Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 129
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

    Thumbs up Ankesa e muslimanëve, “ngrin” Mirela Bogdani

    Ankesa e muslimanëve, “ngrin” Mirela Bogdani


    Partia Konservatore e Uellsit ka vendosur të pezullojë nga lista e kandidatëve për deputetë Mirela Bogdanin”, njoftoi dje Forumi Musliman i Shqipërisë. Vendimi është marrë pas një letre që iu dërgua nga Forumi Musliman i Shqipërisë, ku informohej se Bogdani, në emisionin “Déjà Vu” të datës 12.12.2009, që u transmetua në stacionin televiziv “Top Channel”, kishte lëshuar disa deklarata fyese për realitetet multi-kulturore që ekzistojnë në Britaninë e Madhe. “Partia Konservatore ka shfaqur shqetësim për këtë çështje dhe unë mund t’ju siguroj se ne e kemi trajtuar atë në detaje.

    Partia krenohet për natyrën e vetë gjithëpërfshirëse dhe që ka përkrahje nga të gjitha komunitetet dhe besimet fetare. Unë jam shumë i kënaqur që ne kemi një anëtar asambleje musliman brenda listës që do t’i çojmë Asamblesë Kombëtare të Uellsit. Ai është një pjesë e rëndësishme dhe integrale e grupit tonë dhe të partisë sonë. Pas procesit të zgjedhjes së përfaqësuesve që janë zgjedhur dhe pasi çështja është hetuar, Mirela Bogdani është pezulluar nga lista e kandidatëve të Partisë Konservatore. Ajo nuk është miratuar për të qenë kandidate për një deputet në Uells dhe unë nuk besoj se ndonjëherë ka pasur një vend në Uells”, citojmë nga letra që Nicholas Bourne, lideri i Partisë Konservatore të Uellsit i ka dërguar Forumit Musliman të Shqipërisë.

    Letra

    Në letrën informuese drejtuar Partisë Konservatore të Uellsit, Forumi Musliman referuar deklaratave të Bogdanit në emisionin “Déjà vu” të datës 12.12.2009, theksonte mes të tjerash se “Znj. Bogdani është shprehur shumë e shqetësuar për rrezikun e ‘islamizimit të Evropës’, për shkak të refuzimit që muslimanët i bëjnë asimilimit ndaj kulturës evropiane. Në një moment gjatë emisionit ajo u shpreh se “një pjesë veriore e Londrës tani njihet si Londonistan, sepse po të shkosh atje, të duket vetja si në Middle East” dhe “mua më vrasin sytë kur shikoj në mes të Londrës njerëz me ferexhe”. Gjithashtu, ajo ka shprehur shqetësim për eventualitetin e pranimit të Turqisë në BE për shkak të fesë islame të popullatës së saj, e cila sipas kësaj zonje, “do të prishë ekuilibrat e Evropës së Bashkuar”. Mandej, Forumi Musliman i Shqipërisë shprehej se “për sa më sipër, jemi të mendimit që deklaratat e znj. Bogdani duhet të shihen me vëmendje nga organizmat e partisë suaj”.

    Gazeta shqiptare
    10.02.2010

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Jepe te plote artikullin,jo vetem cfar ju intereson ju muslimaneve ekstremiste.





    Reagon Mirela Bogdani: Me sulmojne ekstremistet
    Mirela Bogdani në një prononcim të djeshëm për “Gazeta Shqiptare” pretendon se letra e Partisë Konservatore, që bën fjalë për skualifikimin e saj nga lista e kandidatëve për deputet në Uells, duhet të vërtetohet për autenticitetin e saj. Bogdani sqaron se në datën 6 nëntor 2009, ajo është kualifikuar në Listën Kombëtare të Kandidatëve për Deputetë të Partisë Konservatore Britanike dhe prej asaj dite, sipas saj, nuk i është njoftuar asnjë vendim për skualifikimin nga kjo listë. “Gazeta Shqiptare” boton më poshtë të plotë reagimin e Bogdanit:
    “Pas disa komenteve të mia mbi ferexhetë dhe islamikët në emisionin “De ja vu” në dhjetorin e vitit të kaluar, disa individë dhe një organizatë ekstremiste fondamentaliste, e quajtur Forumi Musliman Shqiptar, pas së cilës fshihet individi i rrezikshëm Olsi Jazexhiu, filluan një fushatë ndaj meje duke më etiketuar si islamofobe. Kjo fushatë përfshiu e-maila dhe kërcënime, letra e telefonata drejtuar institucionit ku unë punoj momentalisht, Top Channel-it, si dhe Partisë Konservatore Britanike. Nga bisedat e bëra me njerëz të ndryshëm, si p.sh, me përfaqësues të Komunitetit Musliman Shqiptar, me studiuesen britanike Miranda Vickers që ka shkruar mbi Islamin në Shqipëri, me gazetarë dhe akademikë, mësova që kjo organizatë e dyshimtë lufton për vendosjen e një rryme fondamentaliste të Islamit në Shqipëri dhe për këtë arsye dhe Komuniteti Musliman Shqiptar, që është një organizate decente, që përfaqëson rrymën e moderuar të Islamit, është distancuar prej tyre dhe i kanë denoncuar në shumë raste. Pra, individi i rrezikshëm Olsi Jazexhiu dhe kjo organizatë, e cila për hir të vërtetës përbëhet veç prej një grusht fanatikësh, bënë ç’është e mundur që të hakmerren për komentet dhe denoncimin që iu bëra unë në shkrime të mia, madje deri në Britani, me letra e telefonata pranë Partisë Konservatore për të dëmtuar kandidaturën time. Letra e cila është dërguar nga Jazexhiu në “Gazetën Shqiptare”, është një fabrikim i tij, pasi unë nuk kam dijeni për një letër të tillë (gjëja më minimale që bëhet në një rast të tillë, është t’i dërgohet për dijeni dhe personit përkatës). Lidhur me kandidimin tim, pas një seleksionimi paraprak, në 6 nëntor të vitit të kaluar unë fitova PAB (Parliamentary Assesment Board), e cila më kualifikoi në Listën Kombëtare të Kandidatëve për Deputetë të Partisë Konservatore Britanike dhe u caktova të luftoj në Uells. Bashkëngjitur keni dokumentin e Komitetit për Përzgjedhjen e Kandidatëve që e tregon këtë. Në fund të muajit unë do shkoj në Uells për të vazhduar procesin. Megjithatë, unë jam shumë e zhgënjyer nga ‘Gazeta Shqiptare’ që vendosin të botojnë një letër të pavërtetuar për autenticitetin e saj dhe dërguar nga një organizatë e dyshimtë.

    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...8Nns1PWr5WhJ3w

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 10-02-2010 më 11:41

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Po edhe gjat ketij reagimi, paska ngren si shume dhe shpif gjera te paverteta kjo burdesuze, tash do mjaftoj edhe ky reagim per ta debu edhe nga ndonje post tjeter, sigurisht nga ai i "skizofrenis"


    Nuk behet shaka me shkencë



    Per kete behet fjal
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 10-02-2010 më 11:46
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Ja ne origjinal letra e derguar nga PKW:


    Të dashur zotërinj/zonja

    Ju falenderoj për letrën tuaj të cilën sapo e mora në zyrën time.

    Partia Konservatore e Wellsit dhe për më tepër Partia Konservatore në përgjithësi, e ka parë të gjithë çështjen me shqetësim, dhe mund t’ju sigurojmë se ne po e hulumtojmë çështjen nga afër.

    Partia krenohet me natyrën e saj gjithpërfshirëse dhe ne sigurojmë mbështetje nga të gjitha kahjet e komunitetit si dhe nga të gjitha besimet. Unë jam shumë i kënaqur që kemi një Anëtar Musliman të Asamblesë brenda grupit që unë vetë udhëheq në Asamblenë Kombëtare të Wellsit. Ai është pjesë e rëndësishme dhe tërësore e grupit tonë dhe e Partisë sonë.

    Duke ndjekur raportimet qe janë bërë, dhe ndërsa çështja është nën hetim, Mirela Bogdani është pezulluar nga Lista e Kandidatëve të Partisë Konservatore.

    Ajo nuk është një kandidate e zgjedhur për në parlamentin e Wellsit dhe nuk besojmë që të jetë zgjedhur ndonjëherë në Wells.

    Ju faleminderit për letrën tuaj të këndshme dhe plot respekt.

    Me përshëndetje të ngrohta

    I juaji sinqerisht

    NICHOLAS BOURNE AM
    Lider i Opozitës Zyrtare

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Origjinal
    Mos do te thuash qe ky Nicholas Bourne di shqip

    Pra sille origjinalin.ku e ke

    Nuk ka pra origjinal,jane fabrikime tuajat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 10-02-2010 më 11:54

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Po edhe gjat ketij reagimi, paska ngren si shume dhe shpif gjera te paverteta kjo burdesuze, tash do mjaftoj edhe ky reagim per ta debu edhe nga ndonje post tjeter, sigurisht nga ai i "skizofrenis"


    Nuk behet shaka me shkencë



    Per kete behet fjal
    Po,per kete behet fjale,eshte nje nder intelektualet e shquara Shqiptare qe japin emrin e mire Shqiperise ne perendim.




    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...Vw-i8owAGxAxxA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 10-02-2010 më 12:14

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po te njejtat plehra qe shkruajne kundra Kadarese, qe ngrejne statuja Hoxhash ne mes te Tiranes si "themelues", qe shajne Nene Terezen, qe dolen kundra Orient-Expressit ne Shkoder para me shume se nje shekulli, qe u ngriten me Haxhi Qamilin ne mbeshtetje te Sulltanit ne kohen qe askush, as vete Turqit nuk e deshen me, po e njejta fare pseudoateiste qe u zu me gjith boten ne emer te linjes se kamufluar ateiste dhe frymes revizioniste te PPSH-se kundra Maos(qe hajde merre vesh se c'dreqin deshim ne me popujt lindore pikespari), po e njejta fare arrin deri atje sa te shaj Skenderbeun se luftoi me Turkun, po e njejta fare qe na futi ne Konferencen Islamike, po e njejta fare qe shau Ibrahim Rugoven sepse zemra e tij i thoshte qe te kthehet tek feja e te pareve, po e njejta fare qe e ka mbushur Shqiperine me ferexhe ne mes te Tiranes, ajo fare e Jazekqoftit Jazexhi, e Qosisteve, Thadiqeve filosllave dhe detyrimisht pro-fondamentalist shqiptar dhe shume figurave te tjera te dyshimta, kjo fare shkon dhe bertet dhe uleret ne Angli kundra nje shqiptareje te shkolluar e te suksesshme jashte shtetit, qe mban mbiemer patriotash jo Haxhi Qamilash.

    Cfare po na gjen me ju, nje zot e di si do shkoj kjo puna jone e shkrete. Forumi Musliman Shqiptar eshte nje organizate jashtzakonisht e rrezikshme dhe Komuniteti Musliman Shqiptar duhet te bej cmos qe te marre situaten nen kontroll.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kam antipati për këtë person, vetëm nga mënyra si flet, si luan duart, zëri çjerrës që ka, më duket tipike femër pordhace. Por kur njeriu ftohet të jap një mendim (si te Deja Vu) thotë atë që mendon e jo ça dëshironi ju të dëgjoni. Ajo puna e Londrës është shumë e vërtetë, shumë pjesë të Londrës duken si Lindje e Mesme apo Sudan, ca pjesë të tjera si Zaire. Edhe për Turqinë mendimi i saj, biles kjo është arsyeja që se futin në BE, pse s'kanë dërguar myslimanët naj peticion për politikanët e Europës?

    Edhe diçka, këto shoqatat (apo forumet) myslimane janë bërë si shoqatat e Gay-ve, që çojnë peticione e thirrje nëpër media sa herë që del ndonjëri e thotë si kam qejf homot. Merreni vesh o njerëz jetojmë në demokraci, liria e fjalës dhe e mendimit është e garantuar, tjetër janë vendimet që mund të merren.

    Hajt shëndet tani. Qëtësi po ashtu.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Jack Watson, pajtohem me fillimin e postimit tend.
    Eshte shume mendjemadhe dhe i duket se ka bere dicka qe s'ka bere kush ne bote.
    Pfffff sa bajate jane tipat si kjo Mirela, qe gjuha e gjate si duket do ja ule ate mendjemadhesi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Shqiptaria duhet te ket me shume mirela,tua tregoi vendin ketyre depsezave qe jan qu ne kemb kunder kultures evropiane,edhe evropa plak duhet te merret me shume me keta mysliman,ti kethej kah kan ardh dhe aty te bejn qfar te duan.
    Une mbshtes mirelen dhe asnje pik nuk ja hjek nga thenjet e saj per myslimanet,na kan ardh ne maje te hundes

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •