Close
Faqja 76 prej 187 FillimFillim ... 2666747576777886126176 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 751 deri 760 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #751
    Lėvizja VETĖVENDOSJE! vazhdon shtrirjen e saj nė tė gjithė Kosovėn
    13 NĖNTOR 2010 - E Diel 21:53


    Lėvizja VETĖVENDOSJE! vazhdon tė themelojė pikat e saj nė nivel lagjesh, fshatrash e qytetesh. Ajo nuk identifikohet me asnjė ngjyrim regjional e lokal, por ka karakter inkluziv qytetar, duke pėrfshirė nė organizimin e saj tė gjithė qytetarėt, nga tė gjitha vendbanimet.



    Tė shtunėn, mė 13 nėntor 2010, nė orėn 16:00, nė zyren e Lėvizjes nė Gjilan, u konstitua edhe njė pikė tjetėr, pėr lagjet e “Tregut tė Gjelbėr” tė kėtij qyteti. Tė pranishėm ishin rreth 40 pėrfaqėsuesė tė kėtyre lagjeve dhe disa antarė tė Kėshillit tė Lėvizjes nė Gjilan. Nė fillim u pėrshėndetėn nga pėrgjegjėsi i pėrkohshėm i kėsaj lagjeje, nga Fatmir Haziri. Ndėrsa pėr tė folur pėr situatėn aktuale ekonomike, fjalėn e rastit e mori profesori i ekonomisė, Nexhmedin Shaqiri. Ai foli pėr resurset e pashfrytėzuara ekonomike dhe ato tė shfrytėzuara keq nga klasa politike. “Nuk ka zhvillim ekonomik me kėtė proporcion skajshmėrisht tė padrejtė nė mes importit dhe eksportit. Po ashtu, politikanėt aktual e kanė bėrė Kosovėn vetėm njė vend konsumues dhe jo prodhues,” – tha ndėr tė tjera Shaqiri.



    Ndėrsa pėr tė komentuar aktualitetin politik nė Kosovė, foli Ismajl Kurteshi. Ai pėrmendi edhe komentin e Walkerit, i cili pėrkrah vullnetin e shumicės shqiptare nė Kosovė pėr bashkim kombėtar me Shqipėrinė. “E shihni se nuk ėshtė e vėrtetė se tė gjithė ndėrkombėtarėt janė kundėr bashkimit kombėtar. Lėvizja VETĖVENDOSJE! kėrkon vetėvendosjen e brendshme dhe tė jashtme,” – iu drejtua tė pranishmėve Kurteshi.



    Po ashtu fjalėn e mori Avni Rudaku, i cili tha se Lėvizja VETĖVENDOSJE! dėshiron ta ripėrkufizoj (kuazi) shtetin e Kosovės, relacionin e vendorėve me ndėrkombėtarėt, marrėdhėnien me Serbinė pėr kushte reciprociteti dhe ta rimendoj raportin e qytetarit me politikanin. “Vetėvendosje nėnkupton faktorizimin e faktorit vendor dhe ngritjen e zėrit tė qytetarėve. Nė shoqėrinė shqiptare tė Kosovės ekziston stratifikim i thellė social dhe ekonomik nė mes tė shtresave tė ndryshme shoqėrore dhe, Lėvizja VETĖVENDOSJE! do tė synoj ta konstituojė shtresėn e mesme ekonomike pėr balancin nė mes tė tė varfėrve ekstrem dhe klasės politike super tė pasur,” – u shpreh Rudaku. Mė pas pasuan pyetjet e qytetarėve rreth zhvillimit ekonomik dhe qasjes qė ka Lėvizja pėr ekonominė e vendit. Pastaj filloi antarėsimi i qytetarėve dhe u formua Kėshilli i Pikės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėr “Tregun e Gjelbėr” nė Gjilan, tė cilin e pėrbėjnė dhjetė anėtarė.



    Tubimi radhės nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! u mbajt nė fshatin Softaj tė komunės sė Ferizajt.



    Nė tubim ishin tė pranishėm njė numėr i mad hi banorėve nga tri fshatra tė kėsaj komune, Softaj, Sazli, Pojatė dhe Papaz. Tė pranishmėve, gjatė kėtij tubimi iu drejtua aktivisti i udhėheqjes qėndrore tė Lėvizjes Hysen Durmishi, i cili u spjegoi vėndasve arsyen e vendimit, qė Lėvizja VETĖVENDOSJE! e mori mė 12 qershor, pėr tė garuar nė zgjedhje. “Departamenti programor i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! ėshtė duke punuar nė shkoēitjen deri nė detaje pėr tė nxjerrė njė program qeverisės, qė do tė shpaloset pranė fillimit tė fushatės zgjedhore. Si prioritet ekonomik i Lėvizjes ėshtė Bujqėsia. Qeveritarėt po fokusohen nė projekte qindra milionėshe, pėr arsye se nga kėto projekte ata po fitojnė miliona euro. Tek sektori publik, shtresat e mesme dhe tė varfėra i shfrytėzojnė shėrbimet e sektorit publik si nė shėndetėsi, arsim etj etj…”, kėto janė disa nga fjalėt qė Hysen Durmishi u that ė pranishmėve.



    Pyetjet e shumta nuk munguan, por ndėr to ishte nje pyetje e njė banori tė kėtij fshati “Si mund t’i besojmė Lėvizjes VETEVENDOSJE!, e tė mos mendojmė se do tė veprojnė sikur kanė vepruar paritė tjera?”, pėrgjigja nga Hysen Durmishi ishte “se dallimi nė mes nesh dhe subjekteve tjera pėrkatėse, ėshtė se ato janė korruptuar edhe nė periudhėn sa kanė qenė nė opozitė, ndėrkaq ne si Lėvizje jemi nė skenė qe pesė vite dhe tė gjithė e dine se jemi tė pakorroptuar.



    Sot, gjithashtu Lėvizja VETĖVENDOSJE! mbajti tubim nė fshatin Skifteraj tė komunės sė Vitisė. Nė kėtė tubim, i cili u mbajt nė lokalet e shkollės sė kėtij fshati, ishin tė panishėm mbi 70 persona, tė cilėve iu drejtuan aktvisti Visar Ymeri nga udhėheqja qėndrore e Lėvizjes, si dhe aktivistėt e Kėshillit pėr Zhvillimin e Qendrės sė Lėvizjes nė Vitisė.



    Kėtė tubim e hapėn aktivistėt nga qendra e Vitisė, Mirjeta Hetemi dhe Arton Misini, tė cilėt bėnė njė pėrshkrim tė aktiviteteve deritashme, tė Lėvizjes nė Viti. Ata poashtu folėn edhe pėr vėshtirėsitė e shumta ekonomike e sociale qė banorėt e kėsaj komune hasin ēdo ditė, si pasojė e keqqeverisjes sė deritashme.



    Nė vijim fjalėn e mori aktivisti Visar Ymeri i cili theksoi se tash ka ardh koha e fundit qė tė bėhemi bashk pėr ta mposhtur kėtė qeveri korruptive dhe tė dalim nga kjo humnerė qė kėta qeveritar na sollėn. Visari sqaroi se ky slogani “Bashkė ėshtė e mundshme” do tė thotė qė sė bashku mund ta fitojmė njė qeveri e cila ėshtė nė shėrbim tė qytetarit e jo e kundėrta, bashkė mund ta pėrmiėsojmė mirėqenien tonė sociale, dhe se bashkė mund ta ndėtojmė njė shtet vėrtet sovran.



    Njė prej temave qė iu vu theks mė shumė ishte edhe subvencionimi i bujqėsisė, ku Visari theksoi se qeveria e deritashme e ka shkatėrruar prodhimin vendor duke i lėnė produktet e huaja tė vėrshojnė tegun tonė nė mėnyrė tė pakontrolluar, tė cilat e kanė stagnuar zhvillimin e prodhimit vendor dhe ua kanė humbur e shpresėn sė bujqėve pėr pėrfitime nga puna e tyre.



    Mė vonė filloi anėtarėsimi i tė pranishmėve, ku u anėtarėsuan mbi 30 tė pranishėm, dhe krejt nė fund u bė zgjedhja e anėtarėve tė Kėshillit Pikės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, nė kėtė fshat, tė cilėn e pėrbėjnė 15 anėtarė.



    Tubimi tjetėr i organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, u mbajt me banorėt e fshatit Mushnikovė. Nė kėtė takim u prezantua programi politik i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe u fol pėr domosdoshmėrinė e organizimit tė pakėnaqėsisė, me qėllim tė ndryshimit tė gjendjes sė padrejtė nė vendin tonė.



    Mė pas pasoi debati me qytetarė dhe krejt nė fund u formua Kėshilli pėr Zhvillimin e Pikės sė VETĖVENDOSJE!- nė kėtė fshat.



    Gjatė ditės sė sotme tubime u mbajtėn edhe nė komunėn e Mitrovicės. Duke filluar nga fshati Barė, pastaj nė fshatin Bajgorė, dhe nė fund nė lagjen Lumbardh (ish lagjja e boshnjakėve), nė veri tė Kosovės. Nė tė tri lokacionet u formuan Pikat pėrkatėse tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!



    Nė kėto tubime tė pranishmėve iu drejtuan Florin Krasniqi, Ali Pasoma, Faruk Mujka dhe Raif Qela, tė cilėt folėn pėr ndėrtimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, veriun, Trepēėn, pjesmarrjen e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė zgjedhjet parlamentare, etj.



    Tubimi tjetėr, i organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, u mbajt me qytetarėt e lagjes "Kalaja II", tė Vushtrrisė, nė tė cilin morėn pjesė rreth 40 qytetarė. Nė kėtė tubim folėn Sheremet Halili dhe.Xhemajl Pllana, tė cilėt shpalosėn programin politik tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!



    Lėvizja VETĖVENDOSJE!



    Sekretariati pėr Media dhe Komunikim
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #752
    Alma Lama - Intervistė nė ABC News

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #753
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #754
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #755
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    ne vend se te me demantosh me argumente paske fillue me ofendime veq nejse ne munges te argumenteve vin ato

    po tregona ju se kush ka qen mikullofci edhe a eshte keshtu siq thash une edhe ne kofshi te ri vetni baballaret e juaj se u tregoin per ket mikullofcin e juaj qe ishte nji titist i perbetuar dhe nji antishqiptar e antikombetar i madh
    e ju te vetfundosjes me ket njeri mburreni dhe thoni se jemi per bashkim kombetar haaaaaa ese mos plas tuj qesh me ju
    Keshilltari i pdk Arsim Bajrami,per ju nuk asht komunist,Bajram rexhepi,nuke ashte komunist,edhe te tjeret ,qe jane plot,me gjak komunisti,ne pdk,mixhallaret,dajat ,vllaznit e tyne,keto nuke njehen,se paku 50 komunista i keni ne pdk,keto argumente jane,te plota dhe te verifikueme,plote me polar ashte pdk,kure ju vyeke pasoshi i ygosllavis,mule te daja,mule te mixha,mule te baba,dhe ska problem i marshin pasoshat.Nazmi Mikullovcin,e njofin te gjithe ne nitrovic,gja normale,Trepcen ashte dashte ta udheheqi shqipetari,mirepo,ne anen tjeter,komunistat jane ma se shumti ne pdk,pastaj rugva komunist,pastaj daci komunist,pastaj pacolli komunist,pastaj ne aak bakalli komunist,problemi tjeter ashte ne vetevendosje,qe ska komunista krejt jane te ri,krejt ata e din qe nuke kane te kaluemen,e vrazhd.Jane te pater si loti,dhe kane PROGRAMIN,kurse partit tjera kane programin me tri pika,me,vjedh,e me vjedh,e veq me vjedh.

  6. #756
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga kutje Lexo Postimin
    komunistat jane ma se shumti ne pdk
    Nazmi Mikullovcin,e njofin te gjithe ne nitrovic,gja normale,Trepcen ashte dashte ta udheheqi shqipetari,


    O ku ini patriota te vetfundosjes me krye titistin nazmi mikullofcin breee
    ata te cilet jau kthyen pushken shkaut kokan komunista sipas teje
    ndersa ata qe punuen per shka kokan per bashkim me shqiperin veq qi jan fut ne vetfundosje a haaaaaaaaaaaaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #757
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Albin vetė ėshtė mė i madh sa te gjith kryetar e partive korruptuese mi bo bashkė!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    PO VJEN ALBIN QĖ DO TA PASTROI KOSOVEN NGA MBETURINAT ANTISHQIPTARE!


    O njerz, per te disaten her po ju lutem , mos u merrni me njė pacient te psikiatrisė!
    ai e din vet cilė ėshtė !
    Ashtu eshte mir e ke.

    Albin Kurti eshte patrioti me i madhe i cili do ti bashkoje Shqiptaret.

    Shqiperi Etnike.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #758
    Vetėvendosja nuk u beson konkurrentėve
    Publikuar: Sot, mė 15 nėntor 2010

    Prishtinė, 15 nėntor - Lėvizja Vetėvendosje, pėrmes njė komunikate ka njoftuar arsyet pse nuk nėnshkroi Deklaratėn pėr zgjedhjet, siē bėn partitė e tjera garuese nė zgjedhje. Lėvizja Vetėvendosje, thuhet nė komunikatė, nuk ka marrė pjesė dhe as qė e ka nėnshkruar deklaratėn e pėrbashkėt tė partive politike dhe subjekteve elektorale lidhur me mbarėvajtjen e procesit zgjedhor tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė12 dhjetorit 2010, meqenėse nuk u beson partive politike nė pushtet.
    Kėto parti deri tash e kanė dėshmuar nė shumė raste se nuk punojnė sipas asnjė kodi, etik a tė mirėsjelljes, dhe se janė tė gatshme qė pėr interesa tė tyre tė ngushta politike financiare e klanore ta shkelin secilin premtim qė i kanė dhėnė popullit tė Kosovės. Populli i Kosovės ėshtė dėshmitar i njė abuzimi tė skajshėm tė besimit tė tij nga partitė politike qė kanė qeverisur deri tash me vendin dhe qė e kanė sjellė Kosovėn nė kėtė gjendje ku jemi sot. Kėta politikanė e kanė vjedhur votėn e popullit tė Kosovės, e kanė keqpėrdorur pozitėn e tyre pėr interesave tė njė pakice njerėzish, e kanė privatizuar pushtetin pėr interesa tė tyre personale, i kanė shkelur madje edhe ligjet dhe rregullat qė vet i kanė pranuar dhe aprovuar, janė bėrė pjesė e planeve dhe vendimeve politike dhe ekonomike qė bien ndesh me vullnetin e popullit dhe kėsisoj e kanė dėmtuar rėndė Kosovėn. Tė nėnshkruash tash deklaratė tė pėrbashkėt me kėta njerėz nėnkupton se ekziston njė shpresė pėr reformimin e tyre, ndėrkohė qė Lėvizja Vetėvendosje! i sheh kėta politikanė si tė pashpresė dhe nuk u beson fare.
    Meqenėse ėshtė kėshtu ne nuk do tė bėhemi pjesė e njė maskarade tė tillė formale siē ėshtė deklarata lidhur me mbarėvajtjen e procesit zgjedhor tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė12 dhjetorit 2010. Kosova si shtet sovran do t'i kishte institucionet qė do ta garantonin votėn e lirė, kėto institucione tė lira nga ndikimet e politikės ditore tė udhėhequr nga tė pandershmit. Nė mungesė tė kėtyre institucioneve dhe pavarėsisė sė tyre, Kodi i Mirėsjelljes e humb kuptimin etik qė i mveshet nė titull dhe shndėrrohet nė dokument propagandistik qė i shėrben pushtetit pėr t'i maskuar abuzimet e tij. Ne nuk do ta ndihmojmė pushtetin e kėtyre politikanėve qė tė maskohet, por do tė bėjmė ēmos qė ta demaskojmė atė, pėrfundon komunikata.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #759
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    cka Kam Pa Para CA Minutave Nė 10 Minuta Live Tė Rtk-s Mos Pafsha Kurr Unė Ma Qasi Emisioni Nė Televizionet Tona.


    Ejj 10 Minuta More Gati Jan Rre.

    Vallaj Unė Gati Jamė Kthy M'ja Dhan Voten Qisaj Vetvendosjes.

    Nanen Tem Ma Kishin Kthy Veq KA VETJA (VETVENDOSJA) Haha
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  10. #760
    Citim Postuar mė parė nga Nice_Boy Lexo Postimin
    cka Kam Pa Para CA Minutave Nė 10 Minuta Live Tė Rtk-s Mos Pafsha Kurr Unė Ma Qasi Emisioni Nė Televizionet Tona.


    Ejj 10 Minuta More Gati Jan Rre.

    Vallaj Unė Gati Jamė Kthy M'ja Dhan Voten Qisaj Vetvendosjes.

    Nanen Tem Ma Kishin Kthy Veq KA VETJA (VETVENDOSJA) Haha

    Kush jane ata qe gati jane rrafur ndermjet veti. Nese ka mundesi me dite.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •