Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Albright: Suksesi im më i madh, ndërprerja e spastrimit etnik në Kosovë



    Albright: Suksesi im më i madh, ndërprerja e spastrimit etnik në Kosovë

    Moskë, 11 shkurt – Ish- sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka deklaruar sot në Moskë se suksesin më të madh të saj, që ka arritur në funksionin e shefit të diplomacisë amerikane, e konsideron “ndërprerjen e spastrimit etnik në Kosovë”, transmetojnë mediat e Beogradit agjencinë ruse të lajmeve, Itar – Tas.

    “Po deshët të dini se çfarë konsideroj më të rëndësishmen nga ajo që kam bërë në pozitën e sekretarit Shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mendoj se është ndërprerja e spastrimit etnik në Kosovë”, ka thënë Albright , duke iu përgjigjur pyetjes së një studenti në Fakultetin r Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës.

    “Fillimisht deshëm që situatën ta zgjidhim me mjete diplomatike nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Këtë çështje e diskutuam me kolegët rusë. Në fund iu drejtuam NATO-s, duke zbatuar operacion të suksesshëm dhe sot njerëzit në Kosovë jetojnë të lirë”, ka thënë Albright duke folur për ngjarjet në ish-Jugosllavinë.
    Ish –shefja e diplomacisë amerikane ka thënë se ndihet posaçërisht mirë për faktin se “pas përfundimit të operacionit të NATO-s në Kosovë, shumë vajza të porsalindura kanë marrë emrin e saj”./koha/

  2. #2
    Hallall kesaj plakushe se paten me na quar posht.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •