Krasniqi ka thėnė se Kuvendi nuk ka para pėr t’ua dhėnė ministrave deputetė retroaktivisht.
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi nė emisionin e mbrėmshėm Interaktiv, nė Kohavision, ka thėnė se Kuvendi nuk ka para pėr t’ua dhėnė ministrave deputetė retroaktivisht. Ai e ka quajtur tė paligjshėm vendimin e parė tė Qeverisė nė vitin 2008, sipas tė cilit ministrat deputetė nuk do tė merrnin gjysmėn e pagės sė dytė, dhe prapė tė paligjshėm vendimin e ri tė dhjetorit 2009, sipas tė cilit ata kanė tė drejtė tė marrin gjysmėn e pagės. Krasniqi ka thėnė se nė buxhetin e Kuvendit nuk ėshtė paraparė qė t’u jepen kėto para retroaktivisht deputetėve.
Ndėrkohė, duke folur pėr strategjinė e Qeverisė pėr veriun e Kosovės ai ka thėnė se projekti i Qeverisė dhe ICO-sė ėshtė i shumė rėndėsishėm pėr serbėt nė Kosovė. Sipas tij krijimi i komunės veriore tė Mitrovicės ėshtė njė alternativė qė to mund tė funksiononte mė mirė se qė ėshtė aktualisht. “Mė e mira do tė ishte Mitrovica si njė tėrėsi e vetme komunale, por njė gjė e tillė tash pėr tash ėshtė e pamundur. Krijimi i komunave tė reja dhe integrimi i serbėve nuk ėshtė ndarje, por nuk ėshtė as bashkim, ėshtė pėrpjekje pėr tė vendosur rend dhe i ligji”, ka thėnė Krasniqi. Kryekuvendari Krasniqi ka thėnė se qytetarėt serbė tė Kosovės duhet kuptuar se institucionet janė pėr respektim tė Ligjit nė tėrė territorin. “Nėse njė pjesė e serbėve nuk janė tė gatshėm tė jetojnė nė pjesėn veriore dhe mendojnė tė ndahen nga Kosova, atėherė edhe shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės janė tė gatshėm t’i bashkohen Kosovės”, ka thėnė Krasniqi./koha/
Krijoni Kontakt