qe eshte bija e vet qe po thot se vellau i vdekur e ka pru ne shtepi, i tregon qe ata te gjith i ka mbyt mortaja, dhe kjo vrapon jasht dhe ia sheh vetem koken vellaut te vet duke hyre perseri ne vorr, pastaj fillon te qane, te vajton e te bertet "kuku, kuku kuku per mu po qysh t'kam shti o vlla prej vorrit me u qu, kuku kuku kuku", edhe nena fillon te vajton e te bertete si bija e vet, ashtu duke bertitur afrohen tek vorri i tije dhe behen te dyjat qyqe etj. etj.

    (kam qene femije i vogel e nuk e mbaj mend ne detaje)

    ekziston edhe nje lloj vjershe e femijeve (qe lidhet me kete perralle) qe e recitonim, kur e ndegjonim ndonje qyqe duke kenduar

    qyqe qyqe kryekuqe
    pashe ty, pashe mu
    pashe Halilin vlla
    sa vjet mi ke da

    pastaj i njeh se sa here po kendon qyqja dhe nese qyqja e ka koken e kuqe (pra eshte ajo ēika me shami t'kuqe), aq vjet do te jetosh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Skorpioni : 21-05-2013 mė 05:37
    Religion Is Curable

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Hajnat e katunit

    Nje nje vakt ne nje katun kishin qelue do hajna ne katun asnjer ata skishin pas vjedhur ne ate katun.ishin tre vlezer e nje baba .Djemt ishin ba marak me ja mar kiet e kojeshis(feqinjit) .djemt i thon plakut te vet .o bab jena bo merak me ja vjedh kiet kojshis .bab jau ban djemve .Sbon e djem katunim me vjedh se eshte mare dhe na perzon nga ktu.E bab hidi leje ket pun se se mer vesh askush lena tja marim .Mas shum binjeve babau vendos me ja dhen leje me vjedh kiet me nje kusht qe ata te ushqehen se pari .Shkoin djemt e vjedhin kiet .I bin ne shtepi .ja bajn djemt babait .bab a ti presim menjher e te bejna sugjuk me ta .Jo ja ban babai duhet me i ushqye njeher .E qka me i dit o bab ja bajn djemt .Qitja nje duj kallamoq .Ja qesin presin e presin kurqysh kiet se hajshin .Kthen e ja bajn babaes .Bab kiet spo hajn .Qashtu nja shtat her jau qesin ka nj ren duaj kallamoqi .Mas dujes 7 kiet nisin me hanger .Ata te gzushem kthene i kalxoin babas .Baba ja bon e tash mundeni me i pre.I pren kiet dhe e bejn nje darke te mir . Tue hanger e tvesin baben .O bab pse u dasht me prit deri ne dengun e shtat te kalamoqit .babai jau kthen .O djem e mi ngoni knej pse jau thash qat kusht se pas shtat shokesh dikush ka me i pague kta kie ..

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    mama dhia kthehet nga puna dhe troket ne dere
    kush eshte thone kecat e vegjel
    hape se jam mama dhia pergjigjet e mama dhia
    pasvordin thon kecat dhe mama thot
    u hengsha zemren
    dhe kecat hapin deren, ne kete kohe ujku qe ishte fshehur mbrapa murit e degjon pasvordin
    te nesermen mama dhia shkon ne pune
    dhe ujku perfiton nga kjo qe te shkoj e te haj kecat sepse e dinde pasvordi
    shkon e troket te dera tak tak
    kecat kush eshte
    ujku jam mama dhia hapeni deren
    kecat pasvordin
    ujku u hengsha zemren
    kecat na hengesh ka.... ne kete pasvord e nderruam mbreme
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Djali i madh sa gishti i madhe


    Nje nje katun rnonte nje djal i madh sa nje gisht ne ate katun ishin ne hal prej mizave .Nje dit djali e kishte myt nje miz dhe neper katune duke zmadhu fjalen e cila mori dhen u rit fjala aq shum sa qe kur mrini fjala ne mretni fjala u ba se djali i kishte vra dhjet mij.Mbretnia ishte ne hal nga ne arush e madhe .mbreti kishte pasur nje vajz te bukur jep fjalen qe kush e vran arushen do fitoi doren e vajzes dhe te beht mbret .kesht pas shum perpjekjeve te djmve per rreth mbreti nin per ket djal .E thret ne mreteri ja ban ati djali o djal sma mer menen qe ti ke vre nje mij por detyren smujti askush me e kry e ke per detyr nese e vret arushen do beheh mret .Djali ja ben mretit jepem do koh te menoi pak dit.E menon e menon dhe vendos .Shkon te mreti dhe kerkon nga mreti disa gjin me defa e me daulle .Nisen ashtu per ne mal kqyr djali e gjen nje lis te madh dhe hyp ne ate lis tue menu se ska me mujt arusha me mri .Dajregjinjet nisn djaret dhe nga dejregjit ariu nis me ik .aIk ariu nga aty dhe hyp ne te njetin lis ku kishte qellue djali .Avietn ashtu avit avit dhe arusha hyp edhe ma nalt sa qe zatetet me djalin .Djali nga friga i bjen mbi krye arushes mbi krye dhe ja ngjet per vesh .Arusha e friksuar nga kjo bjen teposht lisit ngan e ngan e zatetet ne daulegjinjte te cilet e shohin djalin tue kap arushen per vesh .Djali ne vesh i bertite arushes bjer ne tok se na vran bjer ne tok se na vran .Si per qudi arusha e ngoi u shtriu per toke e duke u shtri bjen me trup mbi nje shkure dhe aty edhe vrahet dhe cof nga goditja e shkures .Keshtu djali i vogel sa nje gisht behet hero dhe mer nuse qiken e mretit dhe behet mret.

  9. #39
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Mjafton te shikosh realitetin shqiptar dhe do marresh prrallen e te gjitha koherave, u bem prralle.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Shumė e qelluar ėshtė vepra e tė ndjerit Anton Qeta Trgimet popullore nga Drenica e pėrbėrė nga dy vėllime.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •