
Postuar mė parė nga
ARIANI_TB
Befasia e radhėsNė vitin 2001 nuk po arrihej tė formohej qeveria pas zgjedhjeve tė para tė pasluftės nė Kosovė. U nevojit intervenimi dhe dirigjimi i kreut tė atėhershėm tė UNMIK-ut, Michael Steiner, qė tė sajohej bashkėqeverisja LDK-PDK-AAK. Pra, ndodhi ajo qė mė sė paku pritej e duhej tė ndodhte. Tri partitė kryesore u bėnė bashkė nė qeverisje pasi qė skishin lėnė gjė pa thėnė pėr njėra-tjetrėn.
Votat nga qytetarėt i kishin marrė ndaras, dhe votat e shumė qytetarėve pėr liderė tė caktuar, nė fakt, kishin qenė vota kundėr liderėve tė tjerė tė caktuar. U bėnė bashkė tė tri kėto parti dhe pragu pėr formimin e qeverisė nė Kuvendin e atėhershėm u tejkalua shumė mė tepėr seē nevojitej. Pluralizmi politik e la Kosovėn pa opozitė.
Tre vjet mė vonė, qeveria pasuese ishte sėrish kombinimi mė i papritur: LDK-AAK. Nuk mendohej qė AAK-ja do tė ndahej kollaj prej PDK-sė e tė lidhej me kundėrshtarin kryesor tė saj. Por, nuk vonoi shumė dhe PDK-ja nuk u la anash meqė u pėrfshi nė Ekipin Negociator qė funksiononte si njė qeveri mbi qeverinė. Kosova pėrsėri mbeti pa opozitė nė institucionet e saj.
Tre vjet tė tjerė mė vonė, pas zgjedhjeve tė vitit 2007, edhe njėherė u sajua koalicioni mė i papritur, kėsaj radhe ai i armiqve tė pėrbetuar: PDK-LDK. Koalicioni i madh i dy partive kryesore e vazhdoi traditėn e vjetėr tė institucioneve pa opozitė reale nė to. Si gjithnjė, kjo arsyetohej me sfidat e mėdha tė pėrbashkėta pėrpara nesh dhe me brishtėsinė e institucioneve tė reja (sic.).
Ēdo herė para zgjedhjeve kėto parti politike i dramatizonin dallimet edhe aty ku ato sekzistonin. Pas zgjedhjeve i shuanin dallimet edhe atėherė kur ato ishin aty. Dramatizimet eventuale tė dallimeve pas zgjedhjeve ishin veēse nė shėrbim tė rritjes sė pazarit tė partive para njėra-tjetrės e pėr njėra-tjetrėn, gjithmonė para koalicionit me njėra-tjetrėn. Mosmarrėveshjet pėr poste nuk zgjasnin shumė dhe sishin asnjėherė fatale.
Sepse shpikeshin poste tė reja dhe kombinimi i pozitave me favore anėsore sillte solucione tė pranueshme. Vetėm mosmarrėveshjet konceptuale e ideopolitike nuk urėzohen dot. Kėto tė tjerat ishin gjithsesi tė tejkalueshme. Ndėrkombėtarėt ishin pėrherė tė lumtur sepse ruhej stabiliteti formal qė, nė tė vėrtetė, ishte stabilitet i mjerimit pėr shumicėn e qytetarėve dhe stabilitet i korrupsionit pėr pakicėn prej pushtetarėve.
Qė tė gjitha kėto parti e donin pozitėn (nė qeveri) jo vetėm pėr shkak se e donin pushtetin, por edhe pėr shkak se ato vetėm sa dobėsoheshin duke qėndruar nė opozitė. Ngaqė nuk kishin dallime themelore me pozitėn te programet politike a orientimet konceptuale, partitė opozitare sadopak qė qėndronin nė opozitė, vetėm sa rrudheshin e zvetėnoheshin. Duke mos qenė pozitė dhe duke mos mundur ta bėjnė opozitėn, partitė opozitare diskreditoheshin me shpejtėsi.
Zaten, pasi qė tė jesh pajtuar me pozitėn pėr decentralizimin mbi baza etnike, pėr privatizimin neoliberal, pėr tolerimin e strukturave dhe mallrave tė Serbisė nė Kosovė, pėr negociatat me Serbinė, pėr shuarjen e TMK-sė, pėr ndryshimin e flamurit e himnit etj.etj., ankesat opozitare pėr arrogancėn qeveritare pak kujt i bėjnė pėrshtypje.
Institucioneve tė vendit tonė josovran nuk iu ka munguar pozita por opozita e brendshme. Doktrina e protektoratit ndėrkombėtar pėr stabilitet afatshkurtėr vazhdimisht i do tė gjithė sė bashku, i do tė gjitha partitė bashkė nė pozitė, pa opozitė fare ose me opozitė sa mė tė vogėl. Mirėpo, secet dot pėrpara pa opozitė. Shtetin nuk e bėn demokratik pozita e pakontestueshme por opozita e fuqishme.
Kosovės mė shumė se kurrė i nevojitet opozita. Mirėpo, krejt ēfarė u tha mė lartė pėr zgjedhjet e qeveritė e kaluara vlen edhe sot e kėsaj dite. Pikėpamja dominuese ėshtė qė, pa marrė parasysh vjedhjet masive nė zgjedhje, tė kemi qeveri stabile para dhe pėrgjatė sfidave qė nuk duhet ta destabilizojnė Kosovėn. Sfidat janė, si pėrherė, shitja e ndėrmarrjeve publike dhe rifillimi i negociatave me Serbinė.
Rrjedhimisht, nė vijim do tė shtohet trysnia mbi LDK-nė qė tė hyjė nė koalicion me PDK-nė. Rrethanė lehtėsuese pėr kėtė ėshtė koalicioni i deritanishėm trevjeēar i kėtyre dhe ideja e qeverisė teknike qė tregon se LDK-ja nuk e sheh problemin te bashkėqeverisja me PDK-nė sa te roli prijės i kėsaj tė fundit nė koalicion. Formula e fushatės parazgjedhore as-as kollaj do tė mund tė shndėrrohet nė edhe-edhe.
Prandaj, koalicioni PDK-LDK-minoritetet, koalicioni PDK-LDK-AAK-AKR, apo edhe ai PDK-LDK-AAK-minoritet gjithsesi janė tė mundshme nė pranverė. Gjasat mė tė mėdha se cila prej kėtyre do tė ndodhė varet se cilėn e konsideroni si mė tė pabesueshmen dhe mu ajo do tė ngjajė pastaj. Se mos bėhet fjalė pėr parime kėtu?!
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
Krijoni Kontakt