Albin Kurti veprimtar aktiv politik pėr ēeshtjen kombėtare dhe demokratizimin e ndėrgjegjes shqiptare.
Albin Kurti lindi mė 24 mars 1975 nė Prishtinė. Mbas arsimimit baze (1981 deri 1989) dhe me tej atij te mesem (1989 deri me 1993) in Prishtine vazhdon studimet. Nė rezistencė kundėr Milosheviqit nė gusht tė vitit 1997 Albini u kyē nė Unionin e Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, si anėtar i kryesisė e mė vonė si zyrtar pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare.
Kurti ka qenė gjithashtu edhe anėtar i Kėshillit Organizativ tė Protestave Paqėsore dhe tė pa dhunshme studentore pėr lirimin e objekteve universitare tė uzurpuara me dhunė nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njėri ndėr udhėheqėsit e protestės historike studentore mė 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit.
Me fillin e luftės nė Kosovė, nė gusht tė vitit 1998, Albini filloi punėn nė zyrėn e pėrfaqėsuesit tė pėrgjithshėm politik tė UĒK-sė, Adem Demaēit, ku shėrbeu si sekretar i zyrės. Gjatė kėsaj kohe ka qenė i angazhuar nė gjetjen e zgjidhjes politike pėr krizėn nė Kosovė. Gjatė bombardimeve tė NATO-s ai qėndroi nė Prishtinė deri mė 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tėrheqjen e forcave serbe nė Serbi, ai sė bashku me tė burgosurit tjerė shqiptarė u transferua nė burgjet serbe. Mė 13 mars 2000 nė Nish, Albini u dėnua me 15 vjet burg tė rėndė. Gjatė gjykimit ai refuzoi tė njihte legjitimitetin e gjykatės duke thėnė: "Ky gjyq nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me tė vėrtetėn dhe drejtėsinė. Ky gjyq i shėrben politikės ditore tė regjimit tė Milosheviqit qė e ka mbajtur Kosovėn nėn okupim"[citim i duhur]. Kur u dėnua, ai tha: "Nuk ėshtė me rėndėsi nėse mė dėnoni dhe sa mė dėnoni. Ēdo gjė qė kam bėrė e kam bėrė vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar pėr kėtė dhe po tė mė ipej rasti do tė veproja sėrish njėsoj." Si rezultat i presionit ndėrkombėtar Albini u lirua mė 7 dhjetor 2001. Mė 23 prill 2003 Albini diplomoi nė fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit nė Universitetit e Prishtinės dhe vazhdoi tė jetė aktivist i tė drejtave tė njeriut dhe atyre civile.
1. Pas ēlirimit
Ai punoi si aktivist nė Rrjetin e Aksionit pėr Kosovėn (KAN), tė formuar nė vitin 1997, qė u ringjall nė konferencėn "Drejtimet e reja" tė mbajtur nė Prishtinė nga 8-13 korrik 2003. Nė kėtė mėnyrė KAN e siguroi vazhdimėsinė me anė tė njė fillimi tė ri. KAN ishte lėvizje e aktivistėve tė rinj, qė pėr mision kishin ndryshimet shoqėrore dhe krijimin e qytetarisė aktive. Aktivitetet pėrqendroheshin nė tri fusha kryesore: ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut dhe drejtėsia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN pėrbehej edhe prej shumė anėtarėve ndėrkombėtarė.
Me 12 qershor 2005 nė muret qė rrethonin ndėrtesėn e UNMIK-ut, aktivistėt shkruan parullėn Jo negociata, vetėvendosje, qė solli nė transformimin e KAN-it nė Lėvizjen vetėvendosje ! Shkrimi i parullave vazhdoi gati nė tė gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovės, dhe pastaj lėvizja filloi me pėrdorimin e metodave tjera kreative e tė pa dhunshme sikurse janė aksionet simbolike, bllokadat dhe sė fundi edhe demonstratat masive. Shėrbimi Policor i Kosovės nė bashkėpunim me policinė ndėrkombėtare arrestoi, burgosi dhe dėnoi qindra aktivistė, ndėr ta edhe Albinin. Lėvizja vetėvendosje ! kėrkon referendum gjithpopullor nė Kosovė, si e vetmja zgjidhje e drejtė paqėsore pėr tė vendosur statusin e Kosovės. Lėvizja arsyeton se vetėm me referendum si ushtrim i tė drejtės pėr vetėvendosje mund tė realizohet njė zgjidhje demokratike e vėrtetė. Nė vend tė negociatave tė cilat mund ta vėnė nė kompromis lirinė, lėvizja kėrkon qė populli i Kosovės tė ketė mundėsi tė vendos pėr vetveten, si duan tė jenė tė qeverisur dhe nga kush.
Ruaj Lidhjet