Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje Iliria!

    Ndoshta ke te drejte, per ate qe thua, qe vertet disa persona kane dicka me teper nga ajo qe duhet, por mos harro se nuk ka asnje njeri te perkryer.

    Ti mendon se nje besimtar eshte i perkryer? Sigurisht qe jo. Te gjithe jemi njerez prej mishi dhe ne shume gjera gabojme, kemi edhe ne dobesite e tona, edhe ne jemi njerez si te tjeret, qe mund te nevrikosemi, mund te irritohemi, merzitemi dhe prekemi nga shume gjera dhe aq me teper ketu ne Forum temat jane te tilla dhe besimet ja te shumta dhe te ndryshme, saqe krijohet kontradita pa e kuptuar.

    Sa per fjalorin e shthurur, apo per ndonje sharje, ndoshta ke te drejte, sepse nje besimtar i vertete, duke te kete nje te folur me hir dhe te jete i matur ne cdo gje qe thote dhe ben. Dhe aq me tepr ketu ne Forum, duhet te jesh kaq shume i duruar dhe i matur, sepse nga menyra se si ne sillemi dhe flasim bejme qe te shahet ose te lavderohet ajo qe ne besojme.

    Personalisht i kuptoj disa vete megjithese nuk duhet te shpreheshin ne ato menyra, por mundohem qe ti kuptoj dhe nga ana tjeter nuk dua qe ti gjykoj, sepse nuk me takon mua gjykimi.
    Dhe mendoj se as une nuk jam i perkryer qe te gjykoj te tjeret, dhe asnjehere nuk kam menduar se jam me i mire se te tjeret.

    Dhe mos harro se me kalimin e kohes njerezit ndryshojne. Dhe shpresoj qe kjo te jete per mire.

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  2. #12
    Death Seeder Maska e USHK
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    61
    Pershendetje Klevis 2000!
    Ishte ky nje shkrim i mire,me pelqen menyra se si mendon-dhe si i sheh gjerat.
    Ndersa per ate qe tha se fete kane lindur nga lufta-eshte hereti!!!!, sepse Zoti qe nga lindja e njerzimit zbriti te derguarit e vet- qe t' ju predikojne njerzve te cilit e kishin leshuar rrugen e drejt, qe t'jua terheq vemendjen!!!!
    Ndersa sa per ate, qe feja eshte skute e krimineleve-ndoshta krimineli e mendon kete, por si ne toke ashtu edhe boten tjeter ekzistojne gjykatesit! krimineli heredo- kurdo do te pergjigjet per krimet e tij si ketu , poashtu edhe atje!
    Se pa marre parasysh se ciles fe i takon , jam i bindur se ne qofte se je besimtare- nuk do ta lejoje vetja ti kryesh disa vepra qe i bene ai qe nuk beson!
    Se asnjera fe nuk predikon, se te lejohen veprat e keqija.
    "Populli i cili nderon tė rėnėt pėr liri,nuk duhet tė frikėsohet nga e ardhmja!"
    S.U."Graver's"
    Damn forever

  3. #13
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Feja eshte opium per popullin
    Karl Marks
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #14
    aluando
    i/e ftuar
    o kolomb me vjen keq por duhet te dish pastaj te flasesh per fene sepse karl marsi ishte nje injorant ne lidhje me fene megjithese ishte cifut lexo pak kete temen tek Islami apo Ateizmi tek nentema eshte feja opium

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=23108

  5. #15
    aluando
    i/e ftuar
    A ESHTE FEJA OPIUM?

    Miku vazhdoi tė shtrojė pyetje duke bėrė me sy:
    Ē’mendim keni ndaj atyre tė cilėt thonė se feja ėshtė opium, se i bėnė si tė droguar tė varfėrit dhe tė shkelurit qė nė heshtje ta durojnė dhunėn e ushtruar ndaj tyre dhe mjerimin nė tė cilin jetojnė, duke ėndėrruar vetėm pėr xhennetin dhe kėnaqėsitė e tij, gjė qė, nė anėn tjetėr, tė pasurve u siguron jetė tė qetė dhe pa brenga nė bollėkun e tyre pėr tė cilin ata thonė se ėshtė e drejtė e tyre e plotė, sepse Zoti i ka krijuar njerėzit tė ndryshėm sipas pasurisė?

    Ē’mendoni pėr ata tė cilėt pohojnė se feja nuk ėshtė e dhėnė nga Zoti, por se ėshtė rrjedhim i rrethanave dhe nevojave shoqėrore, nė mėnyrė qė tė jetė armė e njė klase nė luftė kundėr klasės tjetėr?

    Miku, shihet qartė, jep shenjė nė mendimet e disa materialistėve pėr fenė.

