Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Dita e Shėn Valentinit

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    DITA E SHĖN VALENTINIT

    Dita e tė dashuruarėve apo
    Dita e tė mashtruarėve?

    ”E vėrteta nuk drejtohet nga ne,
    por ne duhet tė drejtohemi nga e vėrteta”
    - M. Klaudius

    Ja, na erdhi sėrish, edhe sivjet, 14 shkurti - Dita e Shėn Valentinit – Dita e tė dashuruarėve…!
    Shtypi, radiot e ndryshme, televizionet lokale, kombėtare, ndėrkombėtare, miliona faqe nėpėr internet po e pėrhapin kėtė tė “vėrtetė”…
    E vėrteta, siē thoshte Klaudiusi, nuk drejtohet nga ne, por ne duhet tė drejtohemi nga e vėrteta.

    E vėrteta rreth Ditės sė Shėn Valentinit

    Festa, Dita e Shėn Valentinit – Dita e tė dashuruarve, edhe pse ka emėr e ngjyra kristiane, ajo ėshtė njė festė mė e vjetėr, me prejardhje, me rrėnjė pagane…
    Ka filluar tė kremtohet nė Rromėn e lashtė, nė Perandorinė Romake… Nė atė kohė nuk ishte festė kristiane, por kremtohej si njė festė pagane…
    Kremtohej si njė festė pagane me 14-15 shkurt, me pėrkushtim, nė pėrkujtim, me shumė nderim, ndaj hyjneshės Juno…
    Juno ishte hyjneshė – mbretėreshė…Mbretėreshė hyjnore, mbretėreshė qiellore, ishte hyjneshė e mirėsisė dhe kjo ditė quhej: ”Dita e pjellshmėrisė”…
    “Dita e pjellshmėrisė” nė Perandorinė Romake me shekuj ėshtė kremtuar si njė festė pagane, por kur Perandoria Romake e pranoj Krishterimin, atėherė kjo festė pagane u shndėrrue nė festė kristiane, Dita e Shėn Valentinit, pra tashmė me njė emėr tė ri , por qė s’ka lidhje me dashuri…

    Kush ishte Shėn Valentini?

    Shėn Valentini ishte gjithkushi, por nė tė vėrtetė ai ishte askushi…!
    Shėn Valentini nuk ėshtė njė person i dėshmuar historik, por ėshtė njė personash i krijuar mitik…
    Sipas librit monumental: ”Hollmark Historical Collection” sė paku janė tetė Shėn Valentina…
    Kurse, sipas Enciklopedisė Katolike (Catholic Encyclopedia) sė paku janė tre Shėn Valentina, tė tretė tė ndryeshėm, tė tretė martirė, tė cilėt pėrmendėn nė disa shėnime, ku shkruan se janė ekzekutuar nė tė njėjten ditė: me 14 shkurt 269…!
    Prej tre Shėn Valentinėve, sipas Enciklopedisė Katolike, i pari pėrshkruhet si njė prift me shėrbim nė Rromė, tjetri si njė ipeshkėv i qytetit Interamna, sot ky qytet njihet me emrin Terni, Itali, kurse i treti ėshtė Shėn Valentini nė Afrikė, i cili u ekzekutue, sikur dy tė parėt, nė tė njėjtėn ditė, por nė vende tė ndryshme…
    Kėto shėnime, sipas Enciklopedisė Katolike, nuk kanė asnjė vlerė historike…
    Meqė kėto personazhe janė tė imagjinuara, tė sajuara, janė mitike, pra, nuk kanė vlera tė dėshmuara historike, pėr kėtė arsye, Kisha Katolike e ka largue Ditėn e Shėn Valentinit nga Kalendari Zyrtar Kishtar …

    Kush e krijojė mitin pėr Ditėn e Shėn Valentinit, si Dita e tė dashuruarve?

    Deri nė shekullin e XIV-tė, Dita e Shėn Valentinit kremtohej nė Evropė si njė festė kristiane, me rrėnjė pagane, qė nuk kishte asnjė lidhje, siē ka sot, nė shekullin e ri, me dashuri…
    Por, nga shekulli i XIV-tė kėsaj feste iu shtue edhe njė risi, pėr t’i dhėnė pakėz gjallėri, atė e lidhėn me dashuri…!
    Ndėrtuesi i kėtij miti tė ri, i cili e lidhi kėtė festė me dashuri ishte Geoffrey Chaucer.

    Kush ishte Geoffrey Chaucer?

    Geoffrey Chaucer (1343-1400) ishte shkrimtari, diplomati, filozofi, poeti anglez, ai i cili njihet e pranohet nė Angli si Babai i Letėrsisė Angleze…
    Nė kohėt e lashta, popujt evropianė, kur ishin paganė, besonin nė shumė mite, pėrralla…Evropianėt besonin se nė fund tė javės sė dytė, tė muajit tė dytė, qė ėshtė mesi i muajit shkurt, zogjėt, shpezėt, fillojnė tė ēiftohen…
    Filozofi, diplomati, shkrimtari, poeti anglez Geoffrey Chauver, Babai i Letėrsisė Angleze, ishte ai cili i njihte shumė mirė mitet e lashta, ėshtė i pari qė kėto mite i shrytėzoj si brum letrar nė veprat e tij, nė veēanti nė poezi… “Kur zogjėt, shpezėt, ēiftohen – pse tė mos ēiftohen edhe njerėzit, gjithė kjo rini, me dashuri…”

    Dita e tė dashuruarėve apo
    Dita e tė mashtruarėve ?

    Mendoni mirė pėr kėtė ditė. A ėshtė kjo ditė: Ditė e tė dashuruarėve apo ditė e tė mashtruarėve? Ajo ēka mendojmė ne ndikon te vetė pikėpamjet tona dhe tė trajtimit qė u bėjmė ne tė tjerėve dhe botės. Bota ka njė sundues. Kush e sundon botėn? Siē thoshte Aristofani, dashuria pėr pėrfitime sundon tėrė botėn…
    Pra, edhe kjo festė, Dita e Shėn Valentinit, ėshtė njė ditė e pėrfitimit, ėshtė njė ditė e mashtrimit…!
    Kjo nuk ėshtė njė ditė dashurie e dashuruesve, por kjo ėshtė njė ditė mashtrimi e mashtruesve…!
    Besimtarėt e tri besimeve monoteiste, tė cilėt besojnė nė njė Zot, hebrenjtė, krishterėt dhe muslimanėt, kanė njohuri tė mjaftueshme nga Burimi, pėr tė mos u lėkundur nga mashtrimi…
    Mashtrimi vjen nga dreqi, shejtani, kėtė e dėshmon Bibla, e dėshmon Kur’ani…
    Dashuria nuk ėshtė krijesė njerėzore…
    Dashuria ėshtė Dhuratė Hyjnore…

    Rumiu shprehet kėshtu:

    “Mendja s’ka fuqi
    M’u shpreh pėr dashuri.
    Vetėm Dashurisė
    I ėshtė dhuruar
    Tė vėrtetėn e saj
    Pėr t‘a zbuluar… “

    Nė Bibėl shkruan:
    ”Zoti ėshtė Dashuri”
    (Bibla, 1 Gjoni,4:16)

    Po, kėtė tė vėrtetė, Zoti, nė Kur’an, na rikujton:
    ”Vėrtetė, Zoti ėshtė shumė i dashur”
    (Kur’an, 11:90)
    Dhe mė nė fund, nė mes tė kėtij pėshtjellimi kulturor botėror, ndoshta mė shumė se kurdoherė mė parė, ne, nė veēanti, si shqiptarė, kemi nevojė pėr aftėsinė e tė menduarit nė mėnyrė kritike… Pa kėtė aftėsi, ne besojmė lehtė, mashtrohemi shpejt…!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Dhjetė kėshilla pėr “Shėn Valentinin”

    Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

    Falėnderimi i takon Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė Dėrguarin e Tij salallahu alejhi ue selem.

    Kėto ditė pothuajse tė gjithė ne dėgjojmė pėr tė ashtuquajturėn “festa e dashurisė - Shėn Valentini”,e cila ėshtė njė festė pagane romake dhe mė pas e krishterė, e cila bėn thirrje pėr dashuri – imoralitet, duke dhėnė tė kuptojė se festa e dashurisė ėshtė vetėm tek epshi dhe dėshira tė pakontrolluara shtazore.

    Rreth kėsaj teme do flasim nė 10 pika nė kėndvėshtrimin e Islamit, si cenohet besimi i muslimanit dhe pėrhapet gjithandej shthurja nė aspektin moral. Kjo bėhet me qėllim kėshille dhe pėrkujtimi duke pėrmbushur detyrimin e urdhėrimit pėr vepra tė mira dhe ndalimin nga ato tė ligat. Allahu i lartėsuar ka thėnė: “Zoti yt kurrė nuk do t’i shkatėrronte qytetet padrejtėsisht, nėse banorėt e tyre do tė ishin pėrmirėsues.” Hud, 117.

    1. Dashuria qė i kushtohet dikujt tjetėr pėrveē Allahut ndėrpritet dhe shkrihet. Dashuria mė e madhe dhe mė bukur ėshtė ajo qė i dedikohet Krijuesit, dashuria pėr tė Dėrguarin tė Tij dhe dashuria pėr ēdo vepėr apo fjalė qė tė afrojnė tek Ai.

    Dashuria ėshtė shpirti i jetės, shija e ekzistencės, ushqimi i shpirtit, drita e syve dhe e zemrės. Jeta pa dashuri, ėshtė e pavlerė, zemra qė nuk pėrmban dashuri brenda saj ėshtė zemėr e ngurtėsuar. Nga dashuria qė lidhet drejtpėrdrejt me dashurinė e Allahut ėshtė tė duash atė qe e gėzon dhe e kėnaq dhe largimi nga ajo qė e zemėron dhe irriton. S’ka dyshim se besimtarėt e duan mė fort se tė tjerėt Krijuesin e tyre. Allahu i pėrshkruan ata duke thėnė:

    “Disa njerėz zgjedhin (pėr tė adhuruar) nė vend tė Allahut (zota) tė tjerė, (duke i konsideruar) si tė barabartė me Atė dhe duke i dashur siē duhet Allahu. Por ata qė besojnė, e duan shumė mė tepėr Allahun (se sa ē’i duan idhujtarėt idhujt e tyre). Sikur keqbėrėsit tė shihnin qė tani ēastin kur tė pėrballen me ndėshkimin, do ta kuptonin se e tėrė fuqia i pėrket Allahut dhe se dėnimi i Tij ėshtė fort i ashpėr.” Bekare, 165.

    2. Festat nė fenė islame janė adhurime me tė cilat muslimani afrohet tek Zoti i tij, dhe si tė tilla ato nuk i lejohet asnjeriu, cilido qoftė ai, qė tė caktojė njė festė e pa pėrcaktor nė fenė islame.

    3. Festimi i “ditės sė dashurisė” (Shėn Valentinit) ėshtė pėrngjasim me romakėt e vjetėr paganė, pastaj edhe me tė krishterėt, tė cilėt i pasuan tė parėt edhe pse s’ka asnjė lidhje me fenė e tyre. Nė lidhje me pėrngjasimin Profeti Muhamed (alejhi salatu ue selam) thotė: “Kush i ngjason njė populli, ai ėshtė njėri prej tyre.” (Ebu Daudi, saktėsoi Albani)

    Nė lidhje me kėtė hadith, Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mėshiroftė!) thotė: “Ky hadith tregon sė paku se pėrngjasimi ėshtė i ndaluar.”

    Ndėrsa San’ani (Allahu e mėshiroftė!) thotė: “Ai qė i pėrngjason mohuesit nė veshjen e tij me qėllim dhe bindje qė tė duket i njėjtė me tė, ka rėnė nė mohim. Nėse nuk e bėn kėtė me qėllim dhe me bindje, ka mendime tė ndryshme nga dijetarėt muslimanė. Disa thonė se ai ka rėnė nė mohim, siē duket edhe kuptimi i hadithit. Kurse disa tė tjerė thonė se nuk ka rėnė nė mohim, por edukohet me njė ndėshkim tė caktuar.

    4. Pėrveē se nuk lejohet festimi i kėsaj dite, gjithashtu ndalohet urimi pėr kėtė ditė, pjesėmarrja nė festė apo prezantimi me ata qė e festojnė. Po kėshtu nuk lejohet pranimi i dhuratės pėr kėtė festė, sepse kėshtu shpreh miratimin tėnd. Ibn Kajimi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: “Urimi pėr simbolet e mohuesve qė janė tė veēanta pėr ta, ėshtė i ndaluar sipas mendimit tė pothuajse tė gjithė dijetarėve.
    Siē thuhet p.sh: Gėzuar festat, apo urime pėr kėtė festė, etj. Ai qė shprehet nė kėtė formė, nėse shpėton nga mohimi, patjetėr qė ka rėnė nė diēka tė ndaluar, sepse ky urim ėshtė i njėjtė me veprimin e pėruljes para kryqit. Madje ky urim ėshtė mėkat mė i madh dhe mė i urryer tek Allahu, se urimi i atij qė pi alkool, apo vret njė tė pafajshėm.” Janė tė shumtė ata qė e bėjnė njė gjė tė tillė dhe nuk e dinė se sa mėkat i shėmtuar ėshtė ai.

    5. Bazuar nė atė qė u pėrmend nė pikėn e lartpėrmendur, tregtarėve muslimanė nuk u lejohet shitja e dhuratave qė janė pėr kėtė ditė dhe tė veēanta pėr tė, siē janė trėndafilat e kuq, etj.
    Shkaku ėshtė sepse tregtari ndihmon nė pėrhapjen e kėtij mėkati, tė cilin nuk e pėlqen Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Allahu i lartėsuar thotė: “Ndihmojeni njėri-tjetrin nė punė tė mira dhe nė tė ruajturit nga tė kėqijat dhe jo nė gjynahe dhe armiqėsi! Frikėsojuni Allahut, sepse Ai dėnon ashpėr. Maide, 2.

    6. Nga fenomenet e ulėta dhe simbolet e ndaluara nė kėtė ditė janė: shfaqja e gėzimit, si tė ishte festa e bajramit, shkėmbimi i trėndafilave tė kuq, duke shprehur kėshtu dashurinė, e cila ishte traditė e romakėve, ku shprehnin dashurinė hyjnore pagane pėr idhujt e tyre qė i adhuronin pėrveē Allahut.
    Po kėshtu shpėrndarja e kartave tė urimit dhe nė disa prej tyre ėshtė vendosur fotoja e fėmijės me dy krahė, qė mban nė dorė njė hark dhe njė shtizė, i cili pėrfaqėson zotin e dashurisė tek romakėt paganė.

    7. Nga synimet dashakeqe tė kėsaj dite, ėshtė pėrhapja e dashurisė mes tė gjithė njerėzve, qofshin ata besimtarė apo mohues e politeistė. Ky veprim bie ndesh tėrėsisht me parimet islame.
    Mohuesi e meriton qė tė sillesh me drejtėsi me tė, nėse nuk ka shpallur luftė kundėr muslimanėve ose ndihmon armiqtė e Islamit kundėr tyre.
    Ashtu siē meriton respekt nėse ėshtė nga tė afėrmit. Allahu i lartė ka thėnė: “Allahu nuk ju ndalon tė silleni mirė dhe tė jeni tė drejtė ndaj atyre qė nuk luftojnė kundėr jush pėr shkak tė fesė dhe qė nuk ju dėbojnė prej shtėpive tuaja. Me tė vėrtetė, Allahu i do tė drejtėt.” Mumtehine, 8.

    Mbajta drejtėsi ndaj mohuesit dhe respekti, nuk do tė thotė qė tė shprehėsh dashuri, madje kėrkohet urrejtja e tij pėr hir tė Zotit, sepse ėshtė nė gjendje mohimi, tė cilėn nuk e pėlqen Allahu.

    8. Nga veprimet e ndaluara tė kėsaj dite janė, argėtimi me mjete tė ndaluara, si muzika, pėrzierja e femrave me meshkujt, shikimi dhe qėndrimi me gratė gjysmėlakuriq, etj. Tė gjitha kėto janė parathėniet dhe pėrgatitja e terrenit pėr tė arritur objektivin final, qė ėshtė imoraliteti dhe degjenerimi.

    9. Ai qė punon nė media, duhet tė bėjė ēmos qė tė mos jetė njė nga hallakat dhe nyjet e pėrēimit tė haramit, sepse do tė jetė pjesėtar nė gjynah.
    Mjetet e informimit janė ato qė kanė efektin mė negativ dhe nganjėherė edhe pozitiv, sipas pėrdorimit, pėr tė larguar njerėzit, sidomos rininė nga udha e drejtė. Kujdes, mos u bėj shėnjestėr e ajeti kuranor: “Ata qė duan tė pėrhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndėr besimtarėt, i pret njė dėnim i dhembshėm nė kėtė botė dhe nė tjetrėn; Allahu i di tė gjitha e ju nuk i dini.” Nur, 19.

    10. Pėrgjegjėsia mė e madhe bie mbi ata qė kanė njohuri nga feja islame pėr kėtė ēėshtje, qofshin ata nxėnės dije, apo edhe muslimanė tė thjeshtė, pėr tė treguar tė vėrtetėn rreth kėsaj ēėshtje, duke filluar nga familja, njerėzit mė tė afėrt e mė gjerė. Edhe pse duket diēka e lehtė, megjithatė ajo prek besimin e muslimanit, prandaj e meriton qė t’i kushtohet rėndėsi e veēantė.

    I lutemi Allahut tė na ruajė nga zemėrimi i Tij dhe tė na udhėzojė nė veprat dhe fjalėt mė tė mira, vėrtet Ai ėshtė Dėgjues dhe e pranon lutjen!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •