Sa here duhet perjashtuar dikush qe te mos hyje me ne forum ?
Apo infinit ?
Hipokrizi![]()
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
From: tano
Subject: Reverteta mbi islamiket ekstremiste (FMSH),
To: cameria@yahoogroups.com
Date: Tuesday, 23 February, 2010, 23:08
Kete shkrim po e shkruaj jo se dua te zgjas dhe bej terkuze dicka, te cilen Drejtesia Britanike e vuri ne vend por sepse, me cudit fakti se qysh Gazeta Shekulli bie preh e nje shkrimi skandaloz, hipokrit, mashtrues dhe pergojues.
Ky shkrim shkruhet nga Shqiperia kur problemi i perket shoqerise Britanike dhe ''kandidatllekut'' alla -qesharak te nje pseudointelektuale te kallepit te tribalitetit shqiptaresk qe ngjason me grigjen e Regjimeve kukull te periudhes post kolonialiste-totalitare qe cdo gje qe ata thone e transoprtojne sipas ideve personale qe joshin epshet e tyre.
Mirela Bogdani perseri permend thenien time qe ia shkrova dhe riperserita se :ajo do te behej shembull i te gjithe Islamofobeve te Shqiperise!!!!!
Kete thenie ajo e transporton si ''kercenim''ne gazeten pacavure Shekulli qe si dikur Koha Jone sot eshte kthyer ne nje gazete qe kerkon nje tjeter Revolucion te tipit 1997 per te permbysur Qeverine legjitime te zgjedhur nga populli me Kryeminister Sali Berishen. Kjo Gazete eshte kthyer ne nje ze antimuslimano-shqiptar po aq edhe anti Qeveri. Patjeter se kjo gazete lejon dhe do te botoje me zell shkrime te tilla, te nje niveli idiotesk dhe shterpezues per nga arritja e te qenurit civilizues.
Pse?
Une nuk i perkas asnje kulti Fetar qe beson ne ''gjuajtjen me gure te Hipokriteve'' apo te ''shugurimeve kishtare dhe djegje ne turren e druve'' apo te ''ndeshkimeve te tyre neper konventa te murgeshave'' sic benin ne Irlande deri ne fillim vitet e 1990-es prej nga na doli edhe Tereza e Kalkutes me shami ne koke qe eshte ''krenari'' per Kombin. Shamia aziatike e Terezes na imponohet per ''evropiane'' kurse shamia e Nenave dhe motrave shqiptare sulmohet per ''aziatikase'' thuaj se Dranet e Mirdites jane kolone aziatike.
Une ia bera te qarte zonjes Mirela se; me gjithe ndershmerine time dhe besimin ne Drejtesine e shoqerise Irlandeze dhe Britanike do te kerkoja deri ne fund te luftoja dhe ndeshkoja Ekremizmin e saj rracist dhe Islamofob dhe, kete gje e bera e ia arrita qellimit.
Une me kaq e kyejta ate c'ka ia premtova vetes dhe te gjitha atyre vajzave islame qe mbajne shamine ne koke dhe ruajne nderin e tyre fetaro-kulturor te trasheguar nga baballaret e tyre.
Le te marrin vesh te gjithe Islamofobet shqiptar se Britania e Madhe nuk eshte si Shqiperia dhe se Drejtesia triumfon mbi te ligen.
Mirela Bogdani pa piken e turpit pergojon dhe vazhdon te shpif akoma per familjen e te nderuarit Muhamed Asghar me gjithe te bijen e tij. A mund te shkruaj keshtu ne rast se kjo zonje do te ishte ne Wells? A do te mund te vazhdoj kjo shqiptare te jete anetare ne rradhet e kesaj Partie ne Britani ne rast se ata do te degjonin dhe lexonin prej saj gjithe keto pergojime dhe shpifje karshi ketij anetar te Kryesise se kesaj Partie?
Mirela Bogdani duhet t'a dije mire (patjeter se ajo e di) se kur ajo merret me thash e theme neper Gazetat shqiptare (pasi nuk i ka mbetur gje tjeter, vec kerkon publicitet) Partia Konservatore e Wellsit eshte duke u marre me fushaten elektorale te Kandidateve te tyre, fushate qe nisi menjehere mbas Krishtelindjeve.
Ajo as nuk ka qene kandidate dhe as nuk ka per t'u zgjedhur kurre, se po te ishte nuk do te qendronte ne Shqiperi, aq me teper kur me gjuhen e saj eshte bere qepaze ne rradhet e anetareve te kesaj Partie te cilet kane mbetur goje hapur me deklaratat e saj, sa ne Deja Vu po ashtu edhe ne internet te cilat jane perkthyer dhe derguar ne Londer dhe ne Kardif.
Mirela Bogdani po ashtu edhe grigja e saj Islamofobe dhe turkofobe, duhet t'a dije mire (jam i sigurt se ata e dine por luajne rolin e budallait) se inicimi i kerkeses per vendosjen e nderit te vajzave muslimane dhe Fese Islame te fyer nga nje person qe pretendonte se fliste ne emer te Partise Konservatore Britanike, u nis dhe u be ne te njejten kohe si ne Shqiperi po ashtu edhe ne Britani dhe per kete u dergua nga nje kopje ne Zyren Kryesise se Londres dhe te Kardifit, po ashtu edhe ne shoqatat e tjera Shoqerore, me ane te Forumit Musliman te Tiranes dhe te Forumit Rinor te Muslimaneve shqiptar te Italise.
Pra, asgje nuk u be ne menyre te shkeputur.
Ne si muslimane ishim te vetedijshem se nga Shqiperia apo Top Channel nuk do te gjenim Drejtesi, pasi kjo e fundit ne Shqiperi nuk njihet, Drejtesise ne Shqiperi i ka humbur vula qysh kur Sozia Islamofobe, italofile, grekofile ka uzurpuar vendet e aktoreve te duhet te drejtojne shtetin.
Sot, Mirela nga Tirana kercenon anetaret e Forumit Musliman Shqiptar, akuzon dhe shpif karshi tyre. Per kete individet qe ajo permend, duhet te flasin vet per veten e tyre dhe te mbrojne nderin qe ajo ia pergojon, nejsoj sic me kercenonte mua me ane te MI5 dhe burrit te saj, njesoj sic ajo pergojon dhe shpif per nje personalitet te nderuar qe eshte ne Kryesine e Partise Konservatore.
Une jam aq i zoti te perballoj kercenimet fiasko te kesaj skizofreneje po aq sa c'e kam te paster ndergjegjen dhe moralin tim.
Une respektoj shoqerine demokratike dhe laike te shtetit ku ndodhem, punoj dhe ndertoj gjithshka me djersen time. Nuk merrem me shpifje dhe ekstremizem sic merret soji i kallepit pseudointelektual i M Bogdanit qe po pergojon sa ne Tirane po ashtu edhe ne Kardif. Islamin qe i qellojne vajzave me gure ia le shokeve ''muslimane te Mireles qe ndodhen ne Shqiperi, kurse Islamin ku vajza nderohet dhe respektohet ia le Forumit Musliman Shqiptar dhe Partise Konservatore te Britanise dhe ndergjegjes time pasi Drejtesia Triumfoi karshi Ekstremizmit rracist.
Sikur Mustafa Nano t'i kish dhene nje shporte me gure Mirela Bogdanit ajo do te kish gjuajtur mbi ato vajza muslimane.
Sot, kultet rraciste anti Islame e kane cerdhen e Shqiperi pasi ato importohen nga Italia dhe Greqia. Une nuk therras God Bless Albania por God Bless UK & Ireland qe njerezve si M Nano dhe M Bogdani nuk ju lejohen as Valet e recepsionit ne ajer per Emisione te tilla dhe as vende ne Gazeta ku te shkruhet me nje gjuhe te tille.
Merrni shembull nga Kushtetuta e Partise Konservatore ne Britani, le te jete shkarkimi i kesaj kanditateje per post ne rangun e Islamofobeve shqiptar te kallepit Misha, Muc Nano, M Velo etj, nga PK e Wellsit shembull per te gjithe ata qe duan te bejne kariere ne Perendim.
Me siguri tash kjo Mirela esht duke then : O KUKU CKA I BONA VETES !
Shqiperi eshte edhe Cameria
Ka menduar qe do te gjen njerëz injorantash ne shqiperi ! E shreta Morrela,
Pirro Misha kërcënon Olsi Jazexhiu-n
Pas shkrimit të Olsi Jazexhiut të publikuar në Gazetën Shqiptare me titull: “Mbi Islamofobinë e Mirela Bogdanit”, tekst ky i censuruar për arsye të ndryshme nga ana e gazetës, autorit të këtij teksti iu është dërguar një kërcënim përmes e-mailit nga ana e intelektualit Pirro Misha.
"Gazeta Imapakt" nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se teksti i kërcënimit ka arritur edhe në redaksinë e kësaj gazete. Pirro Misha akuzon Olsi Jazexhiun se ky i fundit para disa viteve iu është kërcënuar me vdekje. Pirro Misha i kerkon Olsit qe t'i kerkoj falje atij dhe te mos e permend me emrin e tij neper shkrime, perndryshe e kercenon me burgim.
Pirro Misha i përdor këto metoda me qëllim që t`ia mbyll gojën Olsi Jazexhiut dhe intelektualëve shqiptaro-mysliman Metodat e Pirro Mishës janë fashiste dhe anti-myslimane. Pirro Misha nëpër shkrimet e tij sulmon identitetin fetar të shqiptarëve, duke kërkuar kthim të tyre në krishterizëm dhe kërkon që rroli pozitiv i Turqisë në Ballkan dhe Shqipëri të zbehet.
Ai kërkon që persona të tillë si Mirela Bogdani të jenë të lira në shprehje kundër Islamit dhe myslimanëve, ndërsa përmes metodave të kërcënimit mundohet që t`ia mbyll gojën të gjithë atyre që mundohen të ngrenë zërin kundër kësaj padrejtësie. /H.N. gazeta impakt/
Mbi Islamofobinë publike të Mirela Bogdanit
Shkruan: Olsi Jazexhiu
Këtë replikë ndaj Mirela Bogdanit dhe historisë së islamofobisë në Shqipëri po detyrohem ta ribotoj sërisht të plotë në gazetën “Sot”, pasi dje, disa gazeta e censuruan. E sikur të mos mjaftonte kjo, menjëherë pas botimit të shkrimit tim me titull “Mbi Islamofobinë publike të Mirela Bogdanit”, ditën e djeshme në vend të një replike të kulturuar, unë kam marrë një kërcënim nëpërmjet e-mailit nga z. Piro Misha, i cili përmendet në këtë shkrim.
Piro Misha më akuzon sikur unë e kam kërcënuar atë me vdekje disa vite më parë, sikur krimi për kërcënimin ndaj tij është provuar, se këtë gjë e ka konfirmuar SHISH-i dhe Antiterrori, por siç autori aludon, çështja ime është mbyllur për disa arsye të cilat unë duhet ti jap shpjegim miqve të mi. Në e-mailin e tij, Piro Misha më kërkon që të mos e përmend më emrin e tij nëpër shkrime dhe ti kërkoj menjëherë ndjesë nëse nuk dua që ai t'i kërkojë publikisht Prokurorisë së Tiranës shpjegime pse mua nuk më kanë çuar në burg. Kjo nuk është hera e parë që Piro Misha bën kësi presionesh kundër meje. Në vitin 2004 ai është ankuar kundër meje pranë redaktorit të gazeta “TemA”, Mero Baze të cilit i kërkoni që të më ndalojë shkrimet. Ankesat e tij kundër meje kanë shkuar edhe në instanca më të larta dhe pranë ambasadave të huaja.
Unë deklaroj me përgjegjësi të plotë përpara ligjit, që z. Piro Misha nuk e kam kërcënuar në e-mailin e tij dhe nuk i detyrohem asnjë ndjesë, por ai duhet të më kërkojë ndjesë mua për presionin psikologjik dhe policor, dhe kërcënimet indirekte që ai ushtron kundër meje prej shumë vitesh.
Mua më duhet të theksoj që z. Misha nuk më heq dot të drejtën për të kritikuar islamofobinë e tij dhe miqve të tij, dhe këtë do ta bëj edhe përballë shantazheve dhe insinuatave që ai ndërmerr kundër meje prej vitesh. Unë kam të drejtë të shkruaj mendimet e mia dhe ajo që z. Misha kërkon të bëjë kundër meje është dhunë intelektuale, të cilin e refuzoj me neveri. Nëse Piro Misha është kundër ideve të mia, le të më përgjigjet në mënyrë demokratike, me shkrime, dhe jo duke dashur që të më mbyllë gojën me kërcënime nëpërmjet e-mailit, SHISH-it, antiterror-it dhe ambasadave të huaja.
1.
Në Shqipëri islamofobia dhe qëndrimet raciste hasen shpesh në komunikimin publik të shumë mediave. Fyerjet kundër arabëve, turqve, aziatikëve, kinezëve, evgjitëve, muslimanëve me mjekra dhe grave me shami shpalosen herë pas here në shtypin tonë dhe shpesh prononcohen nga njerëz të cilët e kaluara komuniste e vendit tonë i ka ngritur ne nivelin e ‘elitave’. Rasti i Ismail Kadaresë me esenë e tij "Identiteti evropian i shqiptarëve" (botuar në 2006), ku autori përshkruante shqiptarët të ndarë si me thikë ndërmjet Azisë dhe Evropës, se ata i përkasin vetëm Evropës, e cila përshkruhej si e bardhë, e krishterë dhe e civilizuar – ndërsa Azia si jo e bardhë, myslymane dhe e paqytetëruar, janë një shembull par excellence i komunikimit islamofobik dhe racist të Shqipërisë pas-komuniste. Lexuesit që ndoqën debatin ndërmjet Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresë mund të kenë vënë re sesi pala që mbështeste teoritë e Kadaresë ishte më e zëshme sesa ata që prekeshin nga fjalori racist dhe anti-musliman i shkrimtarit tonë të njohur. Mbështetja ndaj tezave raciste dhe islamofobike janë shenjë e keqe për një shoqëri që kërkon të distancohet nga e kaluara e saj moniste dhe antifetare dhe integrohet në Evropën shumëkulturore dhe shumë fetare që shumica e shqiptarëve ëndërrojnë.
2.
Në diskursin politik të vendit tonë, islamofobia, racizmi dhe ksenofobia kundër tjetrit kanë rrënjë të hershme. Islamofobia dhe racizmi kundër popujve jo-evropjanë, në të njëjtën mënyrë si edhe Holokausti janë produkte të proçesit modernizues perëndimor, nacionalizmit dhe kolonializmit. Holokausti nuk mund të ndodhte në Evropë pa diskursin racist që nacionalizmi dhe darvinizmi social nxitën gjatë shekullit të XIX dhe gjysmës së parë të shekullit të XX në Evropë. Me idetë eksluziviste dhe ksenofobike nacionalizmat e shekullit të XX përveç shpikjes se miteve të “rilindjes së kombeve pas errësirave perandorake”, indoktrinuan masat edhe me idenë që ato – pra kombet – ishin të dhëna nga Zoti, të shenjta, ndërsa ata që nuk i përkisnin kombit në fjalë ishin medoemos inferiorë dhe si pasojë të destinuara të zhdukeshin si kombe johistorike. Për të legjitimuar misionin e tyre mbi popujt e kontinentit, nacionalizmat evropjanë të shekullit të kaluar kanë përdorur idetë e orientalizmit dhe darvinizmit social, të cilat pretendojnë në superioritetin e racave mbi njëra tjetrën, vendosin perëndimin mbi lindjen, dhe si pasojë kanë klasifikuar si inferiorë popuj dhe njerëz të cilët më pas i kanë nënshtruar apo zhdukur në emër të qytetërimit. Në Ballkan, nacionalizmi serb dhe grek u mbështet në teoritë e darvinizmit social dhe orientalizmit për të nënshtruar dhe vrarë muslimanët shqiptarë, turkofonë, grekofonë dhe sllavishtfolës pas rënies së Perandorisë Osmane. Përveç muslimanëve, çifutët ishin komuniteti i dytë që vuajti pasoja persekutimi në shtetet moderne ballkanike.
3.
Idetë e darvinizmit social dhe orientalizmit janë përdorur edhe nga disa qarqe nacionaliste shqiptare pas krijimit të shtetit modern shqiptar. Pas rënies së Perandorisë Osmane disa grupe të krishterësh në vendin tonë, nisën një revansh kulturor dhe politik kundër muslimanëve vendas dhe trashëgimisë së tyre osmane. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, Faik Konica i dërgoi qeverisë së Vlorës një telegram në emër të Federatës Pan-Shqiptare Vatra. Në telegramin në fjalë, ai luste shtetarët shqiptarë që princi i ardhshëm i Shqipërisë të mos zgjidhej nga muslimanët, pasi nëse merrej i këtillë Shqipëria do të bëhej si Buhara, Khiva, Afganistani apo Tunizia. Por meqë ideali ynë është evropjan - shtonte ai - princi i vendit duhet të jetë i krishterë. Letra e Konicës, e këtij nacionalisti të edukuar dhe indoktrinuar nëpër institucionet arsimore të Perëndimit, tregon paragjykimet që Perëndimi dhe disa rrethe të krishterësh shqiptarë kishin në këto vite kundër muslimanëve dhe popujve aziatikë.
Të njëjtën frymë islamofobie ne gjejmë të përsëritet edhe në vitin 1921, kur në një memorandum të nënshkruar nga “shqiptarët e krishterë të Korçës” ndër të cilët figuronin emrat e Koli Rodhes dhe Kosta Kotës, të krishterët e jugut kërkonin të ndaheshin nga Shqipëria, të krijonin në jug të vendit një departament të krishterë i cili do të drejtohej nga 2/3 të krishterë dhe 1/3 muslimanë, meqë sipas tyre muslimanët e Shqipërisë së Mesme ishin njerëz të prapambetur që nuk mund ti përshtateshin qytetërimit perëndimor dhe si pasojë nuk mund të rronin dot me të krishterët. E njëjta gjë përsëritet edhe në Mirditë në këto kohë, kur mirditorët nën udhëheqjen e Gjon Marka Gjonit nuk donin të njihnin ‘yçymetin e Turkijes në Tiranë’ meqë aty sundonin muslimanë.
4.
Pas stabilizimit të shtetit shqiptar në vitin 1920, retorika dhe politikat diskriminuese kundër shqiptarëve që ishin muslimanë dhe kishin akoma lidhje me Turqinë u bënë pjesë të politikës modernizuese dhe kombëtarizuese të Shqipërisë së re. Të inspiruar nga idealet politike të kohës si nacionalizmi, socializmi, nazizmi dhe liberalizmi, intelektualë të rinjë shqiptarë që nga Ali Këlcyra, Stavro Vinjahu, Luigj Gurakuqi, Fan Noli dhe shumë të tjerë shpalosën nëpër shkrimet e tyre nevojën për ndryshimin dhe revolucionarizimin kulturor të shqiptarëve, largimin e tyre nga Turqia dhe Islami. Të gjitha këto justifikoheshin në emër të Perëndimit, ndërsa modernizmi i vendit përkthehej si oksidentalizëm.
Projekti modernizues i Shqipërisë së pas-viteve 20 ka qenë i mbushur me doza të mëdha anti-semitizmi dhe islamofobie. Influenca e ideve politike të perëndimit ndaj elitave dhe shtetit modern shqiptar në këto vite, jo vetëm që nxitën elitat tona që të shkatërrojnë në vendin tonë traditën popullore, kulturore, linguistike, politike, arkitektonike dhe fetare të trashëguar nga koha e Perandorisë Osmane, por arritën deri aty sa të influencojnë edhe zyrtarë të lartë të komuniteteve fetare të vendit që të bëhen vetë zëdhënës të mesazheve raciste kundër popujve semitë; çifutë dhe arabë, turqve dhe kështu me radhë. Personat që kanë lexuar burimet e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Kryegjyshatës Bektashiane, Kishës Katolike apo edhe shkrimet e të konvertuarëve në Protestantë nuk mund të lexojnë pa habi shkrimet e Hafiz Ali Korçës, kryemyfti Behxhet Shapatit, At Ali Turabiut, Gjergj Fishtës dhe Kristo Floqit. Ndikimi i ideve oksidentaliste mbi klerikët nacionalistë shqiptarë ishte aq i fortë sa që Behxhet Shapati deklaronte që Islami është fashizëm; At Ali Turabiu deklaronte se Bektashizma nuk është Islam, nuk ka lidhje me fetë aziatike dhe semitike. Hafiz Ali Korça, Gjergj Fishta, Anton Harapi dhe Hylli i Dritës i rrëfenin popullit sesi botës po i vjen fundi si pasojë e konspiracive të çifutërisë ndërkombëtare, ndërsa Kristo Floqi i përshkruante shqiptarët si arianë, të zgjedhur nga Zoti dhe që nuk kishin asnjë lidhje me racat orientale, semitike dhe turqit.
Edhe pse historiografia shqiptare nuk i përmend këto fakte pasi ato nuk e nderojnë kombin, ekzistenca e Divizionit SS Skënderbej në Shqipërinë kolaboracioniste, i cili mori pjesë në deportimin e çifutëve drejt kampeve të përqëndrimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përkrahja që shumë nacionalistë i dhanë fashizmit dhe nazizmit në vendin tonë gjatë Luftës, dëshmojnë mbi influencën e madhe që idetë raciste dhe anti-semitike patën mbi nacionalizmin shqiptar gjatë gjysmës së parë të shekullit të XX.
5.
Në librin Arratisje nga lindja: orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadare. (2006) Enis Sulstarova tregon sesi racizmi dhe orientalizmi kundër Lindjes, muslimanëve, turqve, arabëve, kinezëve, rusëve etj ka qenë pjesë e diskursit politik shqiptar edhe gjatë kohës së komunizmit. Shkrimtarë që gjallëruan në vendin tonë gjatë kohës së monizmit, që nga Ismail Kadareja e deri të Piro Misha, temë të preferuar të novelave të tyre kishin otomanët, hoxhallarët, dervishlerët, aziatikët të cilët paraqiteshin si të huaj dhe armiq – ndërsa klerikët katolikë, arbënit etj rrëfehen si heronjtë e kombit. Inxhinierët socialë të regjimit komunist të Enver Hoxhës përdorën me sukses orientalizmin dhe racizmin kundër otomanëve në mënyrë që të ndërtonin mitet e Shqipërisë së Rilindur e cila tashmë progresonte drejt socializmit me Enver Hoxhën në krye.
Por edhe pas rënies së komunizmit fryma e ndasisë së botës Lindje – Perëndim vazhdon të dominojë diskurset politike dhe mediatike shqiptare. Siç kam treguar në shkrimin tim “Përdorimi politik i islamofobisë në Shqipërinë paskomuniste”, pas rrëzimit të komunizmit, në Shqipërinë e viteve 1990 përkrah rilindjes fetare të vendit tonë, shumë nga ish-aparatçikët komunistë që sot shiten si ‘elitë’ e vendit tonë, kanë protestuar zhurmshëm kundër asaj që ata konsideruan si ri-islamizim të Shqipërisë. Fushata kundër Islamit në Shqipëri mund të ketë si pikënisje deklaratat e Ismail Kadaresë në 1991 kur ai mbështeste fushatën kristjanizuese dhe zhdukjen e Islamit në vend si kusht për integrimin e shqiptarëve në Evropë. Në vitet në vijim, pas Kadaresë janë rreshtuar një numër fondamentalistësh të krishterë dhe laikë. Piro Misha, Mustafa Nano, Aurel Plasari, Neshat Tozaj, Arben Xhaferri, Maks Velo, Remzi Lani, Rexhep Mejdani, Fatos Nano etj janë disa nga ata dhjetra emra të cilët sa me fjalë aq edhe me vepra kanë nxitur racizëm dhe islamofobi në vendin tonë, në Kosovë dhe në Maqedoni, kanë shpallur Islamin dhe muslimanët si të rrezikshëm, dhe i kanë kërkuar politikanëve shqiptarë që ta largojnë Shqipërinë nga Konferenca Islamike pasi vetëm në këtë mënyrë mund ti bashkohemi Evropës.
Ideja se të qenit musliman është krim për Evropën dhe që shqiptarët herët apo vonë do të braktisin Islamin pasi këtë gjë na e kërkon Perëndimi mund të lexohet frikshëm nëse dikush lexon esenë e Mustafa Nanos “Në kërkim të rrënjëve, ose në kërkim të vetvetes” të botuar në 2002. Në atë ese Mustafa Nano predikonte një proçes deislamizimi i cili do të realizohej falë “presionin ledhatonjës të perëndimit të kamur e të fuqishëm” dhe si pasojë e “një kuturisjeje elitare për ta injoruar këtë identitet fetar e për të rigjetur vetveten (identitetin e qëmotshëm, thonë një pjesë)”.
6.
Që kur Mustafa Nano ka nisur të organizojë emisionin Deja Vu në televizionin Top Channel, një numër personash që kanë marrë pjesë në ato emisione kanë lëshuar ofendime kundër Islamit dhe besimtarëve muslimanë. Unë nuk e di nëse Mustafa Nano i nxit vetë personat që ai fton që të fyejnë muslimanët dhe Islamin, apo kjo ndodh aksidentalisht apo ndoshta si pasojë e kompleksit të inferioritetit që shumë shqiptarë kanë përballë Perëndimit të pasur dhe progresiv. Sido që të jenë faktet në emisionin e datës 12.12.2009, Mustafa Nano provokoi sërisht ofendime kundër muslimanëve shqiptarë në emisionin e tij. Të ftuarës Mirela Bogdani ai i shfaqi imazhin e disa grave me shami ndërsa e pyeti se cili ishte mendimi i saj për Islamin dhe ndalimin e minareve në Zvicër. Bogdani ju përgjigjë pyetjes së Nanos duke lëshuar një seri ofendimesh kundër Islamit, muslimanëve, Turqisë dhe të ardhmes së Islamit në Evropë.
7.
Deklarimet e Mirela Bogdanit në emisionin Deja Vu ishin tepër ofenduese për ata shqiptarë që e ndjejnë veten muslimanë, ose atyre që nuk besojnë se të qënit musliman përbën ndonjë krim. Sikur Mirela të ishte një person dosido besoj se shumica e muslimanëve, indinjatën e tyre me ofendimet dhe gjuhën raciste që u shfaq në atë emision do ta përkthenin me ndonjë telefonatë ankese ndaj redaksisë së televizionit Top Channel (e cila për fat të keq është totalisht e papërgjegjshme dhe nuk përgjigjet kurrë ndaj ankesave të publikut), me ndonjë artikull në gazetë apo në internet, ose tek e fundit fare do të shfrynin inatet e tyre nëpër forumet e internetit duke sharë nivelin “injorant” të gazetarëve siç bënë fjala bie kundër emisionit Exclusive “Teqeja e Qesarakes - Vendi qe bashkon islamin me krishterimin” të datës 14/02/2010 të drejtuar nga Monika Stafa.
Megjithatë duke qenë se Mirela Bogdani gjatë këtyre muajve të fundit është shfaqur nëpër mediat e Shqipërisë si kandidate për deputete për Partinë Konservatore në Britaninë e Madhe, një numër intelektualësh muslimanë shqiptarë, mbështetën fuqishëm iniciativën e ndërmarrë nga Forumi Musliman i Shqipërisë, i cili vendosi ti ankohet autoriteteve britanike për madamën që thoshte se ishte përfaqësuesja e tyre në Tiranë. Britanikët nuk janë si Top Channeli dhe Mustafa Nano, ata dëgjojnë dhe reagojnë në mënyrë të kulturuar.
Forumi Musliman i Shqipërisë i dërgoi një letër Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, ku i rrëfente xhentëlmenëve britanikë se kohët e fundit në Tiranë ka zbarkuar një zonjë e cila pretendon nëpër media se përfaqëson ata. Për më tepër në emisionin Deja Vu të Top Channel znj. Bogdani kishte deklaruar se “islamizimi është rrezik për Evropën”, se “një pjesë veriore e Londrës tani njihet si Londonistan, sepse po të shkosh atje të duket vetja si në Middle East”, se “mua më vrasin sytë kur shikoj në mes të Londrës njerëz me ferexhe” dhe se Turqisë duhej ti refuzohej hyrja për në BE meqë shtetasit e saj janë muslimanë. Në letrën që Forumi Musliman i dërgonte Konservatorëve Britanikë, i shprehte “respekt të thellë për Britaninë e Madhe si një kështjellë e demokracisë parlamentare, për instalimin e së cilës, një rol historik ka luajtur edhe Partia Konservatore, si një parti e madhe historike me kontribute fondamentale në politikën e këtij vendi të madh evropjan. Ky respekt i yni përforcohet edhe nga qëndrimi dashamirës dhe plot respekt i politikës tuaj ndaj muslimanëve dhe institucioneve të tyre në Britaninë e Madhe.”
Iniciativa e Forumit Musliman u përkrah nga disa qindra muslimanë virtualë të cilët nëpërmjet telefonatave, letrave personale dhe në emër shoqatash, emaileve, peticioneve dhe shkrimeve online i tregonin Konservatorëvë Britanikë indinjatën e tyre për gjuhën e Mirela Bogdanit dhe kërkonin që Konservatorët të mos lejojnë që të përdhoset emri i tyre në Shqipëri. Kuptohet që muslimanët shqiptarë nuk do të ndërmerrnin një fushatë kaq masive nëse Forumi Musliman do të kërkonte që në vend se të ankoheshin pranë Partisë Konservatore, dikush të kërkonte të ankoheshin pranë Partive që ne kemi në vendin tonë. Në vendin tonë, shumë Parti ashtu si edhe mediat nuk kanë ndjeshmërinë që britanikët kanë për diversitetin, multikulturalizmin dhe të drejtën e besimtarëve të feve të ndryshme për të jetuar si qënie të nderuara dhe të mos përbuzen ashtu si Mustafa Nano, Mirela Bogdani dhe shumë njerëz me pushtet të shoqërisë sonë e kanë bërë zakon në këto vitet e fundit.
Partia Konservatore e Britanisë së Madhe, disa deputetë dhe zyrtarë të saj iu përgjigjën pozitivisht ankesës së Forumit Musliman dhe muslimanëve shqiptarë. Nëpër replikat që ata i nisën disa qindra vetësh, nëpër telefonata dhe më në fund nëpërmjet vetë letrës zyrtare që Nicholas Bourne AM, Lider i Opozitës Zyrtare dhe Anëtar i Konservatorëve të Uellsit, Për Uellsin Qëndror dhe Perëndimor i dërguan Forumit Musliman të Shqipërisë, ata konfirmuan shqetësimin e Partisë me deklaratat e Mirela Bogdanit, krenarinë që kishin pse në Partinë e tyre kishin anëtarë muslimanë, dhe tregonin që Partia kishte nisur një proces hetimor dhe pezullonte Mirela Bogdanit nga Lista e Kandidatëve të Partisë Konservatore.
Siç e ka bërë traditë prej vitesh, Forumi Musliman, letrën e marrë nga Konservatorët Britanikë e skanoi, e botoi online dhe ia kaloi me e.mail disa mediash. Në ditën në vijim Gazeta Shqiptare botoi këtë letër sëbashku me intervistën që i mori kryetarit të Forumit Musliman të Shqipërisë, Fisnik Kruja.
8.
Forumi Musliman i Shqipërisë, është një organizatë shekullare, pjesë e shoqërisë civile, qëllimi i të cilit është të luftojë racizmin, islamofobinë dhe ksenofobinë. Themeluar në vitin 2005 nga një grup inxhinierësh, gjeologësh, ekonomistësh, historianësh dhe punëtorësh, Forumi ka si qëllim mbrojtjen e imazhit të Islamit dhe denoncimin e racizmit dhe islamofobisë politike që demostrohet në vendin tonë. Forumi ka protestuar kundër presidentit Alfred Moisiu kur ky i fundit deklaroi në Londër në nëntor të vitit 2005 se në Shqipëri të gjithë muslimanët janë të krishterë dhe Islami është një fenomen i huaj. Forumi është shqetësuar nga racizmi dhe Islamofobia e Ismail Kadaresë, nga përpjekjet për të konvertuar Xhaminë Fatih në Shkodër në Kishë, nga përpjekjet për të thyer laicitetin në vendin tonë nëpërmjet nxitjes së mitit të Nënë Terezës, nga novela raciste e Ben Blushit “Të jetosh në ishull” etj. Ai ka përshëndetur zgjedhjen e presidentit Obama në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i është ankuar OSBE-së për shfaqjet e racizmit dhe Islamofobisë në vendin tonë, ka kontaktuar dhe raportuar në vazhdimësi me OSBE-OHDIR-it shqetësimet e veta dhe është munduar të jetë një organizatë sa më aktive dhe serioze e shoqërisë civile në vendin tonë. Forumi i është përgjigjur edhe historianes britanike Miranda Vickers kur ajo ka gabuar mbi trendet e Islamit në Shqipëri.
Duke qenë një organizatë jo-teologjike, por organizëm i shoqërisë civile, Forumi edhe pse nuk është institucion fetar siç është Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, apo Tarikate dhe organizata të tjera fetare në vendin tonë, nëpërmjet komunikimit me shtypin dhe mediat ka synuar dhe synon që të ruaj imazhin e Islamit dhe muslimanëve të vendit tonë nga ofendimet raciste, përbuzja dhe keqtrajtimet. Ajo që Forumi Musliman synon ti mësojë shoqërisë, mediave dhe politikës në Shqipëri, është që muslimanët janë qytetarë me të drejta të barabarta në republikën tonë, Islami është fe e një pjese të madhe qytetarësh të republikës sonë dhe si i tillë duhet të nderohet dhe respektohet sipas ligjit, dhe se Evropa në të cilën në të gjithë synojmë të aderojmë na përket edhe ne, muslimanëve dhe nuk është kundër nesh, muslimanëve, siç e portretizojnë Islamofobët e vendit tonë.
Forumi Musliman, ka ndërhyrë dhe vazhdon të ndërhyjë në debatet publike shqiptare, në rastet kur e sheh të nevojshme, në mënyrë që të mbrojë imazhin e Islamit dhe muslimanëve të vendit tonë i cili shpesh cënohet nga persona privatë dhe publikë, media dhe politikanë, njerëz të rëndësishëm apo edhe të rëndomtë. Si një lidhje qytetarësh shekullarë, besimtarë në demokraci, republikë, të drejtat e njeriut dhe të ardhmen tonë të përbashkët evropjane, Forumi Musliman nuk është i lidhur pas asnjë institucioni teologjik (siç janë Bashkësitë Fetare), nuk ka asnjë prapavijë politike apo fetare; por qëllimi i tij i vetëm është që të mbrojë dinjitetin e muslimanëve shqiptarë nga abuzimet dhe ofendimet që ata marrin rëndom nga disa qarqe të caktuara në vendin tonë.
9.
Që nga momenti kur Forumi Musliman i Shqipërisë i dërgoi letrën e ankesës Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe, Mirela Bogdani ka nisur një fushatë ofendimesh dhe ankesash sa nëpër forumet e internetit aq edhe nëpër gazeta kundër qytetarëve shqiptarë dhe Forumit që protestoi racizmin e saj. Në një forum virtual në internet – të quajtur Çamëria – në datën 30 dhjetor 2009 në një mesazh të quajtur “Pergjigja ime per ekstremistet islamike” ajo sulmonte si ekstremistë islamikë A. Rakipin, A. Mehën, H. Nuhiju dhe persona të tjerë që kishin reaguar në këtë forum kundër komenteve të saj. Personat në fjalë etiketoheshin si idiotë, mashtrues, fondamentalistë etj. Ajo sulmonte edhe një deputet musliman në parlamentit e Ualesit të cilin e quante “brother” musliman të fondamentalistëve. Letra e Mirelës shoqërohej edhe me një kërcënim personal ndaj A. Mehës të cilit i thoshte “po te them qe im shoq punon per qeverine britanike ne nje senior post dhe te siguroj qe nëse vazhdon ne do te fillojme nje proces investigativ karshi teje. Vertet ketej ne perendim dhe UK ju kane showered with rights and therefore people like you take advantage of them, po te siguroj se MI5 dhe Home Office sinjalizimet per ekstremistet islamike i marrin shume seriously (dhe per bemat e tua me ka ardhur already goxha info dhe mund te mbledh me shumice). Pra if you want a fight with me, I can give you one.”
Sikur të mos mjaftonin sherret nëpër forumet e internetit dhe kërcënimet me burrin që i punon për spiunazhin britanik, pasi deklarata e Forumit Musliman u botua në Gazetën Shqiptare dhe në sajtin Balkanweb.com, Mirela Bogdani jo vetëm që ka përgënjeshtruar pezullimin e saj nga Partia Konservatore, por në të njëjtën kohë ka akuzuar dhe shpifur ndaj Forumit Musliman (nuk i di as emrin si duhet) si një organizatë ekstremiste fondamentaliste pas së cilës fshihet “individi i rrezikshëm Olsi Jazexhiu”. Sulmet kundër meje dhe Forumit Musliman kanë vazhduar edhe në shkrimin e datës 23/02/2010 me titull “Mbi një konflikt jo thjesht personal” të botuar në të përditshmen Shekulli. Në këtë shkrim ajo Forumin e quan një organizatë “ekstremistësh islamikë”, ndërsa mua “mastermind-i” i tij.
10.
Siç e përmenda edhe më lart, Forumi Musliman i Shqipërisë ka një histori të lexueshme reagimesh kundër islamofobëve në vendin tonë. Në reagimet e tij, ka qenë i matur, duke vepruar brenda ligjit, dhe ka arritur gjithmonë sukses duke denoncuar islamofobët dhe sensibilizuar opinionin publik si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit me realitetet raciste dhe islamofobike që ekzistojnë në vendin tonë. Edhe në rastin më të fundëm të Mirela Bogdanit, Forumi bëri detyrën e tij, me një sjellje qytetare të lavdërueshme vuri në dijeni autoritetet britanike mbi sjelljen e papranueshme të znj. Bogdani.
Edhe pse Mirela Bogdani e përshkuan Forumin Musliman si organizatë të Olsi Jazexhiut, shkruesi i këtij shkrimi deklaron se nuk është anëtar i Forumit Musliman dhe nuk ka qenë asnjëherë zyrtarisht anëtar i tij. Olsi është një myhip (dashamirë) i Forumit Musliman dhe vazhdimisht ka mbështetur qëndrimet e tij siç ka qenë fjala bie edhe Naim Frashëri myhip i Bektashizmës. Në rastin më të fundëm, shkruesi i këtij shkrimi e pranon që ka qenë një nga ata qindra qytetarë shqiptarë që kanë telefonuar apo dërguar emaile Partisë Konservatore dhe kanë shfaqur shqetësimin e tyre ndaj sjelljes së pahijshme të një gruaje që pretendonte se ishte kandidatja e tyre. Në të gjithë këtë mesele nuk ka asgjë gabim. Forumi Musliman i Shqipërisë, ashtu si edhe disa qindra dhe mijëra besimtarë muslimanë në të gjithë trevat që popullohen sot nga shqiptarë në Ballkan, kanë reaguar dhe do të reagojnë brenda ligjit – në mbrojte të fesë së tyre, kurdoherë që islamofobët do të fyejnë dhe poshtërojnë muslimanët. Për këtë Mirela Bogdani dhe miqtë e saj duhet të jenë të bindur.
Feja Islame dhe muslimanët shqiptarë duhet të trajtohen me kujdes nga politikanët dhe personazhet publike në Shqipëri dhe jo si qytetarë të dorës së dytë. Fobitë kundër Islamit, grave me shami, njerëzve me mjekra, arabëve, turqve etj që fondamentalistët e krishterë si Piro Misha, Ismail Kadare dhe në rastin më të fundëm Mirela Bogdani mbjellin në mendjet e shqiptarëve janë akte që shkojnë kundër Kushtetutës së Shqipërisë dhe konventave ndërkombëtare që trajtojnë të drejtat e njeriut dhe janë nënshkruar nga Republika e Shqipërisë. Nëse Mirela Bogdanit, Ismail Kadaresë, Piro Mishës dhe islamofobëve të tjerë të vendit tonë, reagimi i muslimanëve në mbrojtje të identitetit të tyre fetar dhe kulturor ju duket ekstremizëm, atëherë duhet ta dinë që reagimi për të mbrojtur identitetin tonë është një e drejtë universale dhe pjesë e qytetërimit evropjan në të cilin ne duam të aderojmë sot dhe këto reagime nuk i ndalojnë dot. Në Evropën e Bashkuar ku Shqipëria synon të integrohet njerëzit nuk persekutohen dot për shkak të fesë, origjinës dhe bindjeve të tyre. Evropa e sotme ndryshon nga Evropa e gjysmës së parë të shek XX dhe nuk është më e krishterë dhe përjashtuese e njerëzve të etnive dhe feve të tjera. Evropa në të cilën ne synojmë të aderojmë do dhe duhet të pranojë në gjirin e saj të gjithë, duke përfshirë këtu pse jo, edhe Turqinë.
Debati që bëhet në Shqipëri i cili synon ta rrëfej Evropën si të krishterë dhe anti-muslimane, është një tezë që i takon të kaluarës së errët të kontinentit tonë. Kohëve kur çifutët, romët, komunistët dhe anti-nazistët çoheshin nëpër kampe përqëndrimi dhe Holokausti ishte normë e ditës. Evropa në të cilën ne muslimanët e Shqipërisë synojmë të aderojmë nuk mund të përfaqësohet me islamofobët dhe fondamentalistët e krishterë dhe laikë të cilët e shohin atë me syze mesjetare, siç shihte Tomas De-Torquemada muslimanët dhe çifutët e Andaluzisë që i konvertonte me dhunë në katolikë. Evropa drejt të cilës ne si muslimanë kërkojmë të aderojmë, është Evropa e të gjithëve ne, pa dallim feje dhe etnie. Në Evropën ku ne duam të aderojmë racizmi, antisemitizmi dhe Islamofobia nuk duhet të kenë vend. Evropa e sotme nuk është më Evropa e nacionalizmit të shekullit të 19 dhe 20 të Konicës apo Fishtës, e arjanëve, e të krishterëve, katolikëve, të bardhëve dhe Holokaustit dhe as e nacional-komunizmit të Kadaresë. Evropa që në duam është Evropa e të gjithëve; Evropa e tolerancës dhe diversitetit.
Olsi Jazexhiu intelektual shqiptar...
Intelektual ...? Po edhe shqiptar ???
Jo jo , kjo ishte e fundit per sot, sa te rrosh do mesosh...!
E njihja per ekstremist egjiptian, per rreaksjonar dhe fundamentalist, por jo per intelektual dhe me keq akoma, shqiptar...![]()
Të lakosh lart e poshtë emra sipas dëshirave personale, cënon figurën e personit të lakuar, e në këtë rast Pirro Mishës. Nuk mendoj se z.Misha karakterizohet nga mungesa e kulturës dhe intelektit për të kërcënuar dikë. Nqs kemi të bëjmë me burgim, atëherë kjo lidhet me një histori të vjetër të një çështjeje akoma të mbetur mister, ku Olsi Jazexhi kërcënonte me jetë, siç citohet edhe në emailin e mësipërm.
Për disa individë kultura e debatit është e panjohur, si pasojë e mëndjengushtësisë dhe fondamentalizmit të theksuar që i karakterizon. Nga të akuzuar kthehen në akuzues, elemente të qarta të Absurdistanit shqiptar.
Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 26-02-2010 më 10:22
Krijoni Kontakt