Close
Faqja 95 prej 187 FillimFillim ... 45859394959697105145 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 941 deri 950 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #941
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #942
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #943
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Sylejman Pireva flamurtari i bashkimit te albinit haaaaaaaaaaa
    me ket flamurtar do ta bajn bashkimin keta trima haaaaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #944
    nga Babilonasi prej Sat 1 May 2010 - 23:38

    .
    Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė komunitet i njerėzve qė refuzojnė tė
    nėnshtrohen, dhe synon arritjen dhe realizimin e vetėvendosjes pėr
    popullin e Kosovės. Zanafilla e VETĖVENDOSJE!-s ndodhet nė aktivitetet
    dhe aksionet e shumta tė KAN-it (Rrjeti i Aksionit pėr Kosovėn), qė
    kishin pėr qėllim tė krijojnė njė qytetari aktive nė Kosovė, tė
    dedikuar nė promovimin e vlerave universale nė fushat e tė drejtave dhe
    lirive tė njeriut, barazisė dhe drejtėsisė sociale. Themeluar mė 1997,
    nga njė grup aktivistėsh ndėrkombėtarė me nė krye shkrimtaren amerikane
    Alice Mead, tash Alice W. James, KAN fillimisht u vu nė pėrkrahje tė
    nismave qytetare kundėr okupimit dhe diktaturės sė Serbisė nė Kosovė,
    siē ėshtė rasti me pėrkrahjen pėr Unionin e Pavarur tė Studentėve tė
    Universitetit tė Prishtinės (UPSUP) dhe protestat joviolente tė tyre
    pėr lirimin e objekteve dhe hapėsirės universitare. Ėshtė vazhduar me
    dokumentimin e krimeve gjatė luftės, ndėrsa kulminacionin e vet KAN e
    ka arritur gjatė viteve 1999 dhe 2000 me fushatėn A-PAL (Albanian
    Prisoner Advocacy List) pėr lirimin e pengjeve tė luftės. Nė korrik tė
    vitit 2003, ėshtė vendosur qė KAN tė ketė qendrėn brenda nė Kosovė dhe
    ta krijojė njė rrjet edhe kėtu. Qė nga kjo kohė, me pjesėmarrje tė
    konsiderueshmė tė aktivistėve nga gjithė Kosova, KAN ka organizuar njė
    vistėr aktivitetesh nė shėrbim tė fuqizimit tė individėve anekėnd
    Kosovės, dhe krijimit tė njė shoqėrie dinamike dhe reprezentuese.


    KAN ka organizuar peticionin nė mbėshtje tė zbardhjes sė fatit
    tė personave tė rrėmbyer nė Kosovė, duke mbledhur 236,311 nėnshkrime;
    pastaj padėgjueshmėrinė qytetare tė familjeve tė tė pagjeturve
    (refuzimi i pagesės sė tatimeve dhe shėrbimeve publike), qė ka filluar
    qė nga 31 marsi i vitit tė kaluar; po ashtu kemi bllokuar rrugė dhe
    udhėkryqe; kemi vendosur fotografitė e tė pagjeturve nė grilat e
    Kuvendit e Qeverisė sė Kosovės; mandej, kemi publikuar nėpėr ēarēafė –
    tė cilėt ēdo herė na i vodhi policia – akuzat ndaj personave pėrgjegjės
    pėr vrasjet dhe masakrat nė Krushė tė Vogėl, Gjakovė dhe Reēak;
    etj.etj. Tė gjitha kėto janė bėrė nė bashkėpunim me familjarėt e tė
    pagjeturve.


    Me 10 qershor 2004, me vėrshėllima tė pipave, muzikė dhe
    kartuqa tė kuq, nė protestėn kundėr Rezolutės 1244 dhe pikėrisht me
    rastin e 5 vjetorit tė saj, mbi 1.000 protestues rreth e rrotull
    ndėrtesės sė UNMIK-ut e shpallėn veten Qytetarė dhe aktivistė. (Neve nė
    Kosovė konsiderohemi vetėm si banorė, status ky qė e gėzon edhe
    refugjati!) Ata lexuan Deklaratėn Qytetare dhe u zotuan se do ta
    luftojnė regjimin antidemokratik tė UNMIK-ut. (Kjo protestė paraqet
    zanafillėn konceptuale tė asaj qė njihet sot si Lėvizja VETĖVENDOSJE!)
    Pastaj ėshtė vazhduar me njė turne nėpėr qytetet e Kosovės duke
    projektuar sllajde me parulla kundėr regjimit jodemokratik tė UNMIK-t,
    nė muret e pushtetit si dhe nė ato publike.





    2005






    Mė vonė, dy herė aktivistėt e KAN-it e rrethuan UNMIK-un me shirit tė verdhė nė tė cilin shkruante “Vend Krimi/Mos Kalo”.


    Aktivitetet tjera pėrfshijnė kundėrshtimin e procesit tė
    decentralizimit nė Kosovė, me ē’rast, nė Gjilan, Dardanė, Mitrovicė (si
    vendet mė tė rrezikuara) dhe nė Prishtinė, i kemi djegur shkronjat e
    punuara prej druri tė fjalės decentralizim, pėr shkak se ky projekt,
    para se tė arrihet shtetėsia dhe pavarėsia e Kosovės, shpien nė ndarje
    e copėtim tė Kosovės.

    KAN sė bashku me organizatat “Thirrjet e Nėnave” nga Gjakova, “26 marsi
    1999” nga Krusha e Vogėl, dhe me familjarė tė Reēakut, mė 26 mars, 7
    maj dhe 10 qershor 2005 kanė vendosur tre ēarēafė me dimensione mbi 20m
    x 4m nė ndėrtesat afėr UNMIK-ut. Ēarēafi i parė ka pėrmbajtur emrat e
    56 personave qė akuzohen nga familjarėt e viktimave si pėrgjegjės pėr
    vrasjen dhe rrėmbimin e 112 banorėve tė fshatit Krushė e Vogėl. Ēarēafi
    i dytė ka pėrmbajtur emrat e 35 personave qė akuzohen nga familjarėt e
    viktimave si pėrgjegjės pėr vrasjen e 750 banorėve dhe rrėmbimin e 680
    tė tjerėve qė ende janė tė pagjetur nga komuna e Gjakovės. Ndėrsa, nė
    ēarēafin e tretė kanė qenė tė shkruar emrat e 20 personave qė akuzohen
    nga familjarė tė viktimave tė Reēakut pėr vrasjen dhe masakrimin e 42
    civilėve tė fshatit. Angazhimet e KAN-it kanė vazhduar edhe me
    aktivitete tė tjera, siē ėshtė rasti me mbėshtetjen e dhėnė organizatės
    ”Thirrjet e Nėnave” pėr realizimin e pjesės sė dytė tė fushatės ”Tė
    gjithėve na mungojnė”, ku nė dhjetė billborda dhe dhjetė ”city-lights”
    tė kryeqytetit janė vendosur emrat e tė gjithė personave tė pagjetur
    nga Kosova, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, fetare apo
    tjetėrfare.

    Mė 12 qershor 2005, nė muret pėrreth selisė sė UNMIK-ut janė shkruar
    parullat ”JO NEGOCIATA - VETĖVENDOSJE!”, duke shėnuar kėshtu avansimin
    definitiv tė KAN nė Lėvizja VETĖVENDOSJE! Aksionet e shkrimit tė
    parullave kanė vazhduar nė pothuajse tė gjitha qendrat e Kosovės.



    Qendrat e VETĖVENDOSJE!-s janė themeluar nė shumicėn
    dėrmuese tė komunave tė Kosovės. Qėllimi i kėtyre ėshtė shtrirja sa mė
    e madhe e Lėvizjes sonė, zgjerimi i rrjetit tė saj. Nė secilėn Qendėr
    janė tė ndara pėrgjegjėsitė pėr gazetėn dhe radioemisionin tonė, pėr
    logjistikėn dhe informimin, pėr rrjetin e Qendrės dhe ndėrlidhjet e
    Qendrės. Pėrveēqė aksionet tona tash ngjajnė nėpėr tėrė Kosovėn,
    mundėsitė pėr anėtarėsim janė rritur dukshėm. Nė secilėn Qendėr janė
    themeluar edhe Pikat e VETĖVENDOSJE!-s. Njė lagje e qytetit ose njė
    fshat themelojnė njė pikė tė VETĖVENDOSJE!-s. Qendra tė VETĖVENDOSJE!-s
    janė themeluar edhe jashtė vendit: nė Suedi, Norvegji, Danimarkė,
    Gjermani, Zvicėr, Francė, Britani tė Madhe dhe SHBA. Aktivistėt nė kėtė
    tė fundit, pra nė SHBA, mė 24 tetor, pėrderisa brenda selisė sė Kombeve
    tė Bashkuara nė Neė York mbahej takimi i Kėshillit tė Sigurimit ku
    diskutohej fati i Kosovės, organizuan njė protestė nė tė cilėn shprehėn
    kundėrshtinė e tyre ndaj negociatave tė padrejta dhe pėr tė drejtėn e
    popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje. Ata gjithashtu protestuan faktin
    se nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit, fjalėn do ta merrte
    kryeministri i Serbisė, Vojislav Koshtunica, ndėrsa Kosova nuk kishte
    kurrfarė pėrfaqėsimi, ashtu sikur kėto gjashtė vitet e fundit.
    Pikėrisht, njė nga slloganet e protestės ishte “Jo OKB-ja nė Kosovė,
    por Kosova nė OKB!” Me atė rast, mu para portės sė OKB-sė, u shpėrndanė
    2.000 pamflete nė njėrėn anė tė tė cilave ishte fotografia (tashmė e
    famshme) e Koshtunicės derisa pozonte me Kalashnikov nė dorė, gjatė
    vizitės trupave serbe nė Kosovė nė vitin 1998, ndėrkaq nė anėn tjetėr
    tė pamfletit u shpallėn pikat e VETĖVENDOSJES! kundėr negociatave tė
    padrejta dhe pėr tė drejtėn e Kosovės pėr vetėvendosje.


    Gazeta VETĖVENDOSJE! nisi nė qershor, fillimisht si
    gazetė mujore e prej vjeshtės si javore. Ky ėshtė numri i 16-tė i saj.
    Zakonisht secili numėr ka njė temė kryesore tė elaboruar nė disa
    shkrime, por edhe rubrikat standarde siē ėshtė komenti pėr tri ngjarjet
    politike mė tė rėndėsishme tė javės dhe Ditari i Lėvizjes. Gazeta jonė
    shumėzohet nė mbi 10.000 kopje dhe shpėrndahet anembanė nėpėr Kosovė
    nga aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s. Po ashtu, ajo del nė faqet e mesit tė
    gazetave „Kosova Sot” dhe „Epoka e Re” ēdo tė martė. Sikurse edhe tė
    gjitha njoftimet e komunikatat e Lėvizjes, edhe gazeta VETĖVENDOSJE!
    postohet nė web faqen - www.vetevendosje.org, e cila vetėm brenda
    muajit nėntor ėshtė klikuar 521.369 herė!



    Radioemisioni PĖRBALLJA pėrbėhet nga disa rubrika:
    intervista e shkurtėr me njė aktivist pėr ndonjė aktivitet tė shquar tė
    lėvizjes VETĖVENDOSJE!; debati qendror nė tė cilin pėrballen politikanė
    dhe analistė me aktivistė tė Lėvizjes sonė rreth njė teme tė caktuar;
    intervistimi i qytetarėve pėr temėn e debatit; dhe, komenti politik i
    VETĖVENDOSJE!-s pėr ngjarjet mė tė rėndėsishme politike dhe shoqėrore
    nė dy javėt paraprake. Ky emision i pėrdyjavshėm transmetohet ditėn e
    mėrkurė nė 30 radiostacione lokale anekėnd Kosovės. Nėpėrmjet
    radioemisionit PĖRBALLJA, i cili ka nisur tė emetohet prej qershorit,
    synojmė tė promovojmė debatin jokonformist dhe rėndėsinė e organizimit
    shoqėror e politik tė qytetarėve.



    Vezėt e prishura sė pari u hodhėn nė drejtim tė
    kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, e pastaj edhe kundėr Vuk
    Drashkoviqit, Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Unionit Serbi-Mal i Zi
    dhe kundėr Sanda Rashkoviq-Iviqit, udhėheqėse e Qendrės Koordinuese pėr
    Kosovė tė Qeverisė sė Serbisė, tė cilat vizituan Kosovėn. Aktivistėt e
    VETĖVENDOSJE!-s, me rastin e hyrje-daljeve tė tyre nė selinė e UNMIK-ut
    nė Prishtinė, sulmuan zyrtarėt e Serbisė, tė shtetit i cili nuk ėshtė
    penduar pėr krimet e kryera, s’ka kurrfarė keqardhje pėr humbjet, dėmet
    dhe vuajtjet qė ka shkaktuar, dhe pėr mė tepėr do qė sėrish ta rimarrė
    Kosovėn duke e copėtuar atė paraprakisht pėrmes decentralizimit. Ēdo
    herė janė hudhur me qindra vezė tė prishura (ngase ata s’janė tė denjė
    pėr vezė tė shėndosha sepse nė Kosovė 15% tė popullatės janė tė
    uritur!) dhe ēdo herė shumė aktivistė arrestoheshin nga njėsitė
    Speciale tė SHPK-sė. Edhe nė tė ardhmen, zyrtarėt e Serbisė qė vijnė nė
    Kosovė, mė sė paku do tė ‘mirėpriten’me vezė tė prishura.


    Deklarata pėr Dhėnien e Pavarėsisė Vendeve dhe
    Popujve tė Kolonizuar u shpėrnda para ndėrtesės sė UNMIK-ut me 25
    korrik tė vitit 2005. Kjo Rezolutė e OKB-sė numėr 1514, e datės 14
    dhjetor 1960, u jep tė drejtėn pėr vetėvendosje tė gjithė popujve. Ajo
    iu vendos tė gjitha automjeteve tė UNMIK-ut, Policisė sė UNMIK-ut dhe
    tė SHPK-sė tek fshesat e xhamave tė pėrparmė si njė gjobė. Aktivistėt e
    VETĖVENDOSJE!-s kėtė Rezolutė ua shpėrndanė edhe ndėrkombėtarėve nėpėr
    restoranet e kafiteritė nė qendėr tė qytetit. I njėjti aksion u ndėrmor
    nga tė gjitha Qendrat e VETĖVENDOSJE!-s nėpėr qytetet pėrkatėse.


    Tubimet fillimisht i paraprinin shkrimit tė
    parullave. Nė tre muajt e fundit, Lėvizja VETĖVENDOSJE! organizon
    tubime shumė mė masive me qytetarė gjithandej nėpėr qytetet dhe
    fshatrat e Kosovės. Nė kėto tubime, aktivistėt e Lėvizjes shpalosin
    parimet, konceptin dhe vizionin e VETĖVENDOSJE!-s, pėr tė vazhduar me
    argumentet kundėr decentralizmit dhe negociatave me Serbinė. Prezentimi
    gjithnjė pasohej me debat tė hapur me qytetarė dhe me anėtarėsimin e
    shumė prej tyre mė pastaj. Tubime tė tilla janė mbajtur edhe me
    studentė nėpėr fakultetet e Universitetit tė Prishtinės.


    Gjaku i shkelur ndodhi para Kuvendit tė Kosovės me
    29 shtator. Nė tė tri hyrjet e kėtij institucioni aktivistėt e Lėvizjes
    VETĖVENDOSJE! derdhėn ngjyrė tė kuqe. Deputetėt qė hynin nė Kuvend
    kalonin mbi tė, me kėpucėt e tyre tė lustruara ose me xhipat e
    blinduar. Gatishmėria e kėtyre njerėzve pėr ta negociuar lirinė ėshtė e
    padrejtė, sepse nėnkupton shkeljen mbi gjakun e derdhur pėrgjatė
    sakrificave tė bėra pėr ēlirim. Dy muaj mė vonė, Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    realizoi aksion pėrderisa pėrfaqėsuesi special i negociatave tė Kosovės
    me Serbinė, Marti Ahtisaari, takoi anėtarėt e Grupit tė Unitetit, nė
    rezidencėn presidenciale. Nė rrugėn qė ēon kah ky vend, ndodhej shiriti
    i verdhė nė tė cilin shkruante: VEND KRIMI - MOS KALO dhe pėrtej tij me
    ngjyrė tė bardhė ishte vizatuar harta e Kosovės, kurse ngjyrė e kuqe qė
    simbolizonte gjakun ishte derdhur pėrreth saj. Xhipat dhe veturat e
    zyrtarėve tė pushtetit tė padrejtė tė UNMIK-ut dhe IPVQ-ve shkelėn mbi
    ngjyrė. Nėse 4-5 liderė janė tė gatshėm tė pranojnė zgjidhje tė
    dėmshme, kėtė gjė s'duhet ta lejojnė 2 milionė njerėz.



    Kundėr decentralizimit janė ndėrrmarrur shumė
    aktivitete nėpėr Kosovė e posaēėrisht nė Prishtinė, Gjilan, Dardanė dhe
    Mitrovicė. (Nė Prishtinė policia nuk arriti tė arrestojė aktivistėt pėr
    shkak tė numrit tė madh tė tyre.) Ėshtė filluar me djegien e shkronjave
    tė punuara prej druri tė fjalės DECENTRALIZIM dhe paraqitjen e pasojave
    tė decentralizmit nė njė hartė tė madhe, e deri te peticioni nė
    Cernicė. Kjo e fundit paraqet njė ndėr aksionet mė tė vlefshme tė
    Lėvizjes sonė. Nėpėrmjet decentralizimit po bėhen pėrpjekje qė tė
    zgjerohen enklavat, tė lidhen ato territorialisht dhe tė legalizohen
    strukturat e Serbisė atje, drejt krijimit tė entitetit serb brenda
    Kosovės. Konkretisht, duan qė Cernicėn me 2685 banorė shqiptarė dhe 600
    serbė t'ia bashkėngjesin Parteshit me 1434 banorė serbė dhe Budrigės sė
    Poshtme me 1250 serbė, nė mėnyrė qė Parteshi tė bėhet komunė.
    Shqiptarėt do tė pėrbėnin 45% ndėrsa serbėt 55% tė komunės sė
    Parteshit. Njėherazi, shqiptarėt do tė gjenden nė territoret e
    kontrolluara drejtpėrdrejt nga strukturat militare shtetėrore tė
    Serbisė, ndėrkaq tė toleruara nga UNMIK-u. Ky proces ėshtė i
    patolerushėm. Jorastėsisht atė e kundėrshtoi vetė popullata e Cernicės.
    Pėr kėtė punė u organizua peticion. Cernica ka 2350 banorė me tė drejtė
    vote. Janė mbledhur 1294 nėnshkrime tė banorėve tė fshatit Cernicė
    kundėr decentralizimit. Ata refuzuan qė fshati i tyre t'i bashkėngjitet
    dy fshatrave serbe, nė njė kohė kur Kosovės i mungon sovraniteti dhe
    mekanizmat shtetėrorė pėr mbrojtjen e integritetit territorial tė
    vendit. Me kėtė peticion ėshtė treguar se populli ėshtė ai qė duhet tė
    vendosė pėr vete, e jo tė tjerėt pėr tė. Ky vullnet i qytetarėve,
    pastaj ka shėrbyer si bazė e strategjisė legjitime tė kundėrshtimit tė
    decentralizimit me tė gjitha format. Cernica ėshtė hequr nga plani qė
    tė jetė pjesė e Parteshit nė pakon e Ahtisaarit. Kosovės duhet t’i
    hiqet decentralizimi. Kosovės nuk i duhet decentralizimi. Asaj i duhet
    vetėvendosja.



    FUND u shkrua nėpėr xhipat e administatės sė UNMIK-ut
    me shenjėn UN me 20 tetor tė kėtij viti. Aktivistėt shtuan nga dy
    shkronja: shkronjėn F pėrpara shenjės UN dhe shkronjėn D pas. Aksioni
    nėnkuptonte dhėnien FUND kėtij regjimi shtypės. 36 aktivistė u
    arrestuan me atė rast. Regjimi i UNMIK-ut nė shpėrputhje me vullnetin e
    popullit ėshtė mohim i lirisė. Sistemi jeton si shtypės. Populli
    shtypet. Prandaj, kėtij regjimi i duhet njė FUND. Askush tjetėr s’do
    t’ia sillte atė mė mirė se vetė populli. Kjo ėshtė arsyeja pse porosia
    dhe qėllimi ynė ndaj strukturave antidemokratike tė UNMIK-ut u shkrua
    nėpėr xhipat e tyre. UNMIK-u ka veē xhipa, ngase Kosovėn e percepton
    herė si xhungėl e herė si shkretėtirė. Nė fakt, ata edhe po e
    shndėrrojnė Kosovėn nė kėtė paragjykim tė tyre. Po ky aksion, mė pas, u
    ndėrmor edhe nė Prizren, Gjilan e Ferizaj.


    Nekrolog pėr UNMIK-un sė pari pėrpiloi Qendra e
    VETĖVENDOSJE!-s nė Prizren, e mė pastaj ai u shpėrnda dhe u vendos
    nėpėr tė gjitha qytetet e Kosovės. Policia ēdo herė intervenoi duke i
    shqyer kėto nekrologje. Njė regjim, pushteti i tė cilit nuk buron nga
    vetė populli, njė sistem qė ėshtė nė kundėrshtim me vullnetin dhe
    interesat e qytetarėve, mbi tė cilėt ai qeveris padrejtėsisht, nuk mund
    tė ketė fat tjetėr pėveē vdekjes. Sepse FUND-i i jetės sė tij ėshtė
    lindja e popullit, fillimi i lirisė sė domosdoshme. Askush tjetėr nuk
    do ta bėjė kėtė gjė mė mirė se vetė populli. Liria kolektive e ka emrin
    vetėvendosje.



    198 arrestime gjithsej janė bėrė ndaj aktivistėve tė
    VETĖVENDOSJE!-s dhe qytetarėve qė iu bashkuan atyre prej 12 qershorit
    tė vitit 2005 e deri mė sot. 16 aktivistė janė arrestuar atėherė kur
    kemi hedhur vezė nė drejtim tė Vuk Drashkoviqit, ndėrsa tė tjerėt janė
    arrestuar duke shkruar parullėn "JO NEGOCIATA - VETĖVENDOSJE!"
    gjithandej nėpėr Kosovė. Jemi arrestuar nė Prishtinė, Mitrovicė,
    Gjilan, Ferizaj, Lypjan, Shtime, Prizren, Besianė dhe Therandė. SHPK-ja
    nuk na ka arrestuar dhe nuk na ka penguar nė Skėnderaj, Burim dhe
    Malishevė. Pėr shumicėn dėrmuese tė kėtyre arrestimeve vazhdojnė
    procedurat e Gjykatave ndaj nesh. Po ashtu vazhdon edhe procedura e
    lėvizjes sonė kundėr kėtij pushteti jodemokratik dhe pėr vetėvendosje.
    Nė Ferizaj gjykatėsi pėr kundėrvajtje, 7 aktivistėve ua ka shqiptuar
    dėnimin prej 150 eurove secilit ose 10 ditė burg. Aktivistėt e
    VETĖVENDOSJE!-s nuk paguajnė dėnimin. Ne s'jemi dhe nuk ndjehemi
    fajtorė. Nė Shtime dhe Prizren policia i ka rrahur aktivistėt edhe pas
    arrestimit dhe madje gjersa ata i kishin duart tė lidhura. Policia
    bėhej gjithnjė e mė e dhunshme, gjithnjė e mė brutale. Sistemi tashmė
    nuk po vepron vetėm nėpėrmjet SHPK-sė, por edhe pėrmes njėsive speciale
    si dhe eprorėve tė UNMIK-ut. Nė Prizren madje ishin edhe ushtarėt e
    KFOR-it. Nė Shtime, Besianė dhe Therandė policia ka pėrdorur sprejin i
    cili shkakton djegie nė lėkurė dhe pamundėson shqisėn e tė pamurit pėr
    dy orė. Nė Pejė janė dėnuar 5 aktivistė me 160 ditė burg gjithsej,
    ndėrsa dy tė tjerė nė Mitrovicė me 200 pėrkatėsisht 300 euro. Neve na
    akuzonin pėr prishje tė rendit e qetėsisė publike, mirėpo neve
    gjithkund tė gjithė qytetarėt na ndihmonin nė aktivitete dhe nuk
    ankoheshin. Nė fakt, ia prishnim dhe po ia prishim qetėsinė pushtetit
    tė UNMIK-ut nė shėrbim tė tė cilit shumė zellshėm ėshtė vėnė policia.
    Na akuzonin pėr dėmtim tė pronės private aty ku i shkruajmė parullat,
    mirėpo neve vetė qytetarėt na ftonin qė nė muret e shtėpive dhe
    lokaleve tė tyre t’ua shkruajmė parullėn tonė. Nė Kosovė policia nuk
    zbaton ligjin por urdhėrat e UNMIK-ut. UNMIK-u thotė atė qė ėshtė: JO
    VETĖVENDOSJE. Koncepti i 'standardeve para statusit' thotė: NEGOCIATA.
    Prandaj parulla jonė godet sistemin dhe procesin aktual politik, i cili
    po e shpien Kosovėn drejt robėrisė nėn Serbi.






    2006





    '12:44 time's up - UNMIK go home'. Mė 7 janar, me shkruarjen e
    parullės ‘12:44 time's up – UNMIK go home’ nė xhipat e UNMIK-ut bėmė tė
    ditur qė UNMIK-u si regjim antidemokratik po shkel vullnetin e popullit
    tė Kosovės dhe ėshtė i padėshirueshėm nė vendin tonė.


    FUND. Me 11 janar 2006 nė Viti, aktivistėt e kėsaj
    qendre shkruajtėn nė xhipat e UNMIK-ut parullėn FUND. Fundi i kėtij
    regjimi do tė ishte fillimi i njė kapitulli tė ndritur tė historisė
    sonė.


    Dėnohet UNMIK-u. Dėnohet UNMIK-u qė ėshtė parkuar nė
    vendin e gabuar – nė Kosovė. Ai as qė ėshtė dashur tė vijė, por tani qė
    ėshtė kėtu qėndron pa treguar kur do tė shkojė.UNMIK-u po ja mohon
    popullit lirinė duke e ēuar nė mjerim shoqėror e ekonomik. Nė
    bashkėpunim me armikun tonė, Serbinė, po na ngulfasin me decentralizim
    e ‘eksterritorialitet’. Prandaj ne Lėvizja VETĖVENDOSJE! si dėnim
    minimal pėr krejt kėto i shfryjtėm gomat e xhipave tė tyre. Populli
    merr frymė vetėm atėherė kur ky sistem i padrejtė vdes.


    Kėrkohet banda e vrasjes dhe plaēkitjes sė Kosovės. Anembanė
    Kosovės u vendos posteri me fytyrat mė tė kėrkuara tė atyre qė po e
    plaēkisin vendin tonė. Ata kanė pranuar tė bėjnė pazar me vullnetin e 2
    milionė njerėzve tė Kosovės, pa e pyetur asnjėrin prej tyre. Do tė ulen
    nė tryezė tė rrumbullakėt me pėrfaqėsuesit e shtetit qė ka kryer
    gjenocid nė Kosovė, e i cili jo vetėm qė nuk ėshtė dėnuar pėr kėtė gjė,
    por as qė po ndjehet pėrgjegjės. Kjo bandė po shkon nė Vjenė pėr ta
    decentralizuar Kosovėn.


    Decentralizimi=>Ndarje, Ndarja=>Luftė. Ditėn
    kur kryenegociatori Marti Ahtisari vizitoi Kosovėn, mė 1 mars,
    aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėrpara selisė qendrore tė UNMIK-ut
    vendosėn ēarēafin nė tė cilin ishte e vizatuar harta e Kosovės dhe
    kufijtė e brendshėm nė vendin tonė qė i krijon procesi i
    decentralizimit. Decentralizimi, emėrtim ky prapa sė cilit fshihen
    aspiratat hegjemoniste dhe ekspansioniste tė Serbisė dhe karakteri
    shovinist i pushtetit tė saj, pasi qė u sajua nė Beograd iu imponua
    UNMIK-ut dhe ky i fundit ia imponoi IPVQ-ve tė Kosovės edhe ashtu
    servile.



    Vaksinimi kundėr virusit U1N2M4I4K. Mė 26 mars filloi
    fushata e vaksinimit tė qytetarėve tė Kosovės. Qėllimi i kėtij
    vaksinimi ishte imunizimi i popullatės kundėr kėtij virusi i cili
    shkakton sėmundjen unmikitis.



    Protestė nė Deēan kundėr vendimit ekzekutiv 2005/5. Sipas
    kėtij vendimi, 800 hektarėve tokė pėrreth Manastirit tė Deēanit u ėshtė
    dhėnė status i veēantė, Afėr 600 hektarė tė kėsaj hapėsire janė prona
    tė bujqve shqiptarė. Demonstrata zgjati dy ditė, mė 13 dhe 14 prill,
    kur aktivistė tė Lėvizjes dhe qytetarė nga Deēani bllokuan ndėrtesėn e
    UNMIK-ut nė qytezė.


    Sanė pėr Petersenin. I vetmi aktivitet qė u lejohet
    fshatarėve nė pronat e tyre tė uzurpuara prej manastirit ėshtė kositja
    e barit. Prandaj me 24 Prill 2006 aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! e
    shkarkuan para UNMIK-ut njė traktor me kėtė bar tė kositur, bar tė
    cilin fshatarėt ia dėrguan Soren Jessen-Petersenit, kryeadmninistrator
    i atėhershėm i UNMIK-ut dhe nėnshkrues i vendimit famkeq, meqė atyre
    nuk po iu nevojitet asgjė. Tė gjithė sanėn qė i teproi ai ia dha Veton
    Surroit.



    'Evakuimi'. Pėrderisa nga ndėrtesa pėrballė,
    hedheshin mijėra letra qė pėrmbanin 'Dhjetė Urdhėrat e Evakuimit', njė
    tekst ky parodizues se si personeli i UNMIK-ut duhet tė evakuohet,
    ndėrkohė nė prapavijė dėgjohej sirena e fuqishme alarmuese e cila i
    ftonte zyrtarėt e UNMIK-ut qė ta lėshojnė ndėrtesėn menjėherė.


    Fushata kundėr produkteve tė Serbisė. Kosova mund tė
    jetojė pa Serbinė. Kosova do ta ketė jetėn shumė mė tė mirė pa Serbinė.
    Prandaj ne duhet tė jetojmė pa produktet e Serbisė.



    50 JAVĖ>>>ORGANIZIM–BALLAFAQIM. Nė Pallatin
    e Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė, u hap ekspozita e Lėvizjes
    VETĖVENDOSJE! Nė 258 fotografi tė renditura kronologjikisht janė
    paraqitur aksionet e ndryshme dhe tubimet publike me qytetarė tė
    Lėvizjes VETĖVENDOSJE! tė realizuara anekėnd Kosovės, por edhe pamje
    nga intervenimet brutale tė policisė kundėr aktivistėve.Po kjo
    ekspozitė,mė pas, u hap edhe nė qytete tjera si nė: Gjilan, Ferizaj,
    Prizren, Skėnderaj, Lypjan etj.



    Demonstratė gjithėpopullore pėrpara selisė qendrore tė UNMIK-ut nė Prishtinė.
    Mijėra qytetarė tė Kosovės iu bashkuan Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė
    bllokimin e punės institucionale tė UNMIK-ut. Kjo u bė me 8 dhe 9
    qershor tė vitit 2006, njė ditė para vazhdimit automatik tė mandatit tė
    Rezolutės 1244, dhe sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovė qė garantohet me
    kėtė Rezolutė. Ndaj kėtij bllokimi intervenuan njėsitet speciale tė
    ShPK-sė tė cilat dhunshėm ia hapėn hyrje daljet UNMIK-ut, dhe me tė
    zbatimit tė sovranitetit tė Serbisė. 80 aktivistė u arrestuan me kėtė
    rast tė cilėt u dėnuan me nga 10 ditė burg, tė cilin e vuajtėn tė
    gjithė.



    Pėrsėritja e Milosheviqit. Koshtunica dhe zyrtarėt
    tjerė serb ia mėsynė Kosovės, pėr t’i shpėrfaqur planet e tyre
    hegjemoniste dhe koloniale ndaj Kosovės. Kjo u bė nė ditėn kur shėnohet
    Beteja e Kosovės. Aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! i bllokuan rrugėt
    tė cilat dėrgojnė nė kufi me Serbinė, me ē’rast intervenuan njėsitet
    speciale tė SHPK – sė, pėr t’ia hapur rrugėt tė tė pa dėshiruarve nga
    Serbia.



    Demonstratė gjithėpopullore mė 24 korrik sė bashku me
    ODL tė UĒK-sė, LPK-nė, LKĒK-nė, Thirrjet e Nėnave, 26 Marsi 1999 e
    IQLL. Kėtė ditė Ekipi i Unitetit kishte takohej nė Vjenė me
    delegacionin e Serbisė, ku negocohej vullneti politik i popullit tė
    Kosovės pėr tė mos u realizuar ai.


    Buletini javor nė gjuhėn angleze.
    Mė 23 qershor Lėvizja VETĖVENDOSJE! publikoi numrin e parė tė buletinit
    javor nė gjuhėn angleze pėr t'ia sqaruar publikut jo shqipfolės
    konceptin dhe aktivitetet tona politike.


    Kundėr Ahtisaarit. U bllokuan hyrje-daljet e Asamblesė sė
    Kosovės ku mbahej takimi i Marti Ahtisaarit me Grupin Negociator tė
    Kosovės. Ne synuam parandalimin e takimit qėllimi i tė cilit ishte
    zgjerimi i territoreve tė kontrolluara prej Serbisė brenda Kosovės



    Demonstratė kundėr decentralizimit nė Viti dhe Gjilan.
    Mė 1 dhe 9 shtator organizuam demonstratė kundėr projektit tė
    decentralizimit i cili po e copėton Kosovėn pėr t’ia pėrmbushur
    apetitet territoriale armikut tonė hegjemonist Serbisė. Demonstratės iu
    bashkuan tė gjitha degėt e partive politike nė kėto komuna tė Kosovės,
    pėr shkak se kėto dy komuna janė ato qė mė sė shumti e pėsojnė nga
    decentralizimi.



    M… i radhės. Aksion kundėr UNMIK-ut si garantues dhe
    sigurues i referendumit tė Serbisė nė Kosovė. Aktivistėt vendosėn para
    selisė qendrore tė UNMIK-ut njė guaskė toaleti sa pėr tė simbolizuar
    veprimin e tij jashtėqitės tė radhės nė pėrkrahje tė sovranitetit tė
    Serbisė mbi Kosovėn. Pėrveē kėsaj ndėrtesa e UNMIK-ut u pėrlye me
    ngjyrė.



    Bllokohet Ruckeri nė Prizren. Dhjetėra aktivistė tė
    Lėvizjes VETĖVENDOSJE! bllokuan hyrje-daljet e Kuvendit Komunal tė
    Prizrenit nė kohėn kur atė po e vizitonte udhėheqėsi i UNMIK-ut,
    Joachim Ruecker. Vizitat e kryeadministratorit anekėnd Kovosės po bėhen
    pėr t’i bindur udhėheqėsitė komunale pėr implementimin e procesit tė
    rrezikshėm e tė dėmshėm tė decentralizimit i cili e copėton vendit
    tonė.

    U skuqėn IPVQ-tė dhe UNMIK-u. Dhjetėra mijėra
    shqiptarė nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipėria festuan duke demonstruar
    kundėr ndarjes sė Kosovės dhe katandisjes sė saj nė njė robėri tė re. U
    zgjodh 28 Nėntori pėr shkak se tash, kur po na pėrgatitet robėria e re
    dhe varėsia e re nga Serbia, nuk kemi fare arsye pėr tė festuar, dhe
    energjinė e kanalizuam nė demonstratė kundėr kthimit nėn Serbi.



    Tubimet me qytetarė. Gjatė kėtij viti u organizuan 68
    tubime dhe debate me qytetarė nė qytete dhe fshatra tė Kosovės. Shumica
    e tubimeve janė mbajtur nė qytetet dhe fshatrat tė cilat janė tė
    rrezikuara nga procesi i decentralizimit, ‘eksterritorialitetit ’ dhe
    rikolonizimit tė Kosovės. Shumė tubime janė mbajtur me studentėt nė
    konvikte si dhe nė amfiteatro tė fakulteteve tė ndryshme.



    Arrestimet dhe dėnimet. Gjatė kėtij viti u arrestuan
    322 aktivistė. Prej tyre 110 u dėnuan me vuajtje dėnimi me burg. 81
    aktivistė u dėnuan me 10 ditė burg, 12 aktivistė u dėnuan me nga 20
    ditė burg si dhe 17 aktivistė u dėnuan me nga 30 ditė arrest shtėpiak.
    Kohėve tė fundit u riaktualizuan edhe shumė lėndė nėpėr gjykata pėr
    arrestimet e mėhershme tė aktivistėve. Gjithashtu ėshtė shtuar edhe
    presioni psikologjik ndaj familjeve tė aktivistėve tė Lėvizjes. Edhe
    gjatė kėtyre ditėve shumė aktivistė janė duke u kėrkuar nėpėr shtėpitė
    e tyre.






    2007





    Prezentimi i pakos sė Ahtisaarit nėpėr qytetet e
    Kosovės me qėllim tė vetėdijėsimit tė qytetarėve pėr dėmin qė i sjell
    Kosovės kjo pako. Ky prezentim ėshtė bėrė pėrmes paraqitjes vizuele tė
    proceseve tė pėrfshira nė pako.



    Demonstrat e 10 shkurtit. Dhjetėra mijėra qytetarė tė
    Kosovės iu pėrgjigjėn ftesės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėr ta
    demonstruar vendosmėrinė tonė nė kundėrshtim tė pakos sė Ahtisaarit dhe
    ndarjes territoriale, fetare dhe institucionale tė Kosovės qė e bėn kjo
    pako, vetėm e vetėm pėr ta mbajtur Kosovėn si pjesė tė Serbisė. Policia
    i bllokoi rrugėt ku marshonin demonstruesit paqėsor dhe intervenoi
    dhunshėm kur demobstruesit deshėn tė kalojnė pėr ta vazhduar marshin e
    tyre. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranė, ndėrsa 82 demonstrues tė
    tjerė u plagosėn, disa rėndė, nga plumbat e gomės qė i pėrdori policia.
    15 demonstrues u arrestuan.


    Homazhe pėr Arben Xheladinin dhe Man Balajn. Mė 11
    shkurt aktivistė tė Lėvizjes dhe qytetarė tė Prishtinės u mblodhėn nė
    vendin ku kishin rėnė dėshmorėt Arben Xheladini dhe Mon Balaj pėr tė
    bėrė homazhe.


    Demonstrata e 3 Marsit. Demonstratės gjithėpopullore
    iu bashkuan dhjetėra mijėra qytetarė tė cilėt shprehėn mllefin kundėr
    pushtetit qė robėron dhe vret. Policia e kishte bllokuar njė pjesė tė
    marshutės sė demonstratės, por pas ultimatumit nga Lėvizja
    VETĖVENDOSJE! ata u detyruan ta hapin rrugėn. Para selisė sė policisė
    nė Prishtinė u vendos mbishkrimi VRASĖS nė tė gjitha gjuhėt e ekipeve
    policore qė morėn pjesė nė intevernimin e 10 shkurtit.


    Ekspozita e Pakos sė Ahtisaarit. Aktivistė tė
    Lėvizjes VETĖVENDOSJE! gjatė tėrė javės kanė ekspozuar nenet nga Pakoja
    e Ahtisaarit tė cilėt ngėrthejnė nė vete padrejtėsitė e tmerrshme tė
    kėtij dokumenti, i cili do t’ia shkatėrrojė Kosovės tė ardhmen. Kėto
    nene nga tė gjitha anekset e pakos shpjegojnė nė detaje pengesat qė do
    t’i ketė Kosova nė tė ardhmen, pengesa kėto qė kanė tė bėjnė me
    funksionimin e politikės, ekonomisė dhe shoqėrisė sė Kosovės nė
    pėrgjithėsi.



    Demonstratė me 31 Mars. Nė kėtė demonstratė u kėrkua
    vetėvendosja si lirim nga burgu kolektiv i popullit tė Kosovės, dhe
    lirimi it ė gjithė tė burgosurėve politik individual nė Kosovė.


    Rrencat. Mė 1 prill qytetarėt e Prishtinės i kanė
    votuar rrencat mė tė mėdhenjė ndėr politikan. Procesi i votimit ėshtė
    mbajtur sot nė Prishtinė, dhe ėshtė organizuar nga Lėvizja
    VETĖVENDOSJE! Nė tė kanė marrė pjesė 974 qytetarė tė Prishtinės. Fitues
    doli Hashim Thaēi me gjithsej 418 vota, pra gati gjysma e votuesve e
    shpallėn atė rrencin mė tė madh.



    1989. Mė 5 prill 2007 deputetėt e Kuvendit tė Kosovės
    janė mbledhur nė tė njėjtėn sallė pėr ta miratuar me aklamacion njė
    deklaratė mbėshtetėse pėr Pakon e Ahtisaarit. Me kėtė Pako na ėshtė
    thėnė se Kosova fiton ēdo gjė. Njėjtė si mė 1989.


    “Lirojeni Albinin.” Shkrimi i parullės “Lirojeni
    Albinin!” dhe “Free Albin!” nė murin e UNMIK-ut. Kjo parullė ėshtė
    shkruar edhe nė qendrat tjera tė Kosovės.


    VRASĖS. Nė makinat e UNMIK-ut ėshtė shkruar parulla
    VRASĖS. Kjo parullė ua ka pėrkujtuar qytetarėve tė Kosovės shndėrrimin
    e regjimit colonial nė edhe regjim terroristė pas 10 shkurtit.


    Tryezė. Lėvizja VETĖVENDOSJE! nė bashkėpunim me
    Kėshillin e Studentėve tė Fakultetit Juridik tė UP-sė organizoi tryezėn
    e rrumbullakėt “Pakoja e padrejtėsisė dhe mosfunksionalitetit” me
    intelektualė. Aty u analizuan dėmet e pakos sė Ahtisaarit nė 3 rrafshe:
    atė juridiko/politik, rrafshin ekonomik dhe tė sigurisė.


    Tryezė dhe protestė nė Pejė. Mė 19 maj 2007, nė Pejė u
    mbajt tryeza e rrumbullakėt, e organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! me
    temėn Pakoja e Ahtisaarit – uzurpuese e trashėgimisė sonė. Nė kėtė
    tryezė ku morėn pjesė intelektualė nga Peja si dhe pėrfaqėsuesit e disa
    partive politike, pėrfshirė pėrfaqėsuesit e Kuvendit Komunal tė Pejės,
    u diskutua muri i cili ndėrtohej nė atė kohė pėrreth Patrikanės sė
    Pejės. Pas tryezės aktivistė tė Lėvizjes dhe qytetarė tė Pejės
    organizuan protestė nė hyrje tė Patrikanės.


    Tryezė nė Drenas. Me 7 qershor Lėvizja VETĖVENSOJE ! organizoi tryezė nė Drenas me temėn Pakoja e padrejtėsisė dhe jofunksionalitetit.



    Dy vjetori. Me rastin e dy vjetorit tė themelimit tė
    Lėvizjes VETĖVENDOSJE! u mbajt njė ekspozitė ku janė pėrmbledhur
    fotografitė mė tė mira nga tė gjitha aksionet, tubimet dhe demonstratat
    e organizuara gjatė kėtyre dy viteve.



    Pakoja e plehut. Nė qershor Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka
    organizuar aksionin e shkrimit tė parullės “Pakoja e Ahtisaarit” nėpėr
    kontenierat e plehut nė Prishtinė. Kjo ka simbolizuar pakon si njė
    kontenjerė qė pėrmban shumė gjėsende, tė gjitha kėto me vlerė plehu pėr
    tė ardhmen e Kosovės. Ky aksion ėshtė realizuar edhe nė qendrat tjera
    tė Kosovės.



    Memorandum. Lėvizja VETĖVENDOSJE! ua ka dėrguar dy
    memorandume njė numri tė organizatave ndėrkombėtare qė merren me tė
    drejtat e njeriut. Memorandumi argumenton se si janė shkelur tė drejtat
    e njeriut me mbajtjen e vazhdueshme tė aktivistėve tonė nė paraburgim.


    Tryezė nė Besianė. Mė 27 qershor, nė Besianė u mbajt tryeza e rrumbullakėt e organizuar nga Qendra e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! atje.



    6 mujori i 10 shkurtit. Me 10 gusht 2007 me rastin e 6
    mujorit tė demonstratės sė 10 shkurtit dhe rėnies sė Arbenit dhe Monit
    Lėvizja ka organizuar homazhe te vendi ku u qėlluan dy dėsmorėt. Pastaj
    kemi vazhduar drejt zyres sė Britanisė sė Madhe ku ia dėrguam njė letėr
    publike shefit tė zyres, David Blunt, me pyetjen – “Ku ndodhet Steven
    Curtis?”.Nė fund shkuam tek zyra e Rumanisė tė cilėn e goditėm me vezė
    tė prishura. Ky shtet po i mbanė kriminelėt qė vranė Arbenin dhe Monin.



    Manipulimi i UNMIK-ut. Me 11 shtator nė murin e
    UNMIK-ut kemi filluar me shkruarjen e parullės UNMIK-u manipulon
    fėmijėt! Nė kėtė mur, ku zakonisht i shkruanim parullat tona
    liridashėse, UNMIK-u i ka angazhuar disa fėmijė pėr tė vizatuar
    pikturat e veta aty. Nė disa vende fėmijėt kanė shkruar “E duam
    UNMIK-un”, shpėrfaqje kjo e qartė e qyqarllėkut tė kėtij pushteti
    shtypės i cili po i manipulon fėmijėt pėr ta mbrojtur veten dhe
    padrejtėsinė e tij.



    Promovimi i librit. Institutit Albanologjik tw
    Prishtinės do tė bėhet promovimi i librit "ZGJOHU - Pėr rezistencė
    drejtė lirisė" i Albin Kurtit. Fjalėt e rastit mbajtėn Sadri Fetiu,
    Muhamet Mavraj dhe Glauk Konjufca.


    Gjatė kėtij viti janė arrestuar 84 aktivistė. Janė lėnduar 84 aktivistė dhe qytetarė, si dhe janė rrahur 9 aktivistė


    Sot, Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka shtrirė veprimtarinė e saj nė
    shumė qendra dhe vendbanime tė Kosovės, numėron qindra aktivistė,
    mijėra mbėshtetės, gjithnjė nė pėrpjekje pėr tė mobilizuar dhe
    organizuar popullin e Kosovės nė misionin e arritjes dhe realizimit tė
    sė drejtės pėr vetėvendosje. Tė pėrkushtuar dhe tė angazhuar
    maksimalisht. Deri nė vetėvendosje pėr popullin e Kosovės.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #945
    Levizja Vetevendosje zgjerohet ne Prishtine
    Publikuar mė E Hene, 15 Nentor 2010 20:12


    Prishtine 15 Nentor NOA - Ne kuader te organizimit dhe shtrirjes se rrjetit te saj Levizja Vetevendosje diteve te fundit ka formuar disa Keshilla per Zhvillimin e Pikave neper lagjet e Prishtines. Duke pasur parasysh qe programi i Levizjes Vetevendosje mund te realizohet vetem ne bashkepunim te ngushte me qytetaret e Kosoves zgjerimi i rrjetit neper lagjet e qyteteve dhe neper fshatrat e Kosoves perben pjesen me te rendesishme te aktivitetit te Vetevendosje ne terren. Fundjaven e kaluar kjo levizje ka mbajtur 32 tubime publike me qytetaret anembane Kosoves prej te cileve kater ne kryeqytet.

    Te shtunen u mbajt tubimi ne shkollen fillore Asim Vokshi ne lagjen Kodra e Trimave ku ne kete tubim ishin te pranishem pervec anetareve nga Keshilli per Zhvillimin e Qendres se Prishtines edhe Albin Kurti si dhe kandidati i Vetevendosje-s per deputet Nazmi Mikullovci.

    Albin Kurti e hapi tubimin duke u duartrokitur fuqishem nga qytetaret kur kujtoi kohen e demostratave studentore te vitit 1997 Kur e mbajtem demonstraten e 1 tetorit ne vitin 1997 pasi na burgosen policia serbe na tha se i kishin shperndare demonstruesit ne Velani por se demonstrata kishte vazhduar ne Kodren e Trimave tha Kurti.

    Me pas Albin Kurti shpalosi programin e Vetevendosje-s ku u ndal ne pika te vecanta si sovraniteti zhvillimi ekonomik dhe drejtesia ku nder te tjera theksoi se vitet 2010 dhe 2011 do te jene vite te ndryshimeve te medha.

    Me pas Nazmi Mikullovci prezantoi me ne detaje programin ekonomik te Vetevendosje. Prezantimet u pasuan nga nje debat i gjate me qytetaret e pranishem te cilet shfaqen brengen per hallet e tyre mirepo edhe shprehen interesimin per tiu bashkuar Vetevendosje duke u anetaresuar e organizuar ne Keshillin per Zhvillimin e Pikes per lagjen Kodra e Trimave.

    n.e/NOA
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #946
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Kali me pas maru ket Albinin ma nom kish dal.

  7. #947
    "I do not recognize this court, I can only be tried by a court of my people. I do not recognize this court just as I do not recognize Serbia nor Yugoslavia. This court is in the service of the day-to-day politics of the fascist regime of Slobodan Milosevic," declared Albin in his hearing in the district court of Nis, Serbia. He has refused a lawyer, aware of the fact that he will not receive a fair trial. "I don't care how long you sentence me," he defiantly told the judge.

    http://www.google.ca/imgres?imgurl=h...26tbs%3Disch:1
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 26-11-2010 mė 23:24
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #948
    During the NATO bombing of Yugoslavia, Albin remained in Prishtina until April 27, 1999, when Serbian police arrested him.

    From April 27 until May 1, Albin was held in Prishtina prison. On May 2, he was transferred to Lipjan prison where he was held until June 10. During this time, he was barbarously tortured for being a "terrorist". He was accused of meeting with Richard Holbrooke (in fact, Albin had never met him) and of meeting with Christopher Hill.

    On June 10, after the withdrawal of Serb forces from Kosova, Albin and thousands of other Albanian prisoners were transferred from the prison in Lipjan, Kosova, to prisons in Serbia. His family had no information about his whereabaouts. On July 12, the International Committee of the Red Cross (ICRC) informed the family that Albin Kurti was being held in Pozarevac prison. On July 27, 1999, the family was informed by Franklin De Vrieze (Pax Christi Vlaanderen) about his visit to Pozarevac prison where he met with Albin. After this, during September and October, the family received two letters from Albin. The first letter was written September 13 and received on September 30. The second letter was written September 22 and received on October 18. Both letters were communicated through
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #949
    Albin Kurti was born on March 24, 1975, in Prishtina, Kosova. He finished primary school (1981-1989) and high school (1989-1993) in Prishtina with
    excellent success. In the academic year of 1993/94, he began his studies at the Electrical Faculty of the University of Prishtina. He was an eminent (honors) student.

    In August 1997, he became involved in the Students Independent Union of the University of Prishtina (SIUUP) as a member of the presidency. He was the international officer. Albin was also a member of the Organizing Board (at University level) of the students' peaceful protests for the release of University's buildings, which were then held by Serb professors and students. This Board organized four student peaceful protests (1 October 1997, 29 October 1999, 30 December 1997 and 13 March 1998).

    During this time, he was invited to meetings in Washington, New York, Brussels, Copenhagen, and the European Parliament in Strasbourg with the purpose of informing the international community about Albanian students' legitimate demands.

    He also met with numerous highly placed individuals in international politics, including: Robin Cook (foreign minister of UK), Klaus Kinkel (ex-foreign minister of Germany), Hubert Vedrine (foreign minister of France), Robert Gelbard (special envoy of President Clinton for the Balkans), and with all the ambassadors and embassy representatives of western countries present in Belgrade.

    In August 1998, Albin began working in the office of the General Political Representative (GPR) of UĒK, Adem Demaēi, where he served as a translator.

    In early March 1999, he quit all activities at SIUUP and at the office of GPR of UĒK in order to continue his university studies.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #950
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •