Pas zyrtarėve amerikanė reagon edhe kreu i KE-sė, Lohan
Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės konfirmojnė shqetėsimet pėr ligjin e ri tė Shėrbimit Informativ Shtetėror. Amendamentet janė hartuar nga qeveria dhe pritet tė miratohen nė Kuvend, por diplomatė tė huaj, tė cituar njė ditė mė parė nga “Top Channel”, shprehėn kritika dhe shqetėsim se me kėto ndryshime, shėrbimi sekret shqiptar vihej nė varėsi politike tė Kryeministrit, duke shkelur parimet e njė shoqėrie demokratike. Nė reagimin zyrtar, Komisioni Europian ka nėnvizuar standardet europiane qė synon tė arrijė Shqipėria, por edhe kushtėzimin e integrimit europian me respektimin e kėtyre standardeve. Ndėrsa Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė theksuar pėrveē aspiratave europiane dhe detyrimet euroatlantike tė Shqipėrisė, si vend anėtar i NATO-s. Duke iu pėrgjigjur njė kėrkese tė “Top Channel”, ambasadori i delegacionit tė Komisionit Europian nė Tiranė, Helmut Lohan, i komentoi kėshtu ndryshimet e fundit nė ligjin pėr SHISH: “Nė procesin e pėrgatitjes sė opinionit pėr kėrkesėn e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian dhe vlerėsimit tė kritereve politike, Komisioni Europian merr nė analizė edhe ēėshtje tė tilla si pėr shembull kompetencat e Shėrbimit Informativ nė njė shoqėri demokratike, llogaridhėnien dhe kontrollin e tij”. Po pėr “Top Channel”, reagoi dy ditė mė parė edhe ambasada e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė. Zėdhėnėsi i ambasadės bėri kėtė koment: “Lidhur me projektligjin pėr Shėrbimin Informativ, ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi qė meriton tė shqyrtohet me kujdes dhe durim. Shqyrtimi duhet tė marrė parasysh aspiratat euroatlantike tė Shqipėrisė dhe detyrimet e saj si njė aleat i NATO-s”. Partnerėt ndėrkombėtarė janė tė shqetėsuar nga ndryshimet. Me variantin e ri, SHISH bėhet kompetent pėr tė mbledhur informacion pėr njohjen, parandalimin e krimit tė organizuar, tė kontrabandės, pastrimit tė parave dhe mė kryesorja, pėr korrupsionin e personave qė ushtrojnė funksione publike. Varianti i ri i ligjit thekson edhe mė shumė varėsinė e agjencisė nga Kryeministri. Jo se SHISH deri mė sot ka qenė i pavarur nga Kryeministri, por me ligjin e ri, kreu i qeverisė mund t’i kėrkojė drejtorit tė SHISH-it informacione dhe raportime nė ēdo kohė dhe pėr ēdo ēėshtje qė lidhet me veprimtarinė e agjencisė. Po ashtu, pėr tė mbledhur informacion nga agjencitė e huaja partnere, shėrbimit i duhet miratimi i Kryeministrit. Partnerėt ndėrkombėtarė pyesin se ku tė ēon kjo? Ata mendojnė se ndryshimet rrezikojnė tė cenojnė profesionalizimin e shėrbimit sekret dhe ta vėnė atė nėn njė ndikim tė pastėr politik.
Krijoni Kontakt