Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 129
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Racizmi i Mirelës - bumerang i dhimbshëm !!!

    Ka shumë kohë që presimin ngritjen dhe famën e kombit tonë ndër më të lashtit në Evropë. Aty këtu herë pas here kemi pas individ të fushave të ndryshme që kanë arrit famë dhe sukses botëror dhe që na kanë bërë të ndihemi krenar për përkatësin tonë kombëtare. Si sukses e pranuam edhe nominimin për kandidate për deputete në Parlamentin Britanez të zonja Mirela Bogdani nga Shqipëria. Informacioni për të u shpërnda gjithandej dhe unë personalisht e lexova në një nga portalet elektronike Islame, ku kishte komente shumë të mira për të .

    Ajo çfarë thuhet se ishte insistim i saj që të bëj marketing vetës në shtetin e saj amë që ia kishte harruar vlerat humane, statistikat dhe përbërjen e popullsisë dhe historinë e këtij shteti. Kështu kishte arritur që me të jetë mysafire në emisionin “Déjà Vu” të datës 12.12.2009, që u transmetua në stacionin televiziv “Top Channel” të Shqipërisë.

    Forumi Mysliman i Shqipërisë një organizatë qytetare dhe e formuar që bënë monitorimin e medieve menjëherë pas emisionit pati publikuar videon që pa dyshim tronditi dhe indinjoj mbarë opinionin mysliman shqiptar.

    Pa dyshim që ishte indinjuese fakti që zonjës suksesit të së cilës i u gëzuam me shpresë se dikush ka dal nga ‘’mentaliteti i getos’ dhe që u ndehem mirë për suksesin e saj na doli të jetë ‘monstrum’ .

    Në emisionin e lartë përmendur zonja tregoj anën e vërtetë të saj. Ajo e provokuar nga pyetjet e prezantuesit dhe disa foto që shfaqeshin në ekran në të cilat shiheshin disa vajza me mbulesë Islame, filloj të shfaqë mungesën e kulturës qytetare të pranimit të diversitetit kulturor. Çdo fjalë që nxirrte ngjallte urrejtje, neveri por më tepër se kaq tregoj aq injorante në të dhëna sa që nuk dyshoj edhe ata që nuk e kanë qejf Islamin kanë qeshur me injorancën e saj.

    Sa gjyshja e nënë shqiptare e pështyrë dhe urryer atë kur ato u gëzuan për atë e ajo i nënçmonte. Po e marrë me mend se sa kanë qeshur e janë zbavitur historianët dhe analistët e mirëfilltë shkencor. Duhet të stërvitesh mirë për të qenë kaq e padijshme.

    Menjëherë pasi u bë i njohur racizmi dhe islamofobia e zonjës pasuan reagimet anë kënd kombit shqiptarë. Në këtë drejtim mund të vlerësojmë shumë punën e Forumit Musliman Shqiptarë që përpjekjet e tyre i drejtuan në adresën e duhur , aty ku mund të merreshin në konsideratë pikërisht në Londër te Partia Konservatore parti kjo që e kishte dominuar si kandidate të tyre . Për këtë kishte marrë përgjigjen e parë pozitive që do të ketë në konsideratë kërkesën e tyre.

    E indinjuar ne këtë situatë dhe kundërshtinë qytetare të myslimanëve shqiptar, zonja Mirela në fund të vitit të kaluar nuk ishte mjaftuar me kaq por kishte filluar që në forumet virtuale të i kërcënoj ‘me burrin e saj të fort’ të gjithë ata që e kundërshtuan .

    Kur për fenë Islame foli me aq pak stil e nivel dhe injorancë ekstreme, ndoshta edhe nuk mund të i shihet për të madhe fakti që në tekstet e saja nënçmonte dhe i etiketonte në mënyrë fëmijërore analistët më të mirë të problemeve të shoqërisë Islame , hoxhallarët dhe të tjerë njerëz që e kundërshtuar . Ajo kërcënonte njerëzit e vet se burri i saj që punon në një institucion për monitorimin e terroristëve do të hulumtojë për ta, harronte se kush e ka ndërgjegjen e pastër dhe dosjet blako nuk brengoset fare për të tilla kërcënime.

    Ndonëse në televizionet shqiptarë shpesh herë u jipet rast racistëve, islamofobëve dhe injorantëve të tillë, dhe se në vendin tonë ka ende konsumator për këtë konsum ‘shije derri’ në vendin e civilizimit perëndimor në Britani të Madhe të tilla delikte dënohen rëndë.

    Më në fund me 28 Janar 2010 Forumi Musliman i Shqipërisë pranoj një letër ne Asambleja Kombëtare e Wellsit , ku informohej që racistja Mirela Bogdani është larguar nga lista e të nominuarëve dhe se nuk besohet se mund të jetë ndonjëherë.

    Sa do e dhimbshme që mund të jetë kjo situatë prapë se prapë dikush duhet të bëhet kurban që të tjerët të marrin mësim. Fama siç po vërehet nuk është kriter dhe as që do të jetë ndonjëherë. Askund nuk mund ta arsyetoj e kaluara ose pozita por kultura dhe vlerat e tanishme. Pranimi i vlerave Islame ashtu si janë është kulturë dhe inteligjencë minimale.
    Të njohësh Islamin vetëm nga lajmet ndërkombëtare do të thotë të jesh totalishtë i pa informuar. Fjala e parë e kësaj feja ishte lexo dhe qindra herë e porositur brenda librit të saj Kuranit. Mbi 1200 argumente shkencore të këtij libri flasin për universalitetin dhe të qenurit e tij Hyjnor .

    Do në fund fare të përmend një fjalët të dëgjuar nga një hoxhë i madh nga Ferizaj , Adem Hoxha i cili thotë : ‘’ Po përpiqen ta nënçmojnë Islamin, ta ulin atë sa më poshtë. E kjo po i ngjanë hedhjes së topit të futbollit me forcë teposhtë e ai vetëm se më lart po kërcen , siç po ngitet Islami pavarësisht se po mundohen ta nënvlerësojn.

    Getnian Jetishi
    Ferizaj Kosovë

  2. #52
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    E shoh qe po të pengon largimi i saj mirpo ne e përshëndetim dhe urojmë që të gjithë ata që ndjekin hapat e saj ta pësojnë sikurse kjo
    Keta te ekstremit te djathte thone se duhet te ndalohet Kurani, ndersa une them: Pse a eshte dashur te lejohet ndonjehere?

  3. #53
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Racizmi i Mirelës - bumerang i dhimbshëm !!!

    ....

    Getnian Jetishi
    Ferizaj Kosovë
    Racizem do te thote urrejtje racash.
    Mirela Bogdani s'ka japur te kuptosh se urren raca.
    Ajo as qe ka japur te kuptosh se urren muslimane. Por edhe nese ka japur te kuptosh se urren muslimane, prape se prape kjo s'do te ishte racizem. Sepse muslimanet nuk jane race. Por jane nje miks racash nga tere tere bota. E urrejte racen e muslimanit, e ke urrejtur edhe anglezin, edhe gjermanin, edhe amerikanin, edhe shqiptarin, pra nga prizmi i Mirela Bogdanit: Edhe angezet dhe edhe veteveten.

    Po i biejme shkurt. Kot e sulmoni Mirela Bogdanin. Kot per arsye se ka aso mbrojtes sa qe edhe po te vinin gjithe muslimanet e botes, intelektualisht prape se prape nje koke me te medhenj do te dilnim ne.

    M. Bogdani ka mendimin e saj, vleresimin e saj, analizat e saja, intelektin e saj. Njerezit i duan keto gjera te saj. Sidomos ne kete rast, ku ajo s'ka thene asgje qe eshte ne mosperputhje me ligje e vlera valide ne mes te shqiptareve, ne mes te anglezeve dhe ne mes te njerezeve ne teresi.

    Zbrapthje ne shpellat e juaja tani, sa s'ju ka gjete qiameti.

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ej shqiptare ndaluni pak! Cfare eshte kjo gjuhe urrejtje qe po shtohet dita dites. Racizmi eshte injorance dhe shume injorance po shikoj ketu ne forum. Nuk me rref fare per nje fare Mirele apo per demokracine e rrezikuar ne angli, nuk me plasi fare per islamizimin e europes qe na e sjellin ketu disa injorante. Por jam shume i shqetesuar per humbjen e vlerave shume te cmuara te shqiptareve. Mos harroni se nese do futemi ne europe do futemi si shqiptare dhe jo si te krishtere apo si muslimane. Ne shqiptaret, E them me krenari jemi nga ato popuj te paket ne bote qe kemi ditur te bashkejetojme packa se kemi patur besime te ndryshme. Dhe kete duhet ta thote me ze te larte dhe pa ndroje cilido i thote vetes shqiptar. Kurre ne shqiperi nuk ka patur luftera apo konflikte fetare, dhe kjo eshte nje gje e mrekullueshme. Hidhini nje sy historise shqiptare o injorante qe mbillni percarje dhe verini gishtin kokes. Une do ti quaja tradhetare te gjithe ato qe flasin me urrejtje per grupe apo pjese te rendesishme te shoqerise shqiptare. Dhe jane keta tradhetare qe kerkojne konflikte e luftera, a thua se nuk na mjaftojne konfliktet politike. Boll pra o mjerane, o injorante qe flisni e nuk dini cfare flisni. Boll shate e ofenduat shoket tuaj, komshinjte tuaj, bile edhe te afermit tuaj. Jemi te gjithe shqiptare dhe le te bashkohemi si shqiptare duke rrespektuar besimet reciproke dhe mendimet e te tjereve.

  5. #55
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    What the ****!!!!!!

    "Mua me vrasin syte kur shoh ne mes te londres njerez me ferexhe" !!!!!

    puppu naziste e vogel.

    Europianet nuk shprehin asnje lloj rezistence, jane delet si puna e partise ku je ti qe ndezin keto frikra.

    Integrim eshte ndryshe nga Asimilim.

    Prite prite pak vendimin e gjykates Europiane per referendumin zvicerian; Gjema me e madhe qe mund tju ndodhi eshte perjashtimi nga EG.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  6. #56
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Dr. Mirela Bogdani: Mbi një konflikt jo thjesht personal



    Mbi një konflikt jo thjesht personal


    Shkruan: Dr. Mirela Bogdani


    E vërteta mbi islamikët ekstremistë (FMSH), kandidimin tim dhe profesionalizmin e një gazetareje Javën e kaluar Gazeta Shqiptare botoi një letër të një grupi të quajtur Forumi Mysliman Shqiptar (FMSH), ku pretendohej heqja ime nga lista e kandidatëve në UK.

    Në këtë histori ka tri çështje që duhen sqaruar, të cilat do përpiqem t'i përmbledh në këtë shkrim në "Shekulli": e para kush është ky forum, ç'përfaqëson dhe pse kjo fushatë kundra meje, e dyta e vërteta rreth kandidimit tim, dhe e treta çështja e profesionalizmit të një gazete dhe dezinformimit publik.

    Në dhjetorin e vitit të kaluar gjatë emisionit "Deja vu" unë bëra disa komente mbi çështjen e ferexheve, islamizimit të Europës dhe integrimit të të huajve dhe myslimaneve në vendet pritëse Europiane. Me pak fjalë ajo që thashë ishte që myslimanet dhe të huajt e tjerë nuk duhet të ankohen për diskriminim apo margjinalizim nëse nuk tregojnë shenja integrimi në vendet europiane ku kanë zgjedhur të jetojnë.

    E pyetur për çështjen e pranimit të Turqisë në BE, përmenda përfundimet e tezes sime të mbrojtur në Oxford, sipas së cilës pengesë për këtë mund të jetë një kombinim jo i favorshëm i madhësisë së popullsisë me faktorët kulturoro-religjioze, pra një përqindje e lartë e Europianëve (siç rezulton nga të dhënat e Eurobarometrave) janë kundër hyrjes së Turqisë, pasi nuk janë entuziastë që 70 milionë myslimane 'ti bashkohen unionit laiko-kristian. Fill pas kësaj, disa individë dhe një organizatë islamike, e quajtur Forumi Mysliman Shqiptar, filluan një fushatë ndaj meje duke më etiketuar si islamofobe.

    Kjo fushatë përfshiu e-maila dhe kërcënime të drejtuara mua personalisht, letra e telefonata drejtuar institucionit ku unë punoj momentalisht (Universitetit Marin Barleti), letra drejtuar në TCh, dhe mesazhe e artikuj në gazetën e tyre dhe forumet e tyre virtuale (të cilat shquhen për shkrimet dhe frymën pro-arabo-wahabiste, - glorifikohet Irani e Ahmadinexhadi, dhe urrejtja ndaj Perëndimit, anti-USA, dhe anti-figurave kombëtare shqiptare etj).

    Por, ky grup ekstremist nuk u mjaftuan me kaq, por vazhdoi revanshin me letra e telefonata drejtuar Partisë Konservatore Britanike, anëtare e së cilës jam prej 7-vjetësh, për të dëmtuar kandidaturën time.

    Nga bisedat me përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, me studiuesen britanike Miranda Vickers që ka shkruar mbi Islamin në Shqipëri, me përfaqësues shtetërorë, gazetarë dhe akademikë, ky grup lufton për paraqitjen e një imazhi të Islamit të rrezikshëm në Shqipëri në sytë e Europës duke dëmtuar realitetin e Islamit dhe myslimaneve shqiptarë, dhe për këtë arsye dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar, që është një organizatë decente që përfaqëson rrymën e moderuar të Islamit janë distancuar prej tyre dhe i kanë denoncuar në shumë raste.

    Individë të FMSH janë cilësuar si "fanatike dhe të rrezikshëm" nga Komiteti Shtetëror i Kulteve dhe nga institucione të tjera që merren me çështje të sigurisë kombëtare.

    Por, pavarësisht nga ajo që pretendojnë sa janë e kush janë, FMSH është një grup i përbërë prej 4-5 kokrrash, të drejtuar nga një farë Olsi Jasexhi dhe një grusht ekstremistësh jashtë. Ndonëse mastermind-i i këtij grupi dhe ai që ka orkestruar gjithë këtë fushatë është personi i lartpërmendur, ai kurrë nuk del vetë dhe përballë, por përdor fanatikë apo vegla qorre për deklaratat e tij.

    Nga biseda me Ermir Gjinishin, zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, thotë se "në fakt FMSH nuk ekziston, pasi nuk ka as bord as strukturë, përveç një adresë tek shtëpia e Jasexhiut në Kombinat.

    Forumi ishte një iniciativë pozitive e disa intelektualëve myslimane, të cilën ky person e minoi dhe e përdori për vete. Të gjitha deklaratat i shkruan dhe i publikon ai emër të forumit. Jasexhiu manipulon në emër të gjithçkaje për interesa të cilat ai i di vetë.

    Dhe këtë manipulim e bën në emër të Islamit, - diçka kjo - shumë më e rrezikshme. FMSH nuk gëzon respekt e mbështetje nga besimtarët myslimanë pikërisht për shkak të qëndrimeve të tij dhe të gjithë e dinë se forumi është vetëm ai".

    Ajo që e bën të dyshimtë këtë grup, veç agendës së tyre dhe objektivave që kanë, janë dy gjëra: e para format që përdorin për të sulmuar e dëmtuar ato që venë në target. Për ta, janë të huaja mjetet e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve me paqe e tolerancë, dhe përdorin vetëm rrugën e forcës, kërcënimit dhe agresionit verbal (në më shumë se një rast një prej tyre Artan Meha apo Tano Turku, më ka kërcënuar duke thënë "ti do bëhesh shembull i islamofobeve shqiptarë").

    Në emisionin "Deja vu" unë nuk kërcënova apo sulmova njeri, thjesht thashë mendimet e mia personale në lidhje me çështjen në fjalë. Por, ekstremistët nuk pranojnë pluralizëm pikëpamjesh dhe diskutim apo debat të hapur mbi to.

    Për ta është i huaj principi Volteirian "I disagree with what you say, but would fight to the death to defend your right to say it" (nuk jam dakord me atë që thua, por do të luftoja deri në vdekje për të mbrojtur të drejtën tënde për t'u shprehur).

    Fanatikët në fjalë nuk u mjaftuan me një letër apologji që unë u bëra myslimanëve, po vazhduan në mënyrë vindiktive dhe agresive me përpjekjet për të më dëmtuar. Këto mjete e kjo gjuhë amorale e kërcënuese bien ndesh me parimet e Islamit si fe.

