Naser Aliu | 10/02/2010 |Shekulli
Shqipėrinė e kanė braktisur pėr shkaqe ekonomike mbi njė milion qytetarė. Shteti shqiptar as nuk ka mundėsi ekonomike, as dėshirė, as nuk e ka plan tė bėjė ndonjė hap pėr t“i kthyer kėta njerėz.
Jashtė vendit nuk gjenden vetėm ata qė kėrkojnė punė tė rėndomta, por edhe shkrimtare e shkrimtarė, profesorė nėpėr universitete perėndimore, gazetarė, kameramanė, sportiste e sportistė, kėngėtare e kėngėtarė, artiste e artistė, poete e poetė, madje edhe ish-politikane e politikanė.
Kėta emra, apo mė mirė, kėta emra e mbiemra, qė i lexojmė sot, pas disa dekadave do tė shuhen dhe fėmijėt e tyre do tė asimilohen, mu siē janė asimiluar edhe ata, qė patėn ikur nė fillim tė shekullit tė kaluar.
Shumė emra tė mėdhenj, me tė cilėt ne mburremi sot, nuk kanė lėnė pasardhės shqiptarė si vetja; jo se jo pėr nga fama profesionale apo angazhimi kombėtar, por as nga vetėdija kombėtare.
Pėr kėtė dukuri ka njė shpjegim shkencor: thuhet se fėmija diku rreth tridhjetė pėr qind tė edukatės e merr nga familja, diku mbi tridhjetė nga shkolla dhe mbi tridhjetė nga shokėt.
Nga kjo mund tė konstatohet se fėmijėt tanė mbeten diku 30 % shqiptarė, nėse martesat janė tė pėrziera, atėherė teorikisht kjo pėrqindje pėrgjysmohet. Kjo pėrqindje tkurret akoma mė shumė, kur tė martohen fėmijėt e mėrgimtarėve tė sotėm. Mė sė largu nė brezin e tretė, shkrirja nė kombin tjetėr pėrmbyllet.
Arsyeja logjike: nė vendet e huaja nuk prodhohen shqiptarėt, por shqiptarėt asimilohen! Kėtė duhet ta ketė tė qartė klasa politike nė Shqipėri.
Sipas mbiemrit, edhe pas disa dekadave, mund t“i zbulojmė, por ata nuk do tė ndjehen shqiptarė, siē nuk e ndjejnė veten ata nė Turqi apo shqiptarė e lashtė nė Greqi. Shteti shqiptar nuk brengoset pėr shkollimin e tyre. Detyra mė tė madhe qė i ka caktuar vetes ky shtet ėshtė: anulimi i vizave brenda BE-sė (!). Ta zėmė se ndodhi dikur.
Do tė ketė dyndje tė re: bashkėngjitja e familjeve, martesat, punėsimi etj. Politikanėt tanė, kėtė ndodhi nuk e perceptojnė si alarmuese, por si progres.
Ata me emigrimin ndjehen tė lehtėsuar, sepse kėshtu zvogėlojnė papunėsinė dhe qytetarinė sigurisht. (ata qė emigrojnė janė kryesisht ata qė duan ndryshimin e shpejtė, pra pjesa mė qytetare dhe mė kritike e njė vendi).
Nėse pėrfundon kėshtu, nė horizont nuk shihet asgjė qė mund ta evitojė kėtė ecuri, atėherė shumė shpejt mund ta dimė numrin pėrfundimtar tė shqiptarėve! Me kėsi ritmesh Shqipėria do tė bėhet shpejt mė e vogėl se Maqedonia e sotme.
Dikur braktisėm vendin nga trysnia e pushtuesve, mė vonė ikėm nga komunizmi, sot braktisim vendin nga qeveritarėt e paaftė qė i kemi. Kur shteti nuk ėshtė i aftė t“i mbajė njerėzit brenda, ėshtė e njėllojtė si kur prindi nuk mund t“i ushqejė dhe mbajė fėmijėt nė shtėpi. Prindi mund tė arsyetohet, por pushtetarėt jo. Ata paguhen pėr t“i ndryshuar rrethanat.
Dallimi nė mes diktaturės me karakter tė fortė dhe demokracisė pa karakter ėshtė ky: Elita komuniste vdiq apo gjallon e varfėr, mendonte se kishte zbuluar ēelėsin e universit dhe bazohej nė ideale. Populli ishte i varfėr, por nė mėnyrė modeste jetonin edhe "udhėheqėsit". Ata jetuan shumė mė keq se sa elita e sotme.
Ata nuk u lanė fėmijėve tė tyre pasuri pėrrallore, siē do t“u lėnė sot "politikanėt e rinj" shqiptarė. Ata tė dikurshmit flisnin pėr popullin dhe nė emėr tė popullit dhe jetonin edhe vetė me iluzione.
Sot edhe kėta flasin pėr popullin dhe nė emėr tė tij, por nuk janė idealistė, por materialist tej pėr tej. Sot, kėta, ėndrrat ia shesin vetėm qytetarėve tė vetė, ama kur vjen puna te vetja, ata fitojnė mirė nga shitja e shpresave.
Praktikisht pasurohen vetė! Elita "demokratike" e kėtyre viteve e ka siguruar jetėn, madje jo aq sa zgjat njė jetė njeriu, por edhe mė tepėr.
Si nė Shqipėri, ashtu ndodh edhe nė Kosovė. Ky shtet i ri nuk dinė as sa qytetarė ka jashtė vendit.
Dikur pat dėbuar shqiptarėt Serbia e kralit, pastaj Serbia komuniste, sot nuk ēanė kokėn pėr shqiptarėt qeveria kosovare, qė drejtohet nga patriotėt e djeshėm!
Ky shtet ka mėrgatė tė madhe nė Zvicėr, nė Gjermani, Belgjikė dhe vende tė tjera. Nė mėrgim nuk krijohen shqiptarėt, por asimilohen! Kosova e dinė mirė se ēka ndodhur me shqiptarėt nė Turqi! Miliona shqiptarė janė shkrirė nė turq.
Edhe ky vend, si Shqipėria, ėshtė nė zbrazje e sipėr. Tridhjetėmijė tė rinj ēdo vit paraqiten nė tregun e punės, me mijėra, ēdo vit ilegalisht braktisin vendin.
Lexohen diku 25 mijė gazeta nė ditė dhe kjo tregon shumė pėr gjendjen ekonomike tė vendit. Shqiptarėt nga ky vend, ku miklohen pėr ēdo ditė serbėt, pėr kafshatėn e gojės, kanė arritur edhe nė Haiti.
Numri i emigrantėve nuk dihet, por mund tė thuhet se diku pesėqind deri nė shtatėqind mijė jetojnė jashtė shtetit. Pas disa dekadave, disa mijėra kthehen si pensionistė dhe fėmijėt mbeten.
Nėse ai numėr mund tė merret si i saktė, atėherė domethėnė se nė Kosovė jetojnė diku njė milion e treqind mijė apo nė rastin ideal njė milion e pesėqind mijė qytetarė. Nėse janė dhjetė pėr qind pakica, atėherė ky numėr zbret edhe njė herė dhe Kosova dalėngadalė, por sigurt nga numri i banorėve shqiptarė do t“i afrohet Malit tė Zi.
Nė kohėn e kralit serb numri i shqiptarėve zvogėlohej, nė kohėn e Rankoviēit numri i shqiptarėve zvogėlohej, nė kohėn e Milosheviēit numri i shqiptarėve zvogėlohej. Numri i shqiptarėve brenda zvogėlohet edhe nė kohėn e politikanėve shqiptarė.
Dje pasuroheshin serbet nė kurriz tė shqiptarėve, sot pasurohen disa shqiptarė nė kurriz tė shqiptarėve e nė Shqipėri ka edhe serbė qė thonė se kėto vetėm nė dy vjet i paskan bėrė 50 milionė euro pasuri nė saj tė miqėsisė me kryeministrin e Tiranės!
Rezultati, mirėpo, ėshtė i njėjtė: me kral apo pa kral, me Rankoviē apo pa Rankovic, me Tito apo pa Tito, me Enver apo pa Enver, me qeveri demokratike nė Shqipėri apo pa tė, me Millosheviē apo pa Millosheviēin, me politikanė shqiptarė apo serb nė Kosovė, me shqiptarė nė qeverinė maqedonase apo pa shqiptarė, me parti politike shqiptare nė Serbi apo pa to, me politikanė shqiptar nė Mal tė Zi apo pa ta, shqiptarėt kanė fatin e njėjtė: varfėrinė ose emigrimin! Pėrgjysmimin e familjeve dhe vuajtjen nga mungesa e kontakteve sociale.
Ēdo shtet tjetėr nė Europė do tė alarmohej, kur sheh se populli dhe inteligjencia po lėshon vendin. Ēdo shtet tjetėr nė Europė do tė alarmohej kur vėren se kombi po braktis vendin, mirėpo nuk brengosen qeveritarėt shqiptarė.
Nėse nuk dinė se ēka duhet tė bėjnė pėr ta mbajtur kombin brenda, e si ta mbajnė, nėse nuk kanė fuqi dhe dituri pėr ta ndryshuar gjendjen ekonomike, nėse nuk kanė ide e aftėsi, atėherė puna mė e madhe patriotike, qė mund tė bėjnė nė dobi tė kombit, natyrisht nėse e duan kombin e vet siē ēirren, do tė ishte tė tėrhiqen nga politika dhe t“i lėnė vendin idealistėve, atyre qė nuk pasurohen vet, por qė mundohen ta ēojnė vendin para!
Nuk mund tė pranohet gjendja faktike dhe nuk duhet pajtuar me kėtė se shqiptari ka vetėm dy alternativa: varfėri ose emigrim! Ka ardhur koha tė luftohet pėr tė tretėn: jeta me dinjitet nė atdhe!
Qeveritarėt e sotėm e kanė dėshmuar se nuk dinė ta bėjnė!
Tė shkruash njė artikull mbi sjelljet e papėrgjegjshme tė politikanėve shqiptarė, domethėnė ta hedhėsh veten nė depresion dhe sapo ta mbarosh shkrimin, tė kridhesh nė vaj.
Ne kemi shkrimtarė me famė botėrore, por politikanė tė vegjėl, shumė tė potershėm. Ne kemi humanist me famė botėrore, por politikan picėrr, shamataxhi. Ne patėm trima tė fortė dhe kemi politikan shumė tė dobėt.
Ne kemi qeveritarė tė pasur dhe popull tė varfėr! Kemi shkencėtarė tė njohur edhe nė botė, por politikanė qė lum ato shtete qė nuk i kanė! Lum ato shtete qė nuk i kanė politikanėt tanė!
Konkluzion: Planet e Ēubrilloviēit nuk mundi t“i realizojė Serbia, do t“i pėrfundojnė me sukses mosefikasitetit, padituria dhe plogėshtia e klasės politike shqiptare!
Krijoni Kontakt