    Nė kėtė iu pėrgjigjėm:

    Ėshtė i papranueshėm pohimi se feja ėshtė opium. Pėrkundrazi, feja nė qenėsinė e saj ėshtė detyrė, obligim dhe pėrgjegjėsi. Ajo nuk ėshtė shfrenueshmėri dhe braktisje, e as ikje nga pėrgjegjėsia, prandaj edhe nuk ėshtė opium. Feja ėshtė punė, jo pėrtaci: "Thuaj: Punoni, All-llahu do ta shohė punėn tuaj..." (Et-Tevbe, 105). Ne e rekomandojmė tevvekkulin, por jo pasivitetin. Tewekkuli (mbėshtetja nė Zotin) kėrkon vendosmėri, shfrytėzimin e tė gjitha mundėsive, dhėnien e tė gjitha forcave dhe shfrytėzimin e tė gjitha shkathtėsive, pas tė cilave vjen mbėshtetja nė caktimin e Zotit dhe urdhėresėn e Tij:

    "... E kur tė vendosish, atėherė mbėshtetu nė All-llahun..." (Āli Imrān, 59). Pra, sė pari vendimi i fuqishėm.

    Kėtė e shohim edhe nga fjalėt e Pejgamberit tė Zotit njė beduini i cili deven e tij e la jo tė lidhur duke thėnė se ėshtė mjaft qė ėshtė mbėshtetur nė Zotin: "Lidhe, e tek pastaj mbėshtetu!" d.m.th. jepe tėrė atė qė mundesh nga vetvetja qė tė tė lidhė, e vetėm atėherė mbėshtetu nė Zotin.

    Feja, nė tė vėrtetė ėshtė zgjuarsi e pėrhershme, pėrplot kujdes, vetėkontroll dhe dhėnie e llogarisė me vetveten nė ēdo punė, gjatė ēdo fjale dhe mendimi, qė qartė nuk janė karakteristika tė konsumuesit tė drogės.

    Konsumues i vėrtetė i drogės ėshtė ai i cili dėshiron tė ikė nga pėrgjegjėsia pėr veprat e tij, i cili mashtrohet me iluzionin se ēasti i tij ėshtė mbretėria e tij, se pėr kėtė askujt nuk i pėrgjigjet, se nuk ka kontrollė as pėrgjegjėsi, prandaj edhe ėshtė i lirė tė veprojė ēka tė dėshirojė. Ēfarė dallimi ndėrmjet njeriut tė kėtillė dhe atij i cili veten e konsideron pėrgjegjės madje edhe pėr fqiun mė tė largėt, dhe i cili, nėse kushdo qoftė mbetet i uritur nė popullin e tij apo kafshės i ėshtė bėrė padrejtėsi, e qorton veten se nuk e ka kryer obligimin e tij.

    E dyta, nuk ėshtė i saktė pohimi se feja ka lindur nė Tokė - nga rrethanat dhe nevojat shoqėrore, nė mėnyrė qė tė jetė armė e njė klase nė luftėn kundėr tjetrės dhe nė mėnyrė qė pasanikėve t’ua mbrojė pasurinė e tyre, kurse tė varfėrve varfėrinė e tyre. E saktė ėshtė pikėrisht e kundėrta.

    Islami ėshtė revolucion kundėr tė pasurve, grumbulluesve tė kapitalit, eksploatuesve dhe tiranėve. Haptas ka theksuar se kapitali nuk guxon tė jetė vetėm nė duart e tė pasurve tė cilėt me tė do tė manipulojnė dhe spekulojnė, por duhet tė bėhet pronė e tė gjithė njerėzve:

    "Ata tė cilėt e ruajnė arin dhe argjendin e nuk e japin nė rrugėn e All-llahut, lajmėroi ata me njė dėnim tė dhembshėm." (Et-Tevbe, 34). Ky shpenzim fillon me zeqatin prej 2,5 pėr qind i cili detyrimisht duhet tė ndahet, kurse pastaj ndarja vullnetarisht rritet deri aty sa vetes t’i lėnė vetėm sa t’u mjaftojė pėr ushqim, kurse tjetrėn krejtėsisht e ndajnė:

    "Tė pyesin ty se ēka do tė ndajnė? Thuaj: Tepricėn!" (El-Bekare, 219). Kjo kuptohet nga fjala "el-afwu" qė d.m.th. ēdo gjė qė tepron nga bollėku dhe nevoja.

    Nė kėtė mėnyrė Islami ka arritur t’i lidhė obligimet e detyrueshme ligjore dhe dhėniet vullnetare tė cilat mbėshteten nė ndėrgjegjen e ēdo individi, qė ėshtė shumė mė fisnikėruese pėr njeriun sesa nga ai ta marrė pasurinė e tij me dhunė dhe konfiskim.