    Ato përdorin vetëm nga individët, grupet dhe organizatat fundamentaliste islamiste, fatkeqësisht në emër të Islamit. Të tilla mjete e sulme Jasexhiu i ka përdorur dhe me të tjerë intelektualë, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre të lira për çështje që lidhen me fenë, siç ka qenë rasti me z. Piro Misha, të cilit iu dërgua madje një fatwa (kërcenim me vdekje).

    Në bisedat që kam pasur me Ermir Gjinishin kemi diskutuar këtë çështje dhe i kam sqaruar që komentet e mia nuk kanë pasur si qëllim të ofendonin apo atakonin myslimanët shqiptarë, pasi unë respektoj të gjithë besimtarët, pavarësisht se kujt feje i përkasin.

    E dyta, ajo që të bën përshtypje te ky grup është koha dhe mjetet financiare të bollshme që kanë në dispozicion. Ndërkohë që kanë vite që nuk firmosin neper bordero, natyrshëm lind pyetja: nga financohen?



    Çështja e dytë, ajo e kandidimit tim.

    Deri dje, "Olsi dhe shokët e tij", që shpesh shkruajnë duke u fshehur pas pseudonimeve, nuk pushuan se thëni si gra të liga e llafazane që Bogdani nuk është në listën e kandidatëve, kurse tani thonë që me paskan skualifikuar nga lista, pra unë paskam qenë në listë gjithsesi. Si është e vërteta mbi këtë çështje?

    Pas një procesi të gjatë seleksionimi prej disa fazash, në 6 nëntor të vitit të kaluar unë fitova PAB (Parliamentary Assesment Board), e cila me kualifikoi në Listën Kombëtare të Kandidatëve për Deputetë të Partisë Konservatore Britanike.

    Duke mos gjetur terren mbështetës në Shqipëri (atyre institucioneve dhe mediave që ju drejtuan) si dhe në opinionin publik shqiptar (duke përfshirë këtu edhe pjesën dërrmuese të myslimanëve) që është në shumicën e madhe i moderuar, kjo celulë ekstremiste i drejtoi përpjekjet në UK, tek politikanët britanikë duke ditur sensitivitetin që kanë çështjet etnike dhe fetare në një vend PC si Britania e Madhe.

    Pas letrave e telefonatave të vazhdueshme, ata arritën të marrin një letër mbështetëse nga një "brother" i tyre në Wales, një politikan pakistanezo-britanik, i quajtur Mohamed Asghar.

    Kur pashë emrin e tij u çudita, pasi në 7 vjet e përfshirë me konservatorët e Uellsit s'e kisha hasur një emër të tillë. Ajo që mësova nga kolegët e mi ishte që pakistanezi Asghar vetëm dy javë para se të shkruante letrën e solidaritetit Forumit Mysliman, kishte qenë anëtar i Plaid Cumry (partia nacionale e Uellsit dhe i zgjedhur në Asamblenë e Uellsit si deputet prej tyre) dhe në dhjetor 2009 kishte braktisur partinë e tij për t'iu bashkuar konservatorëve.

    Siç u zbulua skandali më vonë, këtë z. Asghar s'e kishte bërë për principe apo vlera, por për një interes shumë të ngushtë, ngaqë partia ku bënte pjesë nuk lejoi të punësonte të bijën në zyrën e tij në asamble. Letrën e tij Olsat e FMSH e përdoren një muaj si hajmali, deri në momentin që unë zbulova kush ishte Asghari.

    Por, ata vazhduan përpjekjet e tyre derisa dërguan në Gazetën Shqiptare një letër nga kryetari i konservatorëve të Uellsit, Nick Bourne. "Letra" e Bourne përmbante dy deklarata kontradiktore "Bogdani është skualifikuar nga lista e kandidateve" dhe në një fjali me pas "nuk është miratuar për kandidate".

    Bourne dhe konservatorët e Uellsit nuk kanë lidhje me kandidimin tim (pra me caktimin apo heqjen time nga lista), pasi ajo është një çështje dhe kompetencë e Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve (Office of Candidate Selection) në Londër.

    Ndaj, të nesërmen nëpërmjet një letre i kërkova z. Bourne të sqaronte nëse letra ishte autentike dhe nëse po, i kërkova shpjegime si mund të komentonte kandidimin tim që s'ishte kompetencë e tij, për më tepër me një organizatë të dyshimtë.

    Nuk kam marrë ende përgjigje, por ndërkohë unë njoftova Komitetin e Seleksionimit të Kandidatëve (Office of Candidate Selection) për këtë çështje, duke i dërguar atyre "letrën" e Bourne.

    Në fund të muajit unë do shkoj në UK për të vazhduar procesin dhe sigurisht për të sqaruar gjithçka.

    Është e qartë që unë nuk jam skualifikuar nga lista e kandidatëve dhe Komiteti ka bërë detyrën e tij, duke kërkuar sqarime për këtë çështje pas letrave dhe telefonatave të shumta të olsave nga Shqipëria. Kolegët e mi nuk do heqin nga lista një anëtar që ka kontribuar për vite për konservatorët, për hir të ca shpifjeve të disa individëve të dyshimtë.

    Por, kjo tregoi që sa malinj janë disa individë dhe sa i helmuar është terreni i komunikimit në Shqipëri. Nuk është hera e parë që pjellat e këtij terreni, përpiqen të dëmtojnë një bashkatdhetar apo bashkatdhetare të tyre që arrin një nivel të lartë përfaqësimi në politikën perëndimore (në vend që të krenoheshim me këto raste), dhe për më keq, zhvillojmë fushata mashtrimi. Përsëris: unë nuk jam skualifikuar nga lista e kandidatëve.

    Çështja e tretë ka të bëjë me integritetin dhe profesionalizmin e disa mediave në Shqipëri. Më konkretisht me qëndrimin që Gazeta Shqiptare mbajti ndaj kësaj çështje, ose me saktë për të mos i rënë në qafë gazetës (pasi atje ka me dhjetëra gazetarë që punojnë e kontribuojnë me profesionalizëm e ndershmëri) me kryeredaktoren e saj.

    Kur më njoftuan për letrën e FMSH i kërkova kryeredaktores, znjsh. Basha, të më linte 24 orë kohë të vërtetoja autenticitetin e letrës dhe të sqaroja çështjen.

    Refuzoi në mënyrë kategorike nën pretekstin që letra i ish-dërguar të gjithë gazetave dhe ajo "nuk mund të rrezikonte të merrte gjobë po të mos e botonte lajmin" (?!!). Fakti është që të nesërmen rezultoi që lajmin nuk e botoi asnjë gazetë tjetër, pra ose ishte e pavërtetë ajo që tha k/redaktorja në fjalë që i kishte shkuar të gjithë gazetave, ose këto gazeta u treguan me integritet dhe s'e botuan një letër të pavërtetuar.

    Por, më e ulëta ishte se shkrimi i botuar (të cilin e kishte vendosur me foto në faqe të parë) qe komplet i njëanshëm, me gënjeshtra idiote që në titull si "Bogdani shan myslimanët, ish-kandidatja...ikën nga lista e konservatorëve, britanikët e përjashtojnë, etj.", (!!) duke dashur, veç të tjerash, të më antagonizojnë me komunitetin mysliman. Për më tepër nuk morën një prononcim të Komunitetit Mysliman Shqiptar, që përfaqëson ligjërisht dhe moralisht myslimanët tanë. Nuk u mjaftuan me kaq.

    Lajmi u ridha edhe në edicionet e lajmeve të News24. Dhe dy ditë më pas GSH botoi një tjetër shkrim (i cili ishte copy-paste me të parin), duke shtuar që redaksia kishte kontaktuar "përfaqësues të zyrës së liderit të konservatorëve të Uellsit", një mashtrim infantil ky, sepse personi që u është përgjigjur ka qenë thjesht sekretare.

    Sipas artikullit, këta medemek kishin thënë "që çështjen e kemi shqyrtuar dhe tashmë i është përcjellë Departamentit të Kandidatëve në Westminster", një tjetër mashtrim, sepse qëndrimi im në listë s'është kompetencë e strukturave lokale të Uellsit, por siç thashë e Komitetit të Kandidatëve, i cili nuk është në Westminster (siç thuhej në GSH) por në Londër.

    Vendosmëria dhe motivimi i zonjushës në fjalë për ta botuar lajmin me domosdo brenda natës, për ta tjerrë e komentuar në mënyrë të njëanshme, dhe për t'ia kaluar edhe televizionit përkatës, të le dyshime që kemi të bëjmë jo thjesht me mungesën e profesionalizmit gazetaresk, por diçka më keq, me mungesë integriteti, për më tepër të një kryesuese redaksie.

    A mund ta quaj ndryshe? Çfarë është veçse mungesë profesionalizmi dhe integriteti, disinformimi i publikut me lajme të rreme dhe për pasojë dëmtimi i reputacionit dhe imazhit publik të një personi?

    Kjo çështje provokoi një sensibilizim dhe diskutim të madh në shtyp, forume e blloqe on-line, jo thjesht mbi konfliktin midis Mirela Bogdanit me ca individëve ekstremistë, po për një çështje të rëndësishme, atë të rrezikut që vjen prej ekstremizmit islamik në Shqipëri dhe Europë.

    Ndryshe nga ajo që pretendojnë olsat, për një "akt triumfal ndaj islamofobes Mirela Bogdani", ajo që pashë me kënaqësi ishte mbështetja e opinionit publik mbi këtë çështje (duke përfshirë dhe shumicën e moderuar të myslimaneve shqiptarë), duke dëshmuar dhe njëherë që shqiptarët nuk mbështesin rrymat apo individët ekstremistë fundamentalistë, po janë për një ekzistencë të Islamit të moderuar në Shqipëri dhe për harmoni fetare, për të cilën jemi marrë me të drejtë shembull pozitiv si popull. /mesazhi/

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    po ky olsi hem musliman hem rrenacak ska kuptim


    per menimin tim krejt administratoret e organizusit e forumit musliman shqiptar duhet te arrestohen per tradhti ndaj atdheut pik. shkrimet qe kam pa ne at forum jan tmerrsisht anti kombtare.

    msulimanet shqiptar e kan komunitetin musliman si ne shqipni asht dhe ne kosov qe i perfaqso.

    ska met ni turk si olsi jazexhi me perfaqsu muslimant shqiptar.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #58
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ky eshte debat konstruktiv ne media por edhe pse lindi per dicka qe sia vlente per tu marre me nje mirele apo bogdan qe jetojne ne nje cep te botes dhe hudhin xixa per te ndezur nje zjarr qe ne shqiptareve nuk na duhet


    Mbi islamofobine e Mirela Bogdanit

    NGA: OLSI JAZEXHI
    Deklarimet e Mirela Bogdanit në emisionin “Deja Vu” ishin tepër ofenduesëe për ata shqiptarë që e ndjejnë veten myslimanë ose atyre që nuk besojnë se të qenit mysliman përbën ndonjë krim. Sikur Mirela të ishte një person dosido besoj se shumica e myslimanëve, indinjatën e tyre me ofendimet dhe gjuhën raciste që u shfaq në atë emision do ta përkthenin me ndonjë telefonatë ankese ndaj redaksisë së televizionit Top Channel, me ndonjë artikull në gazetë apo në internet... Megjithatë duke qenë se Mirela Bogdani gjatë këtyre muajve të fundit është shfaqur nëpër mediat e Shqipërisë si kandidate për deputete për Partinë Konservatore në Britaninë e Madhe, një numër intelektualësh myslimanë shqiptarë, mbështetën fuqishëm iniciativën e ndërmarrë nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, i cili vendosi ti ankohet autoriteteve britanike për madamën që thoshte se ishte përfaqësuesja e tyre në Tiranë. Britanikët nuk janë si Top Channel dhe Mustafa Nano, ata dëgjojnë dhe reagojnë në mënyrë të kulturuar.
    Forumi Mysliman i Shqipërisë i dërgoi një letër Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, ku i rrëfente xhentëlmenëve britanikë se kohët e fundit në Tiranë ka zbarkuar një zonjë e cila pretendon nëpër media se përfaqëson ata. Për më tepër në emisionin ‘Deja Vu’ të Top Channel, znj. Bogdani kishte deklaruar se “islamizimi është rrezik për Evropën”, se “një pjesë veriore e Londrës tani njihet si Londonistan, sepse po të shkosh atje të duket vetja si në Middle East”, se “mua më vrasin sytë kur shikoj në mes të Londrës njerëz me ferexhe” dhe se Turqisë duhej ti refuzohej hyrja për në BE meqë shtetasit e saj janë myslimanë. Në letrën që Forumi Mysliman i dërgonte Konservatorëve Britanikë, i shprehte “respekt të thellë për Britaninë e Madhe si një kështjellë e demokracisë parlamentare, për instalimin e së cilës, një rol historik ka luajtur edhe Partia Konservatore, si një parti e madhe historike me kontribute fondamentale në politikën e këtij vendi të madh evropian. Ky respekt i yni përforcohet edhe nga qëndrimi dashamirës dhe plot respekt i politikës tuaj ndaj myslimanëve dhe institucioneve të tyre në Britaninë e Madhe.”

    Iniciativa e Forumit Mysliman u përkrah nga disa qindra myslimanë virtualë të cilët nëpërmjet telefonatave, letrave personale dhe në emër shoqatash, e-mail-eve, peticioneve dhe shkrimeve online i tregonin Konservatorëve Britanikë indinjatën e tyre për gjuhën e Mirela Bogdanit dhe kërkonin që Konservatorët të mos lejojnë që të përdhoset emri i tyre në Shqipëri. Kuptohet që myslimanët shqiptarë nuk do të ndërmerrnin një fushatë kaq masive nëse Forumi Mysliman do të kërkonte që në vend se të ankoheshin pranë Partisë Konservatore, dikush të kërkonte të ankoheshin pranë Partive që ne kemi në vendin tonë. Në vendin tonë, shumë Parti ashtu si edhe mediat nuk kanë ndjeshmërinë që britanikët kanë për diversitetin, multikulturalizmin dhe të drejtën e besimtarëve të feve të ndryshme për të jetuar si qenie të nderuara dhe të mos përbuzen ashtu si Mirela Bogdani dhe shumë njerëz me pushtet të shoqërisë sonë e kanë bërë zakon në këto vitet e fundit.
    Partia Konservatore e Britanisë së Madhe, disa deputetë dhe zyrtarë të saj iu përgjigjën pozitivisht ankesës së Forumit Mysliman dhe myslimanëve shqiptarë. Nëpër replikat që ata i nisën disa qindra vetësh, nëpër telefonata dhe më në fund nëpërmjet vetë letrës zyrtare që Nicholas Bourne AM, Lider i Opozitës Zyrtare dhe Anëtar i Konservatorëve të Uellsit, për Uellsin Qendror dhe Perëndimor i dërguan Forumit Musliman të Shqipërisë, ata konfirmuan shqetësimin e Partisë me deklaratat e Mirela Bogdanit, krenarinë që kishin pse në Partinë e tyre kishin anëtarë myslimanë, dhe tregonin që Partia kishte nisur një proces hetimor dhe pezullonte Mirela Bogdanit nga Lista e Kandidatëve të Partisë Konservatore.
    Siç e ka bërë traditë prej vitesh, Forumi Mysliman, letrën e marrë nga Konservatorët Britanikë e skanoi, e botoi online dhe ia kaloi me email disa mediash. Në ditën në vijim Gazeta Shqiptare botoi këtë letër së bashku me intervistën që i mori kryetarit të Forumit Mysliman të Shqipërisë, Fisnik Kruja.
    ***
    Forumi Mysliman i Shqipërisë, është një organizatë shekullare, pjesë e shoqërisë civile, qëllimi i të cilit është të luftojë racizmin, islamofobinë dhe ksenofobinë. Themeluar në vitin 2005 nga një grup inxhinierësh, gjeologësh, ekonomistësh, historianësh dhe punëtorësh, Forumi ka si qëllim mbrojtjen e imazhit të Islamit dhe denoncimin e racizmit dhe islamofobisë politike që demostrohet në vendin tonë. Forumi ka protestuar kundër presidentit Alfred Moisiu kur ky i fundit deklaroi në Londër në nëntor të vitit 2005 se në Shqipëri të gjithë myslimanët janë të krishterë dhe Islami është një fenomen i huaj. Forumi është shqetësuar nga racizmi dhe Islamofobia e Ismail Kadaresë, nga përpjekjet për të konvertuar Xhaminë Fatih në Shkodër në Kishë, nga përpjekjet për të thyer laicitetin në vendin tonë nëpërmjet nxitjes së mitit të Nënë Terezës, nga novela raciste e Ben Blushit “Të jetosh në ishull” etj. Ai ka përshëndetur zgjedhjen e presidentit Obama në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i është ankuar OSBE-së për shfaqjet e racizmit dhe Islamofobisë në vendin tonë, ka kontaktuar dhe raportuar në vazhdimësi me OSBE-OHDIR-it shqetësimet e veta dhe është munduar të jetë një organizatë sa më aktive dhe serioze e shoqërisë civile në vendin tonë. Forumi i është përgjigjur edhe historianes britanike Miranda Vickers kur ajo ka gabuar mbi trendet e Islamit në Shqipëri.
    Duke qenë një organizatë jo-teologjike, por organizëm i shoqërisë civile, Forumi edhe pse nuk është institucion fetar siç është Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, apo Tarikate dhe organizata të tjera fetare në vendin tonë, nëpërmjet komunikimit me shtypin dhe mediat ka synuar dhe synon që të ruaj imazhin e Islamit dhe myslimanëve të vendit tonë nga ofendimet raciste, përbuzja dhe keqtrajtimet. Ajo që Forumi Mysliman synon t’i mësojë shoqërisë, mediave dhe politikës në Shqipëri, është që myslimanët janë qytetarë me të drejta të barabarta në republikën tonë, Islami është fe e një pjese të madhe qytetarësh të republikës sonë dhe si i tillë duhet të nderohet dhe respektohet sipas ligjit, dhe se Evropa në të cilën në të gjithë synojmë të aderojmë na përket edhe ne, myslimanëve dhe nuk është kundër nesh, myslimanëve, siç e portretizojnë Islamofobët e vendit tonë.

    Forumi Mysliman, ka ndërhyrë dhe vazhdon të ndërhyjë në debatet publike shqiptare, në rastet kur e sheh të nevojshme, në mënyrë që të mbrojë imazhin e Islamit dhe myslimanëve të vendit tonë i cili shpesh cenohet nga persona privatë dhe publikë, media dhe politikanë, njerëz të rëndësishëm apo edhe të rëndomtë. Si një lidhje qytetarësh shekullarë, besimtarë në demokraci, republikë, të drejtat e njeriut dhe të ardhmen tonë të përbashkët evropiane, Forumi Mysliman nuk është i lidhur pas asnjë institucioni teologjik (siç janë Bashkësitë Fetare), nuk ka asnjë prapavijë politike apo fetare; por qëllimi i tij i vetëm është që të mbrojë dinjitetin e myslimanëve shqiptarë nga abuzimet dhe ofendimet që ata marrin rëndom nga disa qarqe të caktuara në vendin tonë.
    ***
    Që nga momenti kur Forumi Musliman i Shqipërisë i dërgoi letrën e ankesës Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe, Mirela Bogdani ka nisur një fushatë ofendimesh dhe ankesash sa nëpër forumet e internetit aq edhe nëpër gazeta kundër qytetarëve shqiptarë dhe Forumit që protestoi racizmin e saj. Në një forum virtual në internet – të quajtur Çamëria – në datën 30 dhjetor 2009 në një mesazh të quajtur “Përgjigja ime për ekstremistet islamike” ajo sulmonte si ekstremistë islamikë A. Rakipin, A. Mehën, H. Nuhiju dhe persona të tjerë që kishin reaguar në këtë forum kundër komenteve të saj. Personat në fjalë etiketoheshin si idiotë, mashtrues, fondamentalistë etj. Ajo sulmonte edhe një deputet mysliman në parlamentit e Ualesit të cilin e quante “brother” mysliman të fondamentalistëve....

    Sikur të mos mjaftonin sherret nëpër forumet e internetit dhe kërcënimet me burrin që i punon për spiunazhin britanik, pasi deklarata e Forumit Mysliman u botua në Gazetën Shqiptare dhe në sajtin Balkanweb.com, Mirela Bogdani jo vetëm që ka përgënjeshtruar pezullimin e saj nga Partia Konservatore, por në të njëjtën kohë ka akuzuar dhe shpifur ndaj Forumit Mysliman (nuk i di as emrin si duhet) si një organizatë ekstremiste fondamentaliste pas së cilës fshihet “individi i rrezikshëm Olsi Jazexhiu”. Sulmet kundër meje dhe Forumit Mysliman kanë vazhduar edhe në shkrimin e datës 23/02/2010 me titull “Mbi një konflikt jo thjesht personal” të botuar në të përditshmen Shekulli. Në këtë shkrim ajo Forumin e quan një organizatë “ekstremistësh islamikë”, ndërsa mua “mastermind-i” i tij.
    ***
    Siç e përmenda edhe më lartë, Forumi Mysliman i Shqipërisë ka një histori të lexueshme reagimesh kundër islamofobëve në vendin tonë. Në reagimet e tij, ka qenë i matur, duke vepruar brenda ligjit, dhe ka arritur gjithmonë sukses duke denoncuar islamofobët dhe sensibilizuar opinionin publik si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit me realitetet raciste dhe islamofobike që ekzistojnë në vendin tonë. Edhe në rastin më të fundmë të Mirela Bogdanit, Forumi bëri detyrën e tij, me një sjellje qytetare të lavdërueshme vuri në dijeni autoritetet britanike mbi sjelljen e papranueshme të znj. Bogdani.
    Edhe pse Mirela Bogdani e përshkuan Forumin Mysliman si organizatë të Olsi Jazexhiut, shkruesi i këtij shkrimi deklaron se nuk është anëtar i Forumit Mysliman dhe nuk ka qenë asnjëherë zyrtarisht anëtar i tij. Olsi është një myhip (dashamirë) i Forumit Mysliman dhe vazhdimisht ka mbështetur qëndrimet e tij siç ka qenë fjala bie edhe Naim Frashëri, myhip i Bektashizmës. Në rastin më të fundmë, shkruesi i këtij shkrimi e pranon që ka qenë një nga ata qindra qytetarë shqiptarë që kanë telefonuar apo dërguar e-maile Partisë Konservatore dhe kanë shfaqur shqetësimin e tyre ndaj sjelljes së pahijshme të një gruaje që pretendonte se ishte kandidatja e tyre. Në të gjithë këtë mesele nuk ka asgjë gabim. Forumi Mysliman i Shqipërisë, ashtu si edhe disa qindra dhe mijëra besimtarë myslimanë në të gjithë trevat që popullohen sot nga shqiptarë në Ballkan, kanë reaguar dhe do të reagojnë brenda ligjit – në mbrojte të fesë së tyre, kurdoherë që islamofobët do të fyejnë dhe poshtërojnë myslimanët shqiptarë. Për këtë Mirela Bogdani dhe miqtë e saj duhet të jenë të bindur.

    Feja Islame dhe myslimanët shqiptarë duhet të trajtohen me kujdes nga politikanët dhe personazhet publike në Shqipëri dhe jo si qytetarë të dorës së dytë. Fobitë kundër Islamit, grave me shami, njerëzve me mjekra, arabëve, turqve etj që fondamentalistët e krishterë si Piro Misha, Ismail Kadare dhe në rastin më të fundmë Mirela Bogdani mbjellin në mendjet e shqiptarëve janë akte që shkojnë kundër Kushtetutës së Shqipërisë dhe konventave ndërkombëtare që trajtojnë të drejtat e njeriut dhe janë nënshkruar nga Republika e Shqipërisë. Nëse Mirela Bogdanit, Ismail Kadaresë, Piro Mishës dhe islamofobëve të tjerë të vendit tonë, reagimi i myslimanëve në mbrojtje të identitetit të tyre fetar dhe kulturor ju duket ekstremizëm, atëherë duhet ta dinë që reagimi për të mbrojtur identitetin tonë është një e drejtë universale dhe pjesë e qytetërimit evropian në të cilin ne duam të aderojmë sot dhe këto reagime nuk i ndalojnë dot. Në Evropën e Bashkuar ku Shqipëria synon të integrohet njerëzit nuk persekutohen dot për shkak të fesë, origjinës dhe bindjeve të tyre. Evropa e sotme ndryshon nga Evropa e gjysmës së parë të shek XX dhe nuk është më e krishterë dhe përjashtuese e njerëzve të etnive dhe feve të tjera. Evropa në të cilën ne synojmë të aderojmë do dhe duhet të pranojë në gjirin e saj të gjithë, duke përfshirë këtu pse jo, edhe Turqinë.

    Debati që bëhet në Shqipëri i cili synon ta rrëfej Evropën si të krishterë dhe anti-muslimane, është një tezë që i takon të kaluarës së errët të kontinentit tonë. Kohëve kur çifutët, romët, komunistët dhe anti-nazistët çoheshin nëpër kampe përqendrimi dhe Holokausti ishte normë e ditës. Evropa në të cilën ne myslimanët e Shqipërisë synojmë të aderojmë nuk mund të përfaqësohet me islamofobët dhe fondamentalistët e krishterë dhe laikë të cilët e shohin atë me syze mesjetare, siç shihte Tomas De-Torquemada myslimanët dhe çifutët e Andaluzisë që i konvertonte me dhunë në katolikë. Evropa drejt të cilës ne si myslimanë kërkojmë të aderojmë, është Evropa e të gjithëve ne, pa dallim feje dhe etnie. Në Evropën ku ne duam të aderojmë racizmi, antisemitizmi dhe Islamofobia nuk duhet të kenë vend. Evropa e sotme nuk është më Evropa e Konicës apo e Fishtës, e arjanëve, e të krishterëve, katolikëve, të bardhëve dhe Holokaustit. Evropa që në duam është Evropa e të gjithëve; Evropa e tolerancës dhe diversitetit.
    (GSH/BalkanWeb)


    http://bw.balkanweb.com/analiza/mbi-...anit-7133.html
    "Shoku Mjekesise"

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ku eshte shishi dhe shiku kur duhet .


    Ky burracak kercenon nje grua , dhe ka ende duar te lira per te shkruar neper gazeta .

    Duhet mbyllur ne nje biruce sa te mos dije nga i bie Meka .

    Presim masa ligjore apo jashte ligjit ndaj celules se ketij vehabisti .

    Nuk eshte e pershtatshme qe te paguajme taksa per organe shteterore qe nuk funksionojne dhe as per vetegjyqesi ne raste te krimeve te paralajmeruara nga kriminelet fetaro islamik .


    Qe kur paska ardhur dita per te marre fatwa ne Shqiperi ?

    Gjejne intelektuale qe arme kane fjalen ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 25-02-2010 më 12:06
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Kjo bij shkine duhët debuar nga Shqiperia qe te kerkoj azil ne UK, me kusht, ata qe ata te pranojn nje jashtqitje si kjo b**shitur !

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •