Pershendetje Iliria!
Ndoshta ke te drejte, per ate qe thua, qe vertet disa persona kane dicka me teper nga ajo qe duhet, por mos harro se nuk ka asnje njeri te perkryer.
Ti mendon se nje besimtar eshte i perkryer? Sigurisht qe jo. Te gjithe jemi njerez prej mishi dhe ne shume gjera gabojme, kemi edhe ne dobesite e tona, edhe ne jemi njerez si te tjeret, qe mund te nevrikosemi, mund te irritohemi, merzitemi dhe prekemi nga shume gjera dhe aq me teper ketu ne Forum temat jane te tilla dhe besimet ja te shumta dhe te ndryshme, saqe krijohet kontradita pa e kuptuar.
Sa per fjalorin e shthurur, apo per ndonje sharje, ndoshta ke te drejte, sepse nje besimtar i vertete, duke te kete nje te folur me hir dhe te jete i matur ne cdo gje qe thote dhe ben. Dhe aq me tepr ketu ne Forum, duhet te jesh kaq shume i duruar dhe i matur, sepse nga menyra se si ne sillemi dhe flasim bejme qe te shahet ose te lavderohet ajo qe ne besojme.
Personalisht i kuptoj disa vete megjithese nuk duhet te shpreheshin ne ato menyra, por mundohem qe ti kuptoj dhe nga ana tjeter nuk dua qe ti gjykoj, sepse nuk me takon mua gjykimi.
Dhe mendoj se as une nuk jam i perkryer qe te gjykoj te tjeret, dhe asnjehere nuk kam menduar se jam me i mire se te tjeret.
Dhe mos harro se me kalimin e kohes njerezit ndryshojne. Dhe shpresoj qe kjo te jete per mire.
Miqesisht Abigail!
Krijoni Kontakt