    Islami nuk ka ardhur ta konfirmojė dhe vėrtetojė dhunėn e tiranėve, por, nė tė vėrtetė ka qenė revolucion i pakompromis kundėr tė gjithė tiranėve, shpatė dhe luftė kundėr tė gjithė shtypėsve dhe despotėve.

    Sa i pėrket akuzės se feja ėshtė reaksionare dhe klasore, qė disa individė tė papėrudhur e shohin nga ajeti:

    "All-llahu ngriti disa nga ju mbi disa tė tjerė (kundruall disave) nė furnizim." (En-Nahl, 71) dhe,

    "Ne i kemi ngritur disa nga ju ndaj disa tė tjerėve pėr disa shkallė..." (Ez-Zuhruf, 32). Tė tillėve u pėrgjigjemi se kėto ajete mund tė aplikohen mbi ata nė Londėr, Paris, Berlin dhe Moskė po aq sa edhe mbi ata nė Kajro, Damask dhe Xhide. Nėse do tė shėtitnim nėpėr rrugėt e cilitdo nga kėto qytete, do tė bindeshim se nė to ka tė atillė qė ecin nė kėmbė, derisa tė tjerėt i ngasin biēikletat apo voziten nė veturat mė luksoze. E ē’ėshtė kjo tjetėr veēse dallim i madh i bazuar nė nevojat, shkallėt dhe pozitat ekonomike tė kėtyre njerėzve.

    Dallimi ndėrmjet njerėzve ėshtė dėshmi e njėmendtė tė cilėn askush nuk mund krejtėsisht ta fshijė. Si tė barazohet pabarazia!? Njerėzit qysh nga ēasti i lindjes sė tyre janė tė pabarabartė sipas inteligjencės, fuqisė, bukurisė dhe talentit. Ata pra, lindin me aftėsi tė ndryshme dhe jo tė barabarta. Synimi pėrfundimtar nga sendėrtimi i tė cilit kanė synuar tė gjitha lėvizjet ekonomike nė histori, ka qenė qė tė gjithė njerėzve t’u ofrohen mundėsi tė njėjta, e jo tė vijė deri te barazimi ndėmjet njerėzve. Kėto lėvizje kanė shkuar nga ajo qė ēdo njeriu t’i mundėsohet shkollimi, mjekimi dhe t’i sigurohet ajo qė ėshtė e domosdoshme pėr ekzistencėn e tij jetėsore. Kurse tėrė kėtė e ka urdhėruar dhe e urdhėron feja. Sa u pėrket anulimeve totale tė dallimeve dhe heqjes sė shkallėve, konsiderojmė se do tė ishte njė lloj dhune dhe akt i cili do t’i kundėrvihej vetė natyrės e cila ėshtė e mbėshtetur dhe ekziston duke iu falėnderuar dallimeve dhe fryteve tė shumėllojshme tė tokės dhe duke iu falėnderuar dallimeve ndėrmjet kafshėve dhe njerėzve. Dallimet, pra, janė qartė tė dukshme edhe nė botėn bimore dhe shtazore.

    Ky ėshtė ligj i tė ekzistuarit tė tėrėsishėm, domethėnia e tė cilit ėshtė krejtėsisht e qartė. Sikur tė gjithė njerėzit tė lindeshin me cilėsi tė njėjta dhe sipas njė kallėpi dhe njė modeli, atėherė aspak s’do tė kishte nevojė qė tė gjithė tė linden. Do tė mjaftonte qė tė paraqitet njė model sepse ai do tė mund t’i plotėsonte tė gjithė tė tjerėt. Rasti i ngjashėm ėshtė edhe me tė gjitha krijesat tjera nė natyrėn e gjerė. Kjo vetėm do tė shpiente deri te varfėrimi i natyrės dhe shkatėrrimi i saj sepse pasuria e saj dhe bollėku i saj janė rezultat i fryteve dhe farave tė ndryshme.

    Por edhe pėrveē kėsaj, feja nuk e ka heshtur dallimin ndėrmjet tė pasurve nė njė anė dhe tė varfėrve nė anėn tjetėr, por ka urdhėruar korrigjimin e gjendjes ekzistuese. Tė varfėrit i ka caktuar pjesėmarrje nė pasurinė e tė pasurit, duke bėrė tė kuptojnė qartė se ky dallim ndėrmjet tyre, nė tė vėrtetė, ėshtė sprovė dhe provim:

    "Ne bėmė qė njėri-tjetrin ta vėni nė sprovė; a do tė jeni tė durueshėm?" (El-Furkān, 20).

    Ne do tė shohim se ē’do tė bėjė i fuqishmi me fuqinė e tij. A do t’i ndihmojė tė dobėtit apo do t’i rrahė, vrasė dhe a do tė bėhet tiran nė tokė. Gjithashtu do tė shohim se ē’do tė bėjnė tė pasurit me pasurinė e tyre. A do tė bėjnė padrejtėsi e do tė shkapėrderdhen apo do tė jenė tė mėshirshėm dhe bamirės. Do tė shohim se ē’do tė bėjė me varfėrinė e tij edhe i varfėri. Do tė xhelozojė, urrejė, vjedhė dhe shpėrdorojė apo do tė punojė, angazhohet dhe pėrpiqet qė ta pėrforcojė standardin e jetės sė vet nė mėnyrė tė lejuar dhe tė drejtė ligjore.

    Feja urdhėron drejtėsinė, korrektėsinė dhe rregullimin e situatave dhe qė tė gjithė t’i kenė mundėsitė e njėjta. Kėrcėnohet me dėnim tė dhembshėm nė botėn tjetėr, pėr tė cilėn thotė se nė tė do tė jenė dallimet mė tė mėdha nė mėnyrė qė tė pėrmirėsohet ajo qė ka qenė jokorrekte nė jetėn e njerėzve nė kėtė botė:

    "Ahireti ėshtė, nė tė vėrtetė, mė i madh pėrnga pozita dhe pėrnga vlerat." (El-Isrā, 21).

    Atyre tė cilėt e akuzojnė Islamin duke thėnė se ėshtė reaksionar, u pėrgjigjemi se Islami ka miratuar ligje mjaft progresive nė sistemin e pushtetit. Respektimi i personalitetit nė Islam ka arritur apogjenė. Ai ėshtė sprovuar para Kartės pėr tė drejtat e njeriut dhe nė ēdo gjė e ka tejshkuar, sepse individi nė botėkuptimin islam ėshtė i barabartė me mbarė njerėzinė:

    "... Nėse dikush vret dikė i cili nuk ka vrarė askė, ose nuk ka bėrė nė tokė rrėmujė, sikur ka vrarė tėrė njerėzinė; por kush bėhet shkaktar pėr tė jetuar dikush - sikur tėrė njerėzisė ia ka ruajtur jetėn..." (El-Māide, 32).

    Nuk vlejnė kurrfarė suksessesh, as pėrmirėsimi i kushteve materiale jetėsore, as ndėrtimi, as pendat, as fabrikat, nėse me qėllim tė sendėrtimit tė tėrė kėsaj pa tė drejtė vritet ose bėhet dhunė kundėr kujtdo qoftė sepse kjo vrasje ėshtė e barabartė me vrasjen e tėrė njerėzisė.

    Islami personalitetit njerėzor i kushton rėndėsi tė madhe. Individi, sipas mėsimit islam, ka vlerėn absolute, derisa mėsimet tjera politike i japin vlerė relative. Ai ėshtė i siguruar nė shtėpinė e tij dhe nė jetėn e tij vetjake: "Nuk ka spiunim as pėrgojim", i mbrojtur nė pasurinė, furnizimin, pronėsinė dhe lirinė e tij. Ēdo gjė duke filluar nga selami (pėrshėndetja), bėrja e vendit nė shoqėri pėr tjetrin, deri te fjala e mirė, ka vendin e vet nė Kur’an, i cili rreptėsisht dėnon ēdo lloj autokracie, dhune dhe absolutizmi.

    All-llahu i madhėruar i thotė Pejgamberit (a.s.) nė njė ajet:

    "Ti ata nuk mund t’i detyrosh..." (Kāf, 45);

    "Ti kėshillo - ti je vėrtet vetėm kėshillues. Ti ndaj atyre nuk je detyrues." (El-Gāshije, 21-22);

    "Vėrtet besimdrejtėt janė vėllezėr." (El-Huxhurāt, 10);

    Kur’ani e ndalon kultin e personalitetit:

    "Mos ta trajtojmė njėri-tjetrin si zota, pėrpos All-llahut." (Āli Imrān, 64);

    "Zoti yt ka pėrcaktuar qė tė mos adhuroni tjetėrkė pėrpos Atij." (El-Isrā, 23).

    Gjithashtu ndalon britmėn, karrierizmin, poshtėrsinė dhe bindjen e verbėr (lajthitjen) ndaj tė humburve dhe thotė:

    "Shumica e njerėzve nuk dinė." (Jūsuf, 21);

    "Por, shumica e tyre nuk kuptojnė." (El-Ankebūt, 63);

    "Shumica e njerėzve nuk besojnė." (Gāfir, 59);

    "Ata nuk ndjekin tjetėr vetėm supozime dhe nuk janė tjetėr vetėmse gėnjeshtarė." (El-En'ām, 116);

    "Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetėm si kafshėt, madje janė edhe mė tė humbur." (El-Furkān, 44).

    Gjithashtu ndalon ēdo diskriminim dhe racizėm:

    "Mė fisniku ndėr ju tek All-llahu ėshtė ai i cili mė sė shumti i ruhet Atij." (El-Huxhurāt, 13);

    "Ai ėshtė i cili ju krijoi vetėm prej njė vete." (El-A'rāf, 189).

    Kuptuar shkencėrisht, Islami ėshtė sintezė universale dialektike e materializmit hebraik dhe e idealizmit tė krishterė, sintezė e drejtėsisė sė vrazhdė e cila thotė: dhėmbi pėr dhėmb dhe syri pėr sy dhe dashurinė dhe tolerancės skajore e cila mėson: kush tė godet nga faqja e djathtė, ktheja edhe tė majtėn.

    Kur’ani ka ardhur tė zė pozitė tė ndėrmjetme ndėrmjet Teuratit i cili i tėrė i ėshtė kthyer kėsaj bote, kėnaqėsisė materiale nė jetėn e kėsaj bote dhe Inxhilit i cili kėrkon kthyerje tė plotė tė asketizmit nė kėtė botė. Kur’ani thėrret nė mėshirė e cila e pėrfshinė edhe drejtėsinė edhe dashurinė. Urdhėron vetėmbrojtjen, por i jep pėrparėsi ndjesės, pajtimit dhe faljes:

    "Por kush duron dhe fal, s’ka dyshim se ajo ėshtė ndėr punėt mė tė larta." (Esh-Shūrā, 43).

    Islami nuk zgjedh zgjidhje tė mesme ndėrmjet dhėnies sė lirisė sė plotė individit dhe ndalesės sė saj:

    "Burrave ju takon pjesa nga ajo qė e fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon pjesa nga ajo qė e fituan ato." (En-Nisā,32).

    Individi ėshtė i lirė tė fitojė, por ai nuk ka tė drejtė ta marrė tėrė fitimin. Nė fitim ai ka pjesėn e tij. Edhe i varfėri ka pjesėn e vet. E merr zeqatin dhe shpenzimet prej 2,5 pėr qind e deri nė 90 pėr qind me forcė ose vullnetarisht. Kjo pjesė tė cilėn e merr (i varfėri) nuk ėshtė mėshirė as ndarje vullnetare por e drejtė e Zotit (hakk-ull-llah) nė fitim. Me kėtė ndarje jashtėzakonisht tė mirė, Islami individit ia ka ruajtur lirinė, kurse tė varfėrit ia ka mbrojtur tė drejtėn e tij.

    Prandaj, Kur’ani ka plotėsisht tė drejtė kur u drejtohet pjesėtarėve tė vet me fjalėt:

    "Dhe ashtu ju kemi bėrė juve njė popull tė drejtė..." (El-Bekare, 43).

    Islami nė ēdo gjė e ka zgjedhur mjedisin e drejtė.

    Ky nuk ėshtė mjedis matematikor por dialektik, ėshtė sintezė e dy drejtimeve (tė djathtė dhe tė majtė) tė cilėt i tejshkon dhe ngrihet mbi to. Pėr kėtė nė Islam nuk ka tė djathtė as tė majtė, por ka vetėm "sirāt", d.m.th. mjedis i drejtė, tė cilin ne e quajmė Rrugė e drejtė.

    Kur’ani nuk na ka penguar me kushtetutė tė caktuar politike apo me mėnyrėn e administrimit deri nė hollėsi tė pėrpunuar sepse kushtet dhe situatat ndryshojnė, gjė qė kėrkon gjetjen e zgjidhjeve mė tė pėrshtatshme dhe mė racionale pėr shpalljen e kushtetutės e cila do tė ndryshonte me ndryshimin e kushteve jetėsore. Kur’ani mė tej ka dėshiruar qė dyert tė jenė gjithnjė tė hapura para muslimanėve pėr marrje dhe dhėnie nga dituritė e sendėrtuara nė ēdo kohė, pa mbyllje nė suazat e njė kushtetute tė caktuar.

    Pėr kėtė, Kur’ani ėshtė kėnaqur me porositė e pėrgjithshme si karakteristika tė pushtetit ideal. Nuk na ka pranguar me njė teori tė caktuar. Kjo nė tė vėrtetė ėshtė vetėm njė nga fshehtėsitė e pėrkryerjes sė tij absolute, ndėrsa nė asnjė mėnyrė mangėsi dhe e metė.

    Kjo, nga ana tjetėr, ėshtė dėshmi e qartė e bashkėkohėsisė sė Kur’anit.

    Atyre tė cilėt thonė se feja do tė thotė stagnim dhe prapambeturi, do t’ju pėrgjigjemi se Islami kurrė s’ka qenė i tillė, por pėrkundrazi, ėshtė fe e tė studiuarit, tė menduarit, zhvillimit dhe ndryshimit qė shihet nga kėto ajete tė qarta:

    "Thuaj: Udhėtoni nėpėr botė dhe shikoni se si ka filluar krijimi." (El-Ankebūt, 20);

    "Le tė shikojė njeriu se prej ēkafit ėshtė krijuar! Ėshtė krijuar nga njė ujė i hedhur qė del nga meskryqet dhe kraharori." (Et-Tārik, 5-7);

    "A nuk i shikojnė devet se si janė krijuar, edhe qiellin se si ėshtė ngritur lart, edhe malet se si janė vendosur, edhe tokėn se si ėshtė shtrirė (zgjeruar)?" (El-Gāshije, 17-19).

    Tė gjitha kėto janė urdhėresa tė qarta pėr studimin e zanafillės sė njeriut, kafshėve, zanafillės sė maleve, Tokės, shtresave tė kozmosit dhe botėve tė tij. Tė gjitha kėto janė qėndrime tė cilat pėrfshijnė gjithė atė qė ne sot e kuptojmė me ndihmėn e shkencave siē janė: gjeologjia, astronomia, anatomia, fiziologjia dhe embriologjia.

    Tė gjitha ajetet e theksuara lart, nė tė vėrtetė janė urdhra tė qarta qė tė udhėtohet nėpėr Tokė dhe tė mblidhen faktet, pastaj tė merren konkludimet, tė zbulohen rregullat dhe ligjet pėr njohjen e zanafillės sė ēdo gjėje qė ekziston. Nė mbarė kėtė nuk duhet frikėsuar gabimisht. Islami e shpėrblen me njė shpėrblim edhe atė i cili nga dėshira tė njohė (mėsojė) gabon, ndėrsa atė i cili studion dhe e qėllon tė vėrtetėn, e shpėrblen dyfish.

    I paarsyeshėm ėshtė pohimi se ne kemi mbetur mbrapa pėr shkak tė fesė, ndėrsa Perėndimi ka pėrparur pėr arsye se e ka refuzuar fenė. E vėrteta ėshtė se ne kemi filluar tė mbetemi mbrapa atė moment kur i kemi braktisur urdhrat e fesė sonė. Derisa muslimanėt fuqishėm u pėrmbaheshin udhėzimeve kur’anore, kanė pėrparuar dhe kanė arritur ta krijojnė shtetin e tyre i cili shtrihej prej Atlantiku deri nė Gjirin Arabik, nė tė cilin lulėzonte shkenca dhe nė tė cilin kanė jetuar dhe punuar dijetarė tė mėdhenj sikur qė janė Ibn Sina nė mjekėsi, Ibni Ruzhdi nė filozofi, Ibn Hejthemi nė matematikė, Ibėn Nefisi nė anatomi dhe Xhabir ibn Hajami nė kimi.

    Bota tjetėr e atėhershme nga ne mori tė arriturat tona shkencore. Edhe sot e kėsaj dite fjalorėt astronomikė pėrmbajnė terma arabė tė yjeve dhe hyllėsive (konstelacioneve). Kėshtu ende aparati pėr destilim nė frėngjishte quhet imbique, kurse nga kjo ėshtė marrė edhe folja imbiquer, nga fjala arabishte imbiik.

    Perėndimi nuk e ka sendėrtuar pėrparimin me ateizėm, por me shkencė. Mosmarrėveshjet rreth konfliktit tė fesė dhe shkencės kanė lindur nga njėmendėsia e Kishės sė Mesjetės, kur ajo pamėshirshėm ka qėruar hesapet me dijetarėt nėpėrmjet inkuizicionit. Kėshtu, dijetari i madh Galileu ka qenė i burgosur, ndėrsa Xhordano Bruno ėshtė djegur nė turrėn e drunjve.

    Nuk themi se kjo nuk ka qenė keqpėrdorim i fesė. Por, nuk mundemi kurrsesi ta pranojmė mendimin qė pėr kėtė duhet fajėsuar edhe Islamin dhe ta mohojmė si fe. Islami nė gjithė kėtė ėshtė mė sė paku fajtor, sepse ai kurrė nuk ėshtė shndėrruar nė hierarki tė priftėrisė, sepse kurrfarė hierarkie priftėrore as klerikale nuk e pranon mėsimi i tij. Nė Islam Zoti nuk ka vendosur ndėrmjetės ndėrmjet Tij dhe njeriut.

    Nga historia qartė mund tė shihet se kur sundonte Islami, nė tė vėrtetė, ishte faktori mė i fuqishėm i pėrparimit dhe i ēdo progresi. Kur’ani gjithnjė nxit nė kėrkimin e diturisė; urdhėron tė studiuarit dhe me vendosmėri hedh poshtė ēdo konflikt ndėrmjet shkencės dhe fesė:

    "Thuaj: Zoti im, shtoma diturinė!" (Tāhā, 114);

    "A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė?" (Ez-Zumer, 9);

    "All-llahu ka dėshmuar se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, (kėtė e dėshmojnė) edhe ėngjėjt dhe tė diturit..." (Āli Imrān, 18);

    Siē shihet nga ajeti i fundit, All-llahu menjėherė pranė vetes i vendosi ėngjėjt dhe tė diturit.

    Fjalėt e para tė cilat i janė shpallur Muhammedit (a.s.) kanė qenė "ikre" (d.m.th. lexo, mėso, studio, hulumto...). Kur’ani dijetarėve ua premtoi gradat mė tė larta:

    "All-llahu, ata nga mesi i juaj qė besojnė dhe ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dijenia, do t’i ngritė nė shkallė tė lartė." (El-Muxhādele, 11).

    Termi "el’ilmu" (dituria, shkenca) dhe sinonimet e tij pėrsėriten 850 herė nė Kur’an.

    E si mundet dikush qė pas tė gjitha kėtyre tė flasė pėr konfliktin e fesė dhe shkencės ose pėr atė se feja e ndalon shkencėn!!!

    Tė studiohet feja dhe tė pėrcillet zhvillimi i saj ėshtė obligim. Tėrė historia islame paraqet lėvizje tė ringjalljes dhe pėrparim tė jetės nė tėrėsi. Prandaj, Kur’ani ėshtė krejtėsisht i pastėr nga akuzat se e ndalon shkencėn: Ai e pranon dhe e rekomandon zhvillimin. Ai, nė tė vėrtetė, mban qėndrimin se besimi dhe sheriati janė tė pandryshueshėm, duke e bazuar kėtė nė parimin themelor: All-llahu ėshtė Njė dhe i Vetmi dhe nuk shtohet nė dy apo tre. Ky ėshtė njė parim absolut. Gjithashtu e mira ėshtė gjithnjė e mirė, kurse e keqja e keqe. Kurrė vrasja nuk do tė bėhet vlerė, as vjedhja vepėr e mirė, sikur qė as gėnjeshtra nuk mund tė jetė virtyt i njerėzve tė mirė e tė ndershėm. Nė tė gjitha sferat tjera feja i lė dyert e hapura pėr idetė, ixhtihadin nė tė plotėsuarit dhe pėrparuarit.

    Thelbi i Islamit ėshtė racional dhe logjik, pranon diskutimin dhe dialogun, duke nxitur nė pėrdorimin e arsyes dhe logjikės. Nė shumė vende dhe nė shumė faqe tė Kur’anit hasim nė pyetjen: "A nuk kuptojnė, a nuk marrin vesh". Islami kėrkon qė ithtarėt e tij tė jenė "dijetarė":

    "Krijesat mė tė kėqija te All-llahu janė shurdhmemecėt, tė cilėt nuk duan tė kuptojnė." (El-Enfāl, 22);

    "Pėrse ata nėpėr botė nuk udhėtojnė me qėllim qė zemrat e tyre ta kuptojnė atė qė duhet ta kuptojnė, veshėt e tyre ta dėgjojnė atė qė duhet ta dėgjojnė..." (El-Haxhxh, 46).

    Nga ajetet e theksuara shihet se sa e respektojnė muslimani dhe feja e tij arsyen. Pozitiviteti dhe revolucionariteti janė nervat, respektivisht shpirti i Islamit, i cili kurrė nuk mund tė jetė i prapambetur (reaksionar) dhe negativ:

    "Dhe luftoni nė rrugėn e All-llahut kundėr atyre qė ju luftojnė juve." (El-Bekare, 190).

    "All-llahu i do ata qė luftojnė nė rrugėn e Tij nė radhė si tė jenė mure tė fortifikuara." (Es-Sāff, 4).

    Islami kėrkon luftėn me jetė, pasuri dhe pasardhės (fėmijė); kėrkon qėndrueshmėri dhe vendosshmėri; ballafaqim tė guximshėm dhe durim nė fatkeqėsi. Por mbi tė gjitha kėrkon qėndrueshmėri tė vazhdueshme. Tė gjitha kėto janė thelb i Islamit.

    Si ėshtė e mundur atėherė qė feja me kėtė elasticitet, racionalitet, me kėtė shtytje pėr shkencė dhe tė studiuarit e natyrės (sė "gjallė" dhe "tė vdekur"), me kėtė pozitivitet dhe revolucionaritet, tė akuzohet pėr stagnim (tė jetės) dhe prapambeturi?! Akuza e tillė mund tė bėhet vetėm nga njeriu i cili nuk i njeh as gjėrat elementare tė fesė sė tij dhe i cili nuk ka lexuar asnjė shkronjė nga Kur’ani.


    _________

  6. #16
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citova thjesht vetem nje thenie te Marksit,asgje tjeter

    Respekte.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #17
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Feja = Politik.
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Koncepti i fesė

    Shoh se ende nocioni "fe" ėshtė i pėrzier me llojlloj bishtash...

    Feja nė kuptimin mė tė gjerė domethėnė lirisht t`i pranosh shprehjet e njė personi nė besim ndaj tij. Me kėtė ėshtė thėnė tashmė se nė fe gjithmonė kemi tė bėjmė me raportin ndėrmjet personave i cili qėndron ose bie varėsisht nga autenticiteti i atij tė cilit i beson. Feja nė kėtė kuptim dallon nga dituria provuese dhe nga paradoksi i pabazuar i besimit "tė verbėr".

    Kur ky koncept i fesė pėrdoret nė teologji, atėherė na duhet qysh mė parė tė dijmė se ai mund tė ketė lidhje me fenė krishtere vetėm nė kuptimin analogjik. Sepse kėtu ky ėshtė vetė Zoti qė besohet, tė cilit i beson dhe nė tė cilin beson, natyrisht me supozimin qė Ai vetė tė tregohet (zbulohet). Kėto tipare janė tė pėrbashkėta pėr fenė krishtere dhe pėr konceptin e pėrgjithshėm tė fesė. Mirėpo dallimi fundamental qėndron nė atė se dėftimi (zbulimi) i Zotit personit njerėzor nė kuptimin e krishterė tė fesė nuk ėshtė vetėm informacion nė lėmin intelektual, nė tė cilin Zoti do tė qėndronte motivi i jashtėm i fesė, por se ky zbulim nxit tė gjitha dimenzionet e njeriut dhe i drejton nė Zotin dhe qė qėndron nė realizimin e plotė esencial tė dashurisė. Zoti zbulohet si dashuri dhe si i tillė ėshtė caku i fundit, i vetmi dhe mbinatyrshmi i njeriut qė thjesht plotėson dhe mbulon dhe tejkalon ēdo shpresė.

    Nė kėtė kuptim mund tė them se ata qė krijojnė konflikte nė diskutime me fenė janė besimtarėt e orientuar gjithmonė nė krahasime me fetė tjera e nė veēanti qė kanė njė drejtim negativ ndaj gjithė dukurive qė tash pėr tash nuk pėrputhen me qėndrimin/besimin e tyre. Thjesht janė tė paaftė tė shikojnė anėt pozitive. Pra, deri diku e pranoj edhe mendimin se tė shumtėn e rasteve kur ėshtė fjala pėr konflikte fetare kemi probleme me barriera psikologjike, paragjykime, tek kėta besimtarė tė cilėt besimin e tyre e bazojnė tė orientuar pikė sė pari nė krahasime e jo kah ana pozitive e fesė tyre. Kur dikush bėn krahasime "unė jam i mirė e ti je i keq, ju nuk e keni atė ēka ne kemi" atėherė nga vetė natyra e njeriut lind njė qėndrim se unė paskam faj dhe se jam pėrgjegjės pėr kėtė gjendje. Thjesht mund tė nėnlexohet njė fajsi qė mbartet tek tjetri.

    Nuk mund tė ketė paqe kur dikush vetėm bėn krahasime e nuk i parashtron anėt pozitive tė fesė qė i pėrket. Ti tregoi krahasimet por mos harro tė mė tregosh se pėr ēfarė arsye njeriu ėshtė mirė ta pranojė kėtė besim tėndin.
    A nuk do tė ishte mirė qė pėr tė dėshmuar fenė time tė drejtohem kah pasojat e njė besimi tė tillė e jo nga shprehja e anėve "negative" nė fetė tjera. Ata qė e dėshmojnė fenė e tyre vetėm duke bėrė me gisht apo duke urryer anėt negative tė feve tjera me siguri i frikėsohen ballafaqimit me tė vėrtetėn e brendėsisė sė tyre tė dyshimtė.

    Miqėsisht!
    IHS

  9. #19
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    BOOOOOOOOOO
    Nuk di ku te futet i Ziu njeri.
    edhe ketu tema per fe.
    Pa le kush? Moderatori i faqes fetare.
    Po mire moj pak vende pate ti qe te diskutosh tek rubrikat fetare ee?
    Se kuptoj se cte pruri zoti ketu!!!!
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    ?!

    INDRITI, ke probleme?
    IHS

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •