Trakti politik pėr 10 Shkurtin

Lėvizja VETĖVENDOSJE! tashmė kishte paralajmėruar demonstratė disa ditė para se tė bėhej publik Plani i Ahtisaarit. Plani ishte po ai qė e kishim pritur dhe e dinim: ndarje etnike e Kosovės, serbizim i kulturės, rrugė pėr kolonizim, tjetėrsim i identitetit, shlyerje e historisė… Gjatė gjithė vitit 2006 Grupi Negociator i Kosovės kishte biseduar me Serbinė pėr tė ardhmen e vendit tonė. Populli ndjehej i pasigurt. Qytetarėt nuk ishin pyetur pėr asgjė. Ishte tashmė viti i tetė prej kur politikanėt rregullisht e mashtronin popullin se viti tjetėr ėshtė ai i pavarėsisė.

Qytetarėt e Kosovės, tė brengosur pėr fatin e atdheut, tė poshtėruar e tė lėnė anash nga negociatat mes Prishtinės e Beogradit, tė cfilitur nga gjendja e rėndė ekonomike dhe mjerimi social, tė shqetėsuar dhe thellėsisht tė pakėnaqur me Planin e Ahtisaarit, si dhe tė neveritur nga hajnia e korrupsioni i politikanėve, iu bashkuan demonstratės sė udhėhequr nga Lėvizja VETĖVE-NDOSJE!. Demonstrata ishte kundėr Planit tė Ahtisaarit, kundėr Grupit Negociator dhe pėr vetė-vendosje.

Gjithēka po shkonte sipas planit dhe ashtu siē e kishim parashikuar: ne po kalonim nėpėr rrugėn e zakonshme tė demonstratės sonė, kur pėrpara pamė tė kishin dalur kordonėt e SHPK-sė dhe, prapa tyre, ata tė policisė sė UNMIK-ut. Nė fillim menduam se ata kishin dalur vetėm pėr tė na e bllokuar rrugėn, pėr tė na e pamundėsuar kalimin. Dhe, ashtu sikurse nė ēdo demonstratė tjetėr normale e paqėsore, protestuesit e paarmatosur hoqėn barrikadat e policisė, pėr tė vazhduar rrugėn tonė tutje, siē kishim bėrė gjithnjė. Por, me tė filluar heqjen e pengesave, ne e morėm vesh qėllimin e vėrtetė tė policisė ndėrkombėtare rumune, ukrainase e polake: ata kishin dalur pėr tė vrarė shqiptarė. Ata kishin dalur pėr gjak.

Kur filluan tė shtijnė mbi demonstruesit me armė zjarri, ata nuk po e kursenin askė dhe asnjė pjesė tė trupit. Bile mė sė shpeshti shėnjestronin kokat nga njė afėrsi vdekjeprurėse. Situata ishte paraplanifikuar pėr masakėr. Nga plumbat e tyre vdiēėn prishtinasi Arben Xheladini dhe Mon Balaj nga Besiana. Kurse mbi 80 tė tjerė u plagosėn, disa prej tyre me lėndime tė rėnda e gjymtime tė pėrjetshme (plumba brenda trupit, ēarje kafke, humbje syri, humbje zėri…). 15 aktivistė tjerė u arrestuan, prej tyre edhe udhėheqėsi i VETĖVENDOSJE!-s, Albin Kurti. Ai u mbajt pėr 10 muaj nė burg: 5 muaj nė burgun e Prizrenit dhe 5 muaj nė burg shtėpiak.

Shefi policor i kėsaj fushate vrastare ishte britaniku Steven Curtis, i cili iku nga Kosova, kurse shefi politik ndėrkombėtar i kėtij plani qe amerikani Steven Schook, qė ende shėtitet nėpėr Kosovė. Grupi Negociator i Kosovės e dha aminin e tij pėr kėtė ndėrhyrje kriminale.

Kryeprokurori i OKB-sė Robert Dean bėri hetime pėr punėn e 10 shkurtit. Raporti i tij konkludoi se UNMIK-u ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjet dhe plagosjet. Policėt rumunė qė ishin protagonistėt kryesorė tė ekzekutimeve, u rikthyen nė atdheun e tyre pa asnjė therrė nė kėmbė. Pėr mė tepėr, ata u dekoruan nga shteti i tyre pėr punėn qė e bėnė nė Kosovė. Ndaj asnjėrit prej tyre nuk u ngritėn hetime e as procedura gjyqėsore. UNMIK-un nuk mund ta padisėsh askund pėr krimet e bėra: as nė gjykatat vendore, as nė atė tė Strasburgut. Familjeve Xheladini dhe Balaj UNMIK-u ua mori tė drejtėn e padisė nė Panelin Kėshilldhėnės tė tė Drejtave tė Njeriut.

Kurse sot, nė vend qė tė ndiqen vrasėsit, po zhvillohen procese tė montuara gjyqėsore me prapavijė politike kundėr Albin Kurtit. Nė Kosovė kurrė nuk ka pasur drejtėsi dhe nuk ka as sot. Ne qeverisemi nga tė huajt dhe vidhemi nga tanėt.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!