Kurti: Tė identifikohen shkeljet ligjore gjatė privatizimit
Publikuar: Sot, mė 13 nėntor 2010
Prishtinė, 13 nėntor - Drejtues tė Lėvizjes "Vetėvendosje" janė shprehur me nota kritike ndaj procesit tė deritanishėm tė privatizimit nė Kosovė, ndėrsa kanė kėrkuar qė institucionet qė do tė dalin pas zgjedhjeve tė 12 dhjetorit tė rishqyrtojnė tė gjitha kontratat e arritura deri mė tash nė kuadėr tė kėtij procesi.
Nė njė konferencė pėr media me temėn "Rivitalizimi i ekonomisė sė Kosovės", kreu i "Vetėvendosjes" Albin Kurti ka prezantuar ish-udhėheqėsin e minierės "Trepēa", Nazmi Mikullovci, i cili ka aderuar nė radhėt e kėsaj Lėvizjeje, raporton Kosovapress.
Me kėtė rast, Mikullovci, ka thėnė se ajo qė e ka shtyrė tė kalojė nė "Vetėvendosje" ka qenė programi i saj i qartė.
"Ajo qė mė ka shtyrė tė kalojė nė Lėvizjen "Vetėvendosje" ka qenė programi i tyre, njė program i qartė i liruar prej stereotipeve dhe prej frazeologjisė. Sa i pėrket pjesės ekonomike, programi pikėnisjen e ka nė identifikimin dhe mobilizimin e tė gjitha resurseve njerėzore, materiale dhe financiare, dhe vendosja e tyre nė funksion ekonomik tė Kosovės", ka thėnė Mikullovci.
Sipas Mikullovcit, mundėsitė reale kanė ekzistuar, por ka munguar vullneti politik pėr zgjedhjen e problemeve. Ai ka pėrkujtuar se fabrikat pėr njė kohe tė gjatė mbeten pa pėrkujdesje dhe nė duart e atyre tė cilėt nuk ishin tė interesuar pėr forcimin e ekonomisė sė Kosovės.
Ai ka shtruar nevojėn e mobilizimit pėr vėnien e resurseve nė funksion tė zhvillimit ekonomik dhe tė mirėqenės sė qytetarėve tė Kosovės.
Ndėrkaq, sa i pėrket procesit tė privatizimit, lideri i "Vetėvendosjes" Albin Kurti ka kėrkuar qė nė tė ardhmen tė rishikohen tė gjitha kontratat qė janė arritur gjatė kėtij procesi.
"Lėvizja "Vetėvendosje" konsideron qė ėshtė e domosdoshme qė tė rishikohen tė gjitha kontratat nė tė kaluarėn, nė mėnyrė qė tė identifikohen shkeljet e ligjit, shkelėsit e tė drejtave tė njeriut, dhe njėkohėsisht konfliktet e interesit. Kėtė duhet ta bėjė pushteti i ardhshėm pėr shkak se nuk mund tė ketė drejtėsi pa korrigjimin e padrejtėsive nga e kaluara", ka thėnė ai.
I pyetur rreth seancės sė mbrėmshme tė Kėshillit tė Sigurimit, ku u debatua pėr raportin e rregullt tė sekretarit tė pėrgjithshėm Ban Ki-Moon, kreu i "Vetėvendosjes" ka thėnė se Kosova nuk duhet tė bie pre e akuzave tė Serbisė dhe se nuk do tė ketė negociata pėr statusin.
"Kosova nuk duhet tė jetė pre e akuzave tė Serbisė ose e shoqėrimit me UNMIK-ut dhe besojmė qė qėllimi i dobėt i institucioneve tė Kosovės karshi paralajmėrimeve pėr negociata me Serbinė, karshi UNMIK-ut qė vazhdon tė tolerohet dhe mos konsolidimi i brendshėm po bėn qė edhe mė tutje pėr Kosovėn tė diskutohet si pėr njė ēėshtje tė pazgjidhur dhe ne jemi kundėr kėtij kuadri", ka thėnė Kurti.
Krijoni Kontakt