Obama, zezaku ynë në krye të perandorisë së matandetit
Autor: Olsi Jazexhi
E premte 29 Janar 2010 11:13 AM
Në 20 janar të vitit 2009, kur president Barak Hussein Obama nisi punën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, muslimanët dhe humanistët në të gjithë anët e botës, zgjedhjen e njeriut të parë të zi me emër musliman në historinë e Amerikës si president e pritën me shpresë dhe lumturi. Këtë shpresë dhe lumturi e ndanë edhe muslimanët shqiptarë. Me muslimanë shqiptarë kam parasysh ata njerëz të thjeshtë që besojnë Allahun, Zotin e Gjithësisë, dhe jo politikanët tanë ish-enveristë të cilët gjatë kohës së administratës së presidentit Bush, u kthyen në politikanët më kuislingë ndaj administratës Bush, çuan ushtarë në Irak dhe Afganistan, ndërsa në Shqipëri poshtëruan në sa e sa raste muslimanët vendas, nëpërmjet fushatave të frikshme islamofobike që drejtuan kundër lirive dhe të drejtës së besimit. Për muslimanët e thjeshtë, punëtorët, bujqit, fukarejntë, ish të persekutuarit, zgjedhja e Obamës si president i Perandorisë Amerikane, ishte një fjollë shprese që tregonte se edhe Amerika mund të kthehet në një perandori të të mirës, dhe jo në një Evil Empire, siç u kthye gjatë kohës së presidentit Bush. Me qindra Hysenër e Hasanër anëmbanë Shqipërisë do jenë gëzuar pa masë kur kanë parë që në Amerikë edhe djali i Huseinit mund të bëhet i parë.
Fjalimi i presidentit Obama në Universitetin e Kajros dhe premtimi i tij ndaj muslimanëve për një fillim të ri në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Botës Muslimane u prit me shpresë anëmbanë globit. Obama u kthye në një ‘rising star’ të një Amerike të rilindur. Vala e Obamamanisë që rrëmbeu botën preku edhe disa miliona muslimanë anëmbanë globit, që nga rrugët e Xhakartës e deri nëpër katundet e Somalisë, ku muslimanët luteshin dhe uronin që Obama, zezaku ynë, çuni i Hysenit që erdhi në krye të Romës, të bëhej një perandor si Kostandini i Madh i cili do t’u jepte muslimanëve Ediktin e Milanit ashtu siç edhe Kostandini bëri me të krishterët 1700 vite më parë.
Në botën Islame, pati edhe shumë personalitete të cilat e panë me skepticizëm zgjedhjen e Obamës në krye të Amerikës. Lideri i Xhumhurijes Libiane, Muamer Ghadhafi deklaroi që Obama është musliman, por si i tillë po sillej nga njeriu i bardhë për ti shërbyer atij dhe jo për të ndryshuar Amerikën. Ajman al-Zavahiri, udhëheqësi numër 2 i Al-Kaedës, në një video të transmetuar në internet, e përshkroi Obamën si të kundërtin e zezakëve të nderuar të Amerikës si Malkolm X. Obamën, ish-sekretarët e shtetit Kolin Pouell dhe Kondoleza Rice-in i përshkroi si zezakët servilë të padronit të bardhë. Ndërsa Imam Khamenei retorikën e Obamës për shtrirje dore nga Iranit e përshkroi si një mashtrim të radhës të fuqive arrogante që sundojnë botën, dhe se Amerika nuk ka ndryshuar akoma sjelljet e saj me botën muslimane.
Ne në Shqipëri, me ardhjen e Obamës kemi parë disa ndryshime. Kështu p.sh. shërbimet sekrete që influencojnë mediat në vendin tonë kanë ndaluar në njëfarë mase islamofobinë mediatike kundër Islamit. Por në anën tjetër, ambasadori amerikan në Tiranë, John L. Uithers ka vazhduar të sillet në mënyrë arrogante kundër shqiptarëve dhe shoqërisë civile të vendin tonë, pa bërë shumë ndryshime nga sjellja e tij gjatë kohës së administratës Bush. Kjo u pa gjatë konfliktit të gazetarit Mero Baze me biznesmenin Rezart Taçi, kur ambasadori amerikan u lëshua kundër biznesmenit në fjalë dhe qeverisë në pushtet me një egërsi e cila i ngjan vetëm padrionove kolonialë të filmave me skllevër dhe skllavopronarë që ne jemi mësuar të shohim në Amerikën Latine. Amerikanët e Tiranës duket se nuk ndryshuar sjellje me muslimanët edhe në rastin e arrestimit të hoxhës Artan Kristo, kur mediat klienteliste të ambasadës amerikane rrëfenin me qejf dhe ngazëllim, se pas persekutimit të hoxhë Kristos qëndronin amerikanët vetë.
Ndodhitë e datës 25 dhjetor 2009, kur një student nigerian, Umar Abdul Mutallab, u mundua të hedhë në erë një avion të linjës Northuest Airlines Flight, dhe përgjigja e presidentit Obama kundër Jemenit, vendit ku nigeriani supozohet të jetë indoktrinuar me anti-amerikanizëm, kanë kthyer në mendjet e muslimanëve të të gjithë botës një Amerikë tjetër nga ajo që Obama i premtoi muslimanëve se do të sjellë kur u bë president i SHBA-ve. Administrata amerikane e përdori rastin e terroristit Umar Abdul Mutallab si një justifikim për të nisur një histeri të re kundër Islamit. Në një kohë që në botë njerëz të çmendur ka boll, standartet dyfishe të perëndimit me Islamin vazhdojnë të përsëriten në mënyrë të vazhdueshme. Kur një nigerian kërkon të hedhë në erë një avion amerikan, i gjithë perëndimi ulërit për terroristë islamikë, mobilizohet për luftë dhe në rastin konkret kërkon të sulmojë një vend sovran musliman, siç është Jemeni. Por i njëjti perëndim nuk reagon në të njëjtën mënyrë kur Susanna Maiolo sulmoi Papë Benediktin XVI në 24 dhjetor 2009, dhe normalisht askush nuk tha në perëndim, se meqë Susanna Maiolo ka ardhur nga Zvicera, se Perëndimi duhet të sulmojë dhe pushtojë Zvicrën.
Por me rastin e muslimanëve ne kemi një sjellje tjetër. Kur Umar Abdul Mutallab kërkoi të vërë në flakë avionin me të cilin udhëtonte, mediat amerikane transmetuan në masë sesi zyrtarët e lartë amerikanë kishin marrë urdhër nga president Obama për të sulmuar Jemenin. Administrata e presidentit Obama u rreshtua në krah të diktatorit jemenit Ali Abdullah Saleh, konkludoi marrëveshje e cila lejon amerikanët të godasin me raketa, avionë dhe mënyra të tjera elementët anti-president në vend dhe me pak fjalë, për një zezak i gjithë Jemeni u vu në flakë.
Këto marrëveshje të shoqëruara me ngritjen e ndihmës ushtarake amerikane ndaj Jemenit dhe përpjekjet për të krijuar një bazë amerikane në vend, tronditën thellë botën muslimane. Ç’punë kishin amerikanët me Jemenin? Pse nigeriani Umar Abdul Mutallab kërkoi të vërë në flakë avionin me të cilin udhëtonte, ç’faj kanë banorët e Jemenit të cilët duhet të marrin tani nga qielli dhe toka bombardimet e amerikanëve? Në një kohë kur amerikanët sot janë të zhytur në luftëra ilegale kundër popujve muslimanë në Irak, Afganistan, Pakistan, kërcënojnë me luftë Iranin, bombardojnë forcat ndërluftuese në Somali dhe organet e tyre të sigurisë terrorizojnë muslimanët në të gjithë globit duke i akuzuar për terroristë; fronti i ri në Jemen tregon që Amerika e Obamës nuk ka ndryshuar nga Amerika e Bushit. Por siç disa protestues amerikanë kanë nisur të thonë; Obama është një fytyrë e zezë për një politikë të bardhë.
Ndërhyrja e amerikanëve në Jemen ka nisur në fakt disa muaj më parë, dhe është shoqëruar me vrasjen e civilëve në veri të vendit, kundër banorëve të sektit Zejdi të cilët janë në konflikt me qeverinë e diktatorit Ali Abdullah Saleh dhe me qeverinë e Arabisë Saudite. Por nëse deri në dhjetor, ndërhyrja amerikano-saudite në Jemen është bërë në mënyrë jo-zyrtare, incidenti i studentit nigerian Umar Abdul Mutallab po përdoret si preteks për të pushtuar Jemenin dhe kthyer vendin në një Pakistan, Afganistan dhe Irak të dytë. “Ekspertët” amerikanë të terrorizmit, deklarojnë se Jemeni mund të kalojë Pakistanin dhe Afganistanin si qendër e aktivitetit terrorist. Jemeni po përshkruhet si e keqja e radhës me të cilin Perandoria Amerikane kërkon të qërojë hesapet. Por si në rastin e Irakut, kur amerikanët shkuan në këtë vend për të gjetur “armët e shkatërrimit në masë” të Sadam Huseinit, si në Afghanistan kur ata shkuan për të “kapur” Bin Ladenin edhe në rastin e fundëm lufta po bëhet me justifikime qesharake.
Bombardimet e ditëve të fundit në Jemen, dhe përdorimi i tentativës terroriste të nigerianit Abdul Mutallab si pretekst për të pushtuar Jemenin, tregon që Amerika e presidentit Obama nuk ndryshon nga Amerika e presidentit Bush. Gjasat tregojnë që herët apo vonë amerikanët do të pushtojnë Jemenin, dhe kthejnë në një koloni të tyre, siç kanë bërë deri tani me Afganistanin, Irakun dhe Pakistanin. Sulmi kundër Jemenit do të nxisi popullatat vendase që të luftojnë kundër pushtimit të njeriut të bardhë, dhe lufta e tyre do të përshkruhet si luftë kundër terrorizmit në mediet perëndimore dhe langonjtë tanë shqipshkrues. Pasojat do të jenë akoma më shumë gjak, të vrarë, terror, jetimë, varfëri dhe mjerim për popujt muslimanë. Kjo luftë, ashtu si edhe luftërat e tjera amerikane në Lindjen e Mesme do të bëhen thjeshtë për pushtime strategjike që Perandoria Amerikane kërkon të bëj në Botën e Islamit. Amerikanët e duan Jemenin pasi nëpërmjet tij kontrollojnë Detin e Kuq, rrugën për në kanalin e Suezit, dhe Gjirin e Adenit nga ku shumica e naftës së Gjirit Persik shpërndahet nëpër botë. Forcat amerikane që shtrihen sot që nga ngushticat e Bab el Mandebit në Xhibuti, nëpër të gjithë Gjirin Persik, Detin e Kuq, Oqeanin Indian, Afganistan, Irak, Pakistan, Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit kanë vetëm një qëllim. Rikthimin e Botës Muslimane në pozitat që ajo kishte 90 vite më parë, kur trupat shqiptaro-turke të Perandorisë Osmane u mundën, u vranë dhe u dëbuan nga ghurkat dhe skllevërit indianë të Perandorisë Britanike.
Amerikanët sot në Jemen nuk janë duke luftuar terrorizmin. Terrorizmi është shpikja e radhës për të kolonizuar dhe pushtuar popujt muslimanë. Përpara 100 vitesh, të krishterët perëndimorë, copëtimin e Afrikës dhe Çështjen Lindore e justifikuan në emër të qytetërimit dhe de-skllavërizimit. Vetëm se ndryshimi i historisë së sotme më atë të djeshmen është se sot, popujt musliman, njeriu i bardhë i perëndimit nuk po i pushton më në emër të raxhës së bardhë britanik, por në emër të Obamës, çunit të Hysenit të cilin njeriu i bardhë e ka marrë në Amerikë, e ka konvertuar në “fenë e të parëve” të krishterë, i ka mësuar anglisht dhe e përdor si kukull me fije, për të bërë punën që Maharaxha i bardhë i bën popujve muslimanë që pas rënies së institucionit të shenjtë të Kalifatit.

burimi: mesazhi.com
Krijoni Kontakt