Arrestohen tre aktivistė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
Sot, nė ora 10:15, nė sallėn e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė u arrestuan aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni, deri sa ishin duke e pėrcjellur seancėn e caktuar pėr sot kundėr Albin Kurtit. Ndėrkohė qė nė Besianė rreth orės 12:00 ėshtė arrestuar edhe Blerim Maqastena, aktivist i Lėvizjes nė Besianė, i cili nė momentin e arrestimit ishte duke mbledhur nėnshkrime pėr peticionin kundėr gjykimit tė Albin Kurtit. Ata u arrestuan nga policia me fletarrest tė lėshuar nga Gjykata Komunale nė Prishtinė. Ky arrestim qartazi tregon se EULEX-i nė bashkėpunim me institucionet vendore qė i ka nėn kontroll, pra gjykatat dhe policia, kanė filluar pėrndjekjen e hapur kundėr Lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe secilit aktivist tė saj. Kėto arrestime tregojnė qartazi se EULEX-i dhe shėrbimet e tij kanė pėr qėllim qė ta kriminalizojnė protestėn paqėsore nė Kosovė, ta izolojnė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, dhe ta heshtė, pėrmes kėrcėnimit dhe frikėsimit ēfarėdo kundėrshtimi qytetar politik nė Kosovė. Pėrndjekja e cila filloi me procesin kundėr Albin Kurtit, dhe e cila po vazhdon tash me arrestimin e Glaukut, Zgjimit dhe Blerimit, ėshtė qartazi e orkestruar nga EULEX-i, dhe e paraplanifikuar. Pėr Glaukun, Zgjimin dhe Blerimin, Gjykata Komunale kishte lėshuar fletarrest sot nė mėngjes. Kjo nė asnjė mėnyrė nuk mund tė kuptohet si rast i ndarė prej procesit kundėr Albinit, dhe edhe me imagjinatėn mė tė bujshme nuk mund tė kuptohen si rastėsi.
Nė anėn tjetėr seanca e caktuar pėr sot kundėr Albin Kurtit ėshtė shtyrė pėr 2 mars. Avokati Ramiz Krasniqi sot edhe njė herė pėrsėriti dorėheqjen nga detyra e avokatit mbrojtės tė caktuar nga gjykata, e cila prapė nuk iu pranua nga Trupi Gjykues. Ramiz Krasniqi kėtė radhė deklaroi se mė 2 mars nuk do tė jetė aty, pėr ta treguar vendosmėrinė e tij qė kėtė herė t’i qėndrojė prapa dorėheqjes sė dhėnė tash e 8 ditė. Gjykata sigurisht se do tė tentojė ta gjejė njė avokat tjetėr pėr seancėn e 2 marsit. Ne i bėjmė prapė thirrje tė gjithė avokatėve tė Kosovės qė ta respektojnė vullnetin e Albinit dhe tė mos paraqiten nė seancė. Ndėrkohė qė sot as Trupi Gjykues nuk ishte komplet pėr shkak se gjykatėsja Fllanza Kadiu nuk ishte paraqitur nė seancė pėr arsye shėndetėsore.
EULEX-i qysh prej se ka zbarkuar nė Kosovė ka qenė transparent nė qėllimet e tij. Ai kėtu kishte ardhur pėr ta ndrydhur drejtėsinė qė ta ruajė stabilitetin aktual, stabilitet ky i ndėrtuar nė shpinėn tonė. EULEX-i ka zbarkuar dhe ėshtė duke vepruar kėtu pėr t’u siguruar se gjėrat nuk do tė ndryshojnė, dhe qė tė sigurohet se qytetarėt e Kosovės vazhdojnė tė jetojnė nė gjendjen e tyre tė mjerueshme, nė tė cilėn na kanė nėpėrkėmbur. Pėrndekja sistematike, e cila ditėve tė fundit ka fituar nė intenzitet, e EULEX-it kundėr zėrave kundėrshtues ndaj tij, nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē simptomė e qartė se EULEX-i e ka kuptuar dhe ka filluar ta ndiejė mungesėn e legjitimitetit brenda Kosovės. 90 mijė nėnshkrimet e mbledhura nė peticionin pėr mbylljen e procesit kundėr Albin Kurtit, dhe pėr hapjen e hetimeve tė pavarura pėr vrasjet dhe plagosjet mė 10 shkurt 2007, ia kanė bėrė publike EULEX-it atė qė ata e kanė ditur pėrherė – se nuk e ka legjitimitetin pėr tė sunduar me Kosovėn, pėr kompetencat e veta ekzekutive, pėr imunitetin qė gėzon ndaj ndjekjes penale, pėr mosllogaridhėnien ndaj popullit tė Kosovės. Pėrgjithėsisht qė nuk e ka legjitimitetin pėr tė qėndruar nė Kosovė.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Prishtinė, 23 shkurt 2010
Krijoni Kontakt